E diele, 20.10.2019, 09:53 AM (GMT+1)

Plus » Shoqëria

Drejtohuni në spital sapo të vini re shenjat e para të kancerit të lëkurës

E diele, 24.09.2006, 06:26 PM


Specialistët: Drejtohuni në spital sapo të vini re shenjat e para të kancerit të lëkurës

500 raste në vit në Shqipëri

Lëkura është organi më i madh dhe një nga më të rëndësishmit. Sipas specialistëve ajo mbulon gati plotësisht të gjithë trupin tonë. E si e tillë na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj. Ajo ka funksion termorregullues e frymëmarrës deri diku.
Gjithashtu, lëkura depoziton yndyrnat, vitaminat (vit. D) dhe ujin.
Karcinoma Bazoqelizore.
Është më e përhapura (mbi 80 %), rrallë lëshojnë metastaza.
Duket si e tejdukshme, me enë gjaku e pika (pigmenti melanine), e butë në prekje e jo e dhimbshme. Ka si formë nyjesh që formojnë kore, e për pasojë i sëmuri kujton se po shërohen, pra do ikin vetë. Të lëna pa trajtim, ato depërtojnë dhe në pjesët nën lëkurë.
Diagnoza bëhet nga biopsia. Mjekimi bëhet në varësi të madhësisë, llojit, lokalizimit e thellësisë së kancerit.
2. Karcinoma Spinoqelizore.
E fortë në prekje, në formë pllake, ngjyrë të kuqe e luspa-luspa në sipërfaqe. Vjen dhe nga dëmtimet parakanceroze, p.sh. djegiet e përsëritshme e të bëra kore (kore-korja) e quajtur në mjekësi. Kthimi i këtij lloji në tumor malinj është tepër i rrallë. Disa nga këto fillojnë në cipat mukoze si në gojë, nga djegiet (duhani, çibuku). Ulcerat kronike e kanë prirje për metastaza.
Mjekimi është i njëjtë me atë të tipit të parë, pra preferohet heqja kirurgjikale.
Malanoma malinjë e lëkurës
Kjo është sëmundja më e “egër” që prek lëkurën! Janë disa sëmundje të lëkurës të klasifikuara si të rrezikshme e ky kancer është shkaku numër 1 i vdekjeve nga të gjitha sëmundjet e lëkurës të marra së bashku. Çdo mjek, pavarësisht nga fusha ku praktikon e specialiteti i tij, është i udhëzuar që në çdo dëmtim të lëkurës që trajton, të këtë kujdes për Melanomen.
Pra në mendjen e mjekut dyshimi i parë e detyra e tij është ta zbulojë një Melanome të mundshme a ekzistuese. Megjithëse mjekët shpeshherë këtë shqetësim s’e ndajnë me pacientët në çdo vizitë për arsye kohe, kjo shpjegon dhe “zellin” e mjekëve për ta hequr.
Kjo ndodh sepse sëmundja është vdekjeprurëse, mjekësia nuk ka asnjë mjet kurimi ekzakt për Melanomen - përveç heqjes së saj. Nga ana tjetër melanoma është kancer tepër agresiv e pa kompromis, dhe studimet tregojnë se jetëgjatësia, pasi tumori ka “hyrë” nën lëkurë, është nën 5 vjet.
Si mundeni dhe ju ta njihni një Melanomë?
Shihet nga ngjyra jo të zakonshme, çrregullim të buzëve (të pjesës së dyshuar-nishaneve). Psh, ngjyra blu, e kuqe, e bardhë dhe kombinimet e tyre drejt të kafes a të zezës. Ka raste kur ka veç një ngjyrë, p.sh. blu e errët. Gjithashtu ka dalje lëngu në sasi të vogël si “djersitje” e duhet kërkuar ndihma e mjekut, me një herë. Klasifikimi i tyre është histologjik e i tepërt, por megjithatë ato duhet të ndahen sipas përhapjes.
a) Kur Melanoma haset veç në epidermë (shtresa e jashtme e lëkurës).
b) Melanoma është në fazën e përhapjes, pra të prekjes së strukturave nën lëkurë.
c) Melanoma ka prekur të gjithë strukturat nën lëkurë e po përhapet akoma më tej.
d) Melanoma ka lëshuar metastaza, pra faza fundore.
Një melanoma mjekohet vetëm me heqje kirurgjikale. Në varësi të nivelit (pra shtresës që ka prekur) jepet dhe trajtimi mjekësor. Një fakt është i qartë tanimë për të gjithë, tumoret e lëkurës janë në përgjithësi të trajtueshëm e kurimi i tyre me rezultat të lartë.
Vdekjet
Kanceri i lëkurës nuk është ngjitës. Më së shumti kurohet. Në rastin më të keq, nëse preken organet jetësore, vdekja është e pashmangshme. Kur kanceri depërton organet vitale, nuk ka shpëtim, sipas mjekëve. Por ndryshe nga llojet e tjera të tumoreve, “kura” e kancerit të lëkurës varet nga kujdesi vetjak. Në asnjë rast sëmundja nuk sjell vdekjen, nëse i prekuri troket fill te mjeku specialist. Mjekët këshillojnë të bëni kontroll me të pasur shenjën e parë në buzë apo në çfarëdo pjese tjetër të lëkurës së fytyrës. Janë 450-500 raste të reja të kancerit të lëkurës të regjistruar në Spitalin Onkologjik në vitin e fundit. Sipas statistikave të Spitalit Onkologjik, vetëm 10 për qind e personave me kancer e kapin sëmundjen në stadin e parë. Rreth 65 për qind e pacientëve trokasin te mjeku në stadin e dytë apo të tretë të sëmundjes, dhe 20 për qind në fazën e fundit.

Nga vjen kanceri i lëkurës?

Shkaktar kryesor mendohet se janë rrezet ultra-violet (përtej vjollcës). Gjithashtu vjen nga rrezatimet jonizuese (rrezet X, rrezet Gama etj). Si dhe nga agjentët kimikë si hidrokarburet, kripërat inorganike të arsenikut e shumë substanca kimike me të “dobëta”, nga kontakti i përditshëm a i vazhdueshëm me to.
Llojet e kancerave të lëkures

Si ta dallojme kancerin

1-Kancerët janë të pashoqëruar me dhimbje
(në përgjithësi)
2-Diktohen pasi janë zhvilluar në lëkurë, kemi avantazhin se i shohim me sy të lirë.
3-Hiqen vetëm me ndërhyrje kirurgjikale
4-Çrregullimet e ngjyrës në lëkurë paralajmërojnë
për kancer
5-Në rast se nishanet “djersitin”, duhet kërkuar
ndihma e mjekut
6-Duhani, shkak për kancerin e lëkurës
7-Çibuku, farat e lulediellit, shkak për kancerin
e lëkurës(nis fillimisht në gojë).
8-Pesë janë fazat nëpër të cilat kalon sëmundja
e kancerit të lëkurës.
9-Pesë vjet mund të jetojë maksimalisht një njeri,
i cili është prekur nga kanceri i lëkurës,
por nuk e kuron atë.

Shkenca

Rrezet ultravioletë, shkak për kancerin e lëkurës
Mjekët tërheqin vëmendjen që rrezet ultravioletë, si rrjedhojë e hollimit të shtresës së ozonit, mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si për shembull kancer në lëkurë, plakje e parakohshme e lëkurës dhe simptoma të tjera, të cilat zhvillohen me moshën. Faktikisht midis llojeve të ndryshme të kancereve, kanceri i lëkurës është me i shpeshti dhe numri i të prekurve rritet me ritëm më të shpejtë.

Specialistët: 50 % e Australisë, me kancer
Mjekët kanë arritur në përfundimin se 50 për qind e 19 milionë banorëve të Australisë parashikohet të preken nga një lloj kanceri i lëkurës gjatë jetës së tyre. Mjekët thonë se mënyra se si njerëzit i marrin këto rreze, ka lidhje të drejtpërdrejtë me kancerin.

Nishanet në trup dhe lëkura e çelët. Kujdes nga kanceri!
Personat me rrezikshmëri të lartë për t’u prekur nga kanceri i lëkurës janë ata që kanë një numër të madh nishanesh në trup, personat me lëkurë të çelët dhe sy të kaltër. Të rrezikuar janë edhe ata persona që punojnë në ambiente të hapura. Më e përhapur Melanoma është tek moshat e rritura, mbi 35-vjeç.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT