E merkure, 24.04.2024, 12:47 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Bardhyl Mahmuti: Lajmi i vdekjes së z. Riçard Holbrook është një lajm i pikëllueshëm

E merkure, 15.12.2010, 07:53 PM


Presidentit të ShBA-ve, z. Barack Obama,

I nderuari President,

Lajmi i vdekjes së z.  Riçard Holbrook është një lajm i pikëllueshëm për diplomacinë amerikane, diplomacinë botërore dhe për të gjithë ata që kanë pasur fatin të njohin nga afër efikasitetin e këtij diplomati të shquar në parandalimin e krimeve dhe gjenocideve në territorin e ish Jugosllavisë.

Duke e njohur personalisht dhe duke e parë angazhimin e tij për t’i dhënë fund politikës gjenocidale të  Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës, më lejoni që si udhëheqës i ish Grupit Diplomatik të UÇK-së t’u përcjell, në emrin tim dhe në emër të anëtarëve të ish Grupit Diplomatik të UÇK-së, ngushëllimet më të sinqerta Juve, si president i SHBA-ve, Departamentit të Shtetit Amerikan, miqve të z. Riçard Holbrook dhe familjarëve të tij.

Në kujtesën e popullit shqiptar kujtimi për z.  Riçard Holbrook do të mbetet kujtim i përhershëm për një personalitet të shquar që përfaqësoi diplomacinë amerikane si « Buldozer » i pakompromistë kundër diktaturës Millosheviqiane në luftën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Me respekt

Bardhyl Mahmuti

15 dhjetor, 2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora