E marte, 16.04.2024, 09:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Rezarta Shkurta - Këtë vit do të martohem

E diele, 06.01.2008, 01:09 AM


Në ditët e para të vitit 2008, shumë prej njerëzve kanë tashmë të përcaktuara qëllimet dhe pikësynimet ku duan të arrijnë. Rezarta Shkurta është një prej tyre.

Nga Manjola Bregasi

Edhe pse sapo ka kaluar të 20-at dhe  ende studente, ajo ka nisur të mendojë seriozisht për të krijuar familjen. Sigurisht së bashku me Ermalin, me të cilin bashkëjeton prej disa kohësh. 

Meqë jemi në ditët e para të vitit të ri, doja të të pyesja për natën e ndërrimit të viteve...

Mbrëmjen e Vitit të Ri e festuam në Maqedoni, ku unë isha e ftuar për dy net në “Golden gate”, një nga diskotekat më të mëdha atje. Isha për koncert, por edhe festuam njëkohësisht, së bashku me Ermalin dhe kolegët e mi Genta Ismajli e Labinot Tahiri. Megjithatë e kemi lënë, që në një fundjavë të afërt të ikim në Mavrov, për të festuar vetëm ne të dy.

Duke iu rikthyer vitit që lamë pas, cilat kanë qenë për ty momentet më të suksesshme?

Ka pasur shumë dhe nuk e di nëse do i mbaj mend të gjitha. Por një prej realizimeve të mia, ka qenë edhe dalja e albumit, një ëndërr, që më në fund e arrita dhe kjo i përkiste vitit 2007. Po kështu edhe pjesëmarrja dhe çmimi në festivalin “Kënga magjike” kanë qenë domethënëse. 

Ndërkohë, çfarë projektesh, të afërta apo të largëta, ka Rezarta për vitin 2008?

Kam shumë projekte që lidhen kryesisht me muzikën, por do të veçoja këtu daljen e klipeve të reja dhe veçanërisht pjesëmarrjen në “Top Fest”.

Do të presim edhe aty surpriza në performancat e tua. Mund të na zbulosh diçka më shumë...

Do të ketë shumë surpriza, gjë që më detyron të mos zbuloj dot shumë. Por mund të them se autorët e këngës sime janë Aida BAraku dhe Armend Rexhepagiçi.

Kur flasim për muzikën duket se lemë mënjanë një pjesë tjetër të profesionit tënd, modën. Në një prej forumeve në internet je zgjedhur modelja e vitit. Por ti duket sikur ke hequr dorë nga kjo fushë...

Absolutisht nuk kam hequr dorë. Ajo ishte shkalla ime e parë drejt suksesit, kështu që do të vazhdoj, por sigurisht do të ketë përzgjedhje në evenimentet, ku marr pjesë. Nëse do të jenë të rëndësishme, pse jo.

Po me shkollën, si po ecën Rezarta?

Fatkeqësisht profesioni që kam, të detyron ndonjëherë që të kesh mangësi dhe mungesa. Megjithatë mundohem, që të barazohem në një farë mënyre me miqtë e mi, që janë të së njëjtës degë duke marrë informacione jashtë orarit të shkollës, për mësimet e munguara.

Përveç anës profesionale, në jetën private a priten të reja gjatë vitit 2008?

Them, që martesa do të jetë një surprizë e vitit 2008.

Eshtë një vendim që tashmë është marrë nga ty dhe Ermali?

(Qesh) Po. Propozimi vjen nga Ermali dhe unë pranoj.

E keni vendosur tashmë edhe datën e dasmës?

Po për detajet a ka menduar Rezarta?

Kam një jetë që mendoj për detajet. Çdo femër e mendon ditën e dasmës, kështu që edhe unë e kam menduar deri në detajet më të vogla.

Ke imagjinuar një dasmë të madhe?

Jo. Një ceremoni intime, por e këndshme.

Do të na zbulosh diçka më shumë?

Është ende herët.

Ku do t’i marrësh fustanet e bardhë?

Them se do t’i stiloj.

Si e ke imagjinuar veten nuse?

Një nuse relativisht e thjeshtë. Do kem fustane komode, që të kërcej sa të kem mundësi.

Përderisa po mendoni martesën, do të thotë që gjithçka shkon mirë me bashkëjetesën?

Po, bashkëjetesa jonë po shkon më së miri. Është bërë normale tani.

Ke njohur anë të reja të Ermalit falë bashkëjetesës, apo është ai që ka qenë?

Është ai që unë kam njohur dhe kam dashuruar që në fillim. Bashkëjetesa e ka bërë edhe më të fortë lidhjen tonë, por besoj se edhe mua më ka rritur.

Grindeni?

Nuk besoj se ka çift në botë pa konflikte. Edhe ne kemi konfliktet tona, por që janë të padëmshme dhe përfundojnë në puthje.

Kur grindeni kush është ai, që ulet i pari?

Fatkeqësisht unë. (qesh)

Je tolerante domethënë?

Edhe nëse jam kokëfortë, Ermali është pak më shumë se unë.

Je xheloze?

(qesh) Po. Dhe kjo sepse Ermali është mashkulli më i bukur, që kam parë në jetën time.

Në skenë je vajza e surprizave. Po në dashuri ke bërë çmenduri?

Në fakt bashkëjetesa ime me Ermalin, ka ardhur pas një lidhjeje shumë të shkurtër. Edhe kjo është një çmenduri më vete. Të gjitha raportet tona kanë qenë të shpejta e të paplanifikuara. Kjo e ka bërë në një farë mënyre të çmendur dhe të bukur marrëdhënien tonë.

Je një këngëtare që shpenzon për pamjen dhe skenën. Të mbështet Ermali në sigurimin e parave, apo e siguron gjithçka vetë?

Profesioni im është sa i bukur, i vështirë edhe fitimprurës. Ndoshta nuk është mirë të thuhet, por unë kam një profesion në të cilin fitohet, po aq sa edhe shpenzohet. Në momentin që unë fitoj, kam mundësi të shpenzoj, por edhe të kem diçka për veten. Plus që karrierën time e kam nisur ende pa e njohur Ermalin. Kështu, që tani kam arritur në një moment, ku nuk e ndiej nevojën e mbështetjes nga ana financiare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora