E marte, 23.04.2024, 11:06 PM (GMT+1)

Faleminderit

Sherif Sherifi: Fazli Ramadani (1921-1994) - Luftëtar i njohur dhe patriot në malësinë e Bujanocit

E premte, 31.12.2010, 08:06 PM


Fazli Ramadani (1921-1994)

Luftëtar i njohur dhe patriot në malësinë e Bujanocit

 

Me rastin e 66 vjetorit të luftës së Qarrit.

 

Nga Sherif H. SHERIFI

 

I lindur i rritur e i edukuar në frymën patriotike, luftëtar i devotshëm për të drejtat kombtare për bashkim. Kushtet për jetesë në Malësinë e Bujanocit si dhe në vendlindjen e tij - Novosella e Epërme ishin të vështira; nukë kishte shkolla, rrugë, institucione shëndetësore, e kushte tjera që mund të bënin jetën normale. Familja Ramadani në fshat kishte fuqi punëtore të mjaftueshme, andaj edhe më leht krijonin të mira materiale duke punuar tokën si dhe në rujtjen e blektorisë. Kështu që kishin kushte më të mira në krahasim me të tjerët.

Fazliu që nga rinia i donte vizitat, kishte shumë miq dhe shokë, dhe për t’i bërë vizitat dhe punët tjera, patjeter sherbehej me kalin e tijë ”GJOKIN” i cili ishte i dalluar në atë malësi,ky pra dallohej edhe si kalorës i mire.

Në moshën më të mirë, (23 deri 25 vjeqare) ishte kyqur në luftën e levizjes kombëtare. Pas përfundimit të luftrave ai ishte njëri ndër ilegalet - Kaçakët që kishte jetuar më gjatë në Kosovë. Pasi që ju kishte bërë e pa durushme jeta nga presionet e pushtetit sidomos nga UDB-ja, Kangarashi dhe “Baftiar UDB-a” që vepronin në këto anë vendos dhe diku viteve të 50-ta arratiset në Shqipëri. Ai ishte shumë principiel e temperament, padrejtesit nuk i duronte kudoqofshin dhe nga do që i vinin, kështu që edhe në Shqipëri pas një periudhe të qetë burgoset dhe mban disa vite burg në burgjet famkeqe të Shqipërisë siq ishte ai i BALLSHIT. Edhe pas  lirimit nga bugu lirinë e kishte shumë të kufizuar. Në maj të vitit 1992 ishte hera e parë që e takoja në Tiranë, edhe pse ishte i shtyer në moshë akoma ruante vitalitetin e malesorit qe kishte udhehequr shum beteja dhe aksione luftarake në Kosovë. Fjalët e tija të fundit që mbaj mend ishin: “ Kosova pa kryengirtje të armatosur nuk çlirohet nga shkau, une edhe në këtë moshë që akm, jam i gatshëm që për lirin e Kosovës edhe një herë me kap pushken”. Ishte mjaft optimist por vdekja nuk i lejoi të shkel token e Kosovës më. Vdiq në Tiranë në moshën 73 vjeqare duke lene pas bashkshortën, dy djemët dhe dy vajzat.

Si shumë beteja që kishin zhvilluar luftetarët trima të guerilës shqiptare edhe beteja e Qarrit për shumë kohë mbeti e pa ndriquar, e bashk me te edhe luftetaret që ishin bartës të ktyre luftrave. Pushteti okupus sllav si dhe komandot e larta ushtarake të tyre këte e benin me qellim: për të mbuluar turpin se si sulmonin popullatën e pa mbrojtur shqiptare, krimet që bënin nëpër vendbanimet e tyre por edhe humbjet e psuara në shumë luftra si kjo e Qarrit. Ashtu siq ishte ky territor verilindor pjesë e pa ndashme e Kosovës, edhe luftrat shtriheshin gjatë tër brezit kufitar,  Karadak mbi Presheve, Hashani- Malësi e Bujanovcit dhe Kamenicës. Në kto vise operonin forcat vullnetare nën komandën e Molla Idrizit dhe bashkeluftëtarve të tij të njohur si: Muharrem Fejza, Sylë Zarbinca, Shefki Desivojca, Sylejman Qarri, Fazli Ramadani, Lam Breznica e shumë të tjer. Keto forca ishin të koncentruara rreth kufirit të quajtur  Guri i ZI dhe Quka e Qarrit.  Kështu më 12 Dhjetor 1944 kalon shtabi i lëvizjes në Zarbincë. Forcat okupuese të prira nga pushtetarët e OZN-së në Gjilan nga  Vllada Popoviq, Sima Miliniq dhe Jovo Shotra më 17 dhjetor 1944 marrin vendim që në drejtim të kësaj zone të drejtojë një forcë të madhe ushtarake për t’i dhën  grusht të fort lëvizjes.

 

Forcat vullnetare ndërkohë mbajn kuvendin në Zarbincë te shtëpija e Dulahit të Hajrës. Aty ishin 1000 luftëtar të gatëshem të gjith të armatosur. Në kuvend për Komandant ishte rizgjedhur Idriz Hajrullahu, sekretar Muharrem Fejza e zëvendës Sylë Zarbinca.

Më 18 Dhjetor të vitit 44 në drejtim të Qarrit dhe luginës së Desivojcës nisën luftëtarët e “ Brigatës XVII gjakatare Maqedone” Në vendin e quajtur Katushnicë të Roganës brigada ndahet në dysh, në drejtim të Qarrit ku ishin të përqëndruara forcat guerile dhe në drejtim të Desivojcës, Laqiqit dhe Vriqecit. Për tua treguar rrugën kta marrin Demush Tafë Kastratin dhe Shaipin e Shefkit, e gjatë rrugës për në Qarr edhe Hysen Ismajlin nga Pribovci. Kështu kishte veprue edhe krahu tjeter i brigadës që shkonete në drejtim të Desivojcës. Ata për ti përcjell kishin marrë dy sërbë të Shipashnicës, Ilia Aleksiqin dhe Sava Stojkoviqin, e me ta edhe Halil Poliqken - Bunjakun i cili me 21 Dhjetor bëhet kryetar i Komunës së Hogoshtit.  Edhe pse kta mysafir të pa ftuar në  Qarr nuk ishin të sigurt në qëllimet e tyre prap nuk e mendojshin atë se çka mundet me ju ndodhë. Kështu komandanti i tyre Lluka Bozheviq kishte thën se: “NE JEMI BRIGADA E XVII MAQEDONASE GJAKATARE DHE S’JA KEMI FRIKËN ASKUJT”. 

Brigada e XVII kishte 1800 ushtar,më shumë se gjysma ishte drejtuar për në Qarrë prej tyre një numër i vogël kishte arritur të ikte gjatë zhvillimit te luftës. Nuk dihet data e sakt kur kishin arrit në caqet e caktuara, por me që ata ishin nisur me 18 dhjetor ata diku kishin kaluar natën ose kishin planifikue që në Qarr të kalojn natën e “qetë” e të nesërmën me vazhdue sipas planit që kishin. Sulmi në Gjilan ishte bër me 23 dhjetor, të njejtat forca nga Qarri dhe krahu tjetër i Desivojces janë angazhue në Gjilan . Ata gjatë rrugetimit kanë qendrue dy net në Përlepnicë duke besuar në këto të dhëna del se luftrat në Qarr dhe Gallap, janë zhvillu natën e 18 dhjetorit dhe të nesërmën me 19 dhjetor 44.

Ata në Qarr kishin mbërri natën në një motë të ftoht. Posa hynë në fshat ia vënë zjarrin disa plemeve, stogjeve të sanëve dhe shtëpive, e më pas vendosën nëpër shtëpi e llogore për ta kaluar natën . Shtabin e kishin vendos në shtëpin e Behlul Ibrahimit me roje e vëzhgues dhe përforcime tjera. Sipas të dhënave të dëshmitarëve që ishin luftëtar aktivë dhe ndër më të përmendurit ishinë: Fazli Ramadani nga Novosella, Riza Azemi dhe Haki Sherifi nga Qarri. Në shtepin e Behlulit ku ishte shtabi e ku ishin vendosur eprorët e ushtrisë së okupatorit, përmes përcjellsëve Demushit dhe Hysenit kërkonin t’ju sjellin nuse dhe vajza të reja

Qarri fotografuar nga një distancë 2-3 km, me date 19.09.2010, nga Sh. Sherifi
Qarri fotografuar nga një distancë 2-3 km, me date 19.09.2010, nga Sh. Sherifi
me ju sherbye! Posa ishin informuar për keto rrjedha Fazli Ramadani dhe Rizah Azemi i drejtohen shtabit, “Hyzmeqarët i nxjerrin disi jashtë dhe kërkojn nga ata që ta thrrasin Komandantin. Së pari Fazilu ia vret kalin komandantit e më pas edhe ate vetë. Kurse Demushin edhe Hysenin i detyrojn të ikin në drejtim të një prroi të mbushur me therra dhe ashtu me rafale armësh gjuajn në drejtim të tyre. Këta spiuj kishin mbetur gjallë por kurr nuk kishin pasur guxim me u takuar me Fazliun dhe Rizahun. Komandanti i lëvizjes Molla Idrizi paraprakisht ju kishte përgjigjur komandantit Bozhoviq dhe një herit kishte apeluar te luftëtarët e vet që “ Zjarrit me zjarr, vdekjes me vdekje me ju përgjigjë ”. Urdheri i komandantit nuk thehej në asnjë menyrë, ai vetëm

zbatohej, këtyre kriminelve ashtu duhej bërë mikpritja, ata kishin qen të pa dëshiruar dhe të pa ftuar. Pushkën e par si duket e kishte shkrepur dikush mbi rojen e armikut e cila ishte vendosur te “Trinat” ashtu quhet vendi. Ky fatekeq i pari i radhes kishte dhezur zjarr per tu ngrohur dhe ashtu në dritë të zjarrit e kap plumbi. Në Qarr vepronte kompania me përgjegjës Sylejman Qarrin forcë kjo që ishte e komanduar direkt nga komandant Mulla Idrizi.  Në mbrojte të Qarrit ishin mobilizuar numër i madh i vullnetarëve të udhëhequr nga Muharrem Fejza, ata e kishin filluar sulmin furishem nga te gjitha drejtimet, forcat qetnike që vetën e quanin partizan mbetën të hutuara, ata që gjendeshin nëpër shtëpi e pësuan të parët. Në shtëpin e Zejnullah Alishahinit e cila ishte e mbushur plot me ushtar të armikut Fazliu me pushko mitroloz nga kati përdhes qëllon në pllafon “meskat” dhe i vret të gjith nëpër dhoma nalt ku ishin duke pushuar pasë rrugëtimit të gjatë. Një pjesë që i kishin shpëtuar plumbave të mitralozit duke ikur i pret te shkallët ai me bashkluftëtar dhe s’len asnjë të gjallë.

Luftimet nuk kishin pushuar gjatë tër natës, pjesa më e madhe e luftëtarëve ishin tërhequr në drejtim të Pribofcit, në fshat kishin mbetur vetem Qarralit, Fazli Ramadani dhe disa luftëtar nga Kranidelli: Man Hamiti, Rexhep Fazli Qehaja, Musli Beha, Kamer Selim Lakna, Ramadan Bala nga Novosella e Poshtëme dhe Muharrem Iba nga Shipashnica. Të nesërmen mbi luftetarët e armikut që kishin mbetur me vazhdu luftën Fazli Ramadani kishte bërë kërdi duke mosë i lën as vend me vdek, i ndihmuar nga bashkëluftëtaret Bajram Ferizi nga Zarbinca dhe luftare të tjerë.

 

Edhe Kontributi i luftetarit Tafil Ajvazi ishte shumë i madh. Ai të nesermën me një grup ushtaresh në mesin e të cilëve edhe Haki Sherifi i cili është akoma në mesin e të gjallëve kishin nxën pritat te Sana e Kadrisë. Tafili e fliste mirë gjuhën Sërbe dhe pa pritmas deri sa qëndronin në  lagame “instikame”  bërtet fuqishëm “ Napred Braqo”  Përpara Vllezër, e ushtarët armiq të hutuar duke mos ditur se nga po ju vjen kjo komandë marrin turr përpara kurse ushtarët çlirimtarë që ishin përball tyre i presin me breshëri armësh duke mos lën asnjë të gjallë.

 Në kete luftë për veq ushtarëve vullnetar të viseve tjera u dalluan edhe vendasit nga Qarri: Rizah Azemi, Zejnulla Shahini, Tafil Ajvazi, Sylejman Qarri, Ramush Qazimi, Muharrem Sadiku, Fejzullah Ramizi, Sejdi Ibishi, Sadri Sherfi, Zejnullah Rashiti, Rizah Ramizi etj.

 Duhet cekur se i tërë fshati ishte i mbushur me kufoma dhe pregaditje ushtarake, pjesën më të madhe e kishin tërhequr gjatë natës në vijim deri në Hodonocë.

Haki S. Sherifi  84 Vjecar
Haki S. Sherifi 84 Vjecar
Shumë kohë pas luftës kundërmonte erë e pa durushme, qenët bartnin eshtrat poshtë e lartë, por kishte raste ku varroseshin kufomat e mbetura e që nuk ju dihej identeti. Në Qarr edhe sotë ka vende ku emertohen sipas varreve si p.sh.: Vorri i mustafës, Vorri i magjupit, i komandantit etj. Behet fjal për komandantin e vrar Bozhoviq por nukë dihet vendi i sakt. Të rralla janë ato familje që nukë posedonin ndnonj mbetje luftarake të armikut, si bajoneta, matare , helmeta etj.

Pas përfundimit të kësaj lufte forcat vullnetare të indinjuara për torturimet që bëheshin ndaj të burgosurëve shqiptar në burgjet e OZN-së në Gjilan, nisen për të çliruar Gjilanin, gjatë rrugetimit ata ndalen në Përlepnicë ku kalojn natën. Ndërkohë vie lajmi se partizanët e brigadës XVI sërbo-maqedone kishin hy në fshatrat e karadakut mbi Preshevë dhe po bëjnë masakra mbi popullatën e pafajshme, duke mos kursyer të sëmurët, pleqët, fëmijët por edhe grat, dhe po vazhdonin në drejtim të Bujanocit. Ky lajm sikur ju jep forcë për të vazhduar për në Gjilan. Duhet cekur se nga sulmi kohë më parë në Ferizaj kishin fituar mësime.  Të revoltuar për humbjet që kishte pas brigada e XVII në malësin e Bujanocit dhe të Kamenicës, me 07 Janar 1945 me qëllim hakmarrje në keto treva pikrisht në Qarr shkon brigada e XVI serbo-maqedone . Kur arrinë në fshat vendosen në shtëpin e Musli Bajramit. Ata kishin regjistra të prëgaditura më heret se kend duhet me arrestuar e kend jo. Vendosja në shtëpin e Musli Bajramit ishte tregues se keto punë i kishin kryer me heret Ramadan Shestaku nga Breznica dhëndërri i Musli Bajramit në bashkëpunim mekomunistin  Isa Kadriun nga Tërrnovci. Në fillim në shtepinë e Muslisë i grumbulluan të gjithë meshkujt që ishin prezent në fshat. Këtij skenari i shpëtoi Haki Sherifi me shkathtësi të rastit por edhe i ndihmuar nga i ati Sadriu. Kur futet në dhomë ku ishin të gjith aty ishte edhe babai i Hakiut Sadri Sherifi i cili i thot “  Merre kënaten e na sjell do ujë me pi”  por nje herit i jep edhe shenjë që të ikte.

Ky ashtu vepron dhe kur del te dera hasë në rojen armike dhe Elmaz Bajramin i cili ja merr kënaten kurse Isufi i jep një cigare dhe e porositë “qoja Qazimit në dhomë”! Tu e pa se ska rrugedalje tjeter nga ana e kundert e hymjes nga kati i parë disa metra larg dhe lartë kërcen përmbi disa taraba dhe shkon në shtepin e Arif Ajvazit e cila ishte me plotë fëmij të vegjël të cilët ngroheshin pran votres,e ku ishte bërë terr nga tymi . Aty Hakiu struket prapa fëmijve i vetëdijshëm se do ta ndjekin. Pas pakë kohe futen ushtaret me bajoneta të hapura të shoqeruar nga Elmaz Bajrami hallakasin gjithkah por fati nuke e shofin Hakiun. Duke dalur nga aty Elmazi e kishte parë Hakiun por nukë e kishte zbuluar. Ky ishte një gjest që duhet përshëndetur me çka lirohet nga një pjes e fajit qe kishte bër pakë më pare.

Pas përfundimit të luftes në emër të spastrimit të shtetit të krijuar Jugosllavi nëpër shumë vise shqiptare bënin mobilizimin e të rinjëve, arrestime, ftesa për informata dhe mënyra tjera me qëllim te futjes së frikes në populate.Të gjithë keta njerz i zhdukshin ase i benin invalid te përjetshëm .Me poshtë është paraqitur lista   e të  kidnapuarve shqiptar neper fshatrat e Kosoves lindore që kishin bëre forcat Jugosllave në fund të vitit 1944 dhe fillimit të vitit 1945:

 

Qarr                21 - (Persona të zhdukur)                  Stanec                         19 

Shipashnicë    8                                                          Preshevë         7

Hogosht          6                                                          Vriqec              2

Kopornicë       3                                                          Livoqë             12

Sllubicë           11                                                         Tërpezë           5

Dobrosin         2                                                          Koretin            3

Doberçan        4                                                          Dazhnicë         2

Kokaj               3                                                          Sopot               85

Pogragjë          5                                                          Kërrstiq           2

Busavatë         8                                                          Topanicë         2

Gosponicë       29                                                        Tërrstenë         3

Gare                2                                                          Konqul            10

Makresh          24                                                        Miratocë         15

Pozharan        28                                                        Bukurocë        13

Rekali             3                                                          Tërrnavë         10

Marec             23                                                        Allashec          4

Ruboc              4                                                         Izvor               2

Lluqan            13                                                        Ropotovë        52

 

Edhe pas 66 viteve këtyre viktimave nukë ju dihen gjurmët se ku i kan  zhdukur.

Emrat e meshkujëve Qarrali, të kidnapuar dhe të zhdukur nga ish regjimi komunist Sërbo-Jugosllav i instaluar menjëher pas okupimit të Ksovës 1945 nga kjo krijesë fantome:

1.      Habim Reshit Veseli

2.      Hamit Reshit Veseli

3.      Zejnullah Reshit Veseli

4.      Jashar Reshit Veseli

5.      Sadri Sherifi

6.      Rexhep Sherifi

7.      Ramiz Sherifi

8.      Lazim Sherifi

9.      Destan Azemi

10.  Rufat Azemi

11.  Arif Ajvazi

12.  Tafil Ajvazi

13.  Ibrahim Haliti

14.  Riza Ramizi

15.  Xhelil Halimi

16.  Rashit Behluli

17.  Oruq Ibishi

18.  Hysen Ibishi

19.  Rizad Ramizi

20.  Qazim Ramadani

21.  Ramiz Rexhepi ( nga Ramnabuqa)

Dëshmitarët e këtyre ngjarjeve thonë se nga dy familje nuk është marr as kush çka don të thot se dikush ka bashkpunuar me okupatorin. Një person është shperngulur nga Qarri dhe deri në vdekje ka marr penzion ushtarak të Jugosllavisë. Ky shtet barbar i pa aftë për tu ballafaquar në front kështu kishte vepruar në mënyr tinxare në pa besi. Ata nukë u knaqën deri me shkatrrimin e kesaj krijese të quajtur Jugosllavi, nuk e ndalnin presionin në forma të ndryshme, deri kur u shkatrrua jugosllavia si shtet në tërsi me 1999.

Në pamundësi që në këtë artikull të përshkruhen të gjitha ngjarjet që kishin ndodhur në kët periudhë kohore, e që ndërlidhën njëra me tjetrën. Jam fokusuar më tepër për Luftën e Qarrit dhe për disa nga pjesmarrësit e sajë. Për këte dhe ngjarjet e tjera në këto treva, vërtet shumë pakë është shkruar edhe pse ka nje histori shumë të begatshme për sa i përket kauzës kombëtare. Për deri sa nuk është bërë tepër von kërkohet një angazhim i kronistëve, historinëve dhe akademisë së shkencave ta thon fjalën e vet, të angazhohen në zbardhjen e kësaj historie me vlera kombëtare. Po qe se nukë shkruhen ngjarjet historike ato edhe harrohen e më e keqja mund të përsëriten pa ditur me umarr me parandalimin e tyre. Një ashtu siq ka ndodhur në një periudhë jo shumë të largët me Sanxhakun e Nishit, Toplicë dhe Kurshumli, etj. Në atë drejtim tani është duke shkuar edhe malsia e Bujanocit, në foton e fashatit Qarr shifen vetëm shtëpit nga largsia, përderisa shtëpit janë të boshatisura, e toka djerrin, ngase ky regjion ka përjetuar një egzod masiv pas 1999. Tani pushtuesi ka filluar të ekspluatoj pasurin e krijuar shekuj me radhë si dhe të shkatrroj qdo gjurm të egzistimit ton në këto treva, si për ironi kan shkatrruar edhe varrezat e të parve tan. 

 

Korospodenca e autorit:

Sherif H.Sherifi

Petrit / Dardanë

Tel: +377 (0) 44 231314

Email: sh.sherifi@albaniaonline.com



(Vota: 257 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Klajd Kapinova: E Lumja Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë Daniel Gazulli & Fritz Radovani: At Gjergj Fishta asht Mendja, Zemra e Shpirti i Popullit Shqiptar Thanas L. Gjika: Palok Lulash Daka - Studiusi që punonte sa për katër Bedri Tahiri: Zenel Hajrizi - një emër që nuk harrohet Ibrahim Egriu: Prof. Emin Pustina - Pedagog i shquar dhe atdhetar i devotshëm Agron Shabani: Njeriu me liri në sy Mërgim Korça: Patër Gjergj Fishta në 70 vjetorin e vdekjes Ibrahim Egriu: 6 vjet pa poetin dhe artistin komik dibran, Atli Piperku! Fritz Radovani: I përjetshmi Prof. Dr. Arshi Pipa Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (II) Skënder R. Hoxha: Dyzet e pesë vjet me poezinë, me urtinë popullore dhe me epikën tradicionale Valon Kurtishi: Humbje e madhe për diplomacinë amerikane dhe botërore Ibrahim Egriu: Sali Bajra - Atdhetari e luftëtari për lirinë e Kosovës e bashkim kombëtar Agim Vinca: Vdekja e dytë e Din Mehmetit Murat Gecaj: Ferid Imami - një arsimtar kosovar, me ideale demokratike Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (I) Selim Daci: Skënder Rizaj - një jetë në shërbim të edukimit kombëtar Gjon Neçaj: Sfidat e mjekes në malësitë e tropojës Teuta Shala: Kontributi i Sali Ramës në komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora