E enjte, 28.03.2024, 03:04 PM (GMT)

Kulturë

Aktorët më me vlerë në Hollivud

E premte, 04.01.2008, 02:25 AM


Matt Damon
I pari në listën e aktorëve më të kërkuar pikërisht për arsyen se ai kthen në bazë 34 dollarë për çdo dollar që paguhet është Matt Damon. Një aktor i njohur për jetën e tij të qetë familjare dhe qëndrimin larg kopertonave të revistave të thashethemeve, kohët e fundit ai është kthyer në një prej aktorëve të artë të Hollivudit. Në vend të dytë të kësaj liste qëndron Brad Pitt. Ai është një ndër aktorët, i cili prej momentit që u shfaq si një yll Hollivudit s’ka bërë kurrë mbrapa. Edhe pse në të dyzetat ai vazhdon të jetë përveç se një aktor i kërkuar dhe një person gjithnjë e më me influencë për shkak të impenjimeve të tij së bashku me partneren Anelina Jolie në kauza globale. Në vend të tretë qëndron Vince Vaughn, i pasur nga Jennifer Aniston. Lista bëhet interesante për faktin se njëra pas tjetrës qëndrojnë dy gratë e jetës së Brad Pitt. Ish-bashkëshortja, Jennifer Aniston, e pasuar nga partnerja aktuale, Angelina Jolie.

Jennifer Lopez

Është një fytyrë e famshme, e njohur dhe e adhuruar në mbarë botën. Por Jennifer Lopez, nuk është shquar asnjëherë për aftësi të veçanta në aktrim. Edhe pse ka luajtur në shumë filma, ajo s’ka arritur asnjëherë të fitojë më shumë se sa ka kushtuar filmi. Kjo është arsyeja pse ajo është klasifikuar si një prej aktoreve më të dobëta dhe që nuk i sjell fitime financiare një filmi, në të cilin interpreton.

1. Mat Damon

Është në krye të listës së aktorëve më të kërkuar dhe filmi i tij i fundit “Bourne Identity” ka pasur fitime mjaft të mëdha. Duke i shtuar këtij edhe suksesin e filmit “Ocean’s 13" Matt Damon u jep producentëve 34 dollarë fitim për çdo dollarë që ai paguhet.

2. Brad Pitt

Edhe pse ka kapur të dyzetat, ylli i Hollivudit, i cili rrallë herë nuk gjendet në kopertinat e revistave, ai vazhdon akoma të ketë fitime kolosale. Për çdo dollarë që paguhet ai fiton 28 të tjera nga shitja e filmave.

3. Vince Vaughn

Kohët e fundit ky aktor është shfaqur në hite kinematografike (për sa u përket fitimeve) si “Wedding Crashers” dhe “The Break up”. Kjo e bën atë një prej talenteve më të mëdha të komedisë duke e renditur të tretin ndër aktorët më të kërkuar.

4. Johnny Depp

Pas suksesit që pati me triologjinë “Piratët e Karaibeve”, Johnny Depp sigurisht që i ka shtuar shifrat e zerove në llogarinë bankare. Në filmat që ai merr pjesë kthen 20 dollarë për çdo dollar që paguhet.

5. Jennifer Aniston

Jennifer Aniston është femra e parë që zë vend në këtë listë, pas dy meshkujve të jetës së saj, ish-bashkëshortit Brad Pitt, dhe ish-të dashurit Vince Vaughn. Ylli i “Friends” është kthyer tashmë në një bast të sigurt për çdo produksion të Hollivudit.

6. Angelina Jolie

Një vend më poshtë ish-bashkëshortes së Brad Pitt, gjendet partnerja e tij aktuale, Angelina Jolie. Një prej aktoreve më të angazhuara kohët e fundit, ajo vrapon sa në xhirimet e një filmi tek një tjetër.

7. Renee Zellweger

U bë e njohur fillimisht në filmin “Jerry Maguire” me Tom Cruise. Më pas fytyra e saj që ngjan sikur sapo ka ngrënë një limon të thartë i dha mjaft fat duke e kthyer në një prej aktoreve më të paguara të Hollivudit.

8. Reese Witherspoon

Aktorja 32-vjeçare me fytyrë fëmije ia ka dalë mbanë të jetë një prej femrave më të paguara të industrisë kinematografike për shkak të seriozitetit të saj në punë. Një prej filmave që i shërbeu si kulmi i suksesit ishte filmi “Walk the line”. 

9. Ben Stiller

Edhe pse në vendin e 9-të, një prej heronjve të komedisë hollivudiane, Ben Stiller, mbetet padyshim një bast i sigurt fitimi. Suksesi i filmit të tij të fundit “Night at the museum” e vërteton më së miri këtë.

10. Sandra Bullock

Ajo mbase nuk shquhet si një prej femrave më të bukura të Hollivudit, por si një ndër më të zonjat po. E aftë për të luajtur në një sërë gjinish ajo sigurisht që është dhe një prej atyre aktoreve që fitojnë më shumë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora