E premte, 29.03.2024, 10:50 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas: Komunikatë për media

E merkure, 15.12.2010, 09:08 PM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

Tel 00389/ 70 811 180

illyricumlibertas@live.com

 

Komunikatë për media

 

Sh.m.a.i.k  ILLYRICUM LIBERTAS, është thellësisht e shqetësuar në lidhje me ngjarjen e fundit të zjarrvënies në Teqenë e Tetovës, e cila fatmirësisht kaloi pa pasoja më të mëdha.

Duke qenë se ky kompleks bektashian është pjesë përbërëse e kulturës kombëtare shqiptare dhe trashëgimisë kulturore europiane, i bëjmë thirje strukturave lokale të MPB në Tetovë, që urgjentisht , profesionalisht dhe në pajtim me interesat kombëtare shqiptare, të zbardhin plotësisht rastin në fjalë.

Gjithashtu, kërkojmë nga opinioni publik shqiptar në vend që të jetë syçelë dhe të kontribuojë në mënyrë permanente në kultivimin dhe ruajtjen e harmonisë ndërfetare si një nga postulatet bazë të kombëtarizmit shqiptar.

Njëkohësisht, në këto momente të vështira, i japim përkrahje të plotë morale komunitetit bektashian në Ish Republikën jugosllave të Maqedonisë.

Shpresojmë dhe kërkojmë që ngjarje të këtilla tragjike të mos përsëriten kurrë më.

             

Kryetar

Valon Kurtishi

Tetovë/Oaeneum

14.12.2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora