E marte, 23.04.2024, 09:06 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Zgjedhjet në Kosovë, rezultatet paraprake

E hene, 13.12.2010, 10:37 PM


KQZ: PDK 33.5%

LDK 23.6%

Vetëvendosje 12.2%

 

PRISHTINE- Koalicioni i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim" bën publikimin e rezultateve pas numërimit të më shumë se 51 % votave. Partia Demokratike e Kosovës është ajo që prin me numër më të madh të votave. Hashim Thaçi shpalli mbrëmë fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u zhvilluan dje në Kosovë. Denoncohen parregullsi ne komunen Drenas e Skenderaj.

 

REZULTATET PARAPRAKE, KQZ: KRYESON PDK ME 33.5%

ORA 20:50- Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) doli para pak minutash me rezultate preliminare të zgjedhjeve parlamentare të së dielës, në të cilat dolën 47.5 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se në bazë të votave të numëruara që janë 28564, fituese del PDK-ja me 33.5% të votave. Numërimi është bërë në 2280 qendra votimi. Sipas krytares së KQZ-së së Kosovës nuk janë numëruar ende 23 qendra votimi.

 

Sipas rezultateve paraprake pas PDK renditet LDK me 23.6 për qind, Lëvizja Vetëvendosje me 12.2 për qind, AAK 10.8 për qind të votave, AKR 7.1, LDD 3.3 për qind. Fryma e Re - 2.2 %.

 

PZAP PRANON 131 ANKESA

ORA 20:00- Deri në orën 19:00, kur ka qenë afati i fundit për paraqitjen e ankesave të partive politike, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 131 te tilla. Lajmin e bëri të ditur Mul Desku, kryetari i Sekretariatit të PZAP-it.

Desku tha se ankesat lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor të së dielës, kanë ardhur kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe nga Aleanca Kosova e Re dhe disa parti të tjera.

 

THACI: PARTITË TË RESPEKTOJNË VENDIMIN E KQZ-SË

ORA 18:11- Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi falenderoi sot qytetarët e Kosovës për përfundimin me sukses të plotë të zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit 2010, sic tha ai. "Bazuar në vlerësimet e gjithanshme, të bëra deri tash nga misionet e ndryshme të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe deklaratën zyrtare të Bashkimit Evropian nga zyra e Baroneshes Catherine Ashton dhe të komisionerit të BE-së për zgjerim, Stefan Fuele, procesi zgjedhor është vlerësuar shumë i qetë, i përgatitur mirë dhe pa deformime serioze teknike, që do të mund të vënin në dyshim rezultatin zgjedhor", ka deklaruar Thaçi.

Thaci falenderoi edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve në këtë afat të shkurtër zgjedhor. "Për me tepër, sot, është obligim ligjor i KQZ-së dhe i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa që të adresojnë të gjitha ankesat e mundshme, që me profesionalizëm t'i adresojnë të gjitha vërejtjet e mundshme dhe me vendimet e tyre ta përmirësojnë ndonjë parregullsi të mundshme", ka thënë kryeministri Thaçi, raporton Zeri.

 

Kryeministri Thaçi, përmes kësaj deklarate për medie, ka deklaruar se vendimi përfundimtar i KQZ-së dhe Panelit për Ankesa dhe Parashtresa, ai duhet të respektohet nga të gjitha partitë politike.

 

EULEX PËRGËZON POLICINË E KOSOVËS PËR ZGJEDHJET

Ora: 16:56- Shefi i misionit të EULEX, Xavier Bout de Marnhac, përgëzoi sot Policinë e Kosovës për angazhimin gjatë ditës së votimit.

"Dua të përgëzoj Policinë Kosovës për profesionalizmin e treguar dhe popullin e Kosovës për pjekurinë e tyre të lartë e cila rezultoi pozitivisht dje. Ato pak incidente që ndodhen dje u trajtuan në një mënyrë profesionale dhe duke zvogëluar tensionin, nga ana e policisë së Kosovës të mbështetur nga EULEX-i", tha Marnhac.

Gjatë ditës së zgjedhjeve, Policia e Kosovës ishte e ngarkuar me detyrën e sigurisë në zgjedhje ku për realizimin e kësaj detyrë ata angazhuan rreth gjashtë mijë policë, të mbështetur nga EULEX-i dhe KFOR-i.

 

SHBA, DELL: PROCESI EFIKAS, ME PËRJASHTIME SERIOZE

Ora: 16:24- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përshëndet qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të para të përgjithshme pas shpalljes së pavarësisë.

Në një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë theksohet se "zgjedhjet ishin shprehje e demokracisë dhe ne ishim të ngazëlluar që pamë aq shumë kosovarë që treguan përkushtimin e tyre me daljen në votime anekënd vendit".

 

"Kosova tashmë ka përpara saj një test, derisa numërohen votat. Institucionet e Kosovës duhet t'i tregojnë opinionit publik se ato janë të gatshme për të mbrojtur integritetin e së drejtës për të votuar" theksohet në deklaratë.

Vëzhguesit amerikanë ishin të pranishëm nëpër qendrat e votimit kudo nëpër Kosovë më 12 dhjetor dhe ata vëzhguan një proces, që me disa përjashtime serioze, ishte kryesisht efikas.

Ambasadori Dell vëzhgoi zgjedhjet në 17 vendvotime në 12 qendra votimi, në komunat e Gllogocit, Gjakovës, Deçanit, Pejës, Klinës dhe Skenderajt.

"Ambasadori po ashtu vëzhgoi numërimin e votave në shkollën e mesme "Hamëz Jashari" në Skenderaj (vendvotimi 2101x/02R). Aty pati parregullsi gjatë numërimit, të cilin ambasadori e vëzhgoi, e kundërshtoi dhe e raportoi"vijon komunikata.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora