E merkure, 24.04.2024, 04:30 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Klubi i gazetarëve Etika: Ngërçi medial në Luginën e Preshevës

E enjte, 30.12.2010, 06:13 PM


Tribuna e organizuar, në Bujanoc, nga BIRN (Balkan Investigative Reporting Netëork), më 23 dhjetor në Bujanoc, me titull “Mediat në gjuhën shqipe: mundësitë për dialog të përmirësuar me institucionet”, shkaktoi një sherr dhe ngërç medial në rajonin e Luginës së Preshevës.

Kjo tribunë është thirruar për të ngritur një urë bashkëpunimi dialogues në mes medieve dhe institucioneve e jo për të mbjellë sherr mes mediumeve dhe për të ngritur afera kudër drejtuesve të mediumeve, të cilat kanë për themelues institucionet.

Si mund të ngritet një kulturë bashkëpunimi midis atyre që drejtojnë mediumet dhe atyre që përfaqësojnë institucionet, kur në këtë tribunë, nuk merrnin pjesë RTV “Presheva”, RTV “Bujanoci”, të cilat kanë për themelues institucionet komunale dhe javorja “Perspektiva” e financuar nga Ministria e Kulturës dhe Mediave të Serbisë.

Në fakt në këtë tribunë nuk morën pjesë përfaqësuesit e Ministyrisë së Kulturës dhe Mediave të Serbisë e as përfaqësuesit e institucioneve komunale, përveç kryetarit të Këshillit Nacional, i cili edhe në njëfarë mënyre ishte mështetësi kryesor i këtij organizimi bashkë me mediumet private: TV “Spektirt” dhe RTV “Aldit”.

Nuk mund të ndihmohen iniciativat si kjo tribunë për bashkëpunim ndërmedial e ndërinstitucional, e medialo-institucional me kualifikime paushalle dhe me paralajmërime se “janë lëshuar afatet ligjore për aplikim në konkursin e shpallur për gazetë të re në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës e cila do të financohej nga Ministria e Kulturës e RS”. Pastaj, aq më keq, se “Gazeta javore në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës "PERSPEKTIVA" nga  Janari 2011 më nuk do të financohet nga Ministria e Kulturës të R.Serbisë”.

Këto mesazhe të dala nga tribuna “Mediat në gjuhën shqipe: mundësitë për dialog të përmirësuar me institucionet”, kanë ngjallur një hidhërim dhe shqetësim te Klubi i Gazetarëve “Etika” dhe Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, për jehonën e keqe të krijuar pas kësaj tribune.

Shqetësimi vjen edhe më i madh kur dihet se BIRN (Balkan Investigative Reporting Network) dhe OSBE kanë qenë pas Ministrisë së Kulturës dhe Mediave, mbështetësit kryesorë të revistës javore “Perspektiva”.

Në konkurset e BIRN shumë gazetarë nga revista “Perspektiva” kanë publikuara punimet e tyre me shpërblim, ndërkaq nga OSBE janë organizuar disa trajnime me gazetarët e këtij mediumi të vetëm shqiptar në Luginën e Preshevës si dhe janë sponzoruar ekspertë nga Shqipëria e Kosova për avancimin përmbajtësor dhe dizajnin e kësaj reviste.

Le të dihet se pavarësisht nga disa konstatime të dala nga kjo tribunë Ministria e Kulturës dhe Mediave, OSBE-ja, BIRN dhe institucionet komunale në Luginën e Preshevës, të cilat me shkrim e kanë dhënë Pëlqimin për financimin e “Perspektivës”, nuk janë të shkatërrohet mediumi i vetëm i shkruar në gjuhën shqipe, i cili gjatë katër vjet ka arritur t’i botoj 194 numra dhe përmes ueb faqes: www.revistaperspektiva.com, të grumbulloj rreth gjysmë milioni vizitorë, në favor të themelimit të një mediumi të ri të ngjashëm me javoren “Perspektiva”.

Nëse merret një hap i tillë me siguri se edhe në Luginën e Preshevës, në skenën politike, do të krijohen përçarje të papërballueshme ashtu siç ekzistojnë sot në Sanxhak, pastaj tek bullgarët, hungarezët, romët etj.

Krejt është në rregull nëse Këshillat Nacionale themelojnë mediume, por ky i Luginës së Preshevës, i cili akoma ka probleme me organizim të brendshëm dhe konsolidim, del me iniciativa të tilla për ta shuar një medium pa ngjyrime politike dhe për të themeluar një medium, thjesht, partiak, meqë për momentin atë e përbën vetëm një parti.

Klubi i Gazetarëve “Etika” dhe Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, kërkojnë nga Ministria e Kulturës dhe Mediave, OSBE-ja, BIRN, institucionet komunale dhe sektori joqeveritar, të ushtrohet ndikimi i tyre te disa mediume, të cilat me dy këmbë janë duke e shkelur kodeksin gazetaresk, duke njollosur dhe etiketuar mediumet që kanë për themelues pushtetet lokale dhe revistës javore “Perspektive”, në të kundërtën lëre që nuk do të krijojnë “mundësitë për dialog të përmirësuar me institucionet”, por do të krijohet një rrëmujë nga e cila do të dëmtohet rënd imazhi i këtij rajoni.


Bujanoc, 29.12.2010                                                          

NGA KRYESIA E KLUBIT TË GAZETARËVE “ETIKA
DHE BASHKËSIA KULTURORE SHQIPTARE “PERSPEKTIVA”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora