Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Valentin Bruçaj: Krishtelindjet simbol i rilindjes se shqiptareve

| E premte, 24.12.2010, 12:58 PM |


Krishtelindjet simbol i rilindjes se shqiptareve

 

Nga Valentin Bruçaj

 

Krishtelindjet jane festa e nje njeriu, sepse lind njeri. Dhe ne te njejten kohe lind edhe Zot, e vetem dhe i paperseritshem. Krishtelindjet jane festa e te gjitheve, besimtare dhe atesita, te moshuar dhe femije. Atmosfera qe krijohet ne rruge e familje e rend kete feste unike dhe te pakrahasueshme me asnje feste tjeter. Por, ne kontrast me gezimin e ngjyrave, te dritave, te ndnjenjave qe ndajme me njeri-tjetrin, te atmosferes festive qe krijohet ne qytete, fshatra dhe ne intimitetin e shtepive tona, te vjen te mendosh edhe per ata qe jetojne kete feste ne kontekste te veshtira, larg nga familja, ne burg, ne spital apo ne emigracion. Nje mendim spontan te vjen edhe per te gjithe ata shqiptar qe kete feste nuk mund t'a festojne, per motive ekonomike, sociale apo edhe historike. Mendoj se eshte pikerisht ky sensi intim i Krishtelindjeve: ka diçka qe na fton qe mos te dorezohemi, por kontekstet dhe rrethanat e veshtira, t'i konsiderojme nje virtyt qe na mundeson edhe njehere rilindjen tone. Rilindjen tone si shqiptar, si njerz, si te krishtere. A nuk eshte pikerisht ky mesazhi i vertete i Krishtelindjeve? Me lindjen e Krishtit, ç'do njeri dhe ç'do komb eshte i ftuar te rilind edhe njehere. Te zbuloje edhe njehere sensin e gjalle te dinjitetit te tije, te kapacitetit te tije kreativ, te pergjegjesise qe e rend unik, kurajon per te shikuar brenda vetevetes e per te gjetur forcen qe e rend krenar per jeten e tije, familjen e atdheun. Ne nje menyre apo ne nje tjeter, te gjithe kemi te drejte te rilindim edhe njehere, te ringjallim edhe njehere Zotin dhe kulturen tone.

 

Festa e Krishtelindjeve eshte e rrenjosur thelle ne traditat e shqiptareve, duke trasmetuar mesazhin e dashurise per njeri-tjetrin, mendimin xhentil, altruizmin e shpirtit te shqiptareve. Ky lulezim, altruizmi dhe respekti, e pershkruan festen e Krishtelindjeve si momentin me te bukur te vitit dhe te jetes. Dhe ky rast perseritet ç'do vit, ç'do vit shpirti human gjen diversitetin e tije. Maturitetin e tije pergjate rruges se jetes dhe mendimit, deri sa te gjeje veteveten dhe t'a sjelle me vete ne bote, me bindjen se jeta duhet jetuar. Kjo shpjegon aspektin lirik e poetik qe rrethon kete feste: melodite kishtare, kenge te embela, lutje, qe si poezi mund te lexohen thelle ne shpirt, ku lindin fjale te mbushura me ndjenja dhe nostalgji qe arrijne drejt ne esencen e jetes.Vete natyra qe na rrethon ne keto momente fiton nje gjuhe te embel dhe te pafajshme, qe duket se na flet me te gjithe delikatesen e saje, qe na ben te shijojme gezimin e gjerave te thjeshta e te verteta, drejt te cilave zemra jone frymezohet, shpesh here edhe ne menyre te pavetedishme.

 

Nevojitet gjithmone te rigjejme edhe njehere te verteten e Krishtelindjeve, autenticitetin e gjerave dhe rendesine e vlerave qe kjo feste e jashtezakonshme mbart. Historia e njerzimit eshte nje maratone madhe dhe e pandalshme drejt gezimit, lumturise, bukurise, drejtesise dhe paqes ku njeriu tenton gjithmone te shkoje. Tek Krishtelindjet gjejme diçka qe kalon distancat dhe diversitetin, shkurton abiset e persosura te trashendences, diçka magjike qe pushton shpirterat tone, qe psheretine dashuri dhe ngrohtesi, duke hyre brenda ne shpirtin tone. Eshte tek pushtimi i ketyre emocioneve, qe Krishtelindjet na kthejne humanitetin tone te vertete, dinjitetin tone. Tmerresisht te vegjel perballe botes, te paafate t'u pergjigjemi dilemave te jetes, por unik, autentik, secili nga ne i mbushur me shpresa te medha, por edhe me frike te jashtezakonshme. Secili i mbushur me zgidhje te drejta dhe te gabuara, secili i ngarkuar me gabime qe pak a shume kane qene frut i kohes se jetuar, por jashtezakonisht te afte per te dashuruar, kuptuar, rigjetur vetveten duke ecur brenda vetes sone per te arritur te verteten e jetes.

 

Te gjithe kemi nje drite brenda shpirtit tone, qe duhet t'a ndezim qe te ndriçoje fetyrat tona, por edhe fetyren e shoqerise ne te cilen jetojme. Sepse asnjeri nga ne nuk hipen ne skenen e jetes pa lene gjurmet e tije, dhe nuk ka rendesi sa zgjat "spektakeli", rendesi ka, ateher kur bie sipari, pamvarsisht nga duartrokitjet apo fishkellimat,  mes nje pleqerie te pameshirshme apo nje rinie te mjerueshme pa dashuri dhe ideale, duhet te zgjedhim rilindjen. Sepse vetem ne dashuri, ne shpresat e se ardhmes dhe ne jeten e perditshme, njeriu mund te gjeje lirine dhe madheshtine e tije.

 

Shqiptaret mes nje pleqerie te pameshirshme dhe nje rinie te mjerueshme duhet te zgjedhin rilindjen. Rilindjen e kombit nepermjet Krishtelindjeve, sepse si ne asnje vend tjeter te botes, ne Shqiperi Krishti i ngjan kombit dhe historise sone. Krishti lindi njeri, vdiq dhe rilindi Zot, si Gjergj Kastrioti. Edhe Gjergji pati lindur i lumtur si te gjithe femijet e tjere, por "vdiq", per te rilindur Zot(si Krishti) vite me vone. Zot i shqiptareve ne kuptimin e plote te fjales, Zot qe eshte ende prezent ne gjakun e te gjithe atyre qe shqiptar jane nga Nena dhe Babai. Krishtelindjet simboli i lindjes, duhet te jene simbol i rilindjes se shqiptareve, te nje kombi qe ndoshta ende nuk ka vdekur por stendon akoma te rilind.

 

Jane keto mendimet qe jetoje ç'do vit kur pres Krishtelindjet. Dhe do te isha i lumtur te besoja, se te gjithe ata shqiptar qe do te lexojne fjalet e mija, ne fund te zemrave tyre, do te degjojne nje harmoni te pafund. Jam i lumtur kur mendoj se shqiptaret Krishtelindjet i festojne pamvarsisht nga besimi apo liciteti i tyre, dhe nga zemra ju uroj te gjithe shqiptareve kudo qe te ndodhen Gezuar Krishtelindjet.

 

brucaj.zemrashqiptare@yahoo.com