E enjte, 28.03.2024, 11:00 AM (GMT)

Faleminderit

Agron Shabani: Njeriu me liri në sy

E marte, 28.12.2010, 07:57 PM


Zotit Adem Demaci Nje Portet të vogël nga mërgimi:

 

NJERIU ME LIRI NE SY...

 

Nga Agron Shabani

 

Me Simbolin e njohur të Luftës dhe Rezistencës sonë, respektivisht, legjendën dhe heroin tonë të gjallë e të pavdekshëm , z.Adem DEMACI  nuk pata fatin të takohëm kurrë.Me jetën, veprën dhe krijimitarinë e Tij të shquar letrare dhe patriotike shpesh.Thonë se heonjët dhe legjendarët e vërtetë me idealet, virtytët dhe urtësinë e shquar të heroive të njohur epiko-mitik :Gjithmonë vijnë "heshtur" dhe të urtë për t´u futur në mite,epose të ndryshme dhe në legjenda. I tillë ishte dhe mbeti i Madhi ynë i përjetshëm-ADEM DEMACI. Kryengritës dhe kushtrimtar i madh-deri në tempull. I përkushtuar dhe vizionar-deri tek Zoti. Vigjilent dhe përparimtar-deri në kulm. Me ato hije të zjarrta kolosale dhe titanike në ballin dhe fytyrën e Tij Flamur!  Ballëlartë dhe me ato shikime të mprehta prej Shqiponje Dykrenare të Alpëve të njohura Shqiptare. Në krye të herës dhe në ballë të Kolonës së Madhe të lirisë(clirimit), shtetit, pavarësisë dhe shqiptarizmës: Ishte dhe mbeti përgjithmonë i Madhi ynë i Madh-Adem Demaci.Gjithmonë i palëkundur dhe tepër vertikal në lartësinë e lakmuar të detyrës së njohur intelektuale, clirimtare dhe patriotike. Në këtë sfond është me rëndësi të cekët se e tërë kredoja e njohur intelktuale, morale dhe patriotike e Adem Demacit. I tërë patosi, erosi dhe etosi i Tij intelektual dhe patriotik.Qenja, supstanca dhe struktura e njohur morale dhe intelektuale-patriotike e Adem Demacit ishin dhe mbetën në shërbim të lirisë( clirimit), shtetit, pavarësisë dhe bashkimit të gjithëmbarshëm të kombit dhe atdheut tonë.Se këndejmi, të qenurit(ekzistenca) dhe rezistenca e cmuar e Një Intelektuali dhe Patrioti të kalibrit të z.Demaci parasegjithash e ka peshën dhe rëndësinë e madhe( të posacme ose epokale) në etapa ose periudha të rëndësishme historike dhe dramatike të popullit( kombit) dhe atdheut të tij. Dhe,kjo aq me tepër duke menduar në Rolin dhe kontributin e pashoq të Adem Demacit për clirimin(lirinë), shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës Sonë Martire dhe Heroike për shumë vite dhe dekada me radhë.Gjatë Luftës së njohur Clirimtare dhe Heroike të UCK-së sidomos.Për me tepër ndërkaq, ishte dhe do të mbetët përgjithmonë në Nderin dhe Krenarinë e përhershme të Kosovës dhe shqiptarëve lufta e lavdishme dhe heroike e UCK-së së bashku me Figurën lapidare dhe emblematike të Adem Demacit  në një kohë kur shqiptarëve autokton dhe etnik në Kosovë dhe në hapësira të tjera etnike dhe historike kishin zënë t´u prekëshin dhe lëndohëshin dikund thellë palca dhe struktura e tyre kombëtare dhe gjenetike së bashku me mburrjen, krenarinë dhe materien e njohur etnike dhe historiko-gjeografike të iliro-shqiptarëve. Kur popullit dhe atdheut tonë atëbotë iu kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë në fyt. Në fund të fundit: Luftuan, u përpocën dhe fituan UCK-së dhe shqiptarët, sepse Ata me guximin dhe sakrificat e  njohura biblike dhe titanike të Djemve dhe Vashave me të mira të kombit  armiqve të egër dhe gjakatar ua rrëmbyen Fitoren e Madhe dhe historike  me plumb, zjarr dhe hekur. Nepër luftëra të ndryshme dhe beteja me armikun dhëmb për dhëmb, fyta- fyt dhe ballë për ballë.Do të thoshte dikur z.Adem Demaci në cilësinë e njohur të përfaqësuesit politik të UCK-së.Në instancë të fundit: Adem Demaci ishte dhe mbeti Flamurtari, Udhërrefyesi dhe Sinonimi i përhershëm  dhe emblematik i luftës dhe të të gjitha përpjekjeve të tjera clirimtare dhe püatriotike të popullit(kombit)dhe atdheut tonë të përbashkët.Dhe, përse(pse) jo edhe njëri ndërë Akterët dhe Protagonistët me të rëndësishëm dhe kryesor të shtetit dhe pavarësisë së gjithëmbarshme të Republikës së Kosovës.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora