E hene, 27.06.2022, 08:36 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Të mërkurën shembet muri Shengen, ja çfarë nuk duhet të harroni

E marte, 14.12.2010, 10:08 PM


Të mërkurën hyn në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian, i cili u lejon shtetasve shqiptarë të lëvizin pa viza, për të udhëtuar në 25 shtete anëtare të Bashkimit Europian si dhe në 3 shtetet e tjera jo anëtare të saj, pjesë e zonës Shengen, si Zvicra, Islanda dhe Norvegjia. Një manual i shpërndarë në pikat e kalimit kufitar sqaron udhëtarët se çfarë duhet të kenë parasysh për të udhëtuar. Të gjithë qytetarët mund të kalojnë lirisht vetëm me pasaporte biometrike.

Por në pikat hyrëse të zones Shengen, punonjësit e kontrollit mund t’ju kërkojne dhe të dhëna të tjera, nëse dyshojnë në deklarimet tuaja.

 

Udhëzimi i shpërndare nga policia kufitare saktëson se:

 

Nëse ju qytetarë do të udhëtoni tek të afermit tuaj, ju duhet:

 

1.         Të tregoni të dhënat e personit që ju pret dhe gjeneralitetet si dhe adresa e banimit.

2.         Të keni mjete të mjatueshme financiare me vete në cash apo në kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit sipas kuotës së përcaktuar nga vendi ku ju do të qendroni, ku këto mjete financiare mund të garantohen se mbulohen dhe nga personi që ju pret.

3.         Të keni biletën e kthimit me vete

4.         Si dhe të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim.

 

Nëse udhëtoni për turizëm, aktivitet biznesi etj:

 

1.         Të keni një rezervim hoteli

2.         Të keni mjete të mjaftueshme financiare me vete, në cash apo kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit sipas kuotës së përcaktuar nga vendi ku ju do të qëndroni

3.         Të keni bileten e kthimit me vete

4.         Të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim

 

Nëse udhëtoni për arsye shëndetësore :

 

1.         Duhet të keni një rezervim hoteli ose rekomandimin për shtrim në një institucion shëndetësor në vendin ku do të trajtoheni

2.         Të keni mjete të mjaftueshme financiare me vete, në cash apo kartë krediti për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit sipas kuotës së përcaktuar nga vendi ku ju do të qëndroni

3.         Të keni një korrespondencë me institucionin shëndetësor që ju do të kontaktoni

4.         Të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim

 

Nëse duhet të udhëtoni për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme:

 

1.         Të keni ftesë për të marr pjesë në aktivitet

2.         Të keni sigurimin shëndetësor në udhëtim

 

Dhe e fundit kërkesë për të gjithë qytetarët që udhëtojnë pas datës 15 dhjetor thuhet se :

 

1.         Të mos tejkalohen afatet e qëndrimit 90 ditë për 180 ditë

2.         Të mos punohet ilegalisht

3.         Të mos bëhen barrë publike

4.         Të mos përfshihen në aktivitete kriminale.

 

Nëse nuk plotësohen kushtet e sipërpërmendura, autoritetet kufitare të vendit ku ju po udhëtoni mund të mos lejojnë hyrjen tuaj deri sa ju të plotësoni këto kushte dhe mund t`ju kthejnë menjëherë në Shqipëri.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora