E marte, 23.04.2024, 05:16 PM (GMT+1)

Editorial

Xhavit Shala: Çështja shqiptare dhe siguria rajonale

E merkure, 05.01.2011, 08:58 PM


Çështja shqiptare dhe siguria rajonale

 

Nga Xhavit Shala

 

1. Hyrje

 

Ne vigjilje te shembjes se Perandorise Osmane, Kongresi Berlinit i vitit 1878, do te kishte nje ndikim te jashtezakonshem ne gjeopolitiken e sigurine ballkanike te asaj periudhe, e deri ne ditet e sotme.

Traktati i Berlinit, ne te vertete krijoi nje kuader ligjor nderkombetar, i cili mbolli klimen e urrejtjeve nderetnike dhe krijoi terren per nje seri konfliktesh te pergjakshme ne rajonin e Ballkanit, pasojat e se ciles nuk jane neutralizuar akoma plotesisht edhe ne ditet e sotme.

Me vendimet e atij Kongresi, fuqite e medha shperfillen me kokefortesi ekuilibrin demografik te shqiptareve ne Ballkan dhe “gjymtuan” rende territoret e tyre.

Me vendimet e Konferences se Londres ne vitet 1912-1913, megjithese e njohen shtetin e pavarur, te porsa shpallur shqiptar, aktoret kryesore gjeopolitike te kohes i shkeputen shqiptareve me shume se gjysmen e territoreve me gjithe popullsine, duke ia aneksuar ato shteteve fqinje.

Ndonese copetimi i hapesires gjeopolitike shqiptare u be gjoja “per hir te paqes ne Evrope”, ky ishte investimi me i keq qe fuqite e medha bene per paqen dhe sigurine ne rajonin e Ballkanit.

Me shpalljen e pavaresise se Shqiperise, ceshtja jone kombetare dhe ceshtja shqiptare ne rajon u zgjidh vetem pjeserisht.

Pa zgjidhjen e kesaj ceshtjeje paqja dhe siguria ne rajon do te ishin ne vazhdimesi te rrezikuara. Per domosdoshmerine e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare tashme u binden dhe aktoret kryesore gjeopolitike euroatlantike.

Por kjo ndodhi vetem pas shperthimit te luftes clirimtare te shqiptareve te Kosoves per pavaresi dhe rikthimit te krizes jugosllave atje ku nisi, ne Kosove.

Evoluimi nga mendimi se paqja ne Ballkan arrihej duke copetuar trojet etnike shqiptare deri tek bindja se pa zgjidhur ceshtjen shqiptare nuk mund te kete paqe e siguri ne rajon, eshte nje zhvillim mjaft i rendesishem per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes kombetare shqiptare, por dhe te ceshtjes shqiptare ne rajonin e Ballkanit.

Shpallja e pavaresise se Kosoves dhe nenshkrimi i marreveshjes se Ohrit, shenojne nje fitore historike per shqiptaret ne rajon, nje hap mjaft te rendesishem jo vetem drejt zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes sone kombetare, por dhe per paqen dhe sigurine rajonale.

 

Por si lindi dhe u zhvillua ceshtja shqiptare ne Ballkan?

A mund te konsiderohet se ajo eshte zgjidhur perfundimisht sipas programin te Rilindjes Kombetare?

Deri ku jane te gatshem te leshojne aktoret e sotem kryesore gjeopolitike per kete ceshtje ne raport me kerkesat e shqiptareve?

Cila eshte e ardhmja dhe politikat e sigurise kombetare per zgjidhjen e saj?

 

2. Shqiptaret ne Ballkan, autoktone ne hapesiren e tyre gjeopolitike

 

Ne rajonin e Ballkanit, gjate periudhes se Perandorise Osmane, shqiptaret banonin ne pjesen perendimore te Gadishullit, ne trojet e tyre autoktone ku kishin jetuar gjate gjithe historise.

Me gjithe rrudhjen e pesuar ne Mesjete, trungu etnik perfshinte, ne mesin e shek. XIX, viset e Gegerise se bashku me Kosoven dhe te Toskerise ku perfshihej edhe Cameria, me nje siperfaqe prej rreth 52 mije kilometra katrore dhe me nje popullsi rreth 1 300.000 banore.

Se bashku me banoret shqiptare te brezit anesor, numri i popullsise shqiptare arrinte ne ate periudhe ne rreth 1 500 000 fryme.

Nen sundimin osman, trojet shqiptare mbeten pergjithesisht te ndara ne kater vilajete.

Ne secilin nga keto vilajete u perfshine edhe kombesi te tjera. Megjithate, shqiptaret perbenin shumicen e popullsise ne cdonjerin prej tyre dhe ne te kater vilajetet te marra se bashku.

Ne total, ne te kater vilajetet, shqiptaret perbenin 61.7 % te numrit te pergjithshem te popullsise.

Kjo shifer eshte afersisht 3% me pak se sa jane maqedonasit etnike sot ne shtetin unitar te Maqedonise.

Gjate dhjetevjecareve te fundit te sundimit osman, popullsine me te madhe e kishte vilajeti i Kosoves, i cili kishte ne te njejten kohe edhe numrin me te madh te popullsise shqiptare. Pastaj vinin me radhe vilajeti i Manastirit, i Janines dhe i Shkodres.

 

3. Rilindja kombetare shqiptare dhe gjeopolitika rajonale

 

Pas kater shekujsh te sundimit osman, ne shekullin e XIX, per popujt ballkanas, fillon epoka e rilindjes se tyre kombetare. Perfshirja e Ballkanit ne sferen e interesave gjeopolitike te fuqive te medha dhe mbeshtetja qe keto te fundit i dhane vendeve jo myslimane te Ballkanit, ishte njeri nga kushtet qe i beri te suksesshme levizjet per pavaresi te ketyre vendeve. Shekulli XIX, edhe per shqiptaret, shenoi fillimin e periudhes se Rilindjes Kombetare e cila shtrihet nga vitet ’30-’40 te atij shekulli dhe deri ne shpalljen e Pavaresise se Shqiperise me 1912. Ne kushtet e ndryshimeve te medha ne gjeopolitiken e Ballkanit dhe te mungeses se strukturave shteterore shqiptare, Rilindja Shqiptare dhe levizja qe ajo frymezoi, synoi te identifikoje, te gjeje dhe te shfrytezoje te gjitha mjetet dhe menyrat per te mbrojtur e konsoliduar interesat gjeopolitike te shqiptareve ne rajon. Ajo synoi te zgjidhte detyrat per clirimin e vendin nga sundimi osman, te bashkonte trojet shqiptare ne nje shtet te vetem e te pavarur e te hapte rrugen e zhvillimit e te perparimit ekonomiko-shoqeror, politik e kulturor te Shqiperise. Keshtu lindi dhe ceshtja shqiptare ne Ballkan, ceshtje e cila kerkonte zgjidhje.

Rilindja Shqiptare, ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, u detyrua ta orientonte luften e saj ne dy fronte njekohesisht: kunder sunduesve osmane per clirimin kombetar dhe kunder lakmive shoviniste te shteteve fqinje, per mbrojtjen e teresise territoriale te Shqiperise. Lufta per clirimin kombetar dhe per formimin e shtetit kombetar shqiptar, ashtu si per vendet e tjera te Ballkanit, nuk mund te zhvillohej jashte ndikimit te Fuqive te Medha dhe interesave te tyre gjeopolitike ne rajonin e Ballkanit.

Por, ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, roli i fuqive te medha per shqiptaret, me ndonje perjashtim, ka qene negativ dhe pengues. Ky qendrim mosperfilles, pervec interesave te tyre gjeopolitike ne rajonin e Ballkanit, ka qene percaktuar edhe nen ndikimin e faktorit fetar. Keshtu, besimi fetar i njejte, ka qene njeri nder faktoret nxites jo vetem per Rusine, por dhe per fuqite e tjera te medha evropiane qe te perkrahnin levizjen kombetare te popujve te krishtere te Ballkanit. Nderkaq, levizja kombetare e popullit shqiptar, shumica e te cilit i perkiste fese myslimane, pergjithesisht nuk ka gezuar nje perkrahje te tille, ndonese ashpersia e luftes se shqiptareve kunder pushtuesve turq rralle mund te jete e krahasueshme ne Ballkan. Rilindja ngriti ne nje shkalle me te larte organizmin dhe drejtimin e levizjes clirimtare shqiptare. Nga kuvendet e beselidhjet krahinore e u kalua ne formimin e organizatave drejtuese gjithekombetare, qe drejtonin levizjen ne shkalle kombetare, sic qene Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) e Lidhja Shqiptare e Pejes (1899-1900) gjate shek. XIX, si dhe komitetet e ndryshme kombetare qe u krijuan ne fazen e fundit te Rilindjes. Krijimi i organizatave te tilla diktohej nga karakteri i pergjithshem kombetar i objektivave te Rilindjes dhe nga domosdoshmeria e shtrirjes se njekohshme te levizjes ne te gjithe hapesiren gjeopolitike shqiptare.

 

4. Ceshtja kombetare shqiptare mes “Megali Ideas” greke dhe “Nacertanies” serbe

 

Ceshtjes kombetare shqiptare, qe ne fillimet e saj i eshte dashur te mbijetoje mes dares se programit grek te “Megali Ideas” dhe atij serb te “Nacertanies”. Te dyja keto programe kane pasur e kane karakter te theksuar shovinist. Ato nuk e pranonin ekzistencen e kombit e te Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kundershtonin idene e krijimit te shtetit shqiptar. Sipas ketyre programeve, tokat shqiptare ishin te destinuara te ndaheshin midis Greqise dhe Serbise. Prej viteve 40 te shek. XIX, keto synime te shteteve fqinje, u shnderruan ne nje politike te perhershme zyrtare, e cila u kthye ne nje kercenim permanent per gjeopolitiken e sigurine e shqiptareve ne rajonin e Ballkanit. Kryeministri grek Jorgos Koleti, ne fillim te vitit 1844, e formuloi dhe e shpalli zyrtarisht programin politik ekspansionist, i cili hyri ne histori me emrin “Megali Idhea”. Sipas ketij programi, Greqia, si trashegimtare e Bizantit, duhej te shnderrohej ne nje shtet te madh me kryeqytet Kostandinopojen (Stambollin).”Megali Idhea” perfshinte ne kufijte e Greqise se Madhe edhe tokat shqiptare dhe parashikonte aneksimin tyre. Po ate vit, kur kryeministri grek Jorgos Koleti shpalli “Megali Idea”-n, me 1844, edhe Ilia Garashanin, kryeministri i ardhshem serb do te shpallte “Nacertanien”, program i cili do te vihej ne themel te politikes se ardhme serbe. Sipas tij, shteti serb duhej te perfshinte jo vetem te gjithe tokat e te sllaveve te jugut qe ndodheshin nen Perandorine Osmane por te gjithe territoret qe dikur perfshiheshin ne perandorine mesjetare te Stefan Dushanit. Ne kufijte e kesaj perandorie te re, sipas “Nacertanies”, do te hynin edhe viset e Shqiperise se Veriut se bashku me Kosoven, te cilen e pagezuan me emrin “Serbia e Vjeter”. Zbatimi ne kohet moderne, i ketyre platformave te vjetra nacionaliste, e zhyti Ballkanin pas viteve ’90, ne kater luftera te pergjakshme, gjate procesit te shperberjes se ish Jugosllavise dhe tensionoi here pas here marredheniet e Greqise me Shqiperine, Maqedonine e Turqine.

 

5. Levizja kombetare, shpallja e pavaresise dhe fuqite e medha

 

Kryengritjet maratone te shqiptareve per te pasur shtetin e tyre, sidomos ajo e pergjithshme e vitit 1912, pergatiten truallin per Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise. Kryengritja Shqiptare e vitit 1912, me vater kryesore vilajetin e asaj kohe te Kosoves, me kryeqender Shkupin, ishte vullkani qe plasariti themelet e Perandorise Osmane. Kuvendi i Vlores shpalli pavaresine e Shqiperise me 28 nentor 1912. Fuqite e Medha u detyruan te njohin shtetin shqiptar, vetem pasi ai u be fakt i kryer nga Kuvendi i Vlores.

 

6. Ceshtja kombetare shqiptare mes dy lufterave boterore Kater nga gjashte

 

Fuqite e Medha evropiane dhe konkretisht Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Mbreteria Italiane, te cilat kishin nenshkruar njohjen e Pavaresise se Shqiperise me 29 korrik 1913 dhe kishin pranuar kufijte politike qe ajo ka sot, ishin marre vesh qe ne mbarim te Luftes se Pare Boterore, po ta fitonin luften, ta copetonin Shqiperine dhe te shperblenin me territoret e saj Serbine ne Veri, Greqine ne Jug, Italine ne Vlore. Me pjesen qe do te mbetej, ne Shqiperine e Mesme, do te krijohej nje minishtet mysliman shqiptar nen protektoratin e Italise. Palet fituese, me mbarimin e Luftes se I-re Boterore, ne Janar 1919 organizuan ne Paris Konferencen e Paqes. Ashtu sic i ishte premtuar ne Traktatin e Fshehte te Londres, Italia kerkoi sovranitetin e plote mbi qytetin e Vlores me gjithe hinterlandin e nevojshem per zhvillimin ekonomik te saj si dhe mandatin per administrimin dhe perfaqesimin ne arenen nderkombetare te pjeses tjeter te mbetur te shtetit pavarur shqiptar. Ne Konference, edhe serbet po luanin te gjithe “guret” dhe per te siguruar nje dalje ne det. Ne Konferencen e Paqes, fuqite fituese, propozuan per Shqiperine ne veri dhe ne lindje, ata kufij qe i paten caktuar ne Konferencen e Londres ne vitin 1913; ia njohen Italise sovranitetin e plote mbi Vloren dhe prapavijen e nevojshme dhe ia dhane Italise mandatin per administrimin e shtetit te lire shqiptar nen kontrollin e Lidhjes se Kombeve. Ne kete menyre, Konferenca e Versajes, sanksionoi ndarjen dhe legalizoi dhenien e territoreve shqiptare fqinjeve tane. Por shqiptaret nuk mund te pajtoheshin me keto vendime. Per kete, me 28-31 janar 1920 u zhvillua ne Lushnje Kongresi me te njejtin emer. Kongresi denoncoi menjehere vendimet e Traktatit te Londres. Gjithashtu Kongresi i Lushnjes shpalli mosnjohjen e te drejtes se kontrollit te Fuqive te Medha. Kuvendi i Vlores shpalli pavaresine e Shqiperise ndersa Kongresi i Lushnjes e realizoi plotesisht ne praktike ate. Periudha gjate viteve 1921-1924 ne Shqiperi, i perket periudhes se perpjekjeve per forcimin e nje demokracie parlamentare, ndryshe nga regjimet mbreterore te fqinjeve tane. Me pas, vitet 1925-1939, perbejne nje periudhe komplekse dhe mjaft te tendosur per historine e Shqiperise dhe per poziten e vendit ne Ballkan dhe ne Evrope. Pozicioni i Shqiperise ne Ballkan kishte kohe qe ishte perfshire ne planet strategjike italiane per zoterimin e Detit Adriatik dhe te gjithe Mesdheut. Mbreti Zog u tregua i gatshem te merrte pjese ne procesin e depertimit italian ne Ballkan. Pas shume negociatash me italianet, Zogu detyrohet te nenshkruaje dy traktate te rendesishme ne fushen e sigurise. Me 27 nentor 1926 “Paktin e miqesise dhe te sigurimit”, qe pasohet nje vit me vone, me 22 nentor 1927, me “Traktatin e Aleances Mbrojtese”. Me keto dy pakte politike e ushtarake, Shqiperia ne te vertete behej protektorat italian. Por italianeve nuk i mjaftonte me protektorati mbi Shqiperine. Duhej aneksimi i plote i saj. Per kete, pasi kishin arritur te vinin nen kontroll ekonomine, administraten shteterore, ushtrine, dhe pasi kishin zene pozita te rendesishme strategjike ne vend, ata kaluan ne fazen finale, ne agresion ushtarak kunder Shqiperise me 7 Prill 1939.

 

7. Lufta e Dyte Boterore, shqiptaret dhe gjeopolitika rajonale

 

Lufta e Dyte Boterore e gjeti te pazgjidhur ceshtjen shqiptare. Shqiperia u pushtua nga Italia fashiste. Po ashtu dhe Kosova pak me vone. Pas bashkimit te trojeve kombetare gjate pushtimit fashist dhe mes ketij perjetimi te forte emocional, shqiptareve ju duhej te merrnin nje vendim i cili, nese do te ishte i gabuar, me pas mund te kishte pasoja te pariparueshme per vete ceshtjen kombetare shqiptare. Ata duhej te vendosnin: Se pari, per te fituar Shqiperine ne kufijte etnike a duhej hequr dore nga lufta kunder okupatorit fashist italian dhe, pas shtatorit 1943, kunder okupatorit gjerman? Se dyti, cfare rruge duhej ndjekur per te siguruar edhe ne te ardhmen bashkimin e trojeve etnike me Shqiperine? Me Karten e Atlantikut te gushtit te vitit 1941, aleatet e kishin bere te qarte se nuk njihnin pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste. Mbi kete parim ata nuk njihnin as copetimin e Jugosllavise, qe kryen fuqite e bllokut fashist ne prill te vitit 1941. Ne kete menyre aleatet nuk njihnin as perfshirjen e Kosoves e te viseve te tjera brenda kufijve politike te Shqiperise se pushtuar. Bashkimi i tyre me Shqiperine ishte realizuar ne menyre te njeanshme, vetem nga fuqite e boshtit fashist, per rrjedhoje ai mund te kishte vlere te metejshme, vetem nese luften do ta fitonin Gjermania e Italia, gje qe kishte pak gjasa te ndodhte. Por edhe nese ndodhte, ceshtja kombetare shqiptare nuk ishte zgjidhur, Shqiperia perseri do te vijonte te mbetej nen zgjedhen e Italise fashiste, ajo ishte pjese e gjeopolitikes se saj. Ne keto kushte, patriotet shqiptare, duhet te kuptonin qe fati i ceshtjes shqiptare nuk mund te lidhej me iluzionet e me premtimet e fuqive fashiste.

Pavaresia e Shqiperise dhe bashkimi i trojeve etnike, si dy objektiva madhore te Levizjes Kombetare nuk mund te shiheshin jashte dhe te pavarura nga zhvillimet gjeopolitike rajonale e nderkombetare. Lufta dhe perpjekjet per arritjen e tyre nuk do te ishin nje proces i shkeputur nga keto zhvillime. Gjate kesaj kohe Levizja kombetare shqiptare e orientoi drejt popullin shqiptar. Ajo nuk lejoi qe Shqiperia te renditej me humbesit. Por, mbeti pa zgjidhje ceshtja e shqiptareve ne trojet etnike jashte kufijve te Shqiperise. Ndonese ne Bujan ishte vendosur qe Kosova do t’i bashkohej Shqiperise, shpejt u pa se, ne lidhje me shqiptaret, Jugosllavia e Titos nuk kishte aspak ndryshime nga Jugosllavia e vjeter monarkiste e Karagjorgjeviceve.

 

8. Lufta e Ftohte ngrin ceshtjen kombetare shqiptare

 

Pas Luftes se Dyte Boterore, fuqite fituese thirren, ne gusht te vitit 1946, ne Paris, Konferencen e Paqes, e cila do te ndertonte harten e re gjeopolitike te Evropes pas lufte. Shqiperia ne kete konference ishte radhitur ne anen e fituesve te Luftes Antifashiste. Edhe pas luftes se Dyte Boterore, hapesira gjeopolitike shqiptare mbeti e ndare ne tre shtete, te cilat perfaqesonin tre bote, ne lufte ideologjike me njera tjetren. Ceshtja kombetare shqiptare ne keto rrethana ishte determinuar nga nje lufte ideologjike, tipike per periudhen e Luftes se Ftohte, lufte e cila per kushtet e Evropes Lindore, renditej mbi ceshtjet e tyre kombetare. Ne keto kushte dukej sikur Lufta e Ftohte ngriu edhe ceshtjen kombetare shqiptare. Nderkohe, shqiptaret e Kosoves, dhe sidomos nje brez i ri evropianizuar intelektualesh dhe studentesh, cdo dite e me teper po ndergjegjesoheshin per te fituar te drejtat e tyre kombetare.

Ne nentor 1968, pas vitesh dhune sistematike te agjencive serbe te sigurise, sidomos gjate kohes kur ato i drejtonte Aleksander Rankovicit, studentet e Universitetit te Prishtines u hodhen ne demonstrata. Levizja, ndonese u shtyp me dhune, rezultoi me disa fitore per shqiptaret. Per here te pare ata u perfaqesuan jo vetem ne organet e Republikes se Serbise, por dhe ne ato te federates. Gjuha shqipe u duk sikur mori fryme lirisht. Filloi nje bashkepunim ne fushen kulturore dhe shkembim profesoresh ndermjet Universiteteve te Prishtines e Tiranes. Tashme ne Prishtine, por dhe ne Shkup e Tetove, po rritej nje brez i afte dhe i vendosur per te kerkuar te drejtat kombetare te shqiptareve dhe realizuar objektivat e mbetura te Rilindjes Kombetare Shqiptare.

 

9. Shperberja Jugosllavise, pavaresia e Kosoves, marreveshja e Ohrit dhe “shkrirja” e ceshtjes kombetare shqiptare.

 

Vdekja e Titos, rizgjimi i nacionalizmave ne ish-Jugosllavi, ardhja e Milloshevicit ne krye te Lidhjes Komuniste te Serbise, ne maj 1986, fushata e tij histerike nacionaliste e shoqeruar me dhunen ndaj shqiptareve dhe suprimimi prej tij i statusit te krahinave autonome te Kosoves e Vojvodines, paralajmeronte dite te keqija dhe vuajtje per shqiptaret.

Duke humbur besimin se me levizjen e tyre paqesore do te siguronin mbeshtetjen nderkombetare per ceshtjen e tyre kombetare, shqiptaret e Kosoves ashpersuan qendrimin dhe filluan levizjen e armatosur. Milloshevici, pas kesaj, vuri ne zbatim planin e tij per spastrimin etnik te shqiptareve te Kosoves, duke synuar njekohesisht destabilizimin dhe te Shqiperise e Maqedonise. Vetem atehere kancelarite Perendimore u detyruan te reagonin ushtarakisht ndaj gjenocidit serb ndaj shqiptareve etnike.

NATO, nepermjet sulmeve te armatosura ajrore dhe ne bashkepunim me UCK-ne ne terren, cliruan perfundimisht Kosoven nga pushtuesi serb.

Nderkohe edhe shqiptaret qe jetonin ne trojet e tyre, tashme brenda kufijve shteterore te Maqedonise, pas pavaresimit te saj ishin ngritur per te fituar te drejtat e tyre kombetare.

Pas perpjekjesh te gjata dhe konsumimit pa rezultat te te gjitha mundesive per te siguruar te drejtat e tyre ne rruge paqesore, si dhe agresivitetit ne rritje te nacionalizmit maqedonas, shqiptareve te Maqedonise nuk u mbeti rruge tjeter vecse t’i drejtohen armeve.

Keshtu ne vitet 2000-2001, si pasoje e keqmenaxhimit te marredhenieve me shqiptaret etnike, edhe Maqedonia u perfshi ne dhunen e nje konflikti te armatosur, i cili rrezikonte jo vetem sigurine e Maqedonise, por edhe te te gjithe rajonit.

Lufta e armatosur ne Maqedoni ishte rezultat i pabarazise dhe diskriminimit te shqiptareve. Megjithate, duke iu permbajtur parimeve universale nderkombetare per mosndryshimin e kufijve, shqiptaret nuk synuan shperberjen e Maqedonise.

Ishte nderhyrja e faktorit nderkombetar dhe “presioni” i NATO-s ajo qe i detyroi, si maqedonasit dhe shqiptaret te nenshkruanin “Marreveshjen e Ohrit”.

Nese zbatohet plotesisht kjo marreveshje, i rikthen shqiptareve atje te drejtat juridiko-kushtetuese dhe statusin e popullit shtet formues.

Kjo marreveshje vendosi ne leter mekanizmin e konsensusit, permes se ciles ne menyre legale, ne institucione te sistemit, mund te mbrohet interesi kombetar i popullit shqiptar.

 

Por si u zhvillua dinamika e zbatimit te Marreveshjes se Ohrit?

 

Fillimi i inplementimit te Marreveshjes se Ohrit ishte i ngadalshem dhe i zbehte.

 

Faktori kryesor i neglizhimit dhe i ngadalesimit te zbatimit te kesaj marreveshjeje ishte pala maqedonase, e cila u mundua maksimalisht qe ky dokument te perfundoje me reduktime te medha. Nje pjese e klases politike maqedonase akoma nuk eshte pajtuar me mendimin se shtetin e Maqedonise e kane bashke me shqiptaret, si grupi me i madh etnik pas sllavo- maqedonasve.

Maqedonise per te mbijetuar si shtet i duhet patjeter te menaxhoje mire raportet me shqiptaret etnike, si grupi me i madh pas maqedonasve, grup i cili eshte kompakt dhe autokton ne trojet e tij ne Maqedonine Perendimore, troje te cilat jane pjese e pandare e hapesires gjeopolitike te shqiptareve ne rajon.

Pasiguria mbi te ardhmen e Maqedonise sot shtohet edhe per faktin se njeri nga subjektet politike maqedonase, nenshkrues te marreveshjes se Ohrit, here pas here ka dhene shenja se eshte gati te heqe dore nga zbatimi i saj dhe ka perkrahur nje projekt te Akademise se Shkencave te Shkupit per ndarjen e Maqedonise.

Pa zbatimin e plote dhe pa ekuivoke te Marreveshjes se Ohrit nuk mund te kete Maqedoni me shqiptare dhe ne kufijte e saj te sotem.

Nese deshton zbatimi i plote i Marreveshjes se Ohrit, rrezikohet perseri paqja dhe stabiliteti i Evropes Juglindore dhe do te kete perseri levizje tektonike ne gjeopolitiken ballkanike.

Por a mund te konsiderohet se ceshtja e shqiptareve ne Ballkan, pra ceshtja jone kombetare, te jete zgjidhur perfundimisht sipas programin te Rilindjes Kombetare?

 

Pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise programi i rilindjes Kombetare dhe ceshtja kombetare shqiptare u zgjidh vetem pjeserisht.

 

Programi i plote i Rilindjes parashikonte te perfshinte ne kufijte e Shqiperise, te gjitha trojet etnike shqiptare.

 

Shpallja e pavaresise se Kosoves dhe nenshkrimi i marreveshjes se Ohrit, shenojne nje fitore historike per shqiptaret ne rajon, nje hap mjaft te rendesishem drejt zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes sone kombetare.

 

Ne te njejten kohe jane dhe nje investim serioz per paqen e sigurine rajonale.

 

Por, aktualisht Marreveshja e Ohrit eshte shtremberuar dhe zbatimi i saj eshte vene ne dyshim nga vete autoritetet maqedonase; ceshtja e Camerise dhe e pronave te shqiptareve atje nuk ka marre asnje “drite jeshile” nga pala greke, ne Kosoven Lindore (Presheve, Medvegje e Bujanovc) vazhdon te kryhet nje spastrim i heshtur etnik; edhe shqiptaret ne trojet e tyre ne Malin e Zi nuk i gezojne te drejta e tyre sipas standardeve nderkombetare.

 

Per kete, ndonese eshte shenuar nje hap mjaft i rendesishem drejt zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes sone kombetare, ceshtja e shqiptareve ne Ballkan nuk mund te quhet e mbyllur.

 

10. Ceshtja shqiptare ne Ballkan dhe politikat e sigurise kombetare per zgjidhjen e saj

 

Por a mund te zgjidhet perfundimisht ceshtja shqiptare ne Ballkan sipas programit te Rilindjes Kombetare, qe do te thote duke u bashkuar te gjitha trojet ne nje shtet te vetem? Cilat jane politikat e sigurise kombetare per zgjidhjen e saj?

 

Ideja per nje bashkim kombetar te shqiptareve ne nje shtet te vetem parashikohet dhe ne preambulen e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Ne te thuhet: “… Ne, Populli i Shqiperise, krenare dhe te vetedijshem per historine tone, me pergjegjesi per te ardhmen… me aspiraten shekullore te popullit shqiptar per identitetin dhe bashkimin kombetar…” Ne zbatim te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, zgjidhja perfundimtare e ceshtjes kombetare shqiptare, e cila perbente programin madhor te Rilindjes Kombetare eshte perfshire ne politikat e sigurise kombetare te Republikes se Shqiperise.

 

Ceshtja Kombetare Shqiptare eshte percaktuar ne kete politike si nje nga objektivat paresore te sigurise, per t’u realizuar ne planin afatshkurter e afatmesem. Shqiperia, ne strategjine e saj te sigurise kombetare, hapur dhe pa asnje ekuivok ka mbeshtetur pavaresine e Kosoves dhe i ka paraprire asaj. Ne te percaktohej qarte se, pa zgjidhjen perfundimtare te ketij statusi, nuk mund te kete stabilitet dhe integrim rajonal.

Ne te vertete politikat tona te sigurise kombetare, ndonese nuk e pohojne, nuk e perjashtojne perfshirjen e mbare trojeve shqiptare ne nje shtet te vetem kombetar si zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes kombetare shqiptare. Te kerkosh grumbullimin e vellezerve ne nje shtepi te perbashket, nuk do te thote te krijosh nje Shqiperi te “madhe”.

Por, ne politiken e sigurise, eshte percaktuar gjithashtu dhe rruga se “Ceshtja Kombetare Shqiptare synohet te arrihet nepermjet integrimit evropian dhe euroatlantik te vendeve te rajonit si edhe zgjidhjeve qe sigurojne garanci afatgjate dhe te pranueshme per bashkesine nderkombetare.”

 

11. Disa perfundime

 

1. Evoluimi nga mendimi se paqja ne Ballkan arrihej duke copetuar trojet etnike shqiptare deri tek bindja se pa zgjidhur ceshtjen shqiptare nuk mund te kete paqe e siguri ne rajon eshte nje zhvillim mjaft i rendesishem per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes kombetare shqiptare, por dhe te ceshtjes shqiptare ne rajonin e Ballkanit.

2. Krijimi i shtetit te pavarur te Kosoves dhe skenaret e mundshem paqesore te zhvillimeve te mevonshme, po krijojne kushtet e zgjidhjes me te mire te mundshme te ceshtjes shqiptare ne Ballkan.

3. Ekzistojne te gjitha mundesite qe Shqiperia dhe Kosova, ne nje moment te pershtatshem ne te ardhmen, duke qene dy shtete te pavarura dhe sovrane, me vullnetin e qytetareve te tyre te shprehur ne referendume popullore dhe ne kushtet e moskundershtimit te shumices se aktoreve kryesore gjeopolitike nderkombetare, te vendosin bashkerisht per te ardhmen e tyre.

4. Sot, ne kushtet e integrimit euroatlantik nuk mund te pretendojme zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes sone kombetare sic e kishin parashikuar rilindesit tane, pra bashkimin e te gjithe hapesires gjeopolitike shqiptare ne nje shtet te vetem.

5. Zgjidhja me te mire e mundshme e ceshtjes shqiptare ndikon pozitivisht dhe forcon paqen e sigurine rajonale.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora