E enjte, 25.04.2024, 03:06 PM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: A jemi të përgatitur për bisedimet (teknike) me Beogradin

E enjte, 16.12.2010, 10:59 PM


A jemi të përgatitur për bisedimet (teknike) me Beogradin

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Ideja për përfshirjen e aktorëve nderkombëtarë në bisedimet e ardhshme  ndërmjet Prishtinës e Beogradit ka nisur të përgatitet terreni për një marrëveshje  konkrete ndërmjet palëve , lidhur me formën e lehtësimit të këtij procesi, menjëhere pas zgjedhjeve parlamentare të parakohëshmen në Republikën e Kosovës . Megjithatë shumëçka  duhet të qartësohet pas zgjedhjeve  të jashtzakonshme dhe të formimit të qeverisë. Në këtë fushë ka qasje dhe mendime të ndryshme sa i përket pjesëmarrjes së nderkombëtarëve në këto bisedime . Autoritetet kosovare  në disa deklarime kanë shprehur qendrimin se  kundërshtojnë  përfshirjen  e Kombëve të Bashkuara (UNMIK-ut)  në këto bisedime që është mjaft me vend  dhe e arsyeshme , ndersa  këmbëngulin në përfshirjen e  Shteteve të Bashkuara . Mendoj se në këto bisedime është mjaft me rëndësi  prania dhe pjesëmarja  e Amerikës  për lehtësimin e këtij dialogu. Mirëpo një kërkesë e tillë e autoriteteve kosovare  do të nxisë  kritika në skenën politike  në Beograd.Prandaj është me rëndësi të vaçantë angazhimi dhe përfshirja e Nju Jorkut dhe Uashingtonit, por jo edhe të tjerëvë nga Bashkësia Ndërkombëtare, sepse vetem do ta komplikonin punën në këto bisedime me Serbinë . Kjo do të qonte më shumë  kah një zvaritje , kah një mungesë  e rezultateve  dhe kah një mungesë e një përparimi të përgjithshëm në këto bisedime . Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë  mund të zhvillohen atëherë  kur diplomacia  kosovare  të jetë e përgatitur mirë për të hyrë në këto bisedime . Tani këto përpjekje duhet të bëhen menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re . Interes yni, i Kosovës  është që të hyjë e përgatitur në një dialog  (teknik) që është me rëndësi të veçantë për Kosovën dhe për Serbinë , prandaj kërkohet që të jemi të kujdeshëm gjatë përkatitjes në përfaqësimin tonë në këto bisedime , sidomos duhet të  angazhohen  njerëz profesionist dhe ekspertë  të lëmive përkatëse, ku duhet të tregojnë  se për çka  do të bisedohet dhe cilat janë temat dhe  rezultatët. Mandje duhet ta dijnë se deri kur  do të bisedohet. Kur Kosova t’i përgatisë këto , atëherë  mund të hyjë  në bisedime. Këto përgatitje dhe angazhime direkte  duhet të realizohen fill pas formimit të institucioneve shtetërore (qeverisë së re) pas zgjedhjeve .Burime  diplomatike  evropiane  cituar nga agjencia  Beta , kanë nënvizuar se BE-ja konsideron që nuk është mirë  që pas marrëveshtjes së sukseshme  të BE-së dhe Serbisë  në KB, për zgjidhjen e raporteve  ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që tani për tani të shtyhen këto bisedime për një kohë të pacaktuar. Në këtë fushë ka indikacione për ndarje të pjesës veriore të Kosovës (Mitrovicës) në shkëmbim me Luginën e Preshevës që është me shumicë shqiptare .por jo në terësi kompakte me banorë shqiptarë, por vetëm disa pjesë kufitare të përfshihen…Diplomati  Tonok ka vlerësuar se oferta  e Serbisë për të dhënë  Luginën e Preshevës me shumicë shqiptare në shkëmbim me veriun e Mitrovicës do të ishte një demostrim i guximshëm” …Ai (Tonik) ka hedhur posht shqetësimet sa i përket ndarjes së Kosovës, sipas së cilave  do të hapej  “Kutia e Pandorës” për problemet tjera  në Ballkan”, prndaj për këto “trumbetime” të Serbisë dhe të ndonjë diplomati evropian duhet të jemi mjaft të kujdesshëm…

 Hyrja e subjekteve  te reja në skenën politike  kosovare ka  nxitur  një dalje  më të madhe  në votimet e para  për parlamentin e Republikës së Kosovës që nga shpallja  e pavarësisë. Ndonse ka pasur parregullësi teknike  dhe shkelje  në disa  qendra  votimi, procesi në përgjithësi vlerësohet të ketë  qenë  i rregulltë …

 Megjithatë përkundër agazhimeve dhe përpjekjeve   për mirëvajtjen dhe  ecurin sa më të mirë demokratike të zgjedhjeve , këto dobësi dhe lëshime  të llojeve të ndryshme  gjatë votimeve , sidomos në disa komuna (theksohen më tepër Skenderaj dhe Drenasi), treguan paqartësi dhe probleme . Këtë e konfirmoi edhe ambasadori  amerikan Dell që ishte present në disa vendvotime , prandaj edhe raportoi për këto parregullësi.. Disa parti, sidomos ato, që nuk kanë kaluar pragun zgjedhor, por edhe të tjera që do të hyjnë në parlament, kanë paraqitur ankesa për këto parregullësi, prandaj në një afat të shkurtër pritet marrja e vendimeve për ankesat e paraqitura . Në këtë fushë Vetvendosja ka reagur më tepër, duke afruar fakte (inqizuese) për parregullësit në disa vendvotime. Edhe LDK-ja, si fituese e dytë, ka dalë  me një deklaratë të liderit të saj se nuk do t’i pranojë këto zgjedhje derisa nuk shikohet ecuria e parregullësisë në komunat Skenderaj , Drenas e të tjera …

Bashkimi Evropian  dëshiron që sa më shpejt të nisin bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit, për çështje  të ndryshme praktike  . Prandaj formimi i qeverisë se re është me rëndësi të veçantë.. Kohë më parë shefi i diplomacisë shqiptare  ,Edmond  Haxhinasto ka bërë të ditur  se gjatë takimit me zonj. Klinton temë e rëndësishme, përveç të tjerave    ishte  edhe ajo e rajonit të Ballkanit, në veçanti  për zhvillimet në Kosovë, për zgjedhjet e parlamentare të parakohëshme,  për dialogun me Serbinë si dhe për heqjen (liberalizimin) e vizave … Ndersa Lunacek ka   ritheksuar se nuk ka  premtime  për heqjen e vizave  nga Brukseli, por kjo çështje varet prej qeverisë së ardhshme  kosovare . Mirëpo  zgjedhjet e lira parlamentare tani janë mbajtur dhe sipas burimeve vendore dhe nderkombëtare kanë kaluar të qeta  pa ndonjë ekces të dukshëm. Prandaj dialogu që do të pasojë  pas zgjedhjeve  në Kosovë  pret që palët në nivelin e qeverive  të ulen pranë tavolinës  dhe të diskutojnë për çështjet praktike (teknike) që rëndojnë  qytetarët në jetën e përditëshme , si tregtia,, njohja dhe mosbojkotimi i Kosovës prej Beogradit ne CEFTA, rregullimi i kushteve  për mbështetje  transparente  të serbëve  prej Serbisë  , çështja e të pagjeturëvë , rrembimi I fondit të pensionistëve e të tjera , në mënyrë  që kjo të mos bëhet në forma të  fshehta e shumë të tjera që do të parashtrohen në këto bisedime  . Mendoj se  në këtë proces duhet të përfshihen edhe organizata  të shoqërisë civile , të pakten  deri në një pikë të caktuar, sepse ato tani kanë filluar një dialog. “ Me rëndësi është që palet të tregojnë  vullnet për bisedime  sy me sy pa ndërmjetësimine UNMK-ut, por me Bashkimin Evropian si moderator”… (Lunaçek).

Qeveria e zgjedhur në Prishtinë  pas konsolidimit  do të këtë vështirsira për  formimin e qeverisë së re, pasi partia e dytë (LDK-ja) ,Vetvendsja,  AAK-ja dhe AKR-ja sipas deklarimeve të mëhershme nuk mbështesin koalicionin me partinë PDK-në që ka dalë fituese në këto zgjedhje,  në krye më Hashim Thaçin. Kjo parti megjithë gabimeve dhe dobësive që ka pas , veçanërisht kritakave të mëdha nga opozita, në saj të angazhimit të shumëfisht të shtabit zgjedhor  të partisë, sidomos të angazhimit të liderit të saj , z. Hashim Thaçit i cili me zhdrellvjellësin e tij prej oratori të talentuar për këto raste dhe premtimeve thelbësore për jetën sa më të mirë të qytetarëve  si për ngritjen e pagave të arsimtarëve , shërbyesve civil ,invalidëve të luftës , penzionistëve dhe të tjerëve kanë ndikuar bindëshëm për të dalë fituese në këto zgjedhje partia e tij PDK-ja . Mendoj se në këtë fushë , megjithatë do të reflektohen vështirësi për koalicion për formimin e qeverisë me 61 deputet që janë të domosdoshëm për formimin e qeverisë së re.Mirëpo nuk përjashtohen mundësitë për “kalkulime” të ndryshme  që më në fund njëra nga partitë opozitare  (kundërshtare) do të “bie pishman” për ato që ka deklaruar dhe   do të afrojë koalicionin për formimin e qeverisë se re, sepse kur është çështja e interesit fjalet i merr era.  Mendoj së më se lehti do të hyjë në koalicion AKR-ja, me Behgjet Pacollin . Ai e ka lakmi të bëhet  presidentit i Republikës së Kosovës. Mirëpo vetem me AKR-në nuk do të zgjidhet problemi. Në këtë fushë do të bëhen përpjekje që të përfshihet AAK-ja, njëra ndër kritikuesit më të medhenjë të qeverisë Thaçi, sidomos në këtë rast do të kërkohet zgjidhja e mundëshme   nga partitë minoritare (sebe , turke , rome e të tjera ) për formimin e qeverisë. Mendoj se edhe pas këtyre përpjekjeve  prap nuk do të arrihet koncesuesi për formimin e qeverisë së re. Mbetet të shohim ecurinë e këtyre përpjekjeve për të mos shkaktuar krizë institucionale…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora