E enjte, 23.09.2021, 07:27 AM (GMT+1)

Kryeshkrim

Pirro Prifti: Standardet e BE dhe Hierarkia Profesionale dhe Meritokrate e munguar ne Shqipëri

E merkure, 15.12.2010, 11:00 PM


Standardet e BE dhe Hierarkia Profesionale dhe Meritokrate e munguar ne Shqipëri

 

Nga Pirro Prifti, Analist

priftipirro@hotmail.com

 

Problemet e mëdha që dalin para kandidaturës dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE,  kërkojnë dhe arritjen e standarteve përkatëse të kërkuara nga ky grup shtetesh të fuqishme europiane. Pavarësisht nga përpjekjet e shtetit shqiptar për të zbatuar një ligjëshmëri të re bazuar në ligjet e BE, në mënyrë që të verë në  jetë standartet e kërkuara, pavarësisht nga taktikat politike të përdorura nga maxhoranca  politike dhe nga ato të përdorura nga opozita, standartet e kërkuara janë të shumta dhe në një farë mënyre janë të vështira për tu vendosur përderisa politika shqiptare ushtron presion direkt dhe indirekt  mbi institucionet e ndryshme publike dhe shtetërore duke mos respektuar rregullat e vendosura.

 Dy fjalë për Teknokracinë dhe Meritokracinë. Teknokracia është një formë e qeverisjes në të cilën inxhinjerët, shkencëtarët dhe ekspertët e tjerë teknicienë marrin nën kontroll dhe drejtojnë fushat përkatëse respective. Në këtë system vendim-marrja përzgjidhet

dhe bazohet dijenitë e larta teknologjike sesa në kapitalin politik që ata njerëz kanë.

Meritokracia është një system qeverisjeje në të cilën emërimet janë bërë dhe përgjegjësitë janë caktuar tek individët të cilët kanë demonstruar talent dhe aftësi (pra merita). Këtu shoqëria shpërblen atë që ka talent dhe kompetenca të demonstruara në konkurencë dhe në veprime dhe ky system lidhet ngushtë me arsimimin formal dhe me sistemet e vlerësimit.

Të dyja këto sisteme të lidhura ngushtë mund ta çojnë Shqipërinë përpara. Por ç’ndodh aktualisht tek ne?

 Punësimi ka qënë dhe mbetet një nga problemet më të rëndësishme të politikave të qeverive tona të pas viteve `90, duke patur parasysh emigrimet massive të viteve 90-92 dhe pas viteve 97. Për këtë arësye, një nga ligjet më të arësyeshme që duheshin vendosur në të ardhmen mund të  jetë   vendosja e një ligji icili nuk do të lejojë që koalicioni qeverisës që fiton zgjedhjet e radhës të mos ushtrojë presion dhe të heqë apo të zëvëndësojë pa motivacion të fortë punonjësit, specialistët, teknokratët, qoftë në sektorin e qeverisjes locale ashtu dhe në atë qëndrore, duke përfshirë dhe institucionet publike e ato autonome, dhe duke lejuar me ligj vetëm zevëndësimet politike në rangun e zv/ministrave dhe të Drejtorëve të përgjithshëm apo atyre që kanë rëndësi strategjike.

 Shumë kush mund të thotë dhe me të drejtë: po ato njerëz që janë futur më përpara gjithashtu nga politika  si do të bëhet? Se dhe ato nuk janë futur me meritë dhe nga profesionalizmi imirë  ityre? Në këto raste duhen vendosur ligje, vendime dhe udhëzime apo rregullore të reja dhe të forta të njëjta me ato që ka BE për të futur në punë  nëpërmjet konkurimit për të `matur` aftësitë profesionale të tjetrit, duke përfshirë dhe eksperiencën e mëparshme në punë.

 Është e vërtetë që nën pretekstin e largimit të ish- punonjësve të sigurimit, të policisë, të ushtrisë së diktaturës, të administratës së atëhershme, pra të ish-nomeklaturës së kuqe (por për fat të keq nuk është miratuar dhe sot e kësaj dite ligji për lustracionin), u larguan shumë vetë por dhe u futën dhe shumë punonjës të rinj pa eksperiencën e duhur.

Seriozisht nga Bujar Kapexhiu
Seriozisht nga Bujar Kapexhiu
U përsërit në realitet ajo që ndodhi në periudhën e pas luftës nacional-çlirimtare kur qeveria komuniste e atëhershme futi në punë njerëz të rinj e pa eksperiencë dhe ud eshën shumë vite që këta njerëz nëprërmjet hapjes së shkollave kundër analfabetizmit, shkollave 1 vjeçare, 2 vjeçare, të mesmë, e të lartë, nëpërmjet vendosjes së ligjeve përkatëse për futjen në punë u arrit një stabilitet ipërkohëshëm sepse gjithashtu diktatura fuste në punë njerëzit e saj qofshin ata dhe pa arësimin përkatës. Pas një arsimimi masiv që ndodhi në vitet e diktaturës, pas viteve `90  Shqipëria ishte plot me njerëz të arsimuar por të papunë. Nga vitet 92-e deri më sot,  problem ipunësimit ka qënë nga më të vështirët duke patur parasysh se 1.5 milion vetë jetojnë jashtë Shqipërisë në vëndet e BE, dhe SHBA e gjetkë, ende në Shqipëri ka një papunësi relativisht të lartë, duke e bërë punësimin një luks në këtë vend (e sidomos në Tiranë e qytetet e mëdha), e për pasojë futjen në punë në institucionet administrative qëndrore, lokale, në institucionet publike dhe autonome civile dhe ushtarake e policore, një problem të vështirë ku rolin kryesor e luajnë rekomandimet e politikanëve të Partive të mëdha duke kthyer zyrat e këtyre partive politike në zyra punësimi. Për pasojë punësimi ka humbur aspektin e tij kryesor: futjen në punë në bazë të eksperiencës në punë si dhe në bazë të arsimimit përkatës professional apo  të lartë. Gjëndja është e vështirë po të kemi parasysh se punësimi injerzve jot ë përshtatëshëm në punë qofshin ato të thjeshta, qofshin ato me karakter të vendim-marrjes ika krijuar dhe është duke ikrijuar Shqipërisë një problem të madhe në drejtimin e vëndit dhe në manaxhimin e Insitucioneve të veçanta.

 Problem tjetër icili ka shkaktuar në fakt prbolemet pambarim të pazgjidhura ka qënë vetë Politika shqiptare dhe politikanët të cilën drejtojnë Shqipërinë. Ende në Shqipëri vazhdohet me mentalitetin e PPSH: `politika në plan të parë`, pra duke idhënë prioritet dëshirës për t`i  hyrë politikës vetëm për tu pasuruar dhe për të drejtuar, duke u punësuar në këtë sistem politik pa eksperinecë.

Pasojat kanë qënë të rënda për Shqipërinë.

Së pari ka qënë të rënda sepse, Klika e PPSH me në krye R. Alinë vendosi në krye të partive të mëdha njerëz të ish-nomeklaturës së kuqe qoftë për të gënjyer Europën dhe SHBA, e për t`i thënë atyre se ..` ja ne e ndryshuam sistemin`, por në fakt ata vunë emra nga intelektualët e tyre të besuar të PPSH. Sigurisht kishte shumë zëra nga di këta intelektualë që ishin me të vërtetë komunistë por kishin privilegjin e përgjegjësisë qytetare dhe patriotike si P. Gaçe, S. Brokaj, S. Berisha (pjesërisht), D. Shehi, T. Shehu (pjesërisht), etj, të cilët u përpoqën të dhe ja arritën pjesërisht qëllimit që tranzicioni të bëhej pa konflikte të mëdha sociale. Më vonë vendosja e tyre në pushtet përfshiu dhe një numër të madh ish-sigurimsash, ish-politikanësh, ish-spiunësh, militantësh, e kushurinjsh,  të cilët muarën me vehte dhe një grup tjetër social të afërt me ta jo vetëm jo-profesionist, por dhe të lidhur deri diku me rregjiin e vjterë të cilët me mentalitetin e drejtimit të vjetër  e vendosën Shqipërinë në një pozitë të rëndë nga ana ekonomike aq sa në `97 u rrëzua dhe shteti për shkak të politikave jo të sakta nga qeeria por dhe nga këta njerëz jo-profesionistë për punën përkatëse por `profesionistë` për punë të tjera.

 Një fakt tjetër I veçantë ndodhi me qeverisjen socialiste të pas 1997 të Fatos Nanos: për të shmangur presionin e brëndëshëm të opozitës dhe të ndërkombëtarëve dhe nga hija e mosbesimit ndaj PS e cila gëlonte nga ish-nomeklatura e kuqe, për shkak të  ish-sigurimsa e ish-spiunë, F.Nano ofroi në qeverisje të rinjtë e FRESSH që jo vetëm ishin pa eksperinecë dhe pa asnje C/V profesionale, por kishin marrë pak a shumë mendimin dhe mentalitetin qeverisës të kryetarëve të tyre shpirtërorë dhe aktualë (në PS). Kjo largoi përkohësisht mosbesimin e ndërkombëtarëve por shkaktoi gjithashtu pështjellim në qeverisje për shkak të pamundësisë së qeverisjes me njerëz koti por dhe për shkak të mos pasjes së një program dhe projektesh reale për ta nxjerrë nga gjëndja e rëndë vëndin, i cili për veç stabilitetit të përkohëshëm nuk pati asnjë ndikim përmirësues nëjetët e njerëzve dhe komuniteteve të cilët vazhduan të largohen nga Shqipëria. Fenomeni I qeverisjes me të rinj për të kamufluar të vjetrit pati pasoja të rënda edhe në vetë PS e cila sot po vuan pasojat e një ‘mjekimi’ të përkohëshëm dhe aspak shërues; njerëzit e ish-noemklaturës së kuqe vazhdojnë të drejtojnë realisht PS sot nëpërmjet të rinjve të cilët janë duke I shkaktuar PS dy pasoja të rënda negative: korrupsionin dhe mungesën e Programeve reale për të drejtuar vendin në rast se marrin pushtetin gjatë rotacioneve të ardhshme. Pamundësia e një qeverisjeje profesionale po i vuan dhe maxhoranca aktuale e cila ka thirrur në shërbimin e saj gjithashtu njerëz të rinj pa eskperiencë, por duke thirrur në drejtim dhe ata që janë jashtë shtetit të cilët mund të jenë arsimuar më mirë se në Shqipëri por gjithashut nuk kanë eksperiencë në drejtim. Pavarësisht nga Programet më konkrete të mira që ka Maxhoranca, zbitimi i tyre bëhet jo mirë, për katër shkaqe kryesore.

-           Opozita destruktive dhe aspak bashkëpunuese

-           Mungesa e eksperiencës profesionale, administrative, e klasës së re drejtuese politike

-           Mos respektimi i hierarkive profesionale qoftë nga eksperienca e punës duke djegur brezat me eksperiencë kot së koti, ashtu dhe  masivimi pa kriter dhe fallco i marrjes së titujve shkencorë e profesionalë gjë që po shkakton një rrëmujë të dytë që do ti ndihet probelmatika në të ardhmen e afërt, por dhe tani ndihet në drejtim nga njerëz koti me tituj gjithashtu të marrë ligjërisht por pa vlera sepse mungon eksperienca në punë.

-           Korrupsioni i cili pengon investimin e huaj dhe fitimin e pronës private nga individët që u takojnë. Korrupsioni në fakt është edhe pasojë e tre shkaqeve të para, por është pasojë edhe e mentalitetit lindor ndaj punës dhe shoqërisë.

BE  pikërisht rezervohet të  integrojë Shqipërinë për shkak të këtyre problemeve të pazgjidhura ende, dhe nëse  vazhdohet me këtë mënyrë qeverisjeje rrezikohet edhe Shqipëria të bëhet një shtet klanor dhe mafioz si Rusia dhe disa vënde të lindjes duke patur parasysh dhe lënien pas dore (ndoshta në mënyrë të qëllimshme) të ekuilibrimit me ligj të drejtimit të shtetit shqiptar nga tre komunitetet më të mëdha fetare në Shqipëri, dehe gjithashtu duke kujtuar lexuesin mentalitetin jot ë njëjtë në drejtim dhe në punë të pjesëtarëve të këtyre komuniteteteve.

Le të shpresojmë që ky shkrim sadopak tu tërheqë vëmëmndjen lexuesve për problematikat e pa zgjidhura në Shqipëri të cilat po pengojnë integrimin dhe zhvillimin normal të vendit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora