E marte, 16.04.2024, 09:03 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Telegram ngushëllimi për diplomatin e shquar amerikan

E shtune, 18.12.2010, 06:37 PM


Me rastin e ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar amerikan, Richard Holbrooke diplomatit të njohur amerikan dhe arkitekt i paqes në Ballkan, Nexhmedin Saqipi, kryetar i Partisë Demokratike Kombëtare, në emër të popullit të Kosovës Lindore i ka dërguar një telegram ngushëllimi ambasadës të SHBA-ve, në Beograd  dhe popullit amerikan.

 

 “ Richard Holbrooke ishte për popullin  shqiptar ndër diplomatët më të njohur në nivel botëror, e në veçanti për popullin e Kosovës Lindore, i cili ka dhënë kontribut të shquar në të gjitha misionet paqësore, duke treguar cilësi të larta për përfaqësimin e denjë të SHBA-ve në ndërtimin e paqes në botë”, thuhet, mes tjerash, në letrën ngushëlluese të  Saqipit.

Sipas Saqipit ”populli i Kosovës Lindore me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për vdekjen e Njeriut të madh,  i cili në momentet më të vështira ka qenë shpresa  e vetme e shqiptarëve të këtij rajoni.

Në letrën ngushlluese të Saqipit,  thuhet se ndarja nga Richard Holbrooke është një moment prekës jo vetëm për popullin e SHBA-ve, por edhe për të gjithë miqtë e tij, të cilët i ndiqnin me vëmendje angazhimet e këtij diplomati dhe luftëtari të madh të paqes.

 

Pranda,  me tw drejtw  konsideron presidenti  Borack  Obama  kur thotë se “Richard Holbrooke e ka shërbyer vendin tonë me nder për afro 50 vite, nga një oficer i ri i jashtëm në Vietnam, e deri tek arkitekti i marrëveshjeve që i ndalën masakrat në Ballkan. Ai thjesht ishte një nga gjigantët e politikës së jashtme amerikane dhe se janë miliona njerëz në mbarë botën, jetët e të cilëve ishin shpëtuar dhe pasuruar nga puna diplomatike e Hollbrukut, në zonat e trazuara dhe me luftëra në rajone”. Dhe deklarata e Hillari Klinton kur thotë” se se Amerika e ka humbur njërin prej “kampionëve të saj më të fuqishëm dhe shërbyesin më të dedikuar”

“Me këtë mesazh ngushëllimi, në emër të PDK-së dhe gjithë popullit të Kosovës Lindore, ju shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe mbarë popullit të SHBA-ve”, thuhet, ndër të tjera, në telegramin e Partisë Demokratike Kombëtare, të firmosur nga lideri i saj z. Nexhmedin Saqipi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora