E enjte, 25.04.2024, 09:37 PM (GMT+1)

Faleminderit

Skënder R. Hoxha: Dyzet e pesë vjet me poezinë, me urtinë popullore dhe me epikën tradicionale

E diele, 19.12.2010, 08:58 PM


(Përvjetor)

 

DYZET E PESË VJET ME POEZINË,

ME URTINË POPULLORE DHE ME EPIKËN TRADICIONALE

 

 (Me rastin e shënimit të 75- vjetorit të lindjes dhe 45-vjetorit të veprimtarisë së Hasan Gjonbalajt).

 

Nga PROF. SKËNDER R. HOXHA

 

Siç kemi vënë re në shënimet biografike nëpër libra të botuara deri më tash të Hasan Gjonbalajt, mësohet se poezi kishte filluar të shkruajë qysh si nxënës i shkollës së mes-me. Ndërkohë, që si krijues më i pjekur dëshmohet në kohën kur me ndonjë vjershë nis të paraqitet nëpër faqet e gazetave dhe revistave të kohës, kohë kjo kur Hasani ishte i pjekur në moshë, kohë kjo kur ky kishte bërë disa vjet pune si mësues në vendlindjen e tij, në Vuthaj, ku për së afërmi u njoh edhe me diskriminimin në arsimin shqip, kur u njoh me plan-programet mësimore sllave në të cilat nuk ishte përfshirë as më e vogla vjershë a këngë shqipe e mos të flasim për kulturën, edukimin e historinë  kombëtare shqiptare. Ishin këto disa nga shtrëngimet shpirtërore të mësuesit Hasan të atëhershëm , shtrëngime këto që rezultuan edhe shtrezimet e para poetike që shpërthejnë me vargje, me metafora të kohës së ngulfatur. Më saktësisht, në vitin 1965 i botohet vjersha e parë në revistën “Jeta e re”. Vjersha kishte titullin joshës dhe simbolik “NANA” . Në këtë vjershë poeti komunikon me nënën për të gjitha ato të liga me të cilat ballafaqohej populli i tij, duke iu drejtuar me “Nanë pse më linde në kohë të kushtrimit\ Nanë pse me rrite në kohë të mje-rimit|” , ku, përbrenda një figuracioni poetik, fshihej e shëmtuara të cilën e luftonte në vargje të kësaj vjershe dhe në ato që do t’i shkruajë pastaj. Dhe jo vetëm kaq. Botimi i kësaj vjershe sikur vë vulën e parë prej nga do të numërohet datimi i fillimit të krijimtarisë së Hasan Gjonbalajt, pra viti 1965 , e për të korresponduar sot, më 2010 , si shënim  45-vjetori krijimtarie, duke e lënë më këtë rast moshën anash, sepse artistët nuk plaken e as vdesin kurrë.

     Krahas punës ne arsim, shkrimit të poezisë, për të ritur e për fëmijë, Hasani kishte filluar të meret me mbledhjen e folklorit, këtij thesari të çmuar, të Malësisë së Plavës e Gu-cisë e të viseve të tjera të Malësisë së Madhe, ku për një punë të zellshme në këtë fushë, bëhet ndër bashkëpunëtorët e parë të jashtëm të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

    Pas një kohe relativisht të gjatë, poeti Gjonbalaj, në vitin 1988, del para lexuesve me përmbledhjen e parë me poezi për të ritur me titull “Përmallime”, botuar në kuadër të klubit letrar “Karagaçi” të Pejës. Nga viti në vit, nga ky autor do të dalin përmledhje poe-tike:”Stina me një krah “(poezi për fëmij) “Një sy një mal”, “Dritare e burgut tim” e ndo-një tjetër, tituj me të cilët letërsia shqipe begatohet në sasi dhe në cilësi.

  Tradita e malësorëve të Malësisë së Madhe, figurat historike të kësaj ane, malli për vendlindjen, fenomeni i të qenit i robëruar ky popull, mungesa e lirisë së jetës dhe lirisë së fjalës, brenga e mërgimit, prej librit të parë e deri në atë më të riun të Hasan Gjonba-lajt, sintezitohen figurshëm si motive, e ndonjë prej tyre, ndonjëherë, bëhet edhe si lajt-motiv. Një cikël vjershash me motive e subjekte të tilla, vetë autori i quan “vargje të për-gjakura”. Figurativisht, ndonjë, edhe më të lidhura me vendlindjen, por gjithsesi edhe si realizime tërheqëse poetike, janë vargjet e vjershave që për tituj kanë emërvende, apo më mirë të themi disa mikrotoponime të vendlindjes së autorit, si: Maja Rakopeç, Te Guri i Nuses, maja e vajzës, Hartinit, Mrizi i Fshatit (te përmbledhja “Përmallime”), pastaj Te Shpella e Dulit, Guri i Gjakut, Logu i Vuthajve (te përmbledhja “Dritare e burgut tim”), e të këtyre motiveve gjejmë edhe ndonjë vargëzim tjetër.

      Është thënë ndonjëherë për poezinë e këtij autori se “është poezi përmallimesh”, se “është poezi e mallit të përmbajtur” etj. , ndërsa unë, duke iu referur poezisë së Hasan Gjonbalajt, do të thosha se është poezi e tragjikës dhe e burgut kolektiv, poezi e ndarjes gjeografike (shih, Stinën me një krah!), ndërsa ato krijime të mallit për vendlindje e të përkushtimeve, të imazheve e të frymëzimeve të çastit, tingëllojnë si ligjërime tradicionale të brumosura me ndjenjën sentimentale dhe emocinale, të thëna, shpeshherë, me gjuhë të narracionit popullor. Janë këto, ato krijimet të cilat çdo shkrimtar ia ka borxh vendlindjes.

   Vjersha “Ai lapidar”, kushtuar dëshmorit Ardian Krasniqi, shpreh krenarinë atdhetare e aktin e sacrificës për liri, ideale këto që bashkëjetojnë në zemrën dhe shpirtin e atdheta-rizmës. Ndërsa vjersha me titull “E, ndodhi në Pejë”, botuar në përmledhjen “Dritare e burgut tim”, (f.75), është imazh i trajtave të trishta të tragjikës në trojet tona gjatës Luftës Çlirimtare në Kosovë, ku poeti thotë: “ Kobi dhe kumti mbërthyer në gji| Ditën e parë hu-mbi babai| Të dytën dy nipat dhe ungji| Të tretën pa kokë u gjet i pari”, vargje këto që ndërthuren me patetikën e arsyeshme, e të patepruar.

  Por, edhe përkundër këtyre, në poezinë “Dritë shprese” të Gjonbalajt vërejmë shkëndijat që tingëllojnë si ngushëllim e si shpresë: “\Nga shpirti i lodhur  shtigjeve\ Mbi re u ngri-tën tri germa\ Flakadan UÇK\ Të dala nga djersa bojëgjake\” etj.

    E thashë edhe më sipër se vjarshat e Hasan Gjonbalajt shpeshherë janë ligjërime të thë-na me gjuhë të popullit, por do të shtoj edhe këtë se: në to reflektohet filozofia e popullit, tradita, historija e tij, etj., gjë që te ky autor janë krejt të natyrshme , kur kihet parasysh veprimtaria e tij në fushë të folklorit dhe etnologjisë, pra janë këto ndikime të ngulitura e të shtresuara edhe në vargun poetik të tij. Ndaj, në këtë shkrim do të përmend disa punime e trajtesa me të cilat Hasani mori pjesë në simpoziume, sesione e tryeza shkencore, si:

   -Në Simpoziumin Ndërkombëtar, Shqiptarët dhe Evropa, mbajtur në Prishtinë në vitin 1973 dhe organizuar nga ASHAK, Hasani u paraqit me temën: “Lidhja e Prizrenit në këngët historike”.

   -Në Sesionin Shkencor, Mërgimi plagë e pashëruar, në organizim të Institutit Albanologjik të Prishtinës, mbajtur në Prishtinë në vitin 1993, Hasani paraqitet me temën: “Mërgimi në vajet dhe gjamët”.

   -Në vitin 1995 e gjejmë në Njujork me temën: “Lufta e Nokshiqit epope kundër copëtimit të trojëve shqiptare”, si pjesëmarrës në Sesionin shkencor, Krahina e Plavës dhe Gucisë nëpër rrjedhat e kohës.

   - Po në vitin 1995 Hasani merr pjesë në Sesionin shkencor Lidja Shqiptare e Pejës, mbajtur në Pejë, ku lexon temën “Kontributi i Haxhi Zekës sipas krijimtarisë popullore të Plavës dhe Gucisë”.  

   - Në Sesionin Shkencor, Identitet muslimana, të mbajtur në Plavë, më 1995, merr pjesë me temën “Popullata e Plavës e Gucisë iliro-shqiptare”.

   -Në sesionin shkencor të mbajtur më 1996, në Novi Pazar, Hasani prezantoi temën “Këngët epike të Plavës e Gucisë”.

   - Ndërkaq , në Guci, paraqiti temën “Ali Pashë Gucia – jeta dhe vepra”, në tryezën shkencore të mbajtur më 1997, që për temë bosht pati figurën e Ali Pashë Gucisë.   -- Po atë vit, në Vuthaj u mbajt tryeza shkencore Fytyrat historike të krahinës së Plavës dhe Gucisë, ku Hasani lexoi temën “Jakup Feri”; e një vit më vonë, në Vuthaj, lexoi temën për dy figura të shquara kombëtare: “Ahmet Zeneli dhe Smajl Nikoçi”.

   - Në vitin 2000, në Ulqin mbahet simpoziumi shkencor Ulqini në rrjedhat e kohës, ku Hasan Gjonbalaj paraqitet me temën “Ulqini në kohën e Lidhjes së Prizrenit në këngët popullore”.

   - Në vitin 2002 e gjejmë ne Shkodër, në Seminarin e Katërt Ndërkombëtar Shkodra në shekuj, Seminar në të cilin Hasani paraqet temën interesante “Paria e Plavës e Gucisë 1878 – 1945.

   - Në Shkodër, në vitin 2004, mbahet Seminari i Pestë Ndërkombëtar, në të cilin Hasani merr pjesë me temën  Prekë Cali tribun kombëtër shqiptar dhe veprimtarija e tij në Plavë dhe Guci”.

  - Në Sesionin Shkencor të mbajtur në Klinë, më 17.XII. 2005, u paraqit me temën “Vrasje e burgosje  në krahinën e Plavës e të Gucisë”.

 - Në sesionin Shkencor, në Orosh të Mirditës, më 25.VII.2006, tema e Hasanit ishte “Dush Nimanja”.

- Në Sesionin Shkencor që u mbajt më 21 – 22.V. 2007, në Burim – tema: “Bade Alushja”.

- Më 27 dhe 28 korrik 2008, në Ferizaj mbahet Sesion Shkencor, ku Hasani referoi per temën “Fshati Martinaj”.

- Në Sesionin Shkencor, më 26 korrik 2009, në Shkup, Hasani paraqet temën “Prekë Cali”. Ndërsa, më 11.IX.2010, në Sesion Shkencor në Kukës, ky autor u paraqit me temën “Koha e Shqipnisë në krahinën e Plavës e të Gucisë”.

       Vlen të përmendet se shumica e këtyre temave që i përmendëm janë mjaft interesante, kanë të bëjë me jetën e banorëve të krahinës së Plavës e të Gucisë dhe ndriçojnë pjesë të historisë së tyre, ashtu siç i ka identifikuar dhe ruajtur në kujtesë tradita popullore. Po ashtu të themi se shumica nga këto kontribute janë të botuara në gazeta e revista të ndryshme, po edhe si vëllime të veçanta, për çka e përgëzojmë autorin.

    Ne fund, poetit, mbledhësit të folklorit, historianit e hulumtuesitn të vyeshëm, Hasan Gjonbalajt, i dëshiroj jetë të gjatë e të shëndetshme si dhe aktivitet krijues e shkencor!

 

 (Vështrim i lexuar nga autori prof. Skënder R. Hoxha, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve në Pejë, me rastin e këtij përvjetori, më 15 tetor 2010, Plavë.)



(Vota: 18 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora