E shtune, 20.04.2024, 11:38 AM (GMT+1)

Sport » Futbolli Botëror

Wayne Rooney dhuratë për Vitin e Ri, bluzë me flamurin shqiptar

E diele, 02.01.2011, 07:07 PM


Wayne Rooney, futbollisti i kombëtares britanike me famë botërore tashmë mes shumë bluzave sportive do të ketë dhe një suvenir, bluzën me flamurin shqiptar, kuq e zi me shqiponjën e zezë. Rooney e mori këtë dhuratë të papritur nga një i ri shqiptar në Londër, në prag të Vitit të Ri 2011, gjatë emisionit “Street Striker” ku Rooney ka dhe rolin e moderatorit. Ky emision ka si qëllim gjetjen e talenteve të reja në futboll, dhe fokusohet tek futbolli i rrugës. Një i ri shqiptar që mori pjesë në këtë emision i dhuroi Rooneyt një bluzë me dizenjo, flamurin shqiptar në shenjë falenderimi që iu dha mundësia të merrte pjesë në emisionin e talenteve të reja të futbollit. Dhurata u prit me duartrokitje nga publiku dhe shumë miq të të riut shqiptar bënë tifo për të, ndërsa Rooney nga sa la të kuptohet nga imazhet në videon në youtube, ishte tej mase i kënaqur. Si duket ngjyrat kuq e zi qe feksin ne studio, e benë kolegun e Rooney xheloz, sa me shaka iu shpreh djaloshit shqiptar “Dua dhe unë të kem një të tillë”.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora