E premte, 29.03.2024, 02:45 PM (GMT)

Kulturë

Flet këngëtarja e mirënjohur vlonjate Elsa Hamitaj

E enjte, 06.01.2011, 07:46 PM


Dashuria është diçka e shenjtë që duhet të respektohet

Veshja me fustanin me shqiponjë më jep forcë në skenë

Kam mall për atdheun dhe për Vlorën time

Nëna dhe atdheu kur je emigrante njësohen në një

Në Greqi, e pëlqenin këngën popullore shqiptare

Në Amerikë ndihem e respektuar

 

Nga Albert ZHOLI

 

Nqs do shohësh në fb profilin e këngëtares Elsa Hamitaj do të befasohesh. Miq nga të katër anët e botës. Gjithmonë e dashur me fansat dhe e respektueshme me bashkbiseduesit. Në morinë e fotove atë shpesh herë e shikon të veshur me ngjyrat e flamurit, kuq e zi. Nga Greqia në Amerikë me talentin e saj, ajo mundi të krijojë një repertor të pasur me këngë popullore në themel të së cilit qëndrojnë kryesisht këngët e krahinës së Jugut, por njëhkohësisht edhe çdo muzikë tjetër e trevave shqiptare.  Ajo është shumë e dashuruar me këngën  por edhe me vendlindjen. Ajo këndon por asnjëherë se harron atdheun, por këndon vetëm për të.

 

Elsa mori rrugën e kurbetit si shumë artistë, shkenëtarë, intelektual. Por ajo për ca kohë la disi mbrpa dhe këngën. Si u ndje Elsa në këtë ikje?

 

 Eh, ikja ishte e dhimbdhme. Lije pas, vendlindjen, të afërmit, kujtime të buikura. Ikje pa ditur se do të ktheheshe apo jo më.. Ikje duke lënë mall dhe duke marrë me vete dhimbje. Ikje mes errësirës së panjohur duke lënë dritën e shtëpisë ndezur. Ikja duke lënë pas lotë dhe duke parë përpara mjegull. Lashë detin e bukur të Vlorës por dhe dhe bukuritë e tjera të atdheut tim. Kështu më gjeti IKJA e Madhe në fillim në Greqi dhe më pas në Amerikë.  Ishte hera e parë që ikja nga vendlindja. Greqia më dukej shumë larg. Shumë larg dhe pse na ndante një tra. Por kur u ambientova edhe në Greqi fillova të këndoj.  Këndoja në një taverrnë. Dihet se taverrnat janë shumë të pëhapura dhe të pëlqyera në Greqi. Të premte të shtunë të diel, ato janë të mbushura plot.  Në Greqi mësova edhe më shumë mbi këngën, sikundër për 5 vjet qëndrim mësova të këndoj dhe greqisht.  Kënga popullore greke është shumë e bukur.

 

Në vendin symbol të demokracisë ju filluat sërishmi ëndrrën tuaj të bukur, këngën> Si filloi sërishmi Elsa magjinë e të kënduarit.

 

Unë në çdo hap në emigracion ecja me këngën,  këndoja me vete kudo që shkoja. Ajo ishte shoqëruesja e vetme besnike.  S;më tardhëtonte kurrë dhe në ditët më të vështira. Kur mërzitesha, kur dickka s’më ecte, kur ndjeja vështirësi ajo më thëriste nga Brenda< Çohu, dhe këndo. Unë I buzëqeshja dhe këndoja nën zë. Ajo më jepte forcë. Kështu dhe në Amerikë. Pas kalimit të vështirësive të para, kur familjarisht u sistemuam, mendova vetëm për këngën. S’doja ta tradhatoja kurrë, ashtu siç s’më kish tradhëtuar ajo mua.

Kur ja dhe në Amerikën e madhe, takimet mes shqiptarëve janë surpizë. Takova fare are rastësiht një klarinetist I cili kish bërë emër në Tiranë. Kishim dëgjuar për njeri-tjetrin. Folëm gjerë e gjatë dhe gjetëm gjuhën e duhur. U mirëkuptuam. Na bashkoi muzika shqiptare, kënga jonë e bukur. Dëshira për të kënduar shqip në mes të Amerikës. Tashmë rruga ishte hapur. Kënga më thëriste me gjithë fuqinë e saj. Do këndoja shqip dhe në Amerikë. Endrra e kënëgës kurër nuk ishte zbehur, biles ajo kishte marrë dimesione të reja brenda meje.  Në Amerikë ka shumë shqiptarë të cilët organizojnë dasma, festa, aktivitete, promovime, etj…

 

Po greqisht a ke kënduar në Amerikë?

 

Sigurisht po.  Në Amerikë ka shumë shqipatre të martuar me grekë apo anasjelltas, sikundër ka shqiptarë që kanë qenë emigrant në Greqi dhe e duan këngën greke. Në cdo koncert patjetër që do ta këndoj dhe ndonjë këngë greke. Sigurisht kur ka kërkesa.

 

Meqënëse thatë për festa, kam vënë re se festat e Nëntorit janë ndër më të festuarat nga emigrantët tanë në Amerikë?

 

Po ëshët e vërtetë. Ky festim ka vite që organizohet nga komunitetit qysh në emigrimet e para.  Edhe gjatë viteteve të dikaturës, komuniteti shqiptarë në Amerikë e festonte Ditën e Flamurit. Këto festa janë ndër më të shumëpriturat. Të vjen çudi se në këto ditë të gjithë emigrantët veshin dicka që lidhet me simbolet kombëtare. Kjo lloj veshje u bën përshtypje vendasve. Edhe unë ndihem mirë në këto ditë, se takimet kanë frymë tjetër, më vllazërore, më paqësore, më të organizuara.

 

Por në shumë shfaqje në Ditën e Flamurit, edhe vetë Elsa shihet se vesh fustan kuq e zi me një shqiponjë në gjoks.  Shprehje e mallit për atdhe?

 

S’e di. Ajo veshje erdhi vetiu tek unë. Kur kam parë bashkatdhetarët me roba që kanë simblole kombëtare kam menduar të realizoj një veshje të tillë.  Kur e vesha për herë të parë jam dashuruar me të. Prej atij momneti në shfaqjet kryesore (për të mos thënë gjithmonë) ajo veshje është bërë pojesë e pandarë e jetës time. Dua të them se bashkatdhetarët kur më shohin me atë veshje,sapo dal në skenë, ende pa filluar të këndoj fillojnë të duartrokasin. Kjo loj pritje më bën me krahë, më jep orc, më bën të ndihem më shqiptare. Kënga dhe flamuri bëhen një. Dihet çfarë emocionesh ndjen.

 

 

Elsa thuajse ka një repertor që përfshin këngë popullore  të të gjithave trevave të Shqipërisë. Mos vallë e ka shmangur paksa këngën popullore vlonjate?

 

Aspak. Në repertorin tim mbizotërin kënga popullore vlonjate, por duke mos lënë pas dhe këngët popullore të tervave të tjera shqiptare.  Unë në Amerikë nuk I përkas vetëm Vlorës, por gjithë Shqipërisë. Në nëj qytet amerikan ka shqiptar nga gjithë Shqipëria. Ndaj duhet të respektosh dhe dëshirat apo kërkesat e tyre. Artisti i përket të gjithëve.  Duhet të them se kënga popullore shqiptare është shumë e veçantë. Edhe të hujat kur e dëgjojnë mrekullohen.  Çdo këngëtar popullor sot këndon këngë të ndryshme, pavarsisht se kujt treve I përket.  Tashmë mund të them se me këngët  e mia, repertori është I plotësuar me të gjitha këngët popullore të Shqipqrisë nga jugui në veri dhe nga lindja në jug.  Këtu nuk do të veçoj dhe këngët çame, këngë të cilat sot janë shumë të pëlqyera. Edhe këtu në emigracion këto këngë tashmë  kanë gjetur kërkesa të veçanta.

 

Kush ëshët shqetësimi më imediat i Elsës sot?

 

Edukimi I dy fëmijëve të mi. I dua si dritën e syve dhe përpiqem me çdo kusht që ri arsimoj dheë ti plotësoj kushtet. Njëkohësisht u flas shqip dhe në çdo bisedë u ngjiz dashurinë për atdheun.  Ata më japin shtysë për të ecur përpara në rugën e bukur të këngës pasi më duartokasin në shfaqje dhe më japin emocion të veçantë.

 

Kur ndiheni keq?

 

Kur dëgjoj keq për atdheun. Sa keq ndihem. Menjëherë më shkon mendja tek njerëzit e mi.  Çdo shqiptar ndihet keq kur  dëgjon keq për atdheun e vet.

 

Po Vlora…?

 

Eh Vlora Vlora..Vlora e detit, e flamurit, e mëngjese pranverore. Vendlindja ime. Kaltërsi e pafund. Një vend magjepës. Aty mora frymë. Aty u lidha me këngën. Aty hodha themelet e traditës familjare. Vlora është në çdo qelizë të trupit, ashtu e bukur, frymëzuese, madhatore, krenare, trime.  Kur e kujtoj qaj dhe ja marr këngës. Di shumë këngë për qytetin tim. Pastaj mes lotëve dhe këngës dhimbja më zhduket.

 

Përveç këngës çar profesioni ka dëshirë të ushtroj Elsa?

 

Kam pas një profesion të bukur. E kam dashur në një kohë me këngën. Ndoshta shumë se dinë por unë kam bërë një shkollë për ndihmës-dentiste. Një profesion I pastër, human. Edhe sot do kasha dëshirë ta ushtroja. Por jo cdo gjë ndodhet në vendin dhe kohën e duhur.

 

Jeni supersticioze?

 

Jo e fiksuar. Respektoj elementet kryesorë jetësorë?

 

Ke ndonjë peng?

 

Rruga e artsiti është mbushur me pengje. Ato janë brengë dhe njëkohësisht nitës për të parë rrugën sa më qartë.  Dua të këgoj në të gjitha skenat e Shqipërisë, Dua të bëj një album me këngë të reja. Dua të sjkoj edhe ën vende të tjera ku ka shqiptarë dhe të këndoj këngë patriotike…Dua, dua , dua…Shumë dua..I dua të gjithë

 

Çështë politka për Elsën?

 

Një profesion që e dinë mirë vetëm politikkanët. S;jam marrë dhe as merrem me politikë por dua që ata të jenë më arë problemeve dhe shetësimeve të popullit, tu shërbejnë më shumë atyre. Politika është art I vëshirë, por që në Shqipëri ka nuanca edhe më të vështira.

 

Ju jetoni në Amerikë, por me lidhjet që keni në atdhe çmendim keni për rolin dhe vendin që zë gruaja shqiptare në shoqëri?

 

Femra shqiptare në emigracion e ka treguar veten që është e zonja të bëjjë cdo gjë. Eshtë e aftë të çajë, të zejë vende pune që si kanë dhe vendaset. Në emigracion shpesh herë femra shqiptare ka lujatur dhe rolin e burrit në drejtim të peshës ekonomike në familje. Mendoj se në atdhe ajo duhet të respektohet më shumë.  Më shumë duhet të zejë vend në administratë, në parlament, kudo. Por shoqria shqiptare nuk I krijon terrenin e përshtatshëm.

 

Kur flasim për dashurinë..?

 

Dashuria është dicka e shenjtë që duhet të respektohet



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora