E shtune, 20.04.2024, 05:27 PM (GMT+1)

Faleminderit

Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu

E hene, 20.12.2010, 11:00 PM


Në përkujtim të 10-vjetorit te dëshmorit, shprehet xhaxhai i tij z. Ibrahim Egriu, të afërmit dhe miq të dëshmorit:


P Ë R K U J T I M NE SHENJE TE 10 (DHJETE) VJETORIT TE VDEKJES

(Kushtuar luftëtarit Naxhi Egriu, i cili dy herë u ballafaqua  me vdekjen).

Sot, më 20 dhjetor ’10,  mbushen dhjetë vjet nga dita kur në moshën 42-vjeçare pushoi së rrahuri zemra e luftëtarit të  lirisë, pjesëmarrës në Betejën e lavdishme dhe heroike të Koshares Snajperisti i dalluar i U Ç K-së   Gjatë shërbimit në Armatën e SH B A-së

               (djali i prindërvet atdhetarë të ndjerë, Din dhe Anifet Egriu)

Dy ditë para se të ndërrosh jetë ta dëgjova për të fundit herë  zërin  tënd  jo  të  zakonshëm, por të vendosur duke më thënë:-Xhaxhi Imi, kam vendosur të  udhëtoj  për Preshevë  që  të luftoj tog së bashku  me luftëtarët trima të  U  Ç  P  M  B-së. Të  luta  që  të  mos  shpejtosh, sepse  akoma  s’ishte dhënë Kushtrimi, por Ti, për herë të parë në jetë s’e pranove këshillën time,  o Naxhi, nip i dashur !  E  dëgjove  zërin  e  shpirtit  tënd,  që  s’të  dhimbsej  fare jeta  të  bëhesh  fli për Atdhe, për Kosovën e lirë sovrane,  të bashkuar me trungun amë  dhe  për Dibrën e Madhe që aq shumë e deshe, e cila s’të harroi, por të nderoi  duke  ia  vënë  rrugës  me mbishkrim sllav „J. N. A.“ , emrin tënd, :-Naxhi EGRIU-dëshmor i lirisë!

Ndërsa Ti sa ishe gjallë deklarove: „Kudo që shkilen të drejtat dhe  liritë  e  shqiptarëve  do shkosh që t’i mbrojsh pa marrë parsysh çmimin  e  jetës, dhe, porsa u bëre gati që të  nisesh për Preshevë, në zyrën e T M K-së, në Brooklyn, nga gjakderdhja në tru, ndërrove jetë dhe, vdekja e parakohëshme  t’i  fashiti dëshirat e tua të zhurritura për  t'i  ardhur  në  mbrojtje vatanit sa herë që e kërkonte nevoja. Rrëfejnë: Florin Krasniqi, Shef i zyres së T M  K-se në

Brooclyn, veprimtari i U Ç K-Muharem Dovolani dhe bashkëluftëtarët e tij.

Dheu i Baffallos në SH B A, të qoftë i lehtë!-Lavdi !

Me pietet e krenari dhe me dhëmbje e lotë akoma të patharë e  përkujtonë: - Bashkëshortja Shemsia dhe bija -Iliriana, vëllezërit e motrat:Naimi, Emini, Arifi, Diana e Dhurata, xhaxhi i tij, Ibrahim Egriu me familje në Suedi, halla: Nezvere,  kushërirat: -Memnune,  Shqipe,  Anifet, Esati  dhe  tërë  farefisi,  miqët  e shokët  nga  Dibra e Madhe, SH B A,  Shqipëria,  Kosova dhe Skandinavia.  

 

 E L E GJ I

Ku e le Ilirianën o Naxhi,

u flijove shum’  herët per liri,

ne Koshare shkove me luftue,

motrat e vëllezrit me i çlirue!

 

                        

 

Vëlla, Ibrahim Egriu!

Me dhimbje të thellë përkujtoj 9-vjetorin e vdekjes së ish luftëtarit të UÇK-së dhe entuziastit të flaktë për t´iu bashkangjitur luftëtarëve të UÇPMB-së.

Naxhiu si luftëtar dhe patriot i çështjes së madhe kombëtare shqiptare kreu detyrën e shenjtë duke u bashkangjitur në radhët e UÇK-së në Koshare për të zhdukur pushtuesin e fundit serbofashist nga trojet tona autoktone shqiptare.

Naxhiu ishte revolucionar meqë nuk i bindej pacifizmit të moderuar rugovist, ndaj me pushkë në krah udhëtoi nga Amerika e pasur dhe e bukur drejt çlirimit të Kosovës më të pasur dhe më të bukur.

Pjesëmarrja aktive e luftëtarit dhe trimit Naxhi EGRIU tregoi se luftëtarët e lirisë kanë një ideal dhe një qëllim kombëtar, pa marrë parasysh se ku luftohet. Kudo që preken trojet tona etnike është tokë shqiptare. Kështu amanet e kemi nga të gjithë trimat shqiptarë që ranë heroikisht për çlirimin e atdheut - për të mos vdekur kurrë.

Juve dhe mbarë familjes suaj, si dhe vëllezërve e motrave të Naxhiut ju shpreh ngushëllimet e mia të thella!

Lavdi e përjetshme dëshmorit, Naxhi EGRIU!

Beqir Elshani

 

P.S:Për telegramet ngushëllues, familja Egriu, falënderon nga zemra letrarin, veprimtarin dhe atdhetarin e dëshmuar, vëllain tonë, Beqir Elshani, deputetin e Kuvendit të Kosovës, ish të burgosurin politik shumëvjeçar dhe luftetar i U Ç K-së, z. Berat Luzha; ishambasadorin e Shqipërisë në O K B, Z. Bashkim Pitarka, aktivistin e ekonomistin dibran, Lirim Jegeni, kryetrin e deshoreve per rrethin e Tropojes, z.Selim Musaj-(djal deshmori) TROPOJE-SHQIPERI, Prof. Latif Nallbani, ish drejtor i Gjimnazit te Kacanikut dhe  mikun tim te cmuar. Dr. Sulejman ABAZI (NESHAJ)-Tirane.

 

Nderime dëshmorit të Koshares
I nderuar Imi!
Me vonesë e lexova përkujtimin për dëshmorin
Naxhi Egriu, ngase isha në fshat për festën e Bajramit, kur nuk mundja ta hap postën elektronike.
Si çdo shqiptar tjetër, më bëri përshtypje përkushtimi i dëshmorit dhe nipit tuaj,
Naxhi Egriut, i cili dha kontributin e tij të madh për çlirimin e vendit, Atdheut tonë të përbashkët. Eshtë për çdo respekt dhe admirim vepra e tij, përkushtimi i tij, sidomos kur merret parasysh ardhja e tij në Kosovë nga larg, nga SHBA-të, sepse Atdheu, sipas tij, ishte një dhe i pandarë. Atë nuk e pengonte të luftonte për Kosovën dhe as për Preshevën, troje këto të shkëputura nga trungu kombëtar, ashtu siç do të luftonte, po t’i vinte rasti, për vendlindjen e tij - Dibrën e Madhe.
Dibra ka dhënë shumë për çështjen tonë. Ka dhënë shumë trima, burra, dëshmorë e heronj, të cilët në altarin e Atdheut lanë më të shtrenjtën – jetën e tyre.
Njëri nga ata ishte edhe Naxhi Egriu, burri i madh i Dibrës plakë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
Juve – qëndresë dhe krenari!
I juaji, Berat Luzha, Kaçanik
I burgosur politik shumevjecar dhe deputet ne Parlamentin e Kosoves

 

Përvjetor i vdekjes se luftetarit te clirimit te Kosoves, Naxhi Egriu?

Bashkim Pitarka (bashkimpitarka@yahoo.com)

I dashtur z.Ibrahim,

Ju falenderoj nga zemra qe me kujtoni duke me derguar njoftimet shume te vyera ne perkujtim te ditelindjes se birit trim dibran, Naxhi Egriu. Sot ne kete pervjetor te vdekjes se ketij luftetari trim per clirimin  e Kosoves martire me jep rastin  te ndjehem krenar per te dhe per vepren e tij e te mijra djemve shqiptare nga Kosova, Dibra, Shqiperia,etj. qe dhane jeten apo luftuan me arme ne dore per clirimin e tokes se shenjte kombetare, Kosoven e pamposhtur. Ne kete dite perkushtimi per heroin s'ka si mos te kujtojme prindrit e tij patriote e atdhedashes Dine dhe Anife Egriu, qe i sollen ne jete dhe i ushqyen femijte e tyre me dashurine e patriotizmin atdhedashes, i cili tek ata te dy dhe gjithe familja Egriu kane qene dhe jane ne shkallen me te larte.

Qofte i perjetshem kujtimi i tyre!

Pranoni perqafimet dhe pershendetjet vellazerore te familjes dibrane Pitarka dhe te familjes gjakovare Mati(Sadie Mati quhet ime shoqe dhe i jati i saj ishte nga Gjakova).

Juaji: Bashkim Pitarka

 

 

Nga:

Bashkimi Demokratik Kombëtar

Dibër e Madhe

 

Përkujtim

( Dedikuar luftëtarit dibran, i cili më 20 dhjetor të 2000, sot mbushen 10-te  vjet nga dita, kur pushuan të rrahurit e zemrës së luftëtarit, djalit tonë të qytetit, që na la me zemër të thyer e me mall shumë, që sot me respekt e kujtojmë veprën e tij të pavdekshme për gjithë ne.

E nderuara familja Egriu,

Bashkëshortja Shemsie dhe ju bija e jone dibrane, Iliriana, 

me të gjithë te afërmit e tuaj te familjes së gjerë Egriu ne Amerikë,

Dibër dhe Shqipëri , shokëve e miqve nga Kosova na lejoni t’i bashkangjitemi përkujtimit tuaj dhe tonit, me rastin e shtatë vjetorit të vdekjes së luftëtarit të ndjerë z.Naxhi Egriut që me veprën e tij nderoi Atdheun, kombin dhe rriti vlerat tona të qyteti legjendar  të Dibrës, duke farkuar amanetin tonë se për atdhe fli duhet me ra.
Sot me respektet më të mëdha të gjitha partitë, populli përkujton idealin dhe veprën e tij, që në të ardhmen do të shërbehen si udhrrëfim për bijtë tanë dibran, se si duhet  dashur kombi dhe atdheu.

Partitë si motra ne Dibër me plotë të drejtë rrugën "J.N.A". e pagëzuan me emrin e heroit tonë legjendar të ndjerë "Naxhi Egriu" që për gjeneratat qe do vinë do jetë udhrrëfim për heroizmin e tij rinor.

Me respekt :

Dheu i Buffallos në Sh.B.A, të qoftë i lehtë I

Lavdi, Lavdi,...I

O trim O Naxhi....

i pavdekshëm do të mbesish, për gjithë ne !

 

Me respekt Përkujton  luftëtarin e ndjerë, Naxhi Egriun:

Bashkimi Demokratik Kobëtar, Dega -Dibër

Kryetar: Lirim Jegeni

10-vjetori i vdekjes se deshmorit, Naxhi Egriu.

Pershendetje i nderuari Prof. Imi! 
Me lejoni qe edhe une t'i bashkangjitem, me shpirt e me zemer, perkujtimit te familjes suaj per Deshmorin e Kombit, Naxhi Egriu!
Deshmoret e Kombit jane kapital dhe identitet kombetar, pa te cilet jeta jone nuk do te kishte kuptim.
Ata nuk jane vetem te familjes, por familjes i takon me shume te jete krenare per birin e saj qe ia fali Atdheut dhe lirise sone!
Liria paguhet vetem me nje çmim: me gjakun e bijeve me te mire te Atdheut.
Lavdi jetes dhe vepres se tyre!


10-vjetori i vdekjes se deshmorit, Naxhi Egriu.
E nderuara familja Egriu,
I nderuari Imi,
Nëntë vjetori i vdekjes së nipit Tuaj, dëshmorit të kombit, duhet të na bëjë dhe të na gjejë shumë krenar për shkakun se patëm trima të tillë, të cilët ditën t'ia falin jetën atdheut, sepse atdheu pikërisht aso kohe kërkonte trimat si ishte edhe nipi Juaj, Naxhi Egriu.
Më lejoin të marr pjesë në dhembjen e Juaj dhe edhe unë ta ndez një qiri, këtu në Prishtinë dhe ta përkujtoj me djemtë dhe vajzën time, me nipër e me mbesa këtë pëvjetor që krenarisht dhemb, duke Ju treguar atyre se kush ishin ata që na sollën lirinë.
Latif Nallbani


10-vjetori i vdekjes se deshmorit, Naxhi Egriu.
imi.egriu@hotmail.com

 

I dashtur Zoti Imi Egriu,

Une dhe familja ime bashkojme zerin tone me te gjithe bashkatdhetaret shqiptaret  per te shqiperuar fjalet"I perjetshem mbetet Deshmori i Kosoves Martire, Naxhi Egriu!" Gjaku i tij nuk shkoi kot, ai i dha jete lirise e pavaresise qe gezon sot populli i Kosoves.

Ne keto dite perkujtimi familja Pitarka qendron prane jush me respekt e krenari.

Pershendetje vellazerore,

Bashkim Pitarka


From: sulejmanabazi@yahoo.com
Subject: Re: 10-vjetori i vdekjes se deshmorit, Naxhi Egriu
.

imi.egriu@hotmail.com

Pershendetje i nderuari mik!

Faleminderit per mesazhin plote kuptim qe me dergoni ne perkujtim te vepres se Deshmorit te Kombit Shqiptar Naxhi Egriut. Te gjithe ndihemi krenar per sakrificen sublime te njerzve qe aq shume e kane dashur dhe e duan Shqiperine tone. Do te kalojne edhe 90 vite te tjere dhe emri dhe vepra e njerzve qe i kane dhene dhe po i japin lavdi ketij Kombi, do te kujtohen me respekt te thelle e mirenjohje te pakufij. Duke perfituar nga rasti, ju falenderoj sinqerisht nga zemra qe me dergoni shpesh here materiale te plota ne njohje te vepres se Deshmorit te Kombit, Naxhi Egriu.

Nderim dhe respekt te thelle vepres se tyre. Tashme ata nuk i takojne vetem familjes, por Kombit dhe Shqiperise.

Lavdi te perjeteshme Deshmoreve te Kombit Shqiptar

Me konsiderate te thelle nga Tirana

Dr. Sulejman ABAZI (NESHAJ)

 K O M E N T E :

E nderuara familja Egriu,  
I nderuari Imi,  
10- vjetori i vdekjes së nipit Tuaj, dëshmorit të kombit, duhet të na bëjë dhe të na gjejë shumë krenar për shkakun se patëm trima të tillë, të cilët ditën t'ia falin jetën atdheut, sepse atdheu pikërisht aso kohe kërkonte trimat si ishte edhe nipi Juaj, Naxhi Egriu.  
Më lejoin të marr pjesë në dhembjen e Juaj dhe edhe unë ta ndez një qiri, këtu në Prishtinë dhe ta përkujtoj me djemtë dhe vajzën time, me nipër e me mbesa këtë pëvjetor që krenarisht dhemb, duke Ju treguar atyre se kush ishin ata që na sollën lirinë.  
Latif Nallbani

Neper mes internetit mesova se Nexhi juaj i dashtun dha jeten para 9 vitesh per clirimin e Kosoves nga bisha serbe.Ky djalosh,ne lule te rinise,nuk do ta bente kete sakrifice sublime po te mos kishte mesimet e bekimin e familjes.Deshmoret e kombit,nder ta edhe djali juaj jane te pavdekshem.Toka ua tret trupin,por jo emrin,-emri i tyre eshte shkruar ne tefterin e pavdekesise,jeton cdo dite me ne.-

  Nderim per te renet,  
     Respekt per te gjallet.  
    - NDERIM PER DESHMORIN-NAXHI EGRIU
   -L A V D I-Deshmorve te Kombit Shqiptar  
         Nga Selim Musaj-(djal Deshmori)  
                         TROPOJE-SHQIPERI



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (II) Skënder R. Hoxha: Dyzet e pesë vjet me poezinë, me urtinë popullore dhe me epikën tradicionale Valon Kurtishi: Humbje e madhe për diplomacinë amerikane dhe botërore Ibrahim Egriu: Sali Bajra - Atdhetari e luftëtari për lirinë e Kosovës e bashkim kombëtar Agim Vinca: Vdekja e dytë e Din Mehmetit Murat Gecaj: Ferid Imami - një arsimtar kosovar, me ideale demokratike Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (I) Selim Daci: Skënder Rizaj - një jetë në shërbim të edukimit kombëtar Gjon Neçaj: Sfidat e mjekes në malësitë e tropojës Teuta Shala: Kontributi i Sali Ramës në komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Xhevat Rexhaj: Isa Mustafa - vetë vlera e qytetarisë së Kosovës Halit Bogaj: Agim Sopi Shën Nikolla i Madh, Ipeshkvi i Mirës Daniel Gàzulli: Prengë Doçi - Kompleksiviteti i një figure ndryshe Eduard M. Dilo: Prof. Dr. Safete Sophia Juka Remzi Limani: Artisti me vlera të dëshmuara krijuese Fran Camaj: Dedë Gjo' Luli në poemën ''Lufta e maleve'' e Palokë Traboinit Myrteza Mara: Medalje Argjendi me titullin “Mirënjohje e Qytetit të Vlorës” Gjin Kaçorri: Dom Nikoll Kaçorri, prifti katolik që festonte Pashkë e Bajram? Sabit Rrustemi: Poeti që rrëmbeu përjetshëm stinën e tij të jetës - Ibrahim Ibishi (16.XII.1953 – 23. XI. 2010)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora