E marte, 16.04.2024, 08:03 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mustafa: Në shtator domosdo zgjedhje të reja

E merkure, 22.12.2010, 07:00 PM


Prishtinë, 22 dhjetor 2010 - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se në shtator domosdo duhet të mbahen zgjedhje të reja parlamentare, ndërkohë deri atëherë ai thotë se vendi duhet të drejtohet nga një qeveri teknike. Në një intervistë dhënë "Kohës ditore" ai ka dhënë sinjale se, pas certifikimit, do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe do të bëhet pjesë e Kuvendit, duke shprehur zotimin se LDK ja nuk do të bëhet shkaktare për të prodhuar vakum institucional. Pavarësisht kësaj, Isa Mustafa nuk do të jetë njeriu që do t'ia urojë fitoren Hashim Thaçit. S'do ta bëjë këtë, pasi konsideron se urimi do të ishte i pasinqertë. Rezultati i certifikuar, sipas tij, nuk do të shprehë vullnetin e vërtetë të qytetarëve, ngaqë konsideron se është i manipuluar. E në manipulim përfshin, jo vetëm PDK në, por edhe mekanizma të tjerë institucionalë e jashtinstitucionalë. Pandeh edhe ndërkombëtarët, për të cilët thotë se nuk e thanë të vërtetën për zgjedhjet në Kosovë. Pavarësisht këtyre, Mustafa thotë se se nuk ka mundur të ofrojë fakte për t'i bindur mekanizmat shtetërorë që të anulojnë votat në qendrat ku janë parë manipulime, në mënyrë që të shkohet në rivotim. Ai ka theksuar se janë të domosdoshme ndryshime rrënjësore ligjore, duke përfshirë edhe lejimin e kamerave në vendvotime, në mënyrë që të evidentohen të gjitha abuzimet me vota në zgjedhjet e ardhshme. Mustafa është i bindur që Hashim Thaçi nuk do të mund ta formojë qeverinë. Pas bisedave me zyrtarë të AAK së e të AKR së, ai thotë se me ata ndan mendimin e njëjtë se zgjedhjet e sivjetme janë lënduar në masë, kryesisht nga PDK ja. Shprehet skeptik nëse ndonjëra prej këtyre dy subjekteve do t'i bashkohet PDK së në qeverisje, por thotë se nuk do të mundohet ta bindë ndonjërën se si duhet vepruar. Ai ka folur vetëm për partinë e tij, LDK në, për të cilën konsideron se duhet të mësohet me rolin e ri, atë opozitar. I pyetur nëse ka plane për përmbysje të rezultatit, nga ky preliminar që është tani, Isa Mustafa tha: "Unë mendoj se domosdo duhet të shkojmë së shpejti në zgjedhjet e reja, sepse është e pamundur, të themi, që organet, edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, edhe Qeveria e Kosovës, të ketë legjitimitet të qëndrueshëm. Neve nuk na nevojitet një Kuvend dhe një Qeveri pa legjitimitet. Mirëpo, megjithatë mendojmë se kjo duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje të brendshme që duhet të bëhet në mes të partive politike, në mënyrë që Kosova të mos mbetet pa institucione dhe unë konsideroj që një Parlament duhet ta bëjmë, i cili duhet të funksionojë ashtu siç është, por që ta caktojmë një periudhë e cila nuk mund të jetë më e gjatë se shtatori i vitit të ardhshëm, në të cilin Kosova domosdo duhet të shkojë edhe t'i bëjë zgjedhjet, sepse këto zgjedhje nuk i sigurojnë legjitimitet Kosovës, sidomos për punët e mëdha që na presin në periudhën e ardhshme". Nëse LDK ja do t'i pranojë ose jo rezultatet e zgjedhjeve, Isa Mustafa dha një përgjigje të paqartë. "Rezultatet, do të vendosim, do të ulemi, sepse nuk varet vetëm nga vullneti im individual. Do ta bisedojmë në Kryesi (të partisë). Në qoftë se ka nevojë, në Këshillin Qendror. Por, nuk jemi për atë që të kemi vakum institucional". Ndërkaq sa i përket hyrjes në Kuvend të LDK-së, Mustafa tha se për këtë çështje do të vendoset në forumet partiake. "Çështja e hyrjes në Kuvend është një çështje shumë e madhe, është një vendim shumë i madh... (vendimin) do ta marrë Kryesia ose Këshilli Qendror, për të cilin ne do të vendosim pasi që të përfundojë procesi. Por ne domosdoshmërisht do të jemi përgjegjës që Kosova të mos mbesë pa institucione, sepse nuk dëshirojmë që asnjë ditë të kemi vakuum institucional në Kosovë", tha mes tjerash Isa Mustafa në këtë intervistë. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora