E premte, 19.04.2024, 07:49 PM (GMT+1)

Mendime

Arbër Xhaferi: Të tepërtit

E merkure, 10.10.2007, 03:46 AM


 Të tepërtit

Nga Arbër Xhaferi

Zoti u dhashtë të gjithëve një jetë të tillë. Asgjë nuk më duhet, askujt nuk ia kam frikën dhe mendoj se nuk ka njeri më të pasur dhe më të lirë se unë... Qëkur më dërguan nga Rusia këtu, që në ditën e parë u bëra tekanjoz, asgjë s'doja...Djalli më ngacmonte për gruan, për kushërinjtë, për lirinë, por unë i ktheja: s'më duhet asgjë...". Kështu flet plaku Semion, i quajtur Pametnjak, kryepersonazhi i novelës së Çehovit, "Në ekzil". Shkrimtari i madh rus, në mënyrë të jashtëzakonshme ka portretizuar depresionet, krajatat e një kategorie të njerëzve të pashpresë, pa ideale, pa dëshira, të njerëzve të tepërt, njerëz që vetëm duke e vrarë Dëshirën, me germë të madhe, kanë mundur ta durojnë jetën e hirtë në humbëtirat e Siberisë. Kjo novelë m'u kujtua tani duke parë dhe analizuar gatishmërinë arrogante të diplomacisë ruse për të krijuar me çdo kusht krizë globale dhe për hiç gjëtë rrezikojë paqen dhe rendin global.

Ku e merr këtë guxim dhe nga buron kjo arrogancëe diplomacisë, përkatësisht të establishmentit rus qëtë provokojë me kaq lehtësi paqen, konstelacionin e ri botëror, bazuar mbi principet e demokracisë liberale, të standardeve që marrin në mbrojtje të drejtat dhe liritë e njeriut, në mes tjerash edhe me çështjen minore të Kosovës? Ose si nuk vërejnë se argumentet që i përdorin, duke e marrë në mbrojtje ekspansionizmin serb, janë anakronike dhe i përkasin periudhës së pansllavizmit?

Si nuk vërejnë se roli global mund të luhet vetëm duke afirmuar vlerat universale, të drejtat e njeriut, veçmas të drejtën e patjetërsueshme të popujve për liri? Si nuk janë të vetëdijshëm se argumentet e tyre cinike janë neveritëse për të gjithë ata që kanë sadopak njohuri për çështjen e Kosovës? Si mund të flitet për kompromis kur dihet se nuk mund të ketë marrëveshje me ata që vazhdimisht kanë tentuar shfarosjen e shqiptarëve? Ose kur ka funksionuar ai mekanizëm djallëzor që rastin e Kosovës me automatizëm do ta përgjithësonte? Pse shthurja u Jugosllavisë nuk pati ndikim tek fqinjët dhe më gjerë, ose pse formimi i vazhdueshëm i shteteve të reja që pranohen edhe në OKB nuk u shndërrua në anarki, sipas efektit magjik të dominos? Me çfarë serioziteti ata flasin për rastin e pavarësisë së Kosovës si precedencë të rrezikshme kur dihet se numri i shteteve anëtare të OKB-se, prej vitit 1945 është rritur katër(4) herë? Pyetje të tilla ka shumë, ashtu si edhe përgjigje, por mua më intereson analiza e substratit socio-kulturor ku formohen vlerësimet, niveli i seriozitetit, i përgjegjësisë, gjykimet, qëndrimet si individuale ashtu edhe kolektive, paragjykimet, imuniteti ndaj hipokrizisë, ai trajnim i aftësisë për manipulim të pacipë të auditorit. Përgjigja duhet kërkuar te mendësia e shoqërisë ruse që në mënyrë sistematike ka toleruar krijimin e një kategorie sociale të njerëzve të tepërt, ndaj të cilëve shteti, shoqëria nuk ka treguar kurrfarë obligimi dhe përgjegjësie, ndaj të tepërtve të lënë pas dore edhe nga Zoti.

Ekspansionizmi, kolonial, intensiv rus, veçmas pushtimi i territoreve me klimë të ashpër, kërkonte njerëz me shpresa të humbura, pa alternativa, pa qëllim dhe perspektivë, kriminelë, proletarë, njerëz të mbetur pa plëng e shtëpi, gjatë periudhës së industrializimit të pamëshirshëm të cilëve fillimisht u premtonin perspektiva rozë. Një masë e madhe aventuristësh, kriminelësh, të burgosurish, kundërshtarësh të regjimit u dyndën në hapësirat e paskajshme të Siberisë. Ata u nisën me bindje se do të arrijnë ta kthejnë shpresën dhe përfunduan me dëshpërime molisëse që krijuan atë mendësi të njerëzve të tepërt, të braktisur që askush nuk i honepste. Kjo masë e popullatës e cila nuk përfillej, të mbetur pa alternativë, e ngujuar në baltën neveritëse të tajgave siberiane ishte forca e fshehtë e imperializmit rus që arriti jo vetëm t'i zgjerojë territoret, por edhe t'u bëjë ballë ushtrive të ndryshmeqë sulmonin dinozaurin euro-aziatik, vazhdimisht provokativ dhe të uritur për territore.

Krahas kolonializmit edhe industrializmi ndikoi në krijimin kësaj kategorie të njerëzve të tepërt, me shpresa të fikura që shërbenin si material i pa dhimbshëm, shpenzues, përmes të cilit u arrit zgjerimi gjeografik, kolonizimi i territoreve të huaja, zhvillimi i shpejtuar ekonomik dhe pozitavendimmarrëse ruse në çështjet globale, pikërisht, ashtu si sot sillet Rusia lidhur me çështjen e Kosovës.

Për të qenë të drejtë, me këtë mjeshtri janë marrë edhe popujt e tjerë të botës që nga agui krijimit të shteteve të para dhe deri më sot, prej sistemeve skllavopronare dhe deri te këto demokratike. Por, megjithatë, nuk guxojmë t'i relativizojmë të gjitha shtetet dhe kulturat. Dallimi është esencial. Disa shtete, kultura kanë zhvilluar një proces të korrigjimit të gabimeve, ndërkaq kulturat e tjera nuk arrijnë t'i ndreqin gabimet e tyre fillestare dhe në vend të korrigjimit kanë krijuar një retorikë që në mënyrë sa arrogante, po aq dëshpëruese përpiqen me hipokrizi ta fshehin realitetin e hidhur.

Fenomeni i skllavërisë ka ekzistuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje i shoqëruar me racizëm dhe diskriminim të legalizuar. Mirëpo, historia e shteteve që i takojnë kodit perëndimor qytetërues përshkohet me përpjekje të suksesshme për t'i korrigjuar këto gabime, ndërkaq shtetet dhe shoqëritë me mendësi autoritare kurrsesi nuk arrijnë të lirohen nga paragjykimet. Ish presidenti amerikan, Bill KLINTON në librin e tij "JETA IME" u falënderohet 9 nxënësve zezakë, të cilët në vitin 1957 kanë protestuar kundër segregimit racial nëpër shkolla: "Gjatë fundit të verës së vitit 1957, 9 nxënës ndikuan për të na liruar të gjithëve, të bardhit dhe "zezakët" në të njëjtën mënyrë nga zinxhirët e dallimeve raciale dhe diskrimimit". Falë këtij virtyti për vetëkorigjim, kundërshtarët, sfiduesit, kontestuesit më të mëdhenj të SHBA, "armiqtë e brendshëm" u shndërruan në heronj, në përfaqësues më dinjitoz të qytetërimit amerikan, si bie fjalëMartin Luter Kingu, Roza Parksi, Muhamed Aliu etj.

Kjo mendësi që toleron krijimin e kategorisë shoqërore të njerëzve të tepërt, në planin ushtarak ka krijuar doktrinën ku fitorja arrihet me viktimizimin e pakursyertë ushtarëve, me trajtimin e tyre si material harxhues. Është trishtuese thënia e diktatorit Stalin se të vdekurit do të numërohen pas përfundimit të luftës. Kështu, në mënyrë kaq zhvlerësuese për jetën e njerëzve, kanë menduar si carët, ashtu edhe diktatorët komunistë dhedemokratët e sotëm të rrejshëm. Gjatë Revolucionit të Tetorit më se 20 milionë njerëz të tepërt vdiqën vetëm nga uria. Prijësi karizmatik i revolucionit, Lenini këtë tragjedi e cilësonte në mënyrë të pa shpirt si një ngjarje të dobishme, ngaqë populli do ta fajësonte regjimin e mëhershëm dhe se ata, ashtu të molisur nuk do të kenë fuqi t'i kundërvihen ushtrisë së kuqe. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shtresat e popullatës së tepërt ruse dhënë më se 20 milionë viktima, për t'i krijuar diktatorit Stalin relevancën planetare, pozitën e faktorit që vendos për sfera të interesit gjeostrategjik. Presidenti i sotëm autoritar, Putin, pa shumë dilema flijoi ekuipazhin e nëndetëses së fundosur ruse, Kursk (K-14),sesa të lejonte ndihmën e ofruar të shteteve perëndimore, duke u përcaktuar kështu për ruajtjen e fshehtësisë dhe jo të jetës së marinarëve të shkretë, të kategorizuar si të tepërt.

Tragjedia e pengjeve në shkollën e Breslan, kur bashkë me terroristët u vranë afro 313 pengje, shumica prej tyre fëmijë. Kjo tragjedi nxjerr në shesh kulturën, traditën politike, ku jeta e njeriut nuk çon kandar. Demokratët e sotëm rusë pa hezitim e kritikojnë mentalitetin autoritar të prijësve të periudhës komuniste të Bashkimit Sovjetik, që nënkupton se prijësit e sotëm paskan bindje dhe manire demokratike. Por, fati i popullit çeçen është më tragjik se fati i popullit tatar, balltikas apo gjerman që u shpërngulën me dhunë në Kazakistan apo republika të tjera sovjetike. Derisa tatarët, gjermanët, lituanezët, etj, shpërnguleshin për ndryshim të strukturës demografike në favor të sllavëve, kundër çeçenëve, një grupi etnik të kategorizuar si i tepërt, pikërisht në periudhën e demokracisë u zbatua metoda e gjenocidit klasik.

Me këtë mendësi që parapëlqen demonstrimin e relevancës së shtirur, flijimin pa hamendje të jetës, fatit dhe lumturisë së miliona njerëzve për të pasur një rol planetar, hap një tjetër dilemë shqetësuese: për cilat ide dhe vlera angazhohen shtetet që pretendojnë të kenë rol dhe ndikim global? Politika ruse nuk arrin më të fshehë se angazhohet në mbrojtjen e ideve të spektrit racial, egoist që në çdo pikë të krizës të rruzullit tokësor mbron interesin nacional rus, tani edhe sllav. Natyrisht se edhe shtetet e tjera , qofshin edhe perëndimore angazhohen në planin global për mbrojtjen e interesave të tyre, por këtë e bëjnë duke eksportuar vlera që mbrojnë të drejtat e individit. Dallimi ndërmjet formacioneveshoqërore liberal-demokratike dhe atyre jo liberale qëndron në faktin se demokracia që zbatohet tek këto të fundit gjithmonë prodhojnë diktatorë dhe përdorim jo proporcional të dhunës, të ndëshkimit.

Kategoria e njerëzve të tepërt ndikon në shpërthimin e lehtë të konflikteve, në formimin e ushtrive të mëdha, me ushtarë, jeta e të cilëve nuk vlente asnjë kacidhe, krijimin e armatës masive të prostitutave, të kriminelëve që infiltrohen në çdo institucion, prej sportit deri në institucionet fetare duke i kontaminuar ato me logjikën e krimit.

Kjo kategori e njerëzve të tepërt prodhohet edhe në shoqëritë e tjera, përmes manipulimit ideologjik, fetar, racial etj. Nga kjo shtresë e popullatës rekrutohen, pra ushtarë, paramilitarë, kamikazë, kriminelë, prostituta, pasanikë rishtakë, të zhveshur nga të gjitha vlerat, parimet dhe idealet mbi të cilat ngrihen shoqëritë.

A prodhon shoqëria shqiptare njerëz të kësaj kategorie? Ndonëse ka shenja të vogla se aty- këtu dhe shfaqen dukuri të kësaj natyre, kryesisht në nivelin individual, megjithatë përqindja është e papërfillshme. Shkaku duhet të kërkohet te mungesa e industrializimit, krijimit të shtresave të skajuara shoqërore, të shpronësuara, te strukturat fisnore, te familja e shëndoshe dhe rrjedhimisht te solidariteti i lartë brenda anëtarëve të këtyre strukturave. Me këtë shpjegim, mbase mund të sqarohet fakti se në hapësirat shqiptare nuk ekziston dukuria e getos. Kjo ka ndikuar që shqiptarët njëri-tjetrin ta trajtojnë me përfillje, por, njëkohësisht ka shkaktuar edhe dobësimin e kapacitetit ushtarak, gjithsesi edhe humbjen e territoreve.

Nëse në relacionet e brendshme shqiptare nuk ka ekzistuar kategoria e njerëzve të tepërt, kjo nuk mund të thuhet për relacionin e shqiptarëveme të tjerët. Shpesh herë gjatë historisë, shqiptarët janë trajtuar nga të tjerët si të tepërt, madje sot e kësaj dite paqa në Ballkan synohet të vendoset mbi kurrizin e tyre, duke ua grabitur tokat dhe zvogëluar kapacitetet ekonomike. Për t'u mbrojtur nga kjo tendencë për kategorizim si popull i tepërt duhet organizuar shoqërinë shqiptare mbi baza të vlerave dhe të idealeve. Sa më shumë që një shoqëri largohet nga idealet, aq më shumë rriten gjasat që ajo të trajtohet si e tepërt, si monedhë për kusuritje. Sot asnjë shtet funksional nuk mund të jetë stabil nëse nuk ngritet mbi sakrificat e idealistëve, mbi parimet e shtetit ligjor. Nepotizmi, korrupsioni, krimi, autaritarizmi janë faktorë që i brejnë themelet e një shteti që formohet për të mirën e një bashkësie etnike, apo të qytetarëve në përgjithësi.

Regjisori i njohur danez,Lars Von Triernë filmin e tij avangard, eksperimental, "Dogville", që mori një varg shpërblimesh ndërkombëtare, bën fjalë pikërisht për këtë logjikë, për këtë mendësi të trajtimit të qenieve njerëzore si të tepërta. Personazhe kryesore i këtij filmiGrace ( njëri nga rolet e para të aktores së njohur australiane Nikol Kidman), duke ikur nga ndjekësit e saj që i kërkojnë ethshëm, strehohet në një qytezë të vogël të Amerikës, në Dogville. Qytetarët e këtij vendbanimi, që në të parë duken të gjithë të mirë, shumë shpejt fillojnë të manifestojnë tipare të liga të njeriut, duke e detyruar Gracen të punojë punët më të rënda. Ajo, madje edhe dhunohet nga njerëzit që u besonte dhe më në fund denoncohet nga intelektuali i spikatur dhe miku i saj, kështu që ndjekësit e saj mbërrijnë në qytezë. Në fund kuptohet se ndjekësit janë i ati i saj dhe gangsterët e tij prej të cilëve, ajo ikte për të demonstruar mospajtimin me konceptet e tyre morale. I ati i Grace gëzohet shumë kur e gjen të bijëndhe i gjithë ky rrëfim përfundon me konstatimine përbashkët se këta njerëz të Dogvillet janë fare kot. Babai e pyet të bijën nëse do të brengosej kush në rruzullin tokësor, po qe se do të vriteshin të gjithë ata? Përgjigja e Grace, pas përvojës së hidhur, është jo dhe njerëzit që e shoqëronin babain e saj e bëjnë kërdinë. Porosi trishtuese, por që vazhdimisht ndodh.

Që një popull tëmos e përjetojë fatin e qytetarëve të mjerë të qytezës provinciale të Dogvillit, të mos trajtohet si i tepërt duhet vepruar në kuadër të tendencës historike, të krijojë një shoqëri të mbështetur mbi ide dhe përcaktime të përbashkëta, të organizojë sistemin e mbrojtjes efikase dhe...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora