E shtune, 16.11.2019, 02:27 AM (GMT)

Kulturë » Muzikë

The Dreams u bashkuan sërish kenge te re dedikuar Nenes

E premte, 28.12.2007, 04:32 PM


The Dreams

Jo me Ermal Mamaqin por me lider të grupir Florian Mumajesin. Ashtu siç kishin qenë që në fillimet e tyre. E kur u ndanë për ca arsye që ata i rrëfejnë sot për herë të parë. Sepse tani nuk ka më të fshehta. Flori, Soni dhe Eriosti zbulojnë pse janë u bënë përsëri bashkë.

Që Flori Mumajesin ta shohësh shpesh herë të ngjisë e të zbresë shkallët që të çojnë në studion e tij në ambientet e Nrg Radio, kjo nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme.Sepse ai kalon atje pjesën më të madhe të ditës.E ndonjëherë edhe të natës.Këtë e dinë të gjithë. Që të shohësh teksa edhe Soni hyn e del shpesh aty, as kjo nuk përbën habi. Bashkëpunimi i tij me Florin dhe radion Nrg është i hershëm. Ndërsa të shohësh edhe Eriostin që së fundmi bën të njëjtën gjë, kjo po, të bën të dyshosh. Çne tre djemtë e ish-grupit The Dreams, të ndarë prej kaq shumë vitesh, të shihen kaq dendur së bashku? Mos vallë…? Në fakt po. Është e vërtetë. The Dreams u ribashkuan! Pas shtatë vjetësh të ndarë…

Atëherë ishte data 31 dhjetor e vitit 2001, ora dymbëdhjetë e pak minuta. Ishin të ftuar në koncertin e Vitit të Ri në sheshin para Teatrit të Operës dhe Bletit. Menjëherë sapo shijuan edhe të fundit duartrokitje dhe lanë skenën, Flori, Soni dhe Eriosti do të vendosnin pikërisht në atë moment që të ndaheshin. Ajo ishte hera e fundit që The Dreams kënduan së bashku. Kishte ardhur koha që të vinin në jetë atë plan që prej kohësh e bluanin në mendje. E kishin ditur që kjo nuk do të zgjaste përgjithmonë. Dhe ja momenti për t’i dhënë fund kishte ardhur. Tani që kanë kaluar shumë kohë, ata për herë të parë tregojnë se nuk ka qenë aspak e lehtë, se sa shumë e kanë ndjerë ndarjen e sa të vështirë e kishin që të zhbënin një çast të vetëm ëndrrën e tyre. E dinin edhe që nuk do të mund të rezistonin gjatë.Ndaj edhe që nga ajo ditë e deri shumë kohë më pas,të tre djemtë do të gjenin shumë herë rastin për të thënë se kjo ishte një ndarje e përkohshme. Se do të vinte dita kur ata të tre të ishin sërish bashkë. Por se kur do të ndodhte kjo, as njëri e as tjetri nuk dinin ta thoshin. As ata vetë nuk kishin më të voglën ide se kur mund të bashkoheshin sërish simë parë. Në atë kohë dinin vetëm kaq: që ndarja ishte e pashmangshme. Arsyet?
“Sepse unë kisha një tjetër vizion, kisha menduar një tjetër rrugë. Doja të ndiqja ëndrrën time”, rrëfen Flori shkaqet që e çuan të largohej nga The Dreams. E ndërsa ai menjëherë pas kësaj do të fillonte një karrierë të tijën, që shumë shpejt do të dëshmonte se vendimi që mori në atë kohë për të mos qenë më pjesë e grupit nuk kishte qenë aspak një kapriço, aspak mendjemadhësi, siç shumëkush nxitoi të hamendësonte, dy djemtë e tjerë do të vazhdonin ta mbanin edhe për pak kohë grupin. Vendin e Flori Mumajesit asokohe do ta zinte Ermal Mamaqi dhe grupi edhe pse me një frymë tjetër do të vazhdonte sërish të prodhonte hite.Derisa pas një farë kohë nuk do të shiheshin më në skenë bashkë. Ndërkohë, menjëherë pasi u nda nga grupi, Flori vijoji një karrierë prej solisti, duke krijuar këngë për veten e të tjerët, Soni duke vazhduar bashkëpunimin me Nrg Radio e Eroisti me të tjera bashkëpunime muzikore. Ama kjo nuk do të thoshte aspak se miqësia me njëri-tjetrin kishte marrë fund njëherë e mirë. Ata nuk ishin më pjesë e një grupi, por vazhdonin të ishin miq të mirë. E jo vetëm kaq. Vazhdonin edhe të bashkëpunonin me njërit tjetrin për projektet muzikore personale. Pikërisht i tillë ishte edhe ky I fundit që do të shënonte kthesën e madhe. Flori ishte duke kompozuar një këngë për Eriostin. “Deri në atë çast Flori më kishte dhënë shumë ide dhe variante. Të gjitha më pëlqenin, por për asnjërën nuk isha e bindur. Kërkoja diçka tjetër dhe nuk po arrija të vendosja, deri në momentin kur Flori vuri duart mbi tastierë dhe krijoi atë muzikë që të dy do të na trondiste dhe aty do të merrte fillin një këngë për nënën”, tregon Eriosti. Por ndërsa të dy punonin, e ndërsa këngës do t’i shtohej edhe zëri i Florit, të dy kishin filluar ta ndjenin se The Dreams sapo kish filluar të rikrijohej, se ajo kënga ishte 100 për qind The Dreams. Pas një telefonate, në studio do të mbërrinte menjëherë Soni dhe… kaq ishte: The Dreams-at u bashkuan sërish. Por nëse i pyet të përgjigjen që të tre njëzëri se e gjitha kjo ishte thjesht një rastësi. Ata kthimin e kishin menduar herë pas here. Por vetëm kaq. Nuk kishin bërë asnjë plan. Nuk kishin menduar asnjë kohë e as nuk kishin shënuar ndonjë takim për të folur rreth kësaj. “Ndodhi sepse The Dreams për ne është një dashuri e madhe që vështirë se do të rezistonte gjatë pa shpërthyer”, thotë Soni.Kanë kaluar shtatë vjet. Që nga dita kur u ndanë e deri shumë kohë më vonë, me gjithë ndarjen e grupit, të tre djemtë u identifikuan gjatë si Flori i The Dreams, Soni i The Drams, Eriosti i The Dreams. E pikërisht kur kjo lidhje kishte filluar pak e nga pak të mos bëhej më, kur që të tre kishin filluar të thërriteshin Flori Mumajesi, Soni NRG dhe thjesht Eriost, ja ku vjen përmbysja që i vendos sërish të tre nën logon e grupit që çmendi të rinjtë. Sepse tani gjithçka është vendosur: ata janë sërish bashkë.Veçse me shumë ndryshime nga koha e shkuar. Tani janë më të rritur, por edhe më të pjekur profesionalisht, kanë më shumë eksperiencë sesa atëherë kur ishin thjesht tre çunakë të talentuar që krijuan hite njëri pas tjetrit e që dëshmuan se nuk kjo nuk ishte aspak një lojë që bëhej për t’u dukur. Ata e kishin seriozisht. Aq seriozisht sa nuk do ta linin me aq, thjesht me një këngë të bukur që inçizohej sa në një kasetë në tjetër. Sepse nuk do të vononin të pushtonin festivalet seriozë e do të ktheheshin në grupin më të preferuar. Edhe pse pastaj do të ndaheshin. Tani ata janë në gjendje të marrin edhe vendime të rëndësishme për karrierën e tyre. E një ndër ta është edhe ky: të rikthehen sërish bashkë.

Sërish 31 dhjetor

Ka pak ditë që janë kthyer nga Maqedonia, ku kanë xhiruar videoklipin e këngës “Dedikuar nënës”, që mban firmën e The Dreams, me tekst të Getoar Selimit.Kjo është kënga e parë që ata kanë realizuar të tre bashkë pas kaq kohësh. Gjithçka është bërë me shpejtësinë e erës. Shpejt e shpejt udhëtimi (që sigurisht u ka kthyer edhe njëherë në çmenduritë e dikurshme e batutat në punë e sipër), shpejt e shpejt xhirimet, shpejt e shpejt kthimi. Klipi është realizuar brenda një studioje të ftohtë, ndërsa jashtë bora kishte shtruar. Por nuk kishte kohë për t’u kujdesur për ngrohjen e për kushtet. Klipi duhej mbaruar sa më shpejt. Po pse? Ata përgjigjen me një frymë: “Që të transmetohet më 31 dhjetor. Ditën kur plot shtatë vjet më parë ne vendosëm të ndaheshim”. Ndaj edhe gjithçka nisi e përfundoi brenda një jave. Dhe më 31 dhjetor, kur ky vit të jetë duke perënduar, ata do të jenë sërish një ndër grupet më të preferuar në Shqipëri. Veçse nuk
e dinë se ç’do të bëhet më tej. Nuk e dinë nëse do të ndahen sërish.Ende nuk kanë menduar për ndonjë këngë tjetër. A nëse do të kenë një album nuk dinë të të thonë. Për momentin janë duke pritur me qetësi këngën e parë. Të tjerat ia kanë lënë kohës.
Ama një gjë e dinë me siguri: The Dreams u kthyen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT