E enjte, 18.04.2024, 11:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Grace Kelly (1929–1982)

E premte, 31.12.2010, 08:57 PM


NJËRA NDËR AKTORET MË MITIKE AMERIKANE

 

GREJS KELI

 

Nga Halit Bogaj

 

Grejs Keli ishte ndër femrat më elegante, më simpatike dhe më të bukura të kinematografisë amerikane, e cila me disa nga filmat e saj ka mbetur njëra ndër ikonat më të shquara që i ka pasur ndonjëherë Holivudi.Atëbotë ishin të rralla femrat  e formatit, sharmit dhe bukurisë çfarë i posedonte Grejs Keli.Pas mbarimit të studimeve të larta shkon në Nju Jork për të hyrë në botën ëndërrimtare të filmit.Filmi  i parë “14 orë” /1951/, i regjisorit veteran, Henri Hatavej , e bënë së shpejti yll të ndritur, edhe pse luante një rol fare të vogël dhe episodik. Madhështia e saj e vërtetë del në shesh me filmin “Pikërisht në mesditë”, i regjisorit Fred  Cineman, me aktorin legjendar, Gari Kuper në rolin kryesor.Në atë film mbi filma, Grejs Keli interpreton të fejuarën e sherifit Kejn /Gari Kuper/  dhe duke e parë se i dashuri i saj ishte në rrezik të madh nga një bandë e ikur nga burgu, ajo kthehet prapë në qytet për ta përkrahur dhe ndihmuar ngase ai kishte mbetur krejtësisht i vetmuar nga qyteti qyqar, banorët e të cilit nga frika ishin mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.Grejs Keli mbeti ndër aktoret më të famshme , pikërisht me atë film antologjik, i cili ia

Grace Kelly, 1954
Grace Kelly, 1954
hapi të gjitha dyert  drejt sukseseve të reja.Pason filmi tjetër i saj “Mogambo” ku luan bashkë me aktorët e mëdhenj: Klerk Gebëll dhe Ava Gardner / e cila konsiderohej si aktorja më e bukur e filmit amerikan /, kurse Gebel si Mbret filmor.Mund të thuhet se  “Mogambo” nuk ishte ndonjë hit i dalluar i Grejs Kelit, por ishte e mjaftueshme qoftë vetëm prania e saj në atë film.Aktorja gracioze tërheq vëmendjen e Alfred Hiçkokut, mjeshtrit më të madh të filmave të tmerrit dhe lemerisë, duke e angazhuar në filmin e tij  Krimi i përsosur” në të cilin shpreh talentin e saj të lindur si në filmin  “Pikërisht në mesditë”.Pasojnë rolet në filmat e Hiçkokut  “Drita rja me shikim prapa” dhe “Ta kapësh hajnin” me të cilët arrin suksese të tjera të reja. Çmimin  Oskar e fiton me filmin   Vajza nga fshati”,  për të hyrë në elitën e aktoreve më të famshme amerikane.Xhirimi i filmit   Ta kapësh hajnin”  ishte zhvilluar në Bregdetin   Azur  ku ajo më vonë takon edhe burrin e saj të ardhshëm, Princin e Monakos   /Ranieri/, i cili mahnitet me bukurinë e rrallë  dhe sharmin e saj karakteristik.Në ato vite shumë herë flitej e shkruhej  se si bjondja, Grejs Keli lente karierën e saj të ndritshme për Princin e Monakos.Dhe, më në fund, kur ishte në Zenitin e sukseseve të veta të mëtejme, ajo martohet me të, duke hedhur anash një të ardhme të sigurtë të një ylli të pashuar filmor që premtonte edhe shumë më tepër se që kishte krijuar në rininë e saj.Grejs Keli realizon edhe filmin e saj madhështor “Shoqëria e lartë”, një komedi simpatike, me Bing  Krozbin  virtuoz dhe Frenk Sinatrën e popullarizuar.Grejs Keli ia  dha lamtumirën filmit për ta kaluar jetën me Princin e saj përrallor dhe për të krijuar një familje të lumtur. Dasma e saj sensacionale përcillej nga mijra mediume të ndryshme, me ç’rast ekziston edhe një dokumentar i martesës.

Ajo ishte   një  Martesë shekullore”  dhe përcillej me vëmendje të madhe nga mbarë bota, duke e tejkaluar edhe martesën e dikurshme të Rita Hejvortit me Princin arab, Ali Khan.Grejs Keli edhe pse ishte martuar me një princ, ajo kishte mbetur e njejta që kishte qenë gjithmonë -  një femër modeste, e edukuar, e shkolluar dhe e afërt me të gjithë. Nganjëherë edhe nevrikosej me publicitetin aq të madh që i bëhej për një martesë të tillë.

Cary Grant & Grace Kelly, ''To Catch A Thief'' (1955)
Cary Grant & Grace Kelly, ''To Catch A Thief'' (1955)
Ajo bëhet Princesha  Grejs  Keli me fytyrë engjullore, por që kishte mbetur përherë një divë filmore që jetonte e paprekur nëpër kohra.Regjisorë të ndryshëm ishin nostalgjikë për  -  shenjëtërinë e saj dhe dëshirën e madhe që ajo të luante në filmat e tyre.Filmat e saj shikoheshin me pasion dhe admirim të madh, aq më tepër kur dihej se jeta e saj kishte ndryshuar përfundimisht, duke humbur dëshirën më të madhe për – artin filmor.Grejs Keli ishte tejet sensacionale, shpirtbardhë, mendjendritur dhe një personalitet shumë i dalluar i kohës që la gjurmë të pashlyera në vokacionin e vetë.Vdiq në një aksident trafiku në moshën 56  vjeçare, duke lënë pas vetes tre fëmijë të rritur, një princ dhe dy princesha, por edhe disa filma të shquar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora