E premte, 19.04.2024, 06:53 PM (GMT+1)

Editorial

Forumi: Aborti, vrasesi i pafuqise dhe i pafajesise

E enjte, 03.01.2008, 02:18 AM


Mesazhi i Zemra Shqiptare

Nje nga problemet aktuale te shoqerise sone eshte edhe Aborti. T’i heqesh te drejten per te jetuar nje krijese eshte krim, por krimi lind nga nje apo me shume arsye. Aborti ne shoqerine tone (jo e zhvilluar sic duhet) shpeshhere te shpeton ‘’nderin’’, te ardhmen, por edhe jeten nese bazohemi tek krimet makaber qe mbushin faqet e para te gazetave.

Me poshte mund te lexoni mendimet e anetareve te Forumit ‘’Zemra Shqiptare’’ mbi abortin.

Shenim: Ne nuk do bejme ndryshime dhe do respektojme dialektin e secilit.

Baby Girl shtron pyetjen: C'fare mendimi keni mbi abortin, jeni kunder apo pro. Edhe perse?

Pergjigjet:

GjIlAnAsI_cSi: Po ndodhin shum raste kur nje vajz 16 vjecare po jet shtatzan dhe familja e saj nuk e din, dhe kshtu qe po hiqen dhe femijet. Shum her kam ndegju qe ne Kosove kan marr e i kan hudh femijet ne Korp te berrllogit (kosh mbeturinash - shenimi yne)
Kjo eshte nje gje e keqe , edhe shum raste po ndodhin kur po i lojn jetim neper Spitale..
Un do isha kunder sepse nuk eshte mire per kete , por cka ti bosh kan qellu shum popullsi dhe mund te luajn..
Duhet me u ruajt te gjitha Vajzat me mendu at qka don me vepru , me nje mashkull sepse seksi nuk pyet se kush dhe cka je apo sa vjeqe je, duhet me u ruajt te pakten mos te marrim Jete femijesh ne qaf, sepse Zoti do na denoj masnej..

Loja: Per mendimin tim cdo njeri ka te drejten e zgjedhjes.....kshu qe ska pse ti ndalohet aborti dikujt...

Sykaltra_usa: Teme mjaft terheqese!
Personalisht jam kunder abortit!
Asnje jete, nuk ka te drejte te marre jeten e dikujt tjeter!
Le te mendojme se nga erdhem ne Jete?!!!
E perse duhet te shkurtojme nje Jete te re?!
Aborti=vrasje!-Ajo femer qe ben abort,eshte kriminelja numer 1!
Thjesht mendimi im!

GoL: Jam i mendimit qe te mos shkoje puna deri te aborti

Arun: Personalisht jam kunder abortit , dhe jam i mendimit qe kush vret nje embrion ka vrare nje jete njerzore , mendoj se aborti eshte i justifikuar vetem kur eshte ne rrezik jeta e femres shtatzene vetem ne nje rast te tille mund te behet abort, ne raste te tjera kur femra nuk ka mundesi te mbaje femijen qe do te vije ne jete para se te abortoje duhet ti drejtohet per ndihme te gjitheve dhe te sigurohet se ka bere gjithshka per te shmangur abortin, shume femra nuk kane kurajo ti drejtohen per ndihme shoqerise, familjes, apo institucioneve perkatese duke e justifikuar nje gje te tille se ky eshte trupi im dhe bej me te cfare te dua une etj etj etj , nderkohe qe shkenca e verteton me se miri sot qe kush vret nje embrion ka vrare nje qenje njerzore te mirefillte , pra pavaresisht nga debati qe behet sot ne bote ne lidhje me abortin , vrasja e embrionit ngelet krim , dhe perjashtim nga ky rregull bejne vetem ato raste kur nderhyhet per te shpetuar jeten e femres ne rrezik, rastet e tjera jane te pa justifikueshme, kush vret nje embrion njerzor ka vrare nje anetar te shoqerise njerzore,nga burime te sigurta informacioni ,diten e trete te shtatzanise vijne engjejt dhe zbresin shpirtin ne embrionin e ardhshem , aty ne ate veprim te paster spiritual eshte caktuar 70% e ngjarjeve qe do ti ndodhin femijes se ardhshem kur te dali ne jete kuptohet , pra nese ai embrion- foshnje i ardhshem nuk do abortohet nga prinderit
keshtu qe embrioni eshte jete dhe kjo eshte edhe arsyeja pse nje embrion nuk duhet te abortohet lehte , perjashtim bejne rastet kur ligji etiko-fiziologjik i caktuar nga shoqeria e lejon nje gje te tille.

Poseidoni: Tani per sa i perket abortit une them qe eshte keq nese ben abort se pastaj kur te duash te lindes femije te tjere do kete shume probleme.

Princesa: Vetëm nëse rrezikohet shëndeti i nënës, apo është vërtetuar që fëmija që do të lindet nuk ka zhvillim normal.
Përndryshe jam kundër abortit.

BUBULINA: Prezantim I shkurter--ABORTI
Shume prej nesh kemi degjuar se si vajza te reja presin para dyerve te ordinancave private per te kryer nje veprim makaber per te shuar nje jete qe eshte ne nisje pra per te abortuar…perse kjo shoqeri e jona e cila eshte katandisur fare harron se njeriu mbi te gjitha eshte njeri dhe nuk e meriton te shuhet jeta e tij ende pa nisur mire. Perse te shuhet nje pjese e dashurise se nje qifti vetem pse u dashka te planifikohet e ardhmja?Kush mund te thot se aborti eshte zgjidhja (.perjashtim ketu rastet kur kemi te bejme me shendetin e nenes kur vihet ne rrezik jeta e saj.apo edhe kur ajo shtatzeni nuk ecen ne drejtimin e duhur)..athua nuk kemi vetedije morale te duhur qe te kuptojme se aborti eshte I barabarte me krimin e nje vrasje….paramendoni te marresh nje njeri dhe ngadale te fillosh te shkeputesh pjeset e trupit te tij nje nga nje pasi edhe procesi I abortit shkon keshtu ngadale e mire duke shkeputur keshtu qdo gjymtyre te trupit te tij ..neve na duket shume e thjeshte do te themi se deri ne javen e e tete eshte I pranueshem JO ketu eshte ggabimi yne me I madh sepse I lejojme vetes sone te arsyetojme nje krim …shumica e vajzave te reja sot ne lidhjet e tyre te dashurise tronditen nga fakti i ngeljes shtatzene dhe ne momentin e ngeljes padyshim se do te jene te braktisura nga I dashuri I tyre..sepse marrja e nje pergjegjesie pa qene mire te pregatitur don nje mund te madh ndersa qiftet nuk jane te gatshem per te perballuar nje situate te tille.nje vajze e re e braktisur nga I dashuri pasi kish mbetur me barre I drejtohet mjekut per ta liruar nga ky mekat qe ajo e quante te tille…e deshpruar tej mase e mbetur ne udhekryqin e jetes ajo zgjidhjen me te mire e sheh ne abort pa u kujtuar as edhe nje qast per pasojat te cilat e presin ne te ardhmen…..e braktisur nga rrethi nga shoqeria dhe mbi te gjitha nga familja ajo do te hyje ne kete process I cili do ti kushtoje me te ardhmen e saj..dhe qka beri shoqeria jone per vetedijsimin e popullates, thjesht asgje .Ordinancat private gjinekologjike punojne si tregje dhe sqajne koken fare per faktorin njeri,.si mendoni a sdo te ishte me e arsyeshme qe kur nje mjek ndeshet me nje rast te tille ta vetedijesoje se pari ate femer per te gjitha ato pasoja qe nuk jane te [pakta te cilat padyshim se do tia shkaterrojne te ardhmen e saj si edhe shendetin ne rend te pare.por si duket mjekeve iu leverdis qe te kene sa me shume raste te tilla per tiu ecur puna sa me mire dhe per te specializuar sa me shpejt ne ate drejtim,une them se do te duhej te beheshin gjurmime neper keto ordinanca te behej nje statistike sa eshte I shprehur aborti tek ne I cili padyshim se ka filluar te marre permasa te gjera. Perdite ndeshemi me nga nje rast e te tjera raste qe skemi mundesi ti shohim ?Kjo eshte ajo qe na ben te brengosemi me teper..Perse askush se ngre zerin per kete problem I cili padyshim se nuk eshte I vogel…perse te jen vetem shoqatat dhe ndonje organizate joqeveritare qe e prekin kete problem ku jane ketu akademiket e shkencave mjekesore te cilet nuk e hapin problemin por ngarendin pas posteve te tyre si te qmendur perse nuk inicojne ndonje fushate e cila besoj se do te zbuste sado pak kete tragjike femerore sepse padyshim qe ktu viktima kryesore eshte femra.por nje femer e cila detyrohet te beje abortin besoni se do ta beje qofte edhe pa pranine e mjekut qofte edhe ne se nuk I jepet mundesia ta beje kete ne menyre te specializuar,,,,siq ka ndodhur ne te kaluaren kur grate tona ne mungese te mjekut ato kan shpikur lloj lloj menyra per ta bere kete dhe paramendoni sot nje femer qe kryen abortin quhet vrasese kriminele ne shikim te pare do ta arsyetonim kete thenje por kemi te bejme ketu edhe me kategorine e femrave te cilat I jane te eksponuara dhunes permanente qofte fizike apo edhe psiqike….a do te mund ta quanim atehere krim ..do te duhej te gjenim nje mes sado pak I cili do te ishte i pranueshem dhe I cili do te qonte sado pak ne zbutjen e ketij problemi gjithsesi aborti eshte I papranueshem pa nje arsye te forte gjithsesi aborti eshte mjaft I perhapur dhe per te zbutur sado pak kete problematike duhet se pari vetedija morale e njeriut dhe kjo padyshim se mund te arrihet vetem me nje informim te mirefillte I cili do te vetedijsonte faktorin femer .femra se pari do te duhet ta respektoje veten e saj ne menyre qe pastaj te tjeret ta respektojne dhe tia japin asaj vendin e merituar ne shoqeri e kjo mund te arrihet vetem me arsimimin e saj gje e cila do te zgjidhte edhe shume probleme te tjera kyqe qe kane te bejne ne pergjithesi me jeten e femres per te cilen gje askush nuk po brengoset koheve te fundit ani se po proklamohet mjaft neper seminare e takime te llojeve te ndryshme por pak po punohet ne kete drejtim...

Djaloshi-nj: Un Jam kunder abortit pse-Cka faj I shkreti femije per ata dy Gogujsufet BUdallenje.

Piter: Shum shtete evropiane e lejojn abortin por ne menyra te ndryshme marim shembullin e Italis qe e lejon dei ne muajin e trete pasi akoma nuk eshte formuar embrioni dhe mbas muajit te trete vetem kur eshte ne rrezik shendeti i nenes.Por para se te kryhet aborti brenda muajit te trete nena merr shume konsultime dhe ne shumicen e rasteve arrihet ti mbushet mendja qe te linde dhe femija pasta largohet nga nena per tu dhene ne adoptim por ne kete rast femijes nuk i shkruhet emri i nenes ne çertifikaten e lindjes. Mund te them qe mbas futjes se ketij ligji eshte ulur shum aborti i jasht liqshem dhe eshte rritur mbrojtja e çiftit duke perdorur kontaceptive besoj se eshte nje ligj i rendesishem qe mund ti sherbeje edhe vendit tone.

Anila_usa: Jam Dhe Do Jem Kundra Abortit, Pse Te Hiqet Nje Krijese E Bukur Ne Trupin Tend E Cila Sa Po Vjne E Po Krijohet Cdo Dite Edhe Me Shume, Por Kur Ty Nuk Te Lejohet Ta Kesh Ate Femije Per Arsye Shendetesore Ajo Kuptohet Qe Aborti Duhet, Por Pa Raste Te Tilla Bejme Nje Krim Shume Te Madh Nese E Bejme Dhe Ku Aty Ku Eshte Gjeja Me E Vyer Ne Kete Jete Dhe Ajo Eshte Femija.ky Eshte Mendimi Im Personal.

Sona: Besoj se aborti eshte nje zgjidhje personale midis ciftit dhe ne nuk mund te gjykojme asnje ,e rendesishme eshte qe te ruhen qe ta shmangin abortin se nqs ka nje shtatzani te padeshiruar atehere eshte me mire ta heqin ne fillim sa nuk eshte krijuar embrioni sesa ta mbajne dhe pastaj i lindin femijet dhe i lene rrugeve kjo eshte me e keqe akoma,por ajo qe u bej thirje te gjithve eshte TE MBROHEN qe mos te detyrohen pastaj te bejne nje krim te heqin jeten e nje bebe te pafajshme.

Andrew: Nuk Mund Ta Konceptoj Si Ide Po Me Thene Te Drejten Duhet Te Kete Edhe Denime Per Ata Njerez Qe E Bejne
Nuk Mund Te Te Eci Mire Ne Jete Pasi Ajo Krijese E Pafajshme Eshte Nje Engjell Qe Zoti E Dergon Ne Nje Nene
Ajo Duhet Te Jete Krenare E Te Sakrifikoje Per Filizen E Saj
Ne Asnje Menyre Nuk Duhet Te Abortojen Femrat Jo Vetem Per Veten E Tyre Po Per Krijesen Inocente.

Korcare_Gerta: Kundra abortit! Gjithkush ka te drejte te jetoje ..pavarsisht se vjen pa deshiren e dikujt...ai/ajo ka te drejten e vet te jetoje dhe askush s'ka te drejte tja mohoje ...Nuk e kuptoj disa nena qe tregohen kaq te pashpirtra ..duke i marre dikujt jeten ..Me te vertet me vjen keq.

Anjeza 1: NJE NJERI KA TE DREJTEN E ZGJEDHJES SEPSE ME PARE ESHTE LEJUAR TE VIJE NE JETE DHE TE BEHET I AFTE TE ZGJEDHE.

RoSa: Jam kunder abortit.Nuk do te kisha mundur ta mbys pjesen time qe rritet ne mua asesi.Te gjitha kushtet jane sot qe te kujdesesh.Por eshte nje vetvrasje e gjalle e vetvetes.Une mendoje se ai persone kurr me nuk do te jete si ka qene.
Lutem qe te ket sa me pak aborte.

Renatondoja: Te arrirrish te abortosh d.m.dh te vrasesh pjellen tende do te thote se u ke treguar te gjitheve se kush je, dhe sa e denjte je ti si femer per tu bere nje dite nene,dhe arrin tu demostrosh te tjereve se zoti qenka i padrejte, qe ta dha ty kete mundesi te behesh nene, dhe la nje tjeter pa femije qe do jepte gjithqka qe te kishte fatin tend. Dhe ne fund,ti i pergjigjesh me vrasje pa motiv.Te braktiset femija ne jetimore mund edhe te pajtohem por me abortin KURRE.

Peja-Boy: Ta Abortoj ...Gjynah! Ta Mbaj...Si ta sjell ne Jete kur Kushtet nuk jan as Minimale per ta rritur??
Ateher ketu ideja e vetme eshte per tu ruajtur mos te ndodhin ato gjera, po ne qoft se ndodh ateher duhet me i mat sendet dmth nese je ne gjendje ta rrisesh ateher dergoje ne kete jete nese jo ateher Mbyte me koh e mos e mbyt kur fillon ta shijoj Jeten !!
Ales: Eshte e vshtir te thuash e drejt apo jo e drejte sepse eshte nje situate delicate.

Toptan: Per mua eshte krim sepse po vret nje jete.

Irisa: Aborti = Vrasje, ndoshta me i rende se po vret nje jete qe sapo ka filluar.

Etyaldaron: Sigurisht që jam kundër abortit në përgjithësi sepse siç e kanë thënë shumë këtu është vrasje, por megjithatë nga ç' kam dëgjuar nga mjekë ka disa raste kur është i domosdoshëm sepse vihet në rrezik jeta e nënës. Por këtë duhet ta vendosë vetëm mjeku dhe me shumë rreptësi, dmth kur egzistojnë fakte që vërtetojnë se jeta e nënës është në rrezik ose do të vihet në rrezik.

Neki: Teme interesante! Duke lexuar te gjitha postimet, me terhoqi vemendjen se, shumica e antareve qe kane marre pjese ne diskutim, jane shprehur me fjalet "abort=vrasje"
Parimisht jam dakort. Po ta shikosh fenomenin ne realitet, dhe po te duam te jemi realist, do te pranojme te kunderten.
Nuk jam ne gjendje te flas me shifra, por, per probleme te ndryshme kam pasur te beje shpesh me maternitetin. Te ngjethet mishte kur shikon se ne repartin e aborteve punohet me ngarkese te plote.....
Pa mendoni sa femra nuk drejtohen tek mjeku, per cdo lloj arsye?
Per te mos arritur ta veme vetes para kesaj dileme TE MARIM MASA PARANDALUESE.

Gladiatori: Aborti nuk duhet pare si vrasje sepse nuk mund te behemi ''bashke-prinder'' me njeriun qe kemi ndare vetem epshin seksual nga eksitimi i castit!
Dmth, sipas jush, ne asnje menyre nuk duhet te abortosh, por ne te gjitha rastet duhet ta lesh te vije ne jete krijesen aksidentale!
Para se te duam nje krijese qe ska ardhur ne kete bote, duhet te duam veten tone duke mos ja hidheruar jeten vetes me nje njeri te gabuar, apo me arsyet e tjera qe mund te kemi.
Aborti eshte anormal vetem kur nje cift duhen dhe mendojne ta kalojne jeten se bashku.

Jesu: Pershendetje Gladiator!!! Jam plotesisht dakort per sa i perket ceshtjes se para se te duam nje krijese qe ska ardhur ne kete bote, duhet te duam veten tone duke mos ja hidheruar jeten vetes me nje njeri te gabuar, apo me arsyet e tjera qe mund te kemi.
Por mos valle duhet te jemi pergjegjes te gabimeve tona??? Dhe perse duhet ta paguaj gabimin e dy te ''riturve'' nje qenie e pa fajshme dhe e pa fuqishme. Pse theksoj faktin e pa fuqishme sepse po te ishte e fuqishme s'do ekzistonte aborti s'do mundeshim te permalleshim me nje qenie te fuqishme. Ky eshte dhe gabimi yne sepse vendosim per jeten e nje qenie qe s'eshte ne gjendje te vetembrohet.
Duhet te marim masat parandaluese per mos te aritur ne abort ose te jemi pergjegjes te gabimeve tona.
Aborti eshte vrasje dhe se ndryshon asgje. Ai lejohet vetem ne rastese ve ne rrezik jeten e nenes per arsye te ndryshme shendetsore dhe nese embrioni ka ndonje sindrom(anomali).

Gladiatori: Pershendetje Jesu! Sigurisht qe e mira do ishte ta parandalojme, perpara se te kemi nevoje per abort, por ja qe gabimi per njeriun (qe eshte ne jete) eshte. Ajo qenja nuk egziston! Eshte pjese e trupit te femres qe duhet hequr!
Femrat shqiptare, ne menyre te vecante vajzat e reja, ne Shqiperi nga do mbyten me nje femije, apo duhet duhet tja falin jeten cdo palacoje qe fatkeqesia apo rastesia e nje nate pa hene, ja ofroi per nje dore ''gjume''?! Ata djem qe nga ''halli'' kalojne disa minuta me nje vajze ''patrulluese trotuaresh'', duhet te lidhin jeten me te, per hir te asgjeje?! Une kurre sdo e pranoja, dhe ate pjesen e te drejtes qe me takon, do e kisha fuqimisht kunder asaj qenjes qe pretendon te vije ne jete. Smund te kem femije me kedo. Sidoqofte femra ben ligjin ne kete rast sepse ajo eshte shtatzene dhe jo une. Kujdes duhet te kene te dyja palet, por kujdesin me te madh duhet ta kene meshkujt sepse, sic e thashe, nuk ngelen ata shtatzene dhe nese femra eshte e vendosur qe ta mbaje, mashkulli duhet te ngreje duart lart!
Ne nje lidhje normale edhe une jam kunder abortit, por ne rastet ekstreme, sigurisht qe jam PRO!

Biligoa: Baby Girl urime per temen! Aborti eshte vrasje, Aborti eshte krim.
Aborti per mendimin tim personal e shoh si nje krim, dhe me shum se krimi
Pse do thoni? Nje krijese e vogel -embrioni i porsa krijuar eshte nje qenje e pa fuqishme qe smund te vetmbrohet, ne njerzit veprojme mbi te pa mare parasysh te drejtat e kesaj qenje njerezore qe eshte ne formin e siper. "Luftojme" me nje qenie te dobet
Une personalisht do shmangia me cdo menyre nje abort.
Jam e detyruar te them se jam pro e nje aborti vetem ne rastin nese embrioni do ishte teratogjenis(do kishte ndonje anomali) ose nese jeta e nenes rezikohet per vdekje dhe ne kete raste do beja nje veprime te tille duke u ndjere vehten me shum mekate te pa lara.

''Fotot'' e meposhtme jane postuar ne forum nga ''Biligoa'' . Tema ne forum KETU 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora