E shtune, 20.04.2024, 01:43 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ibrahim Egriu: 6 vjet pa poetin dhe artistin komik dibran, Atli Piperku!

E diele, 26.12.2010, 08:57 PM


PERKUJTIM: 6 vjet pa poetin dhe artistin komik dibran, Atli Piperku!

 

Nga Ibrahim Egriu

 

       Sot, më 23 dhjetor*10, mbushen 6 vjet nga dita kur pushoi së rrahuri zemra e komikut të mirënjohur dibran, e aktorit dhe e poetit -Atli Piperkut,  vëllai i kompozitorit më të shquar dibran dhe mbarëkombëtar-Musa Piperkut. Ceremonia e varrimit iu bë ne  Dibrën e  tij  kreshnike.  Qytetarët   dibranë   me   nderime     mëdha u ndanë përgjithmonë prej tij,  duke ia dhënë lamtumirën e fundit, birit të  tyre  të dashur dhe gjithmonë    buzëqeshur-Atliut; i cili ndërroi jetë në Ditelindjen e Krishtit, duke qene se dhe ai ishte ashtu i drejtë, ashtu i dashur dhe aq

fisnik, bujar dhe me zemer te madhe.

 

         Themi kështu sepse,  zemra e tij ka qenë gjithmonë e qërruar nga

nga  egoizmat. „ Zemra  e  qërruar  gjithmonë  është  e  gëzuar “. Ai,  për herë ka qenë i buzëqeshur dhe kurrë s’dinte t’ia thejë zemrën dikujt. Nga    goja e tij rrjedhte vetëm se mjaltë,  ndaj,  me siguri dhe Zoti  i  gjithësisë, njerëzve të tillë do t’u ofrojë vende të këndshme në Parajs, ku rrjedhin lumenj të mrrekullueshëm.

 

          S’na harohen asnjëhrë rolet e tij plot humor në dramën”NITA” dhe në pjesët tjera teatrale. Ai,  asnjëherë s ’dinte  ta ngrejë tonin e zërit e 

të pisket me zë të lartë. Nga natyra ishte i qetë, i ngadalshëm  dhe,  mjaf

tonte edhe pa folë, vetëm se përmes gjestikulacionit të fëtyrës së tij, nje

riu detyrohej të buzëqesh e jo më kur fliste ai.

 

         Atliu, shoku im, me i dashur qe i pari, i cili me inspiroi qe te merrem me dramaturgji. Imi, me thoshte, sa here qe te perpunosh ndonje fabule me nxenesit e tu, dramtizoje: P.sh: Fabulen “Ujku dhe qëngji”, nxirri dy nxënës dhe, duke ua caktuar rolet, do kesh me shume sukses. Ashtu veprova, sic me udhezoi, Atliu i dashur, per here te pare kur fillova detyren si mesues, ne Ternove te Gostivarit. Pra, ai me ngjalli

dashurinë ndaj kesaj gjirie letrare dhe qe korra sukese të mëdha.

         Falënderime o shok e vella i dashur-Atli!

         Në fund te shtatorit ’04, Për të fundit herë erdhi se bashku me bashkëshoerten e tij, Bujaren, Atliu ishte shendoshe e mire, si molla dhe, ne çastin kur, Meska i sherbeu me çokollata, Bujarja tha:

         Jo nuk dua, duke qene se e kam semundjen e sheqerit!

         Menjeherë, nderhyri Atliu i ndjere e tha:

         Une e kam semundjen e krypës.-U qeshem me te madhe te gjithe!

 

             vitet  e ’ 70 -ta,  u  kyç    Lidhjen  e  Studntëve  Kosovarë 

”Përpjekja”, u aktivizua dukshëm në të. Dashuri të madhe ushqente ndaj

popullit të vet të shtypur shekuj me radhë. Ai e deshte  Atdheun  të lirë e demokratik. Po aq e deshte dhe  Kosovën    lirë  e    pavarur. 

Ai merrej dhe me shkrime, shkruante poezi dhe ishte anëtar i Klubit Letrar ”Dibra“.

 

            Afërsia e tij, sjellja e tij fisnike dhe  vyrtytet  e  larta  njerëzore, gjithmonë kanë qenë dhe do të mbesin udhërrëfim për ne dhe për brezërit e ardhshëm. Ai për herë do jetojë i gjallë në zemrat tona.

 

            Dheu i Dibrës i qoftë i lehtë !

            Shpirti i tij i çiltër le të prehet plot dritë !

 

Malme-Suedi 23 dhjetor ’10      Me dhëmbje, dashuri e respekt,

                                                I. Egriu me familje

 

            Dy poezi, që i shkroi 16 vjet më parë, dora e Atliut të ndjerë!

            Fort i dashur dhe i respektuar Ibrahim !

            Ma bëre qejfin që ma dërgove fotografinë,  por ishte diçka më interesante poezia,  të cilën ta kish dedikuar  një  arsimtare  me  përvojë  nga Mitrovica e Kosovës, zonja Xhezide Isufi, me këto vargje:

Kur bën ftohtë e fryn veriu,

të ngrohtë na mban Ibrahim Egriu.

Eshtë njeri si shumë të tjerë,

por që kryn vepra me vlerë.

Në botën e gjërë, ku humbin gjurmët,

ruan arsimin, zgjëron kulturën.

I tregon botës se kush jemi

dhe prejardhjen nga e kemi.

Me këto punë nderon Atdheun

e qet në shesh dhe Skënderbeun. XH. ISUFI

P. S:-Si duket ka njerëz që dijnë të çmojnë kontributin dhe angazhimin e të tjerëve për mirëvajtjen e çështjes kombëtare.-Atliu

 

Ja një poezi të shkurtër, të cilën ua kushtoj fëmijëve të tu: PRINDER TE SHKELQYESHEM

-Lum Ju që keni Ibrahimin,

patë botën, njohët Perëndimin,

të katër djemtë duhet të mburren,

që kanë Ibrahimin e Mensuren.

Prindër të dashur me plot meritë,

të katër djemtë i nxorrën në dritë.

Dritan o babaxhan,

nderoni prinërit !

Qofshin të rinj ose të vjetër,

se prindët Tuaj s’i ka kush tjetër !

Lulëzim e Ti Sazan,

prindërit Tuaj të tjerët s’i kan’,

sukses e fitore në jetë dhe Ti Jashar,

me dëshir’ që harmonia t’u ecë mbar !

Këta udhëzime dhe dëshira të respektimit,

jua dëshiron shoku më i ngushtë i Ibrahimit,

me nostalgji prej së largu si këng’ e fyellit të bariut,

të fala të përzemërta famijlare keni prej Atliut.

            Dibër, më 30 shtator ’94 v.    Me repekt vëllazëror,

                                                Atli Piperku

            E respektuara Mensure dhe i dashur vëlla Ibrahim,

            Duke Ju falënderuar për fotografinë, më inspiroi qëndrmi juaj

në te dhe Ju kushtova një poezi të shkurtër:

Pranë dritares mbi karige ulur

me shikim kah vendlindja e sajë

në një ambient shum’ të bukur

pret një lajm me plot uzdajë.

I ngritur në këmbë-afër shpinës

me buza-gaz tek ajo dritare

qëndron si zogu pran’ Xheraldinës

Ibrahim Egriu nga Dibra e Madhe.

E kam pranë meje fotografinë

ate e sodis unë me respekt

e kujtoj rininë e miqësinë

dhe flas me të në këtë moment.

Me gjithë se mosha e bën të vetën

përsëri shihen shenjat e freskisë

sinqerisht ju them të vërtetën

akoma nuk shoh shenja të pleqërisë.

Pranë meje e mbajta gjatë atë fotografi

ca fjalë me Ju në atë çast bisedova

me plot uzdajë e nostalgji

më në fund të dyve ju përqafova !

Nuk dij se çka më ka inspiruar

me fotografinë duke biseduar

duke Ju uruar çdo të mirë plot shpresë

Ju uroj Vitin e Ri 1995 ( e pesë )

            Dibër, më 20 dhjetor 1994            Vëllau juaj, Atli Piperku

            -Pra,  saktësisht 16-vjet përpara,  Atliu i ka  shkruar  këto vargje, ndërsa para 6 vjet, më 23 dhjetor 2004, ndërroi jetë vëllau e shoku im më i ngushtë e më i dashur i fëmijërisë. 

                  Ndjesë pastë ! Që shpirti t’i prehet plot dritë !

Malme-Suedi 23 dhjetor ’10

                                    Me pietet, dashuri e lotë te pathara:

                                    I. Egriu me familje  



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora