E shtune, 20.04.2024, 05:27 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Nje Gjigant i Diplomacise Amerikane dhe nje Perkrahes i Forte i te Drejtave te Shqiptareve Nderroi Jete

E marte, 14.12.2010, 11:00 PM


Nje Gjigant i Diplomacise Amerikane dhe nje Perkrahes i Forte i te Drejtave te Shqiptareve Nderroi Jete

 

Nga Frank Shkreli

 

Administrata e Presidentit Barack Obama njoftoi se Ambasadori Richard Holbrooke, perfaqsuesi i posacem i Presidentit Obama per Pakistanin dhe Afganistanin nderroi jete mbreme ne Washington ne moshen 69 vjecare.  Ambasadori Holbrooke, i cili per shaka e perkedhelje thirrej "buldozer", per stilin e tij te forte te diplomacise, u semure ne pune ne Departmentin e Shtetit dhe nderroi jete nga semundja e zemres.   Zoti Obama e cilesoi Ambasadorin Holbrooke, "thjeshte, si nje nder gjigantet e politikes se jashtme amerikane", dhe nje "figure te larte" te diplomacise se Shteteve te Bashkuara. Sekretarja e Shtetit Hilary Clinton Clinton lavderoi sherbimin e gjate te Ambasadorit Holbrooke duke thene se ai i " kishte sherbyer Shteteve te Bashkuara per pothuaj 50 vjete."  Ambasadori Holbrooke nderroi jete vetem disa dite para se administrata e Presidentit Obama kishte ne plan te paraqiste raportin e saj  me te fundit ne lidhje strategjine e luftes ne Afganistan. Vdekja e tij ne kete kohe, ka te ngjare qe te afektoje seriozisht planet e administrates Obama per tu dhene me shume kompetenca dhe nje rol me te madh forcave afgane ne luften kunder talebaneve, gje qe shpresohet se do te mundesonte kethimin e forcave amerikane ne atdhe. Pritej  gjithashtu qe gjate ketij tranzicioni, Ambasadori Holbrooke te luante rolin kyc.

 

Ambasadori Holbrooke kishte filluar karjeren e tij diplomatike me 1962 dhe ka punuar per cdo president demokrat duke filluar nga Presidenti John Kennedy.  Si nje diplomat me karjere

 te gjate, ai admirohej   por edhe kritikohej per menyren e veprimit, pasi ai ishte me shume se cdo gje tjeter i interesuar ne rezultate konkrete diplomatike. Sukseset e tija ne politiken e jashtme amerikane jane te shumeta per tu numeruar, por sipas verejtesve diplomatike, ambasadori Holbrooke do te mbahet mend vecanerisht per rolin e tij gjate lufterave ne Ballkan, pikerisht per suksesin e tij ne bisedimet per paqe ne Bosnje qe me ne fund cuan ne marreveshjen e Dejtonit  dhe ne pushimin e luftes ne Bosnje.

 

Si kryedipomati i Presidentit Clinton per Ballkanin, Ambasadori Holbrooke kryesoi negociatat me 1988 per nje marreveshje me Slobodan Miloseviqin per terheqjen e forcave  terroriste serbe nga Kosova ku kishin ndermarre fushaten e spastrimit etnik me qellim per te shperngulur shqiptaret nga trojet e tyre shekullore dhe per te lejuar vendosjen e pranise se verejtesve nderkombetare ne Kosove. Pasi qe Miloseviqi nuk zbatoi kete marreveshje, ishte Richard Holbrooke ai i cili ne emer te Shteteve te Bashkuara dhe NATO-s i dorezoi ultimatumin  Miloseviqit me te cilin i kerkohej Serbise qe te terheqe menjehere forcat e  saj nga Kosova ose te ballafaqohej me sulmet ajrore te Organizates se Atlantikut Verior, NATO. 

 

Ai, sic duket kishte studjuar mire udheheqsin serb dhe taktikat e tija.  Ambasadori Holbrooke deklaroi per rrjetin televiziv amerikan ABC ne vere te 1998 se "Diplomacia me  Miloseviqin eshte e sukseshme vetem neqoftse perkrahet nga forca ushtarake. Milosheviqi duhet ta kuptoje se -- dhe ky eshte  thelbi i ceshtjes -- se Kosova nuk eshte nje perseritje e asaj qe ndodhi ne Bosnje. Tani NATO eshte gati te veproje dhe eshte i  interesuar per ato qe  po ndodhin ne Kosove, ne nje menyre qe nuk ishte (e interesuar) kater vjete me pare ne Bosnje.  Neqoftse ai (Milosheviqi) mendon se  kejo qe po ndodhe eshte vetem teater i parendesishem, ai eshte duke bere nje gabim te madh."

  

Takimet e Ambasadorit Holbrook me Presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova ishin te shpeshta, is ne Prishtine ashtu edhe ne SHBA  ne perpjekje per te ndaluar masakrat e forcave serbe kunder popullesise shqiptare si edhe per nje prani te perhershme nderkombetare ne Kosove.  Ai kishte takime edhe me perfaqsues te tjere shqiptare nga Kosova, por  ne veren e vitit 1998, Ambasadori Holbrooke beri ate qe uk e kishte bere asnje perfaqsues amerikan deri atehere, duke u takuar per here te pare me luftetaret e UCK-es -- gje qe ne ate kohe u interpretua si nje njohje e rolit dhe forces se saj ne rritje e siper ne Kosove. Pas takimit privat me perfaqsuese te UCK-es ne Junik, ambasadori Holbrooke deklaroi se gjendja ne Kosove ishte eksplozive dhe se duhej bere c'mos qe te parandalohej masakra dhe gjenocidi kunder shqiptareve.

 

Ambasadori Richard Holbrooke i prine listes se diplomateve amerikane, qe ne nje menyre a ne nje tjeter gjate dekadave,  kane kontribuar aq shume per mireqenjen dhe mbijtetesen  e kombit shiqptar. Ai ishte gjithashtu edhe mik i diaspores shqiptare ne Amerike dhe shpesh takohej  me perfaqsues te komunitetit shqiptaro-amerikan per te degjuar dhe marre pararsyshe edhe pikepamjet e tyre ne lidhje me ato qe po ndodhenin ne Ballkan, vecanerisht gjate luftes ne Kosove. Sidomos shqiptaret e Kosoves, por i gjithe kombi shqiptar ka humbur nje mik te madh, prandaj nuk duhet te harrojme kurre veprimtarine dhe kontributin diplomatik e politik te Ambasadorit Holbrooke -- veprimatri kejo pa te cilen zor se Kosova do te kishte lirine dhe pavaresine qe gezon sot.  Prandaj, te gjithe Shqiptaret kudo qe jane, duhet t'i jene atij mirenjohes  per rolin e gjithanshem  qe ai ka luajtur per paqen e sigurine ne Ballkan. Kontributi i tij per  mbijetesen e shqiptareve te Kosoves dhe per lirine e tyre si edhe per nje te ardhme me te mire ne nje shtet te lire e te pavarur per ta dhe per nje te ardhme me te mire per kombin shqiptar ne pergjithesi, Ambasadori Richard Holbrooke do te mbahet mend dhe do te nderohet brez pas brezi nga kombi shqiptar.

 

__________

SHBA-të humbën gjigantin e politikës së jashtme, Riçard Hollbruk

 

Radio Evropa e Lirë

 

Riçard Hollbruk, ai që njihej nga kolegët si buldozer i diplomacisë, ndërroi mbrëmë jetë në një spital të Uashingtonit.

 

Nga e premtja e kaluar, Hollbruku, i cili së fundi ishte i dërguari i posaçëm i SHBA-ve në Afganistan e Pakistan, ishte në gjendje kritike në spital.

 

Diplomati që mundësoi Marrëveshjen e Dejtonit në vitin 1995 u cilësua si “gjiganti i vërtetë i diplomacisë amerikane” nga presidenti Obama.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk harroi të theksonte se, falë përpjekjeve të Hollbrukut, janë shpëtuar miliona jetë njerëzish në pjesë të trazuara të botës, gjatë gjysmë-shekullit të fundit.

 

“Si çdokush që ka punuar me të apo ka pasur disavantazhin e qartë që të ishte në anën e kundërt të tavolinës gjatë negociatave, e di mirë se ai është i palodhur... nuk ndalon kurrë, nuk heq dorë kurrë”.

 

“Ai gjithmonë ka besuar se po mbetëm të fokusuar, nëse veprojmë sipas interesave të përbashkëta, përparimi është i mundur... Luftërave mund t’iu vijë fundi dhe paqja mund të ndërtohet”, tha Obama, vetëm pak minuta para njoftimit për vdekjen e Hollbrukut.

 

Nuk kanë munguar vlerësimet edhe nga shefja e diplomacisë amerikane, Hillari Klinton. Për zonjën Klinton, Hollbruku ishte “më i përkushtuari në mesin e shërbyesve publikë”.

 

Nga viti 2009, puna e Hollbrukut ishte e fokusuar në Afganistan e Pakistan. Udhëheqësit e të dyja vendeve shprehën keqardhjen e tyre.

 

Presidenti i Pakistanit, Asif Al Zardari, tha se ka humbur një mik, por mënyra më e mirë për ta nderuar është “t’i këpusim rrënjët e ekstremizmit dhe të punojmë për paqen”.

 

Zëdhënësi i presidentit afgan, Hamid Karzai, përmes valëve të Radios Evropa e Lirë ngushëlloi diplomacinë amerikane.

 

“Jemi thellësisht të trishtuar nga vdekja e Riçard Hollbrukut, të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve në Afganistan e Pakistan. Vdekja e tij është humbje e madhe. Përmes radios suaj, i shprehim ngushëllimet tona popullit dhe Qeverisë amerikane”, tha Ahmad Zia Siamak, nga presidenca afgane.

 

Por, padyshim, Hollbruku do të kujtohet para së gjithash për arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnjë.

 

Shefi i diplomacisë britanike, Uilliam Hejg, theksoi se Hollbruku drejtoi procesin deri në Marrëveshjen e Dejtonit, duke i dhënë fund konfliktit më të përgjakshëm në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

 

Ai shtoi se parimet e përdorura nga Hollbruku në Bosnjë, duhen shfrytëzuar si model.

 

Të njëjtin mendim ndan dhe Valentin Inzko, i dërguari ndërkombëtar në Bosnjë.

 

“Së pari, Dejtoni i dha fund luftës, që ishte e pamenduar në vitin 1995. Dejtoni solli paqen, të cilën e kemi pasur për 15 vjet. Nuk duhet të nënvlerësohet. Dejtoni ruajti integritetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe kufijtë e Bosnjës. Për të gjitha këto, meritat i shkojnë edhe Riçard Hollbrukut”, tha diplomati austriak, Inzko.

 

Një tjetër diplomat dhe bashkëpunëtor me Hollbrukun në Ballkan e më gjerë, aktualisht ministër i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild, kujton:

 

“Riçard Hollbruku ishte gjigant në mesin e diplomatëve të kohës sonë. Padyshim, ishte ndër më të shkëlqyerit e më të mençurit. Ai ishte luftëtari më i paepur për të gjitha kauzat në të cilat besonte dhe për interesat e vendit të tij”.

 

“Ai ishte një mik i Evropës, por me sens kritik, dhe një mik personal. Mendoj se bota do të jetë një vend më i vogël pa të”, tha Bild.

 

Të gjithë ata që kanë punuar me Hollbrukun e kujtojnë karakterin e fortë dhe mostërheqjen deri në arritjen e qëllimit.

 

“Nëse Riçardi ju telefonon për t’ju kërkuar diçka, më mirë i thoni po. Nëse thoni jo, do të ktheheni sërish të pranoni, vetëm se rruga do të jetë shumë e dhimbshme”, kujton Henri Kisinxher, ish-shef i diplomacisë amerikane.

 

E më së miri përshkrimin e Kisinxherit e ilustron dhe ultimatumi final që Hollbruku i transmetoi Millosheviqit, pas refuzimit serb për marrëveshje në Rambuje e Paris, vetëm pak ditë përpara fushatës së bombardimeve të NATO-s. (i.b.)

 

____________

 

24 qershor 1998 - Riçard Hollbruk, atëbotë i dërguar i posaçëm i SHBA-ve, kishte vizituar selinë e UÇK-së në Junik, gjatë përpjekjeve diplomatike për të ndaluar dhunën në Kosovë.
24 qershor 1998 - Riçard Hollbruk, atëbotë i dërguar i posaçëm i SHBA-ve, kishte vizituar selinë e UÇK-së në Junik, gjatë përpjekjeve diplomatike për të ndaluar dhunën në Kosovë.

Miku i madh i pavarësisë

 

Nga Arton Konushevci, Radio Evropa e Lirë

 

Diplomati amerikan, Riçard Hollbruk, në Kosovë njihet për rolin që ka pasur në vitin 1998, në kohën e përpjekjeve të tij diplomatike për t’i dhënë fund dhunës që forcat serbe të sigurimit ushtronin mbi shqiptarët e Kosovës.

 

Ai më së shumti do të mbahet në mend mbase për ultimatumin që në mars të 1999-ës i pati dhënë Sllobodan Millosheviqit, se NATO-ja do të bombardojë nëse agresioni serb ndaj Kosovës nuk ndalet.

 

Udhëheqësit e institucioneve thonë se kontributi që Hollbruk ka dhënë edhe në rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe ndërtimit të institucioneve demokratike, është i padiskutueshëm.

 

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se me keqardhje ka marrë lajmin për vdekjen e diplomatit Hollbruk.

 

“Shumë popuj që sot jetojnë në paqe, jetojnë falë angazhimit të pakursyer të diplomatit Riçard Hollbruk. Roli i tij për paqen, sigurinë, por edhe për shtetin e pavarur e sovran të Kosovës, konsideroj se ka qenë i madh”, u shpreh Krasniqi.

 

Ai rikujton edhe takimet që ka pasur me zotin Hollbruk, pas përfundimit të luftës në Kosovë.

 

“Ne gjithnjë e kemi parë si një njeri me një mprehtësi të lartë politike e diplomatike. E kemi parë si një mbështetës të fortë të proceseve që janë zhvilluar në Kosovë. Kontributi i tij si individ në ndërtimin e institucioneve dhe në rrugën demokratike që ka marrë Kosova, ka qenë i madh. Ai ka qenë i afërt, i drejtpërdrejtë”, tha Krasniqi.

 

Blerim Shala ka qenë zëdhënës i Grupit Negociator në 1998-ën - një grup ky, i cili qe përfshirë në përpjekjet diplomatike të faktorit ndërkombëtar, për të ndalur dhunën e forcave serbe në Kosovë.

 

Shala tha se pa diplomatin Hollbruk, Kosova kurrë nuk do të pavarësohej.

 

“Ambasadori Hollbruk ka qenë ndërmjetësues në vitet 98/99. Pa Hollbrukun, Kosova kurrë nuk do të çlirohej dhe nuk do të pavarësohej”, tha Shala.

 

Sipas tij, diplomati Hollbruk ka qenë një negociator i pazëvendësueshëm.

 

“Hollbruku me të vërtetë ka qenë njeri i dijes së jashtëzakonshme, i guximit të veçantë, negociator i përsosur, i cili ka qenë në gjendje të nxjerrë maksimumin prej një situate gati pa shtegdalje. Ai ka hisen kryesore në inkuadrimin e SHBA-ve në procesin negociator. Ka hisen kryesore në ndaljen e ofensivës serbe në vjeshtën e vitit ‘98 kundër UÇK-së”.

 

“Gjithsesi, ka hisen kryesore edhe në prurjen e situatës ku Sllobodan Milloshevqi nuk kishte shtegdalje tjetër pos të pranonte bombardimin e paktit NATO”, u shpreh Shala.

 

Përveç përfaqësuesve të institucione të Kosovës, keqardhje për vdekjen e diplomatit amerikan, Riçard Hollbruk, kanë shprehur edhe krerët e partive politike në vend.

 

_____________

 

Riçard Hollbruk ishte arkitekt i Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, me të cilën përfundoi lufta në Bosnjë-Hercegovinë... Si ambasador i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, pati folur për situatën në ish-Jugosllavi në Këshillin e Sigurimit... Së fundmi, ai ishte i dërguar special i presidentit Barak Obama për Afganistanin dhe Pakistanin.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora