E enjte, 25.04.2024, 11:47 AM (GMT+1)

Faleminderit

Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (II)

E diele, 19.12.2010, 10:59 PM


Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994)

 (II)

 

(Monografi)

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Ekspedita serbo çetnike kishte hyrë tinzissht në Qyqavicë, por ishte likuidua

 

Çetnikët kishin ardhur për të vrarë dhe masakruar popullatën shqiptare në këto fshatra. Lufta kishte filluar nën udhëheqjen e Aziz Zhilivodës dhe kishte zgjatur terë ditën. Ishin vrarë 12-13 çetnikë, dy të tjerë kishin bërë vetvrasje, ndërsa 4-5 veta ishin dorëzuar.

 

Pas çthurjes së Jugosllavisë së vjetër, me 1941 një ekspeditë e soldateskës serbo çetnike kishte hyrë tinzisht në Qyqavicë, afër Zhilivodës për të masakruar popullatën shqiptare të disa fshatrave të Artakollit. Në veçanti fshatrat : Zhilivodë, Strofc, Bivolak dhe Bequk. Ishte mengjes i hershëm. Hasan Nici –Këlmendi nga Sibovci kishte dalur rastësisht  në malin mbi shtëpitë e lagjës Nica, kur papritmas kishte vërejtur ekspeditën serbo çetnike të futur në Qyqavicë që po bisedonin për vrasjen dhe masakrrimin e shqiptarëve në këto fshatra rrëzë Qyqavicës. Në pamundësi që të luftojë dhe të ndalë aksionin e tyre barbar, me shpejtësi kishte shkua në Zhilivodë dhe e kishte lajmëruar Aziz Zhilivodën dhe disa të tjerë, burra të pushkës siq ishte edhe Xhemë Zhilivoda. Azizi u kishte prirë këtyre burrave dhe kishin zënë pozitën për të luftuar kundër çetnikve që kishin ardhur për të vrarë dhe masakrruar popullin shqiptarë në këto fshatra. Lufta kishte zgjatur tërë ditën dhe ishin vrarë 12- 13 çetnikë, dy të tjerë kishin bërë vetvrasje. Ndersa 4-5 veta ishin dorëzuar në Strofc, parisë së fshatit, të cilët i kishin sjellur në Zhilivodë, të Aziz Zhilivoda. Azizi në fillim kishte mendua që t’i vrasë, por pas një konsultimi  me Jonuz Zhilivodën (një burrë i njohur për pleqëri) kishin vendosur që t’i lirojnë pasi ishin zënë rob dhe ishin dorëzua. Çetnikët e liruar kishin shkuar nëpërmes rrugës së “Qurillave” në Plemetin, kishin hypur në tren dhe kishin shkuar në Mitrovicë. Ata menjëherë kishin lajmërua se janë vrarë të gjithë shokët tjerë, për të treguar forcën e madhe të luftëtarëve shqiptarë në krye me Aziz Zhilivodën…Nga çthurja e Jugosllavisë dhe nga ngjarjet e këtyre luftave në Qyqavicë, veprimtaria luftarake kundër armikut e Aziz Zhilivodës merr dimenzione të gjëra dhe nuk pushon së vepruari për atdhe, deri në momentet e fundit të jetës.

 

Xhandar i njohur në pushtetin gjerman

 

Populli shqiptarë duke krahasuar sundimin e egër të Serbisë, këtë pushtim të Gjermanisë e konsideronte si “çlirim”, sepse menjëherë kishte filluar që të ringjallët jeta kulturore, arsimore dhe politike e shqiptarëve në këto vise, në Kosovë. Aziz Zhilivoda inkuadrohet në gjandarmërinë aktuale gjermane me Emin Saraçin, Hysen Hysenin nga Bivolaku dhe me disa të tjerë, ndërsa komandant i gjandarmërisë ishte emruar Mehmet Gradica.

 

Gjatë periudhës 1939-1941, gjermania kishte pushtua Jugosllavinë dhe Kosovën. Populli shqiptarë duke krahasuar sundimin e eger të Serbisë, këtë pushtim të Gjermanisë e konsideronte si “çlirim”, sepse menjëherë kishte fillua që të ringjallet jeta kulturore, arsimore dhe politike e shqiptarëve në këto vise, në Kosovë. Aziz Zhilivoda inkuadrohet në gjandarmërinë e pushtetit aktual gjerman. Në këtë kohë ishin inkuadrua në sherbimin e gjandarmërisë gjermane edhe Emin Saraçi,Hysen Hyseni nga Bivolaku e disa të tjerë, ndersa komandant i gjandarmërisë ishte emrua Mehmet Gdradica. Emin Saraçi dhe Hysen Hyseni sherbenin në Prilluzhë, një fshat i madh, i përbër me serbë të cilët dikur, në kohen e Jugosllavisë së vjetër kishin tentua dhe organizua me disa grupe çetnike, disa herë me radhë që të sulmojnë dhe të vrasin banorët shqiptarë që shtriheshin rrëzë Qyqavicës, në veçanti ndaj disa luftëtarëve nga fshati Bivolak dhe Zhilivodë. Një sulm të tillë e kishin organizua në vitin 1941 së bashku me disa serbë çetnik të Gllavotinit dhe me ushtarët çetnik të shkapërderdhur të Jugosllavisë, që u kishte prirë Stojan Xhandari. Një natë para mengjesit, soldateska serbe kishte mësye drejt Bivolakut. Për ardhjen e tyre kishte lajmërua Muharrem Klinaku i cili në mëngjesin e hershëm të asaj dite kishte qenë në Zabelin e Gllavotinit, ku i kishte vërejtur që përgatiteshin për të sulmua Bivolakun. Posa kishin ardhur të “Varrët e fshatit”, hasin në pritën e luftëtarëve të Bivolakut. Në këtë luftë vritën shumë serbo çetnikë, me Stojan Xhandarin në krye… Prandaj gjatë sherbimit të tyre, serbët e Prilluzhes nuk kanë pasur guxim të ndihen për se gjalli, sepse ata e njihnin të kaluaren e tyre, ishin shumë pedant në punë dhe të ashpër për të marrë masa ndaj tyre. Gëzonin një autoritet të vaçantë në popullaten shqiptare dhe në pushtetin aktual gjerman. Më vonë, me pushtimin e vendit nga sistemi komunist, Emini me baban e tij, Fejzullahun, Fazli Saraçin, Muharrem Saraçin dhe me disa të tjerë nga Bivolaku nuk ishin pajtuar me sistemin komunist, prandaj kishin dalur në mal dhe ishin bashkuar me Aziz Zhilivodën. Kishte edhe  të tjerë nga Artakolli që si pjestarë të Ballit Kombëtar,  luftonin kundër pushtetit komunist bashk me Aziz Zhilivodën. Gjatë luftës strehoheshin,  shpeshherë  në Srofc në shtepin e Rushit Strofcit…

Rushit Hamit Bilalli nga Strofci, tani me vendbanim në Lum të Madh tregon, kur një mengjesi të hershëm të vitit 1945, forcat ushtarake komuniste ishin njohtua për vendin e strehimit të  Eminit Saraçit, menjëherë e kishin rrethua shtepinë ku ndodhet  me vëllaun e Rushitit, Rexhen. Partizanët komunistë kishin kërkua që të dorëzohen, pasi që janë të rrethuar. Mirëpo në vënd se të dorëzohen, Emini me Rexhen kishin kundërshtua, kishin kallur luftën dhe kishin vrarë, më parë oficerin komunist partizan që kërkonte dorëzimin e tyre dhe gjashtë, shtatë të tjerë. Nëna e Rexhes kishte qenë e pranishme. Ajo u kishte afrua fishekët për të luftuar. Kështu deri kah mesi i natës kishin luftuar, kishin shpërthye , më në fund rrethimin dhe kishin hy në Qyqavicë…  Ndersa Hysen Hyseni, më vonë, gjatë luftës me Shaban Polluzhen kundër këtyre forcave komuniste, përveç trimërisë, ishte shqua si njohës i madh në përdorimin e armëve. Kur rastësisht prishej arma dhe nuk dinte që ta përdorë ndonjë luftëtar armën e armikut që binte në dorë të tyre, Hyseni ishte një profesionist i njohur i  ndreqjes dhe përdorimit të tyre…Kështu gjatë shërbimit si gjandar, ata  kishin përkrahje nga Aziz Zhilivoda për  të cilin kishin respekt të veçantë dhe kishin një bashkëpunim reciprok dhe tradicional. Kur vinte Azizi me kolegët e tij, Eminin dhe Hysenin, rrugës për në Bivolak dhe Zhilivodë bashkëfshatarët i përshëndetnin dhe i shikonin me respekt dhe krenari sepse të tre ishin të dalluar për hjeshi, pedantëri dhe për trimëri. Mirëpo Azizi dallohej nga të tjerët me qëndrushmërin dhe karakterin e fortë gjatë luftës kundër armikut. Ai sikur nuk hetonte kurr ligështinë dhe dobësinë nëpër sfidat e jetës.

 

Lidhja tradicionale dhe miqësore e familjes Muja me familjen Saraçi

 

Disa mashkuj nga familja e Aziz Zhilivodës kishin intërvenuar shpejt dhe kishin ndihmuar në vrasjen e dy dorasëve që kishin vrarë një mashkull nga familja Sasraçi të “Livadhët e Rrecit” në Bivolak…Nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme, thirrnin njëri tjetrin me knaqësi dhe respekt dhe në këtë mënyrë nderonin njëri tjetrin. Kështu bashkëpunimi vëllazëror dhe miqësor në mes të dy familjeve ishte e pranishme gjithmonë.

   

 Familja Saraçi kishte një lidhje tradicionale me familjen Muja nga rrjedhte Aziz Zhilivoda, prandaj ata shpeshherë i dilnin në ndihmë njera tjetres, kur kërkonte nevoja. Kur ishte vrarë një mashkull i Saraçve  të “livadhet e Rrecit” (Bivolak), vrasësit kishin ikur në drejtim të Zhilivodës për të shpëtua. Disa meshkuj nga kjo familje kishin intërvënua shpejt për kapjen e tyre, kështu në Zhilivodë në saj të ndihmës së tyre ishin vrarë dy pjesëmarës. Më vonë lidhin miqësi. Nga familja Saraçi martohet kusheriri i Azizit, Musliu, me  çikën e Fejzulla Saraçit, Miradin të cilët  kanë jetuar në harmoni të qetë bashkëshortore deri në fund të jetës. Ndërsa Ismet S. Saraçi martohet me çikën e Ramadanit (bashkëluftëtar dhe kusheri i Aziz Zhilivodës)… Këto familje bashkëpunonin  në shumë lami.Gjatë punimit të tokës ata ndihmonin njëri tjetrin dhe konsultoheshin se si të prodhojnë sa më tepër redimente, frute dhe të mira nga bujqësia, pemtaria dhe blegtoria. Pasi toka në Zhilivodë ishtë më tepër kodrinore, shpeshherë meshkujt Sasraçi shkonin  dhe lavronin në këto ara.. Gjatë punës në këte teren malor ishte vështir të lavrohet dhe të punohet toka si duhet, megjithatë ishte knaqësi të punoshë tokën, të kultivosh pëmët, të rritesh bagëtinë dhe të pushoshë nën hijën e pemëve dhe drunjëve të lartë dhe të shikoshë malin e Qyqavicës që me krenarin dhe madhështin e tij të  rrëmbente shpirtin dhe zemrën. Nga prehëri i saj shihet fusha e begatshme e Kosovës, në lindje dhe Drenica heroike, në përëndim…Kur shkonin në  Vushtrri të premteve, në ditët e pazarit, duke kaluar nëpër fshatin Bivolak, pleqët, meshkujt  e familjes Muja, shpeshëherë , ktheheshin dhe pushonin në odën e Saraçve, pastaj vazhdonin për në Vushtrri. Nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme, thirrnin njëri tjetrin me knaqësi e rrespekt dhe në këtë mënyrë nderonin njëri tjetrin. Kështu bashkëpunimi vëllazëror në mes të dy familjeve ishte e pranishme gjithmonë, prandaj Aziz Zhilivoda si luftëtar dhe atdhetar gjithmonë kishte mbeshtetje të fortë nga familja Saraçi, në Bivolak. Gjatë luftës armet Azizi kishte besim t’i jap në përkujdesje vetëm luftëtarëve Saraçi, prandaj kjo miqësi tradicionale kishte vazhdua gjithmonë… Ai si gjandar kishte shërbye  në Vushtrri , Mitrovicë, Podujevë e  në disa vende të tjera të Kosovës dhe kishte bashkëpunuar me  Shaban Polluzhën, Xhafer Devën, Ibrahim Lutfiun, Ahmet Selacin, Ukshin Kovaqicën e shumë krerë të njohur të Ballit kombëtar.

 

Lidhja e Ibrahim Lutfiut me Aziz Zhilivodën

                  

Ibrahim Lutfiu ishte në kontakt të përhershëm me Aziz Zhilivodën. Ata gjithmonë bashkëpunonin dhe shkëmbenin mendime dhe organizonin luftën kundër armikut të përbashkët, partizano komunist dhe në të gjitha kuvendet dhe kongreset, mernin pjesë së bashku.

 

Ibrahim Lutfiu kur ishte prefekt i Mitrovicës kishte kërkua një njeri serioz dhe trim që do ta përcillte gjatë punës së përditëshme në prefekturë, prandaj ishte drejtua që nga fshati Zhilivodë dhe Bivolak ta gjejë një njeri serioz, trim dhe patriot.Pasi Ismail Saraçi kishte lidhje me Ibrahim Lutfinë, sepse ai disa herë kishte ardh të Ismaili , në Bivolak dhe e kishte ndihmua në disa raste.Ismaili i kishte preferua si përcjellës Bajram Saraçin, kusheririn e tij, i cili ishte besnik, serioz, trim dhe i ashpër ndaj kundërshtarit, prandaj deri me ardhjen e forcave partizane komuniste kishte shërbye besnikërisht dhe e kishte përcjellë Ibrahim Lutfinë. Edhe kur ishte në mal, Bajrami kontaktonte me Ibrahim Lutfiun dhe e ndihmonte bashk me Ismail Saraçin…Tani pas pushtimit dhe sundimit partizano komunist, Ibrahim Lutfiu ishte në kontakt të përhershëm  me Aziz Zhilivodën, shkëmbenin mendime dhe organizonin luftën kundër armikut të përbashkët, partizano komunist. Në të gjitha kuvendet dhe kongreset mernin pjesë bashkarisht.Ibrahim Lutfiu ishte një personalitet i njohur me dije dhe vizion të qartë. Kur ishte prefekt në Mitrovicë gjithmonë kishte një kujdes të vaçantë për jetën e popullit, afirmimin dhe ngritjen kulturore arsimore dhe politike të shqiptarëve. Kështu në saj të tij fëmijt, nxënësit shqiptarë kishin filluar të mësojnë në gjuhën shqipe dhe të paisen me dituri në prefekturën e Mitrovicës. Ndërsa si luftëtar dhe antikomunist gjatë tërë kohës kur ishte në mal, luftoi dhe qendroi si personalitet i pa luhatshem me ideale të larta kombëtare deri në momentet e fundit të jetës së bashku me Aziz Zhilivodën, Fejzulla Saraçin, Emin Saraçin e të tjerë. Pas vrasjes së tij në Budakovë, pushkën e tij e kishin ruajtur, për ta përdorur përseri, Mustafë Kepa nga Budakova, gjatë Luftës Çlirimtare (1998-1999).Tani pushka e Ibrahim Lutfiut gjendet në Muzeun e Kosovës.

 

Serbët që kishin bërë të kqija ndaj shqiptarëve, Aziz Zhilivoda i vriste pa meshirë

 

Disa nga këta serbë dikur kishin bërë të këqija dhe kishin maltretua shumë herë shqiptarët. Kjo nuk i kishte pëlqyer Aziz Zhilivodës, prandaj kishte organizuar me disa shokë llapjanë për t’i sulmuar dhe likuiduar gjandarët serbë në Lebajë. Një ditë e rrethojnë stacionin e gjandarmërisë në Lebajë, më parë kishin kërkuar që të dorëzohen, por ata pasi nuk kishin pranuar, Azizi me shokë i vrasin të gjithë…

 

Nipi i Azizit , Xhemaili tregon se kur ishte xhandar Azizi në Podujevë, në fshatin Lebanë ishte formua edhe gjandarmëria me pjesëtarë të nacionalitetit serb me lejën e pushtetit gjerman. Disa nga këta serbë dikur kishin bërë të kqija dhe kishin maltretua shumë herë shqiptarët. Kjo nuk i kishte pëlqyer Aziz Zhilivodës, prandaj kishte organizua me disa shokë llapjanë për t’i sulmuar dhe likuiduar xhandarët serbë në Lebajë. Një ditë e rrethojnë stacionin e xhandarmërisë në  Lebajë. Më parë kishin kërkuar që të dorëzohen, por ata, pasi nuk kishin pranua, Azizi me shokë i vrasin të gjithë… Eprorët gjermanë kur kishin dëgjua për këtë ngjarje , menjëherë kishin marrë masa për zbulimin e autorëve. Mirëpo në Podujevë, gjatë kësaj kohe, prefekt ishte Jahë Fusha, njëri ndër të parët në atë kohë që kishte të kryer fakultetin. Ishte i mënqur, atdhetar i njohur dhe antikomunist i dalluar në këtë anë të Llapit. Ishte organizator i spikatur në mbrojtjen e kufirit  Kosovë-Serbi.  Veprimtaria e tij atdhetare  si nënprefekt gjatë kësaj periudhe ishte me rëndësi të vaçantë për popullin shqiptarë të Llapit. U vra nga forcat serbo-çetnike me 1944. Ai e kishte thirr Azizin dhe kishte biseduar për ngjarjen, pasi kishin dyshuar se këto vrasje mund t’i kishte  bërë vetëm  Aziz Zhilivoda. Jahë Fusha e çmonte personalitetin e Aziz Zhilivodës. Ai kishte lidhje dhe një bashkëpunim të mirë, prandaj nuk kishte dashur të insistojë në zbulimin e autorit, përkundrazi ishte përpjekur që ta msheh, prandaj eprorët gjermanë nuk kishin mundur t’i zbulojnë autorët e vërtetë të vrasjeve të gjandarëve serbë. Sipas Musë Begut nga Tërnava e Podujevës, pas një kohe (1944) kur pushteti dhe sundimi komunist kishte fillua të paraçitet në këtë hapsirë  dhe e kishte pushtua Jugosllavinë e Kosovën, Jahë Fusha kishte thirr një ditë të gjithë kryetarët dhe këshilltarët llapjanë dhe i kishte porositur: “Nese komunistët gjatë  pushtimit dhe sundimit marrin masa, çdo përgjegjësi dhe masë që ndërmerret ndaj jush, mbrohuni dhe për çdo gjë me fajsoni mua, sepse unë nuk kam kurfarë shanse që të shpëtoj”. Ai ishte një personalitet me qënderime të larta njerëzore dhe patriotike. Sakrifica për atdhe dhe për popullin shqiptarë ishte mbi të gjitha në mendjen e Jahë Fushës… Gjatë sherbimit si gjandar në Lluzhan, Aziz Zhilivoda kishte pasur disa iniciativa për likuidimin  e disa serbëve çetnikë të tjerë të cilët ishin të njohur për sjelljet e këqija ndaj shqiptarëve –tregon  Musë Begu nga Tërnava e Podujevës. Si pas tij kur babai i tij Avdyl Begu ishte kryetar i komunës në Lluzhan, Azizi kishte dashur ta vras një serb çetnik i cili nuk kishte pasur sjellje të mira ndaj shqiptarëve, dikur. Kështu një ditë kur kishte shkua në shtëpinë e këtij serbi çetnik bashk me kryetarin Avdyl Begu për një punë, në këto momente kur Azizi po përgatitej për ta vrarë çetnikun, kishte ndërhyrë Avdyli dhe nuk e kishte lejua kësaj radhe që ta vrasë, pasi që gjermanët do të ndërmernin masa me pasoja të rënda. Çetniku e kishte hetua qellimin e Aziz Zhilivodës, prandaj ishte zbeh dhe gati kishte vdekur nga frika. Kështu serbët kur e shihnin Azizin e lakonin rrugën për të shkuar në një rrugë tjetër…

 

Faiku , djali I Azizit me pushkën e Ibrahim Lutfiut dhe nipi i tij me mashinkën e gjyshit (Azizit)
Faiku , djali i Azizit me pushkën e Ibrahim Lutfiut dhe nipi i tij me mashinkën e gjyshit (Azizit)
Ishte i ashpër ndaj hajnave dhe problematikve

 

Ndaj njerëzve të pamoralshëm merrte masa të ashpra dhe nuk pritonte të angazhohet në këtë drejtim. Ai për këta njerëz thoshte: “ Ata e kanë gjakun e përzier, të turbulltë, nuk njohin gjini as farë dhe kanë karakter të ultë njerëzor”…

 

Pas pushtimit komunist e kishin marr Avdylin  OZN-a, e kishin rrah dhe e kishin torturua për lidhjet që kishte pasur me Aziz Zhilivodën. Serbet çetnik që  i kishte shpetua Avdyli, kishin qenë iniciator për rrahjen dhe maltretimin e tij, por në fund njeri nga serbët, megjithatë kishte ndërhyrë dhe kishte tregua se Avdyli e kishte shpëtua që mos ta vras Aziz Zhilivoda, prandaj e kishin lirua Avdylin… Xhemaili tregon se Azizi përveç masave që ndërmerrte ndaj serbëve, ai ndërmerrte masa edhe ndaj shqiptarëve që vidhnin, që ishin të pamoralshëm dhe “avdalla”.  Kështu një ditë disa qytetarë të Majacit (Podujevë) kishin lajmërua Azizin për disa persona që kishin vjedhur. Azizi me uniformë të gjandarit kishte shkua në fshat, kishte kap hajnat dhe kishte marr masa të ashpra, pastaj i kishte rrahur dhe  kishte zbulua rastin e vjedhjes. Gjithashtu ndaj  individëve të pamoralshëm merrte masa dhe nuk pritonte të angazhohet në këtë drejtim. Ai për njerëzit e tillë  thoshte: “ Ata e kanë gjakun e përzier, të turbulltë, nuk njohin gjini as farë, kanë karakter të ultë njerëzor”…Xhemaili tregon një rast kur i biri i Selë Tërnafcit e kishte pasur një djalë problematik. Ai nuk e degjonte baban as të tjerët në familje. Gjithmonë u sjellte probleme. I biri i Selë Tërnavcit një ditë e kishte parashtrua këtë problem para Aziz Zhilivodës. Azizi i kishte thënë:”  unë këtë punë do ta rregulloj leht, por po me vie keq që është djali yt”. Një ditë Azizi kishte shkua në odën e  të birit të Selë Tërnavcit të shikojë për së afërmi këtë problem. Derisa bisedonin në odë, djali problematik ishte ulur në trapazan dhe nuk përfillte bisedën dhe sygjerimet që shtroheshin rreth problemit të tij. Azizi në këto momente ishte ngritur dhe me dhunë e kishte lidhur e pastaj kishte fillua që ta rrah, derisa kishte dhënë fjalën se kurrë më nuk do të sjellë kurfarë problemesh dhe do ta respektojë dhe do ta dëgjojë baban… Më vonë kjo masë e Azizit kishte ndikuar pozitivisht dhe i biri i Selë Tërnavcit e kishte falëndëruar Azizin  që i kishte ndihmuar në përmirësimin e sjelljeve të djalit të tij. Kishte edhe disa raste të tjera kur në fshat pa ndonjë arsye disa “kapadai” me sjelljet e tyre trazonin dhe prishnin qetsin e njerëzve gjatë punës, Azizi pa ndonjë rezervë merrte masa të ashpra ndaj tyre…

 

Qendrimi dinjitoz dhe shkelqimi si atdhetar

 

Azizi gjithmonë e ruajti dinjëtetin, moralin, krenarinë dhe nuk e keqpërdori uniformën e gjandarit. Kjo kishte ndikuar që ai të gëzojë një respekt dhe një autoritet të vaçantë të qytetarët… Me ardhjen e sistemit komunist nuk u pajtua me okupimin e Kosovës nga këto forca demagogjike, me “vëllëzërim bashkimin e tyre.

 

 Kjo periudhë kohore, deri me ardhjen e sistemit komunist, në vitin 1944, ishte koha e shkëlqimit e Aziz Zhilivodës si personalitet me ideale të larta patriotike dhe kombëtare. Ai, megjithatë ishte humanist, ku kërkonte nevoja, me moral të lartë dhe trim i madh që nuk harrohet kurrë. Nuk ishte i prirur që të hakmerret ndaj bashkëkombasve, megjithse disa prej tyre nuk kishin pasur dikur qendrime të mira, kishin bërë vepra të këqia, kishin bashkëpunua me armikun. Azizi gjithmonë e ruajti dinjëtetin, moralin, krenarinë dhe nuk e keqpërdori uniformen e gjandarit.Kjo kishte ndikua që ai të gëzojë një respekt dhe një autoritet të vaçantë të qytetarët. Me ardhjen e sistemit komunist, Aziz Zhilivoda nuk u pajtua me okupimin e Kosovës nga këto forca demagogjike, me “vëllazërim-bashkimin” e tyre, sepse e dinte mirë kush ishin serbet dhe malazezët, pasi i kishte gjithmonë në kujtesë vrasjet dhe masakrimet që kishin bërë në Artakoll dhe në fshatin e tij. Varrezat e bashkëfshatarëve në Qyqavicë ishin deshmia më e mirë, prandaj kishte vendosur që të luftojë kundër sistemit komunist dhe kishte dalur në mal. Kështu gjatë vitit 1945 fillon etapa e re e rezistencës së Aziz Zhilivodës kundër sistemit komunist. Gjatë kësaj përiudhe kohore të rezistencës, kishte shumë luftëtarë  nga Artakolli, Drenica, Shala e Bajgorës dhe nga mbarë Kosova siq ishin: Mehmet Gradica,  Sherif Tërstena, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaqica, Osmon e Shaban Bunjaku, Ajet Gurguri, Adem Voca, Fejzullah e Emin Saraçi e të tjerë, të cilët deri në vitin 1947 kishin luftua dhe rezistua kundër forcave partizane komuniste, por ishin vrarë, denuar nga pushteti komunist dhe pushkatuar më vonë, përveç Sherif Tërstenës që me Azizin kishte dalë në Shqipëri. Aziz Zhilivoda kishte shumë bashkëluftarë në Drenicë, me të cilët kishte luftuar dhe kishte krye disa aksione kundër pushtetit serbo komunistë. Në këtë drejtim shquhet lufta heroike  kundër armikut, nën udhëheqjen e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura, Shaban Polluzhës…

                                    

Aziz Zhilivoda komandant i forcave luftarake në Artakoll

 

Aziz Zhilivoda si njohës dhe strateg në luftë kundër armikut ishte graduar me gradën e majorit nga Komandanti i Forcave të Armatosura, Shaban Polluzha dhe ishte caktuar komandant i njësiteve ushtarake në Artakoll.

 

Në luftën e Shaban Polluzhës kishte marrë pjesë aktive dhe kishte qenë njëri ndër organizatorët e mirëfillët dhe njohës i stratëgjisë ushtarake kundër armikut. Për këtë arsye Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura, Shaban Polluzha e gradon me gradën e majorit dhe i beson  detyrën e komandantit në Artakoll, ku shquhet me trimërinë dhe heroizmin  kundër forcave partizane  komuniste. Luftetarët e Artakollit e respektonin shumë, me knaqësi dhe respekt i dëgjonin urdhërat e tij në luftë kundër armikut dhe gjithmonë kishin sukses në saj të organizimit të luftës dhe të stratëgjis që kishte në këtë drejtim.  Aziz Zhilivoda me çetën e tij nga Artakolli, kishte luftua në Drenicë-  në Tërstenik dhe në Kozhicë. Ishte takua me Shaban Polluzhen dhe me Mehmet Gradicën të cilët qendëronin në kullën e Dvoranëve ku ishte Shtabi Ushtarak i Forcave të Armatosura ... Mehmet Gradica nga 23 janari 1945 deri me 9 shkurt 1945  luftonte si komandant në kuadër të forcave ushtarake të udhëhequra nga Adem Voca dhe Ahmet Selaci në Shalë. Kështu me 9 shkurt 1945 kthehet në frontin e Drenicës. Në Shalë, Mehmet Gradica kishte luftua trimërisht  kundër forcave partizane komuniste. Xhemail Breznica tregon: Një ditë kur kishin qenë të rrethuar nga forcat të mdha partizane komuniste, disa luftëtarë nga Shala ishin frigua dhe kishin propozua që të dorëzohen, pasi mendonin se vështir e kanë që të shpëtojnë nga rrethimi i madh i armikut, por Mehmeti kishte urdhërua që të luftojnë deri në vdekje dhe kursesi të mos dorëzohen. Kështu pas një lufte të ashpër që kishin zhvillua , ishin vrarë shumë partizanë komunistë dhe kishin shpërthyer rrethimin. Pastaj me luftëtarët e tij ishte nisur për Drenicë…

 

Pajtimi dhe lufta e përbashkët e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës

 

Në këto takime ia shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe pajtohen, pastaj deri në vdekje, kanë luftuar bashkarisht dhe kanë qenë të pandashëm… Ndersa Fadil Hoxhën e kishin dëgraduar nga grada e kolonelit ushtarak dhe nga Komandanti i Shtabit Kryesor i Kosmetit, udhëheqja partizane komuniste në krye me Tempon i cili kishte shkruar: “ Fadil Hoxha nuk është kurfarë Komandanti i Shtabit Kryesor të Kosmetit meqë i njëjti është shkarkuar me vendimin e Shtabit Kryesor..

 

 Në Pestovë (Vushtrri) ishte takua me Shaban Polluzhën Komandant i Forcave të Mobilizuara në Drenicë të cilat në kuadër të Brigadës VII Kosovare kishin marrë urdhër që të shkonin për në frontin e Sremit. Mirëpo Shabani kishte thyer urdhërat e udhëheqësisë komuniste dhe  me brigadën e tij ishte këthyer nga Podujeva (janar 1945), sepse nuk kishte pranua që të shkojë për të luftua në Srem të Vojvodinës. Aty Mehmeti kishte shkëmbya disa mëndime me Shaban Polluzhën dhe ishin marrë vesh që të luftojnë së bashku kundër armikut… (Më herët  kishin pasur mospajtime në mes njëri tjetrit,rreth stratëgjisë luftarake, por edhe për çështje ideologjike dhe të tjera. Sipas B. Morinës, “Mehmeti ishte një  strateg dhe një nacionalist i dalluar, nuk kishte besim të Shabani për shkak të lidhjeve të tij me disa komandant shqiptarë, si Fadil hoxha, sherbyes të pushtetit serb, nga ana tjetër vet Shabani ishte më i zemruar në mospërfilljen e Mehmetit”… Meritat për pajtimin e dy komandantëve i takojnë heroinës së kombit, bijës së Shkodrës, Marije Shllakut e cila kur kishte ndërhyrë ishte  shprehur: “… dhe kjo jo për hatrin tim, por për hatrin më të madh që është atdheu ynë, për hatër të flamurit, për hatër të gjakut të derdhur të mijëra  shqiptarëve të pafajshëm që po vriten për ditë e më shumë nga brigadat partizane, që nuk kanë as zot as fe e as nderë  e as atdhe”. Në këto  takime ia shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe pajtohen. Pastaj deri në vdekje kanë luftua bashkarisht dhe kanë qenë të pandashëm…) Të “Ura e Pestovës” kishin hasur në forcat ushtarake komuniste, prandaj pas një lufte të përgjakshme kishin shpërthyer rrethimin dhe kishin deportua në Druar, Shallc-në drejtim të Qyqavicës, për Drenicë. Gjatë kësaj lufte plagoset djali i Shabanit. Ata tashti pas këthimit në Drenicë kishin filluar të mëndojnë dhe të propozojnë zgjedhje të mundshme për uftën që kishte marrë kahje të padëshirueshme… (Shaban Polluzha kur e kishte mbajtur një fjalim e kishte kritikua Fadil Hoxhën pse kishte kërkua që ai me brigaden e tij të shkojë në Vojvodinë (Srem) dhe nuk brengoset për vrasjet, maltretimet dhe masakrat që bënin partizanët çetnikë ndaj popullates shqiptare. Prandaj kishte kërkua që këtij terrori duhet ndal hovin. Ai shpeshëherë thonte: “Me shkoi populli posht, dhe kjo po m’i shkurton  këmbët”… Xhemail Breznica thotë se Shaban Polluzha gjatë kthimit nga Podujeva (1945), kishte  mendua njëherë të mësyjë dhe të sulmojë forcat partizane komuniste në Prishtinë, mirëpo ishte paralajmërua se nuk ka mundësi kurqysh ta marrë një iniciativë të tillë, sepse forcat të mëdha  komuniste janë angazhuar , duke zënë vende edhe nëpër minare të xhamive… Më vonë për këto paralajmërime ishte fajsua Fadil Hoxha dhe për disa qendrime të tjera, Fadilin e kishin degradua nga grada e kolonelit ushtarak dhe nga Komandanti i Shtabit Kryesor të Kosmetit, udhëheqja partizane komuniste në krye me Tempon i cili kishte shkruar: “Fadil Hoxha nuk është kurfarë Komandanti i Shtabit Kryesor të Kosmetit, meqë i njëjti është shkarkuar me vendimin e Shtabit supreme”…

                                                         

Lufta e Aziz Zhilivodës në Tërstenik (Drenicë), shkurt 1945

 

Aziz Zhilivoda kishte urdhëruar luftëtarët që në shulat e pushkëve të ngrira të urinojnë, kështu pas urinimit ishin çliruar nga ngrirja dhe kishin shkrepur. Në këto momente ishin vrarë shumë partisanë komunist serbë…

 

 Azizi me çetën e tij nga Artakolli (afër 300 vetë) kishte ndërmar operacionin luftarak në hapsirën e Drenicës dhe ishte bashkua me luftëtarët tjerë nga Drenica dhe Kosova, për të rezistua kundër forcave të mdha partizane komuniste që në këtë kohë kishin filluar një aksion të paparë kundër luftëtarëve të Ballit kombëtar në krye me Shaban Polluzhen. Në shkurt të vitit 1945, ai kishte zhvilluar një luftë të ashpër kundër forcave të armikut në Drenicë (Tërstenik, Kozhicë e tjera). Ishtë ftohtë i madh me borë dhe acar. Luftëtarët në krye me Azizin kishin zënë pusitë dhe vendet e përshtatshme për të luftuar. Mirëpo nga acari i madh, armet e luftëtarëve ishin ngrirë, nuk shkrepnin. Ishin ngrirë edhe armët e armikut dhe kështu partizanët komunist kishin mbetur të hutuar dhe gati të dorëzuar. Azizi ishte kujtua si ta zgjedhë këtë broblem. Kishte urdhërua luftëtarët e vet që në shulat e pushkëve të ngrirë të urinojnë. Pas urinimit pushket ishin çliruar nga acari dhe kishin shkrepur.Kështu në këto momente ishin vrarë shumë kundërshtarë partizanë komunist të cilët nga të ftohtit, acari dhe frika kishin mbetur të hutuar me armë të ngrira në dorë, nuk dinin si të veprojnë dhe nuk kishin mundësi që të luftojnë dhe të rezistojnë- i kishte shpieguar Azizi nipit të tij Xhemailit kur e kishte vizitua në Shqipëri në shtator të vitit 1989. Gjatë kësaj kohe të zhvillimit të luftës në Terstenik (Drenicë) ishtin plagosur e më vonë kishin vdekur  Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica në kullën e Dvoranëve, kur ata me antarët tjerë të shtabit konsultoheshin për strategjinë luftarake. Mehmeti ashtu i plagosur kishte luftua deri në momentet e fundit të jetës. Pastaj  nga plagët kishte vdekur dhe ishte varrosur në fshehtësinë më të madhe në vreshtat e Brahim Lutës, në Gllanasellë… Pas kësaj lufte dhe shkapërderdhjes së luftëtarëve, Aziz Zhilivoda ishte këthyer në Qyqavicë dhe vazhdon luftën kundër armikut…

 

Mbrojtja e boshnjakëve në Sanxhak dhe hakmarrja për vrasjen e Hamdi Avdurrahmanit

 

Në vitin 1943 disa serbë çetnik nga Dobratini gjatë luftës që ishte zhvilluar në Shalë të Bajgorës, e kishin vrarë Hamdi Avdurrahmanin nga Vushtrria, i njohur si “Doktor Hamdija”- një humanist i shquar që ndihmonte dhe sheronte njerëzitë e sëmurë me barna popullore. Ai e kishte një shitore (barnatore) ku njerëzitë shkonin, blenin barnat dhe udhëzoheshin si t’i përdorin ata. Hamdiu nuk kishte vëllëzër dhe të afërm që t’i mernin hakun, prandaj ,Azizi me të kuptuar për vrasjen e tij  dhe të Haki Jahja Bërberit, gjithashtu nga Vushtrria, një ditë kishte vëndosur që t’i vrasë tre serbët çetnikë të Dobratinit, kështu para mengjesit kishte hyrë në oborrin e tyre dhe i kishte vrarë…

 

Në luftën kundër forcave çetnike në Sanxhak ( Pazarin e Ri, 1943), Aziz Zhilivoda    me një grup shokësh të armatosur mirë kishte shkua në ndihmë boshnjakëve të cilët vriteshin dhe masakrroheshin nga forcat barbare çetnike. Çetnikët mendonin që nga Pazari i Ri të mësyjnë në drejtim të Kosovës dhe të masakrrojnë popullin shqiptarë. Mirëpo ata ishin zbrapur dhe kishin ikur. Po të mos kishin intërvenua forcat gjermane, luftëtarët e Aziz Zhilivodës dhe luftëtarët e  grupeve të tjera të rezistencës kombëtare do të shkonin deri në Rashkë.Në këtë luftë ishin  vrarë shumë çetnikë dhe Azizi si udhëheqës dhe luftëtar, kishte tregua trimëri dhe guxim të rrallë. Kështu forcat serbo-çetnike ishin mposhtur dhe kishin ikur me bisht ndër këmbë. Për luftën e zhvilluar në këtë hapsirë, boshnjakët kishin ngritur lartë përsonalitetin e Aziz Zhilivodës dhe të luftëtarëve të tjerë shqiptarë. Deri në ditët e sotme  të rinjët dhe të rejat flasin me respekt dhe dashuri për Aziz Zhilivodën, sepse të parët e tyre, prindërit dhe pleqët kishin përcjell brez pas brezi heroizmin e luftëtarëve shqiptarë në krye me Aziz Zhilivodën dhe shpëtimin e tyre nga azgjasimi nga çetnikët… Po në këtë vit (1943) disa çetnikë serbë nga Dobratini, gjatë luftës që ishte zhvillua në Shalë të Bajgorës e kishin vrarë Hamdi Avdurrahmanin nga Vushtrria i njohur si “Doktor Hamdija”- një humanist i shquar që ndihmonte dhe sheronte njerëzit e sëmurë me barna popullore. Ai e kishte një shitore (barnatore) ku njerëzit shkonin,  blenin barnat dhe udhëzoheshin si t’i përdorin ato. Ishte i martuar dhe kishte dy djem dhe tri vajza. Hamdiu nuk kishte vëllëzër dhe të afërmë që do t’i merrnin hakun pasi djemt ende i kishte rinj, prandaj Aziz Zhilivoda me të kuptuar për vrasjen e tij (Hamdiut) dhe të Haki Jahja Berberit, gjithashtu nga Vushtrria, një ditë kishte vëndosur që t’i vrasë tre serbët çetnik të Dobratinit. Kështu një ditë para mengjesit kishte hyrë në oborrin e tyre dhe i kishte vrarë- tregon Xhemail Breznica.

Faksimil i letrës së Tempos për shkarkimin e Fadil Hoxhës
Faksimil i letrës së Tempos për shkarkimin e Fadil Hoxhës



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora