E enjte, 25.04.2024, 12:40 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Përgjigje Olsi (Osman) Jazexhiut, kapterit islamik të Mossad

E premte, 17.12.2010, 10:58 PM


Përgjigje Olsi (Osman) Jazexhiut, kapterit islamik të Mossad

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Olsi Jazexhiu, në shkrimin e vet "Liu Xiabo dhe Xhihadi i Artan Kristos", i botuar në gazetën "Sot", në 14 dhjetor 2010 ankohet se: "Në një kohë kur militanti katolik Kastriot Myftaraj bën thirrje në shtypin e Tiranës për terrorizimin dhe vrasjen e muslimanëve dhe dëbimin e tyre nga vendi, Gjykata e Tiranës refuzon ankimet e Komunitetit Musliman dhe të Forumit Musliman të Shqipërisë, qoftë edhe vetëm për thirrjen e tij në Gjykatë. Në një kohë kur Kastriot Myftaraj gëzon mbrojtje nga SHISH-i dhe repartet e antiterrorist për ofendimet dhe shpifjet që lëshon kundër Islamit përditë, Gjykata e Durrësit dhe SHISH-i mbajnë në burg pa afat e më pas dënojnë me pesë vite burgim hoxhë Artan Kriston vetëm pse ai thotë që duhet të ketë xhihad". (Gazeta "Sot", 14 dhjetor 2010, f. 18)

Përgjigjen për Olsi Jazexhiun do ta filloj duke iu treguar lexuesve se kush është Olsi Jazexhiu dhe cilat janë bëmat e tij. Të gjitha ata që e njohin Olsi Jazexhiun e dinë se ai është vllah, do të thotë arumun, madje ai flet edhe në gjuhën vllahe, gjë që gjithashtu e dinë shumë njerëz. Vetë emri "Olsi" është një emër shumë i përdorur nga rumunët dhe fakti që prindërit e tij e quajtën me këtë emër tregon se ata e ruanin traditën vllehe. Nuk ka asgjë të keqe që të jesh vlleh, ndryshe arumun. E keqja është se identiteti i Olsit është shumë më i ndërlikuar. Dihet se Rumania ka qenë me më shumë çifutë në Ballkan, duke pasur 750 000 çifutë, pra disa herë më tepër se pjesa tjetër e Ballkanit. Pjesa më e madhe e këtyre çifutëve u vendosën në Vllahi (vendi që më pas i bashkuar me Moldavinë u quajt Rumani), në kohën që ajo ishte një provincë osmane. Këta çifutë gëzonin trajtimin e mirë që Imperia Osmane u bënte çifutëve, gjë që është e njohur. Por kur Vllahia u bë shtet i pavarur, në shekullin XIX, me emrin Rumani, një pjesë e këtyre çifutëve emigruan për në territoret osmane të trembur nga persekutimet e vendasve. Kështu edhe të parët e Olsi Jazexhiut erdhën në Shqipëri, në zonën e Korçës.

Olsi Jazexhiu vetëparaqitet si kampion i Islamit në mediat shqiptare, me shkrime në gazeta, dalje në televizione, si dhe duke qenë shumë aktiv në forumet në internet, në facebook, blog-e etj. Teza permanente e Olsit është se në Shqipëri Islami persekutohet, se intelektualët muslimanë nuk kanë akses në media, se në Shqipëri ekziston një lloj despotizmi antiislamik i ambasadës amerikane, që përdor edhe shërbimin sekret shqiptar, SHISH për të persekutuar muslimanët. Por vetë Olsi është përgënjeshtrim i tezës së tij, se ai ka pasur akses në mediat kryesore të Shqipërisë, si rrallëkush, kur është folur për temat religjioze. Pikërisht në periudhën kur, nëse pranohet teza e Olsit, vëmendja dhe kontrolli i CIA-s në Shqipëri sa i përket Islamit, ka qenë në maksimum, pra në periudhën që prej 11 shtatorit 2001 dhe deri pas fillimit të luftës në Irak në 2003, Olsi ka qenë mysafir i shpeshtë i televizioneve kryesore të Tiranës, në emisionet ku debatohej për çështje religjioze, posaçërisht për Islamin. Sipas tezës së Olsit, duhet që ambasada amerikane t' i kishte nën kontroll edhe televizionet e mëdha të Tiranës, sa u përket këtyre debateve.

Atëherë si shpjegohet aksesi i madh medial që i jepej dhe vazhdon i jepet Olsit, edhe pse këto vitet e fundit ai më tepër është jashtë vendit, çka e pohon edhe në shkrimin e tij kur thotë se: "Që Artan Kristo do të dënohej me burgim nga Gjykata e Durrësit, unë e kuptova që në 29 nëntor të këtij viti, kur gjatë vizitës time në Shqipëri shkova në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal në Durrës ku mbahej i izoluar Muhamed Abdullahi (këtë emër ka marrë Artan Kristo- K.M.)". (Gazeta "Sot", 14 dhjetor 2010, f. 18)

Pra, Olsi jeton jashtë vendit prej disa vitesh dhe vjen në vizitë në Shqipëri, ku i jepet menjëherë akses në televizionet e mëdha, siç ndodhi vitin e kaluar kur ai u ftua në Top Show të Alban Dudushit, kur diskutohej për librin e studiueses franceze Nathalie Clayer "Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë".

Prej 15 vitesh Olsi shkruan papushim artikuj dhe shkrime në frymën e Xhihadit, të cilat do të duhej ta kishin çuar Olsin 15 herë në burg. Shkrimet e Olsit janë një nga shumë arsyet për të cilat unë shkruaj aq ashpër kundër Islamit. Olsi Jazexhiu në vitin 2004 i nisi një kërcënim terrorist islamik me e-mail Piro Mishës. Vetëm ky fakt do të mjaftonte që Olsi sot të ishte ende në burg, që prej vitit 2004. Autorësia e Olsi Jazexhiut për këtë kërcënim është e vërtetuar nga SHISH dhe CIA, se Piro Misha shkoi u ankua edhe në ambasadën amerikane në Tiranë (Rrugës për atje Piro Misha ndaloi në një butik të blinte një palë pantallona se ato që kishte veshur i lagu se urinoi kur pa që në anë të makinës së tij, nga një makinë tjetër në semafor zbriti një djalë me pamje islamiku, i cili shkoi në punë të vet, a ndoshta e bëri enkas). E-mail-i kërcënues u nis nga adresa elektronike e gazetës "Tema" të Mero Bazes, ku Olsi kishte password-in se në atë kohë ishte pjesë e redaksisë, si ekspert për Islamin. Këtë gjë ma ka pohuar vetë Mero Baze me gojën e tij, pak kohë më vonë gjatë atij viti, kur për të zhdukur efektin e keq që bëri kjo ngjarje më propozoi që të shkruaj lirisht kundër Islamit në gazetën tij, ku unë botova në vazhdim një numër të madh shkrimesh antiislamike. Po të dojë Olsi, le të bëjë një kallzim penal për mua për këto që po them, dhe unë do të kem kënaqësinë që jap të dhëna shtesë për këtë histori.

Pyetja se përse Olsi nuk hyri në burg kur i dërgoi një kërcënim terrorist islamik Piro Mishës është e pandarë nga pyetja se përse Olsi kishte dhe ka (kur është në Shqipëri) akses të madh në televizionet kryesore të Tiranës, edhe pse ka qenë një Xhihader medial prej shumë vitesh. Kjo ndodh se Olsi është pjesë e një skeme të sofistikuar në linjën CIA-Mossad për përdorimin e Islamit për interesat strategjike amerikano-izraelite në Europë. Në vitin 2004 Olsi do të kishte përfunduar me siguri në burg sikur të mos e kishte mbrojtur personalisht shefi i stacionit të CIA-s në Tiranë, të cilit si Olsi ashtu dhe unë ia dimë emrin. Mosarrestimi i Olsit në 2004 vetëm sa e dekonspiroi si agjent të dyfishtë të CIA-Mossad, militantin islamik Osman (Olsi) Jazexhiu.         Si shumë agjentë të tjerë të mëdhenj, Olsi u zbulua nga një gabim i vogël, nga një vanitet. Njerëzit që ngarkohen me këto misione zgjidhen të tillë që të kenë fantazi të madhe dhe Olsi e ka dëshmuar këtë kur ka shkruar se në periferi të Parisit duhet të krijohet një shtet islamik, i ngjashëm me qytet-shtetet europiane. Olsin e tradhtoi fantazia e vet, kur deshi të bënte një shaka me sorosianin Piro Misha, i cili është në të njëjtin front me Olsin, por në një brigadë tjetër. Piro Misha vetë nuk e dinte këtë gjë, prandaj dhe shkoi u ankua për Olsin në SHISH, Prokurori, Ambasadën Amerikane. Kur Olsit nuk i ndodhi gjë, Piroja e kuptoi se luftonin nën të njëjtët komandantë.

E njëjta dorë e fshehtë që e shpëtoi Olsin nga burgu i sigurt në 2004, bëri që Olsit t' i lejohet hyrja dhe qëndrimi në Itali, në Firence, ku qëndroi dhe studioi për dy vite, edhe pse kur në Nasiriah, në Irak, Al-Qaeda vrau 14 ushtarët italianë të forcës ndërkombëtare, Olsi shkroi në një artikull se mirë ua bënë pushtave të Berlusconit. Asnjë shtet në botë nuk e lejon të hyjë në territorin e tij një njeri që ka shkruar kështu, përveçse kur ky shtet është i detyruar ta lejojë, i shtrënguar nga një forcë madhore.

Historia e udhëtimeve të shpeshta të Olsit nëpër botë është shumë interesante, dhe Olsi ka dëshirë që ta rrëfejë atë, me përjashtim të fillimit. Olsi vërtet ka udhëtuar e qëndruar gjatë në vende të ndryshme, nga Malajzia në Kanada, duke përfshirë Arabinë Saudite, Iranin, Turqinë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë etj., por udhëtimet e tij nëpër botë kanë filluar nga Izraeli, atdheu i tij. Për këtë udhëtim Olsi nuk flet kurrë. Olsi është i ngjashëm me Artan Kriston se të dy u përkasin religjioneve të tjera, Artan Kristo atij të krishterë ortodoks dhe Olsi atij judaik, dhe prej tyre kanë kaluar në Islam dhe bëjnë islamikun militant. Nëse Artan Kristo është bërë Muhamed Abdullahi, Olsi është bërë Osman Jazexhiu.

Cila është skema ndërkombëtare në kuadrin e së cilës vepron Olsi? Kjo është një skemë amerikano-izraelite, sipas së cilës SHBA dhe Izraeli duan ta përdorin Islamin si ekspedient për të kontrolluar Europën, duke e shndërruar atë në një Mega-Bosnjë-Herzegovinë, e cila do të jetë plotësisht e varur ndaj SHBA-ve për sigurinë dhe nuk do t' i adresojë asnjë qortim Izraelit. Natyrisht se Europa ia adreson qortimet Izraelit për shkak të interesave ekonomike që ka në botën arabe, jo për ndonjë arsye parimore. Në kadrin e skemës së mësipërme, SHBA-të, me asistencën e Izraelit, kujdesen që Shqipëria të ketë imazhin e një vendi që përbën një problem potencial rreziku islamik për Europën, pa folur këtu për Kosovën e pjesën shqiptare të Maqedonisë. Kalkulusi strategjik amerikan është që Europa ta pranojë protektoratin amerikan sa i përket sigurisë së saj.

Kjo është arsyeja që, derisa nga njëra anë amerikanët bëjnë sikur luftojnë fort terrorizmin islamik në Shqipëri, me operacione spektakolare si ai i arrestimit dhe deportimit të gjashtë egjiptianëve në 1998, apo vrasjen spektakolare të një arabi në Tiranë etj., në anën tjetër amerikanët e nxitin shtetin shqiptar që në emër të "tolerancës" fetare të lejojë që nga minaret e xhamive të shumta të Shqipërisë të thirret me megafonë pesë herë ditën ezani në arabisht. Kjo gjë i jep Shqipërisë imazhin e një vendi arab, dhe madje përbën dhunim të Kushtetutës së Shqipërisë, ku thuhet se në Shqipëri nuk ka fe zyrtare dhe feja është e ndarë nga shteti. Thirrja e ezanit arabisht nga megafonët e minareve pesë herë në ditë, praktikisht i ka dhënë Islamit në Shqipëri atributin e një religjioni zyrtar.

Është në kuadrin e skemës së mësipërme që ambasadori amerikan në Tiranë thërret për drekë drejtorët e shtatë medreseve të Shqipërisë, nga të cilat vetëm ajo e Shkodrës ka njëmijë nxënës! Natyrisht se këta janë fëmijë të varfër që joshen me marrjen e ndihmave për familjet e tyre. Pa përmendur këtu shkollat private turke që po shtohen në Shqipëri. Unë mendoj se në ndërtimin e pakufizuar të xhamive me para arabe që u vu re në Shqipëri pas vitit 1990, kanë përgjegjësi qeveritarët shqiptarë të dy krahëve të politikës, të cilët kanë marrë rryshfet nga të dërguarit arabë. Por përgjegjësinë fillestare e kanë amerikanët, se asnjë qeveritar shqiptar nuk do të guxonte ta lejonte këtë gjë, nëse nuk do të ishte për atë që ndodhi në vizitën e parë të një zyrtari të lartë amerikan në Shqipëri, pas hapjes së vendit, atë të Sekretarit të Departamentit të Shtetit, James Baker, në qershor 1991. Baker, jo rastësisht erdhi në Tiranë në ditën e një feste fetare muslimane, e quajtur Kurban Bajrami, çka u duk kur vizitën e parë e bëri në Xhaminë e Ethem Beut në qendër të Tiranës, para se të shkelte në institucionet shtetërore shqiptare dhe në parlamentin shqiptar. Ky ishte një veprim shumë i çuditshëm i një zyrtari të huaj në një vend ku feja është e ndarë nga shteti. Veprimi i Baker, jashtë çdo protokolli normal, aq më tepër kur nuk vizitoi dhe tempuj të feve të tjera, ishte sinjali që Shqipëria të bëhej një zonë e lirë për misionarët religjiozë arabë, të cilët sponsoruan ndërtimin e xhamive të panumërta, krejt në shpërpjestim me numrin e ndërtuesve të fesë islame. Kurban Bajrami është një ditë e shenjtë islamike kur bëhet një ritual gjaku, me therje kafshësh, çka tregon thelbin barbar të kësaj feje, ku Allahu kërkon gjak. Vizita e Baker në këtë ditë dhe nderimi antikushtetues për këtë festë barbare, është një ogur i zi për keqpërdorimin e Islamit në skemat e dyshimta strategjike amerikane në Shqipëri.

Tashmë është plotësisht e qartë se amerikanët duan që në Shqipëri të ekzistojë një minorancë militante islamike, e cila në çdo moment mund të bëhet aktive, me pasoja katastrofale për një vend me shtet të brishtë, si Shqipëria. Islami në Shqipëri nuk është fe, ai është kthyer në një ekspedient të rrezikshëm strategjik të forcave të huaja të shumëllojshme.

Islami në Shqipëri është bërë feja e një minorance refraktare ndaj vlerave kushtetuese dhe nacionale të shoqërisë dhe shtetit shqiptar. Vetë Olsi kur flet për muslimanë në Shqipëri ai e kufizon këtë kategori njerëzish tek muslimanët praktikantë, jo tek ata shqiptarë paraardhësit e të cilëve u kthyen me dhunë në fenë islame në kohën e pushtimit osman. Këtu Olsi është në kontradiktë me vetveten kur thotë se në Shqipëri muslimanët përbëjnë 70% të popullsisë, madje ndonjëherë edhe 75%, sipas shijes së momentit të Olsit për shifrat. Se është e pamundur që në një vend ku 70 apo 75% e popullsisë i përket religjionit islam, kjo shumicë absolute të persekutohet nga një shtet i huaj, i cili për më tepër nuk ka as baza ushtarake në Shqipëri. Olsit mund të thotë se kjo ka ndodhur në Turqi, por nuk duhet harruar se pas fuqisë së ushtarakëve laikë në Turqi qëndron forca e ushtrisë amerikane që ka baza atje. Turqia laike do të shkrihej si akulli në çajtoret e Ankarasë, të nesërmen e largimit të bazave ushtarake amerikane nga Turqia.

Pra, nëse muslimanët persekutohen në Shqipëri, atëherë del se ata janë një pakicë në Shqipëri, çka është e vërtetë se 3-4% e atyre shqiptarëve, paraardhësit e të cilëve u kthyen me dhunë në fenë islame, në kohën e pushtimit osman, sot e ndjejnë veten muslimanë dhe janë ushtrues të kësaj feje. Por këta, si minorancë militante, janë të aftë që të bëjnë përmbysje politiko-shoqërore në një shoqëri me institucione të brishta si Shqipëria, aq më tepër që do të kenë edhe mbështetjen e fqinjëve dashakeqë.

Unë kam paraqitur dhe mbroj fort tezën se në kushtet e Shqipërisë lufta kundër terrorizmit islamik, shndërrohet detyrimisht në luftë kundër Islamit, për shkak të specifikave të realitetit shqiptar, por edhe të Islamit. Historia e Shqipërisë, që prej vitit 1914, ka treguar se minorancat aktive militante, të frymëzuara nga doktrina të dhunshme, janë në gjendje të bëjnë përmbysje politiko-shoqërore. Të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe minoranca islamike në vend. Aspekti tjetër alarmues është rritja e madhe demografike e muslimanëve praktikantë shqiptarë, të cilët e shikojnë si një detyrim fetar që të lindin sa më shumë fëmijë. E kombinuar me rënien demografike të pjesës tjetër të popullsisë, kjo çon në tre-katër fishimin e minorancës islamike në Shqipëri, brenda një gjenerate. Unë kam argumentuar se tashmë është duke arritur pika kritike e sigurisë në Shqipëri, kur minoranca militante islamike, për nga numri, po i kapërcen forcat e sigurisë në vend, ushtrinë, policinë dhe shërbimin sekret. Prandaj unë mbeten me idenë e një lufte preventive ndaj kërcënimit islamik në Shqipëri.

Unë mbetem me tezën se Islami është një fe që duhet nxjerrë jashtë ligjit në Shqipëri. Këtë e argumentoj juridikisht me faktin se kur autoritetet shqiptare kanë njohur Islamin si fe legale në Shqipëri, në vitin 1991, ato nuk kanë saktësuar se cilin version të Kuranit, librit të shenjtë të kësaj feje njohin zyrtarisht. As Komuniteti Musliman i Shqipërisë, organizata zyrtare e kësaj feje dhe as Kryegjyshata Bektashiane nuk kanë saktësuar se cili është përkthimi i Kuranit që ato njohin zyrtarisht. Dhe siç dihet në Shqipëri ka përkthime të ndryshme të Kuranit, të cilët ndryshojnë nga njëri-tjetri.

Por në cilindo version të Kuranit është e qartë se Kurani, libri bazë i fesë islame, e për rrjedhim edhe kjo fe, nuk e njohin ndarjen e fesë nga shteti, çka është një parim bazik kushtetues i shoqërisë dhe shtetit shqiptar sot. Kjo do të thotë se feja islame bie në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, dhe si e tillë duhet nxjerrë jashtë ligjit. Islami duhet nxjerrë jashtë ligjit për shkak se në librin bazik të tij sanksinohet rrahja e gruas nga burri. Islami duhet nxjerrë jashtë ligjit se Kurani bën thirrje për vrasjen e të krishterëve e çifutëve dhe e bën detyrim për muslimanin luftën e shenjtë, Xhihadin. Islami nuk është fe, por një doktrinë dhune politike, një model politiko-shoqëror, i ngritur mbi këtë parim, një dhunë dhe intolerancë e ngritur në sistem. Shumëkush mund të thotë se Islami është fe legale edhe në Perëndim. Kështu është, por unë paraqes fakte të pakundërshtueshme.

Unë jam thellësisht i bindur se Europa do të gjejë fuqinë të reagojë ndaj keqpërdorimit të Islamit për ta gjunjëzuar atë, dhe se reagimi i Europës do të fillojë pikërisht në Shqipëri, e cila do të bëhet vendi i parë ku Islami do të ndalohet me ligj  dhe xhamitë do të shemben. Islami është ndaluar një herë në Shqipëri në 1967 për arsye ideologjike, këtë herë kjo gjë do të ndodhë për interesin nacional dhe për mbrojtjen e qytetërimit europian.

Sa për Artan Kriston, alias Muhamed Abdullahin, për të cilin bën kinse shqetësohet Olsi, unë mendoj se Kisha Ortodokse e Shqipërisë duhet të turpërohet nga fakti se njerëz të cilët i përkasin asaj si religjion, dhe të cilët duke qenë të traumatizuar për arsye të ndryshme kanë pësuar deformime të panatyrshme të identitetit të tyre, trajtohen si kriminelë, kur në fakt duhet të trajtohen thjesht nga psikoanalistët. Kur një i krishterë ortodoks thotë se është luftëtar i Xhihadit, kjo është njëlloj sikur një rus të shkojë tek porta e Kremlinit dhe të thotë se është Napoleon Bonaparti, që është kthyer atje. A do ta arrestojnë rusin si terrorist, për shkak se Napoleoni ishte një terrorist për rusët? Natyrisht se jo. Me kaq Shalom Olsi, që mbete gjithë ditën duke thënë lart e poshtë "Selam", dhe po të bëj me dije se unë mbetem i disponueshëm për ta vazhduar polemikën, po të dhanë leje ata që të shpëtuan nga burgu, kur u kape si kërcënuesi terrorist islamik i Piro Mishës. Një vit para se ti të kapeshe në faj për këtë gjë, unë u arrestova dhe dola në gjyq i akuzuar nga Prokuroria për nxitje të urrejtjes ndaj fesë islame. Pra unë nuk pata trajtimin e privilegjuar që pate ti. Unë dola në gjyq dhe fitova pafajsinë. Ti nuk do të kishe mundësi që ta fitoje pafajësinë nëse do të dilje në gjyq i akuzuar si kërcënues terrorist islamik i Piro Mishës.

Sa për ankesën tënde se Prokuroria refuzoi kallzimin ndaj meje të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, unë të bëj një propozim ty dhe vetë kreut të Komunitetit që ka firmuar kallzimin. Le të bëjmë një gjyq publik, jashtëinstitucional, në media. Ata si akuzatorë dhe unë si i akuzuar që sjell argumente në mbrojtje të tezave të mia.

 

kastriotmyftaraj@sot.com.al



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora