E premte, 29.03.2024, 10:52 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

9 keshilla kunder dhembjes se kokes

E merkure, 26.04.2006, 05:30 PM


1 - Mbani nje liste te detajeve per dhimbjen e kokes

Provoni te mbani nje liste rreth detajeve te dhembjes se kokes. Pervec se do te ndihmoje mjekun tuaj t'i identifikoje me lehte arsyet dhe llojin e dhimbjes, kjo mund t'iu ndihmoje edhe juve. Per shembull: lloje te caktuara te ushqimit, stresi, cikli menstrual, drita e madhe, madje edhe ndonje lloj parfumi mund t'iu shkaktoje dhembje koke. Ne fillim nuk keni ide pse keni dhembje, por nese i keni shkruar detajet e ndryshme atehere shume lehte mund te vini tek arsyet. Kjo keshille vjen direkt nga mjeket e njohur amerikane.  

2 - Shikoni me kujdes se cfare po konsumoni

Ushqimi i caktuar shpesh mund te jete shkaktar i paraqitjes se dhembjes se kokes. Dr Lisa Mannix, neurologe, ka thene se shume lloje te ushqimeve mund te perbejne elemente qe tek njerezit mund te ndikojne negativisht. Ajo gjithashtu ka shtuar se vetem 20 deri 30 per qind te njerezve mund te identifikojne llojin e ushqimit, i cili iu shkakton dhembjen e kokes. Por ajo preferon qe njerezit te fillojne te dyshojne ne disa lloje ushqimesh te cilat njihen si shkaktues te problemeve. Vera e kuqe eshte nje nga pijet qe radhitet si shkaktare e dhembjes, pastaj vijne edhe ushqimet qe permbajne sodium nitrate, etj.

3 - Konsumoni mjaftueshem magnez

Magnezi relakson tensionin e gjakut dhe qeteson migrenen, kurse te dyja keto zvogelojne mundesine e paraqitjes se dhembjes se kokes. Shtesat nga magnezi jane te preferuara. Nese vereni permiresime filloni te konsumoni sa me shume magnez: konsumoni perime te gjelbra, te cilat permbajne magnez.

4 - Hani ne menyre te rregullt

Vetem ngrenia e rregullt e vakteve gjate dites mund te parandaloje paraqitjen e dhembjes se kokes. Mos i kaloni vaktet e ushqimit pa ngrene sadopak. Kjo rekomandohet per arsye se truri juaj funksionon nga dy gjera: oksigjeni dhe sheqeri i mjaftueshem, i cili ne tru arrin nga ushqimi i konsumuar. Kur sheqeri tretet, truri juaj ka nevoje per ushqim. Nese shpesh ngriheni ne mengjes nga dhimbja e kokes, mjeket preferojne te konsumoni ndonje fut para se te shkoni ne shtrat ne mbremje, sepse ajo do t'u ndihmoje te mos u paraqiten dhimbjet e mengjesit.

5 - Kujdes me perdorimin e kafeines, alkoolit e duhanit

Keto jane tri gjera, te cilat ndihmojne qe dhembja e kokes te zhvillohet dhe te shtohet. Alkooli, sidomos vera e kuqe, jane nder shkaktaret e dhembjes.

6 - Beni gjume te rregullt

Te flini rregullisht mjaftueshem dhe ne kohe te duhur, madje edhe fundjavave, mund t'iu ndihmoje t'i menjanoni dhembjet e kokes. Mjeket keshillojne pacientet e tyre qe te shkojne ne shtrat dhe te zgjohen ne te njejten ore cdo dite.

7 - Beni ushtrime rregullisht

Me ane te ushtrimeve shkaktohet prodhimi i endofines, nje element natyral i eliminimit te dhembjeve ne koke. Per te bere kete preferohet 20 deri 30 minuta aerobi se paku tre here ne jave.

8 - Menaxhoni me stresin

Stresi i madh mund te jete shkak i shpeshte i paraqitjes se dhembjes se kokes. Ekzistojne teknika te shumta qe mund te ndihmojne ne menaxhimin e stresit. Mund te provoni format e ndryshme te meditimit.

9 - Akull i ftohte

Ftohtesia mund te ndihmoje ne zbutjen e dhembjes se kokes si nje anestezues lokal. Mund te vendosni nje peshqir te ftohte apo ndonje akull nga frigoriferi dhe provojeni ndoshta ndihmon ne zbutjen e dhembjes se kokes.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora