E shtune, 20.04.2024, 09:57 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Arrestohet Bedri Krasniqi

E shtune, 18.12.2010, 12:57 PM


Njësitet kundër krimit të organizuar të Policisë së Kosovës kanë arrestuar Bedri Krasniqin në shtëpinë e tij në Turjakë të Pejës, nën dyshimin në bashkëpunim me kryesit e tjerë ka kryer vepër penale të vrasjes së polices Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj, më 24 dhe 28 nëntor 2003.

 

Gjatë një operacioni policor që u zhvillua mëngjesin e së premtes në fshatin Turjakë të Pejës, Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda e mbështetur edhe nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës kanë arrestuar tre të dyshuar për rrëmbim.

Pas një procesi hetimor, Drejtoria për hetimin e Krimeve të rënda e PK-së, e asistuar edhe nga Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti Mbështetës Operativ në orët e hershme të mëngjesit kanë realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarve në fshatin Turjakë të Pejës.

"Operacioni i sotshëm ishte vazhdimësi e hetimeve të udhëhequra nga zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe rezultoi me arrestimin e tre të dyshuarve kosovarë shqiptarë lidhur me rastin e rrëmbimit që është raportuar në shtator të vitit 2010 në rajonin e Pejës dhe të arrestuar janë Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi", ka njoftuar zyra për informim e policisë.

I arrestuari Bedri Krasniqi ishte i kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Drejtoria e Burgut të Dubravës qysh nga 1 dhjetori i vitit 2008 për arratisje nga burgu i Dubravës, ku i njëjti ishte në vuajtje të dënimit për 27 vjet për vrasjen e dy zyrtarëve të PK-së në rajonin e Pejës.

Dy të arrestuarit e tjerë, Dervish Idrizaj dhe Hamdi Krasniqi, kanë qenë të kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Qarkut në Pejë, për vrasje në tentativë, respektivisht rrëmbim.

"Gjatë këtij operacioni janë bastisur dhe kontrolluar dy objekte, një në fshatin Turjakë të Pejës dhe një në qytetin e Pejës. Në vend të ngjarjes në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar, një AK- 47 me pesë karikatorë të mbushur me fishekë të kësaj arme, një shkorpion me shurdhues, një pistoletë TTm, një pistoletë 9mm, municion të ndryshëm të këtyre armëve, dy granata dore, disa telefona mobilë, sim kartela të ndryshme, disa monedha euro një sasi që dyshohet të jetë ari", ka njoftuar policia.

Bwhet e ditur se tre të dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit policor, kurse policia gjatë operacionit ka arrestuar edhe një të dyshuar, i cili është liruar në procedurë të rregullt.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora