E merkure, 24.04.2024, 10:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Nderohet Esad Mekuli

E hene, 20.12.2010, 10:07 PM


Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka mbajtur Takimin Letrar Esad Mekuli

 

Nderohet Esad Mekuli

 

Në Institutin Albanologjik Lidhja e Shqiptarëve të Kosovës ka mbajtur Takimin Letar Esad Mekuli, në të cilin është organizuar sesioni letrar “Krijimtaria letrare e Esad Mekulit”, ndërsa drejtori i Bibkiotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, dr. Sali Bashota, për nder të poetit Esad Mekuli e për nder të ditës së emrit të Shkollës Fillore “Esad Mekuli” të fshatit Caravik të Komunës së Klinës, i ka dhuruar asaj shkolle mbi një mijë libra, kryesisht letrarë

 

Epoka e re/18.12.2010, f. 13/ Zanë ZYBA

Prishtinë, 17 DHJETOR – Në Takimin Letrar Esad Mekuli, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK), të Premten në Institutin Albanologjik është mbajtur sesioni letrar “Krijimtaria letrare e Esad Mekulit”

Fjalën hyrëse e ka mbajtur kryetari i LSHK-së, Adem Demaçi, i cili ka thënë se Mekuli arriti ta nxjerrë një revistë, e cila ka qenë shkollë atdhetare,  për të gjithë shqiptarët. “Revista “Jeta e re” ka qenë histori atdhetare asokohe për ne, ka qenë vend ku mblidheshim atdhetarët, poetët, njerëzit e dijes. Ai në ato kushte e në ato rrethana dinte me mjeshtri në një pushtet rigoroz të drejtonte një revistë me një sukses të jashtëzakonshëm. Kjo revistë dilte në 7 mijë copë, lexohej shumë, përcillej shumë. Lexohej edhe nga pushtuesi, ka thënë Demaçi, duke shtuar se Mekuli fliste shumë pak, por punonte natë e ditë.

Demaçi ka theksuar se shoqëria jonë i ka shumë borxh Esad Mekulit, sepse ai dinte t’i mblidhte njerëzit afër vetes, ta organizonte zhvillimin e një letërsie, t’i vendoste themelet e këtij vendi.

Akademik Rexhep Qosja është paraqitur me kumtesën e tij “Esad Mekuli”. Ai ka thënë se krijimtaria e Mekulit është lënë në heshtje të gjatë. “Pas një heshtje pak a  shumë të gjatë në të cilën e kemi lënë krijimtarinë e Esad Mekulit, sot po e përkujtojmë atë. Kur e përkujtojmë Esad Mekulin, ne e përkujtojmë poetin, kryeredaktorin e “Jetës së re”. Kur e përkujtomë Esad Mekulin ne në të njëjtën kohë përkujtojmë njeriun e tik, dhe është e nevojshme ta përkujtojmë këtë njeri etik, ta përkujtojmë për ne sot dhe për ata që do të vijnë pas nesh”, ka deklaruar Qosja, duke shtuar se Esad Mekuli përcepronte si një njeri i qëndruar i fjalës, njeri në të cilin mund të mbështeteshe në çdo kohë, njeri i përkushtuar ndaj vlerave në përgjithësi, sidomos ndaj vlerave kulturore, i cili në vazhdimësi u shmangej ofertave për karrierë politike. “Indiferena e tij për politikën ishte unike. Me “Jetën e re”, me përkthimet, posaçërisht me vargjet e tij ai do të ushtrojë ndikim shumë të madh. Vështirë se mund të gjendej dikush në Kosovë, vështirë se mund të gjendej një shqiptar në ish-Jugosllavi, i cili nuk kishte dëgjuar për tre emrat e të njëjtit njeri Esad Nokshiqi, Esad Hoxha dhe Esad Mekuli, ka thënë Qosja.

Sipas tij, shqiptarët duke i dëgjuar këta tre emra dhe duke i dëgjuar vjershat e tij, dëgjonin jehonën e meditimeve, të besimit dhe shpresës së njeriut “Esad Mekuli e nderojmë  dhe e duam për gjithëmonë, sepse ishte poeti, ishte mësuesi dhe ishte zëdhënësi ynë, në një kohë kur edhe poet edhe mësues edhe zëdhënës kishte shumë pak. Në kohën kur ishte vështirë të ishe poet, ishte vështirë të ishe mësues dhe kur ishte shumë më vështirë të ishe zëdhënës i popullit tonë”, ka deklaruar Qosja.

Me temën “Kosova në poezinë e Esad Mekulit” është paraqitur prof. Dr. Isak Shema. Sipas tij, jeta dhe krijimtaria e Esad Mekulit që nga koha kur ai ishte nxënës i Gjimnazit të Pejës dhe deri në fund të jetës së tij lidhet me Kosovën. “Si personalitet i shquar i letrave shqipe, i jetës kulturore arsimore e shkencore, si poet shqiptar i viteve ’30, si hartues i shumë shkrimeve publicistike, si autor i disa vepravE të botuara që nga gjysma e shek 20, në të gjitha periudhat historike në të cilat kaloi vendi, dha një kontribut të çmuar dhe të jatëzakonshëm për zhvillimin e gjithëmbarshëm të atdheut”, është shprehur Shema.

Ramiz Kelmendi ka lexuar kumtesën me titull “Tërë letrarët e Kosovës kanë dalë nga mëngët e Esad Mekulit”, shoku Esad, baci Esad. Kohë e shkuar vëret 60 vjet, por jo edhe aq e largët, në mënyrë të veçantë jo e harruar, një kohë e paharruar, sepse nuk ke si ta harrosh zanafillën dhe ta kujtosh djepin që na përkundi,  qafat tona të para, belbëzimet tona si i quajti Esadi, përjekjet, mundi, vetëmohimi, letrat,  këshillat e tij,  dhe ngazëllimet e pafund për lindjen e penave të reja dhe mburrjen e madhe për pushtimin e gjinive të reja krijuese”, ka deklaruar Kelmendi.

Me kumtesat e tyre janë paraqitur edhe prof. dr. Myrvete Dreshaj- Baliu me temëm “Esad Mekuli dhe “Jeta e re”, Mr. Fadil Greiçevci me temën “Esad Mekuli në kritikën letrare” etj.

Më pas në Bibliotekën Kombëtare dhe Univesitare të Kosovës është mbajtur një Akademi Letrare “Bardi i rilindur”, në të cilën aktorë të ndryshëm kanë recituar poezitë e Esad Mekulit. Në fund të këtij takimi Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës ia ka dorëzuar çmimin “Esad Mekuli” për krijimtari letrare shkrimtarit Rexhep Hoxha.

Ndërsa drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, dr. Sali Bashota, për nder të poetit Esad Mekuli e për nder të ditës së emrit të Shkollës Fillore “Esad Mekuli” të fshatit Caravik të Komunës së Klinës, i ka dhuruar kësaj shkolle mbi një mijë libra, mbi 400 të BKUK-së, të tjerat kanë qenë nga shtëpitë botuese “Rozafa”, “Artini”, Instituti Albanologjik etj.

 

Kaq ka shkruar gazetarja Zanë ZYBA, ajo nuk e ka përfshi diskutimin tim!?!

 

Në foltore u paraqit edhe Kadri Mani:

Të nderuara zonja dhe zotërinj, e nderuara familje e Esad Mekulit, pas burgosjes së  veprimtarit Vezir Uka, unë kam shkuar në vendin e tij në redaksinë e revistës “Jeta e re”, në vndin e punës administrator-daktilograf.

Duke i rregulluar sirtarët, gjeta një letër ku Veziri i shkruante një shokut të vet:

“Jam duke marrë pjesë në një fushë të gjanë të gjuhës shqipe te M. Surdulli...”- e mora vesh se ajo ishte një letër ilegale dhe se aty punohet për çështje atdhetare; fill e dogja letrën dhe isha vigjilent në çdo hap, edhe këtë vjershë (pa theksim të përkushtimit) kurrë nuk e ka dijt kush se kujt ia kam kushtuar, madje as familja ime deri më sot!

 

 

ME TY

/Dr. Esad Mekulit/

 

Me ty jam afër edhe kur jam larg

Me ty bisedoj në ëndërr dhe i zgjuar

Me ty fjala kurrë më s’do ketë lak

Me ty jemi nga një brum të gatuar...

 

Me ty do bisedoj për vuajtjet tona

Me ty do lundroj në detin e qentë

Me ty në fluturime lart kah hëna

Me ty në luftë të pathyer përjetë.

 

Kadri Osmanj

Prishtinë

 

(Revista “Jeta e re” nr. 1/1972, f. 149)

 

Nëpunësit e redaaksisë po i tregonin drejtor Esadit se shpesh po vie në Redaksi një udbash, po i përshëdet me si jeni çuna dhe çfarë kemi të re?- po shikon raftet, librat... Esadi i oporosit nëpunësit që sapo të vijnë udbashi ta njoftonin... dhe s’kaluan 3-4 ditë, ja udbashi... vrik e njoftojnë Esadin dhe ai Esadi i urtë e gjuhëmbël, sakaq u shndërrua në luan, brofi nga karriga dhe iu sul udbashit:

-Kush je ti!?

-Unë jam inspektor i Punëve të Brendshme...

-Ti sje askushi e kurrkushi! Dil jashtë!

-Shoku Mekuli...

-Nuk jam unë shkok për ty, dil jashtë, s’ke ardhur me anë të rrugës zyrtare, unë jam drejtor, këtu ka rregull, pa asnjë fjalë- dil jashtë!

Dhe kjo ka qenë “vizita” e fundit e UDB-së në redaksinë e revistës “Jeta e re”.

Kur po flasim për Esadin, duhet të theksojmë se familjarisht kanë qenë dhe janë një familje e shkolluar dhe e emancipuar: vëllai i Esadit, Hasan Mekuli i ndjerë, ishte gjimnazist në Andrijevicë në Mal të Zi: duke shkuar në shkollë, takon një grua me një fëmijë të sëmurë në grykë. Ia merr fëmijën që t’i ndihmonte asaj nëne, por fëmija vdes, e nëna kthehet te shtëpia... Hasani e merr vesh situatën e rëndë shëndetsore të popullatës së atjeshme dhe betohet ta studiojë medicininën... por për stusimin e medicinës atëherë qenka dashtë një rekomandim... dhe kështu i pamudësohet studimi... pastaj e sturion letësinë jugosllave...

Edhe e bija e Esadit që është këtu prezente, Dr. Drita Mekuli, shefe e Repartit të Endokrinlogjisë, në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës, po i qëdron besnike rrymës atdhetare të babait: ajo me përpjekje të mëdha po i përballon intervenimet e të njohurve të familjese së tyre të madhe... të gjithë duan të vizitohen tek ajo... edhe autorit e këtyre radhëve ia ka shpëtuar jetën!

 

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora