E enjte, 25.04.2024, 11:38 PM (GMT+1)

Faleminderit

Sherefedin Shehu: Kujtimi i dëshmorit Besnik Hidri, respekt për historinë

E diele, 02.01.2011, 08:57 PM


Homazhet dhe kujtimi i të rënëve për atdhe janë reflektim dhe mësim për brezat e ardhshëm

 

Kujtimi i dëshmorit Besnik Hidri, respekt për historinë

 

Nga Dr. Sherefedin Shehu

 

Me kalimin e viteve vepra e dëshmorëve lartësohet. E tillë është edhe vepra e Besnik Hidrit. Ai e dha jetën për atdheun në moshën më të bukur, por vrasësit e tij akoma nuk dihen. Ndoshta janë edhe deputetë. Në mos vrasësit urdhëruesit ndoshta po. Ai u vra me 28 Shkurt 1997 dhe pushteti që erdhi në fuqi me dhunë e la në harresë. Tani kur kanë kaluar 13 vjet nga vrasja e tij, familja dhe sidomos nëna e tij, e cila është rritur në kampet e internimit komunist dhe e edukoi Besnikun me frymën e dashurisë për atdheun dhe kombin shqiptar, ndjehen më të lehtësuar. Me ardhjen përsëri në pushtet te Partia Demokratike, Besnik Hidri dhe shoku i tij Lekë Qoku u shpallën dëshmorë.

 

Kush ishte Besnik Hidri?

 

Unë e kam njohur si studentin tim të dashur, të sjellshëm, të zgjuar dhe të palodhur. Ishte djalë nga një familje nacionaliste që njohu persekutimin e rëndë të regjimit komunist. Falë rezultateve të shkëlqyera në mësime kishte fituar të drejtën e studimit në Universitetin Bujqësor, por hija e frikës së regjimit e ndiqte nga pas në çdo moment. Kjo e kishte bërë atë të heshtur dhe të matur dhe e kishte pjekur para kohe.

 

Vendosja e pluralizmit në vitin 1991 ishte çlirimi i dytë i Shqipërisë, sidomos për shtresën e dënuar dhe të persekutuar nga regjimi 50-vjeçar komunist. Besniku ishte aktivist i ditëve të para të pluralizmit kur strukturat e shërbimit të fshehtë, Sigurimi i Shtetit famekeq, ishin më kërcënuese se kurdoherë. Egërsia e tyre u shtua, sepse ata po bënin të gjitha përpjekjet për të shpëtuar atë që kishte mbetur nga regjimi komunist. Këto struktura ishin në këtë kohë u bënë si bisha të plagosura, sepse po e shihnin me sytë e tyre se si parajsa e tyre po humbiste dita-ditës.

 

Besniku u bë anëtar i Partisë Demokratike në ditët e para të saj. Ai ishte bashkëthemelues i seksionit të PD-së në Rrashbull dhe u bë aktivist i flaktë i saj. Ai ka dhënë kontribut të veçantë në krijimin e seksioneve të PD-së në të gjitha rrethinat e Durrësit. Kjo bëri që unë të takohesha përsëri me ish-studentin pak kohë mbasi Partia Demokratike erdhi në pushtet. Studenti i urtë dhe i zellshëm tani ishte bërë nëpunës i administratës së re dhe po punonte me përkushtim për reformimin e Shërbimit Informativ të Shqipërisë demokratike. "E ndjeja për detyrë që të kontribuoja për shkuljen e rrënjëve të kësaj strukture famëkeqe", më tha Besniku kur e takova për herë të parë. Gjyshi im, vazhdoi ai, u dergj për 20 vjet në burgjet komuniste dhe më vonë e kaloi gjithë jetën i internuar dhe i survejuar në çdo lëvizje të tij. Kështu u rritën edhe nëna dhe daja im, të cilët mezi mbijetuan nga vuajtjet dhe persekutimet në internime dhe në të ashtuquajturën jetë të lirë.

 

E kaluara e familjes së tij dhe e vetë Besnikut e bënë atë një nëpunës të ndershëm dhe të përkushtuar në shërbim të Shqipërisë. Krahas punës së përditshme ai punonte vazhdimisht për kualifikimin e tij. Si rezultat Besniku u ngjit shpejt në shkallët e karrieres dhe në vitin 1997 kishte gradën e Nën Kolonelit. Për përkushtimin dhe aftësitë e tij ai ishte dërguar për specializime profesionale në Turqi dhe në SHBA pranë strukturave të CIA-s për shërbimet e kundërzbulimit.

 

Vrasja makabër e punonjësve të Shërbimit Informativ

 

Strukturat e vjetra të Sigurimit të Shtetit komunist nuk e kishin harruar parajsën e humbur. Në fshehtësi ata përgatitën rebelimin komunist të vitit 1997 dhe Besniku ishte një ndër shënjestrat e tyre. Në ato ditë trazirash u takuam dhe ai ishte shumë më i informuar se unë për prapavijën e ngjarjeve që po ndodhnin në Shqipëri. Mbaj mend që më thatë se për të nuk kishte më kthim prapa dhe se betimin e bërë për ti shërbyer Shqipërisë qoftë edhe me jetën e tij nuk do ta shkelte.

 

Unë nuk e pashë më, por e gjithë Shqipëria mësoi për sulmin dhe vrasjen makabër të punonjësve të Shërbimit Informativ në Vlorë më datën 28 Shkurt të vitit 1997. Besniku në krye të një grupi oficerësh mori përsipër kryerjen e shërbimit në vatrën e rebelimit, në Vlorë. Këta qenë ndër ata të paktët ushtarakë, të cilët nuk e braktisën detyrën dhe nuk e shkelën betimin e tyre edhe kur jeta e tyre ishte në rrezik. Dhe 28 shkurti tregoi se Besniku e donte Shqipërinë dhe shokët e tij më shumë se veten. Në vend të braktisjes së detyrës ai organizoi mbrojtjen e vendit të shërbimit nga forcat e errëta që komandoheshin nga strukturat e vjetra, të cilat ëndërronin kthimin e parajsës së humbur. Forca të shumta me armatime nga më të sofistikuarat sulmuan grupin e shërbimit të kryesuar nga Besniku. Ata luftuan me heroizëm, por forcat e errata ishin të shumta. Në turmë kishte edhe njerëz të gënjyer, prandaj Besniku dhe shokët e tij u përpoqën që të zbrapsnin turmën pa e goditur atë drejtpërsëdrejti. Por turma urdhërohej nga ata që nuk ishin ngopur me gjak për 50 vjet radhazi. Dhe midis tyre kishte kriminelë të pamëshirshëm. Megjithatë, Besniku dhe shokët e tij zgjodhën rrugën e qëndresës. Ata luftuan si heronjtë, por pas vrasjes së shokut të tij Lekë Qoku, ai po mendonte për të shpëtuar shokët e tjerë. Megjithëse i plagosur ai u bë mburojë e shokëve të tij derisa dha jetën e tij, duke mbuluar me zjarr tërheqjen e tyre. Kështu Besniku dhe shoku i tij Leka ranë heroikisht si trima në krye të detyrës.

 

Sakrifica e Besnikut dhe shokëve të tij janë gurë themeli për rrugën tonë drejt Europës

 

Kanë kaluar 13 vjet nga vrasja e Besnikut dhe Shqipëria tani është kandidate për në Bashkimin Europian. Kjo ishte ëndërra e Besnikut dhe frymëzimi i tij për të mos e lënë Shqipërinë në duart e atyre që shikojnë prapa. Qeveria socialiste i quajti Besnikun dhe shokët e tij si shërbëtorë personalë të Sali Berishës dhe jo si oficerë që luftuan dhe ranë heroikisht për mbrojtjen e institucioneve të shtetit. Në vend të mbrojtjes dhe respektimit të tyre, emri dhe vepra e tyre u mbuluan nga heshtja dhe përçmimi. U deshën 10 vite që ndërgjegja kombëtare të rikthehej dhe të kuptonte se Besniku ra për atdheun dhe të shpallej Dëshmor i Atdheut. Kjo është një thirrje e ndërgjegjes së kombit, mbasi nuk mund të bëhemi pjesë e Europës pa respektuar veten dhe institucionet tona. Duke hedhur vështrimin prapa dhe analizuar këto ngjarje është koha të kuptojmë se sakrifica e Besnikut dhe shokëve të tij janë gurë themeli për rrugën tonë drejt Europës. Ngjarjet e vitit 1997 jo vetëm morën jetën e tyre, por shkatërruan arritjet ekonomike dhe bllokuan rrugën drejt Europës. Vetëm pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, u bë e mundur që Shqipëria të nënshkruante Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian dhe të pranohej si vend kandidat për anëtarësim në BE.

 

Nderimi dhe kujtimi i atyre që bien për atdheun është detyrë e qeverisë dhe e qytetarëve. Ata janë pjesë e historisë dhe duke kujtuar ata ne kemi respektuar historinë tonë. Homazhet dhe kujtimi i të rënëve për atdhe janë reflektim dhe mësim për brezat e ardhshëm. Shqipëria si pjesë e Europës ka në themel gjakun e Besnikut dhe të dëshmorëve të tjerë të demokracisë. Gjaku i Besnikut, Lekës, Azemit dhe dëshmorëve të tjerë të demokracisë na bëjnë thirrje që atdheun ta vëmë mbi gjithçka. Ata dhanë jetën për të dhe ne nuk duhet të shkelim mbi gjakun e tyre.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pirro Prifti: Shënjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe Kisha Ortodokse Shqiptare Sherif Sherifi: Fazli Ramadani (1921-1994) - Luftëtar i njohur dhe patriot në malësinë e Bujanocit Klajd Kapinova: E Lumja Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë Daniel Gazulli & Fritz Radovani: At Gjergj Fishta asht Mendja, Zemra e Shpirti i Popullit Shqiptar Thanas L. Gjika: Palok Lulash Daka - Studiusi që punonte sa për katër Bedri Tahiri: Zenel Hajrizi - një emër që nuk harrohet Ibrahim Egriu: Prof. Emin Pustina - Pedagog i shquar dhe atdhetar i devotshëm Agron Shabani: Njeriu me liri në sy Mërgim Korça: Patër Gjergj Fishta në 70 vjetorin e vdekjes Ibrahim Egriu: 6 vjet pa poetin dhe artistin komik dibran, Atli Piperku! Fritz Radovani: I përjetshmi Prof. Dr. Arshi Pipa Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (II) Skënder R. Hoxha: Dyzet e pesë vjet me poezinë, me urtinë popullore dhe me epikën tradicionale Valon Kurtishi: Humbje e madhe për diplomacinë amerikane dhe botërore Ibrahim Egriu: Sali Bajra - Atdhetari e luftëtari për lirinë e Kosovës e bashkim kombëtar Agim Vinca: Vdekja e dytë e Din Mehmetit Murat Gecaj: Ferid Imami - një arsimtar kosovar, me ideale demokratike Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (I) Selim Daci: Skënder Rizaj - një jetë në shërbim të edukimit kombëtar

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora