| E enjte, 16.12.2010, 10:59 PM |
A jemi të përgatitur për bisedimet (teknike) me Beogradin
Nga Hilmi Saraçi
Ideja për përfshirjen e aktorëve nderkombëtarë në bisedimet e ardhshme ndërmjet Prishtinës e Beogradit ka nisur të përgatitet terreni për një marrëveshje konkrete ndërmjet palëve , lidhur me formën e lehtësimit të këtij procesi, menjëhere pas zgjedhjeve parlamentare të parakohëshmen në Republikën e Kosovës . Megjithatë shumëçka duhet të qartësohet pas zgjedhjeve të jashtzakonshme dhe të formimit të qeverisë. Në këtë fushë ka qasje dhe mendime të ndryshme sa i përket pjesëmarrjes së nderkombëtarëve në këto bisedime . Autoritetet kosovare në disa deklarime kanë shprehur qendrimin se kundërshtojnë përfshirjen e Kombëve të Bashkuara (UNMIK-ut) në këto bisedime që është mjaft me vend dhe e arsyeshme , ndersa këmbëngulin në përfshirjen e Shteteve të Bashkuara . Mendoj se në këto bisedime është mjaft me rëndësi prania dhe pjesëmarja e Amerikës për lehtësimin e këtij dialogu. Mirëpo një kërkesë e tillë e autoriteteve kosovare do të nxisë kritika në skenën politike në Beograd.Prandaj është me rëndësi të vaçantë angazhimi dhe përfshirja e Nju Jorkut dhe Uashingtonit, por jo edhe të tjerëvë nga Bashkësia Ndërkombëtare, sepse vetem do ta komplikonin punën në këto bisedime me Serbinë . Kjo do të qonte më shumë kah një zvaritje , kah një mungesë e rezultateve dhe kah një mungesë e një përparimi të përgjithshëm në këto bisedime . Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zhvillohen atëherë kur diplomacia kosovare të jetë e përgatitur mirë për të hyrë në këto bisedime . Tani këto përpjekje duhet të bëhen menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re . Interes yni, i Kosovës është që të hyjë e përgatitur në një dialog (teknik) që është me rëndësi të veçantë për Kosovën dhe për Serbinë , prandaj kërkohet që të jemi të kujdeshëm gjatë përkatitjes në përfaqësimin tonë në këto bisedime , sidomos duhet të angazhohen njerëz profesionist dhe ekspertë të lëmive përkatëse, ku duhet të tregojnë se për çka do të bisedohet dhe cilat janë temat dhe rezultatët. Mandje duhet ta dijnë se deri kur do të bisedohet. Kur Kosova t’i përgatisë këto , atëherë mund të hyjë në bisedime. Këto përgatitje dhe angazhime direkte duhet të realizohen fill pas formimit të institucioneve shtetërore (qeverisë së re) pas zgjedhjeve .Burime diplomatike evropiane cituar nga agjencia Beta , kanë nënvizuar se BE-ja konsideron që nuk është mirë që pas marrëveshtjes së sukseshme të BE-së dhe Serbisë në KB, për zgjidhjen e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që tani për tani të shtyhen këto bisedime për një kohë të pacaktuar. Në këtë fushë ka indikacione për ndarje të pjesës veriore të Kosovës (Mitrovicës) në shkëmbim me Luginën e Preshevës që është me shumicë shqiptare .por jo në terësi kompakte me banorë shqiptarë, por vetëm disa pjesë kufitare të përfshihen…Diplomati Tonok ka vlerësuar se oferta e Serbisë për të dhënë Luginën e Preshevës me shumicë shqiptare në shkëmbim me veriun e Mitrovicës do të ishte një demostrim i guximshëm” …Ai (Tonik) ka hedhur posht shqetësimet sa i përket ndarjes së Kosovës, sipas së cilave do të hapej “Kutia e Pandorës” për problemet tjera në Ballkan”, prndaj për këto “trumbetime” të Serbisë dhe të ndonjë diplomati evropian duhet të jemi mjaft të kujdesshëm…
Hyrja e subjekteve te reja në skenën politike kosovare ka nxitur një dalje më të madhe në votimet e para për parlamentin e Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Ndonse ka pasur parregullësi teknike dhe shkelje në disa qendra votimi, procesi në përgjithësi vlerësohet të ketë qenë i rregulltë …
Megjithatë përkundër agazhimeve dhe përpjekjeve për mirëvajtjen dhe ecurin sa më të mirë demokratike të zgjedhjeve , këto dobësi dhe lëshime të llojeve të ndryshme gjatë votimeve , sidomos në disa komuna (theksohen më tepër Skenderaj dhe Drenasi), treguan paqartësi dhe probleme . Këtë e konfirmoi edhe ambasadori amerikan Dell që ishte present në disa vendvotime , prandaj edhe raportoi për këto parregullësi.. Disa parti, sidomos ato, që nuk kanë kaluar pragun zgjedhor, por edhe të tjera që do të hyjnë në parlament, kanë paraqitur ankesa për këto parregullësi, prandaj në një afat të shkurtër pritet marrja e vendimeve për ankesat e paraqitura . Në këtë fushë Vetvendosja ka reagur më tepër, duke afruar fakte (inqizuese) për parregullësit në disa vendvotime. Edhe LDK-ja, si fituese e dytë, ka dalë me një deklaratë të liderit të saj se nuk do t’i pranojë këto zgjedhje derisa nuk shikohet ecuria e parregullësisë në komunat Skenderaj , Drenas e të tjera …
Bashkimi Evropian dëshiron që sa më shpejt të nisin bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit, për çështje të ndryshme praktike . Prandaj formimi i qeverisë se re është me rëndësi të veçantë.. Kohë më parë shefi i diplomacisë shqiptare ,Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur se gjatë takimit me zonj. Klinton temë e rëndësishme, përveç të tjerave ishte edhe ajo e rajonit të Ballkanit, në veçanti për zhvillimet në Kosovë, për zgjedhjet e parlamentare të parakohëshme, për dialogun me Serbinë si dhe për heqjen (liberalizimin) e vizave … Ndersa Lunacek ka ritheksuar se nuk ka premtime për heqjen e vizave nga Brukseli, por kjo çështje varet prej qeverisë së ardhshme kosovare . Mirëpo zgjedhjet e lira parlamentare tani janë mbajtur dhe sipas burimeve vendore dhe nderkombëtare kanë kaluar të qeta pa ndonjë ekces të dukshëm. Prandaj dialogu që do të pasojë pas zgjedhjeve në Kosovë pret që palët në nivelin e qeverive të ulen pranë tavolinës dhe të diskutojnë për çështjet praktike (teknike) që rëndojnë qytetarët në jetën e përditëshme , si tregtia,, njohja dhe mosbojkotimi i Kosovës prej Beogradit ne CEFTA, rregullimi i kushteve për mbështetje transparente të serbëve prej Serbisë , çështja e të pagjeturëvë , rrembimi I fondit të pensionistëve e të tjera , në mënyrë që kjo të mos bëhet në forma të fshehta e shumë të tjera që do të parashtrohen në këto bisedime . Mendoj se në këtë proces duhet të përfshihen edhe organizata të shoqërisë civile , të pakten deri në një pikë të caktuar, sepse ato tani kanë filluar një dialog. “ Me rëndësi është që palet të tregojnë vullnet për bisedime sy me sy pa ndërmjetësimine UNMK-ut, por me Bashkimin Evropian si moderator”… (Lunaçek).
Qeveria e zgjedhur në Prishtinë pas konsolidimit do të këtë vështirsira për formimin e qeverisë së re, pasi partia e dytë (LDK-ja) ,Vetvendsja, AAK-ja dhe AKR-ja sipas deklarimeve të mëhershme nuk mbështesin koalicionin me partinë PDK-në që ka dalë fituese në këto zgjedhje, në krye më Hashim Thaçin. Kjo parti megjithë gabimeve dhe dobësive që ka pas , veçanërisht kritakave të mëdha nga opozita, në saj të angazhimit të shumëfisht të shtabit zgjedhor të partisë, sidomos të angazhimit të liderit të saj , z. Hashim Thaçit i cili me zhdrellvjellësin e tij prej oratori të talentuar për këto raste dhe premtimeve thelbësore për jetën sa më të mirë të qytetarëve si për ngritjen e pagave të arsimtarëve , shërbyesve civil ,invalidëve të luftës , penzionistëve dhe të tjerëve kanë ndikuar bindëshëm për të dalë fituese në këto zgjedhje partia e tij PDK-ja . Mendoj se në këtë fushë , megjithatë do të reflektohen vështirësi për koalicion për formimin e qeverisë me 61 deputet që janë të domosdoshëm për formimin e qeverisë së re.Mirëpo nuk përjashtohen mundësitë për “kalkulime” të ndryshme që më në fund njëra nga partitë opozitare (kundërshtare) do të “bie pishman” për ato që ka deklaruar dhe do të afrojë koalicionin për formimin e qeverisë se re, sepse kur është çështja e interesit fjalet i merr era. Mendoj së më se lehti do të hyjë në koalicion AKR-ja, me Behgjet Pacollin . Ai e ka lakmi të bëhet presidentit i Republikës së Kosovës. Mirëpo vetem me AKR-në nuk do të zgjidhet problemi. Në këtë fushë do të bëhen përpjekje që të përfshihet AAK-ja, njëra ndër kritikuesit më të medhenjë të qeverisë Thaçi, sidomos në këtë rast do të kërkohet zgjidhja e mundëshme nga partitë minoritare (sebe , turke , rome e të tjera ) për formimin e qeverisë. Mendoj se edhe pas këtyre përpjekjeve prap nuk do të arrihet koncesuesi për formimin e qeverisë së re. Mbetet të shohim ecurinë e këtyre përpjekjeve për të mos shkaktuar krizë institucionale…