E shtune, 07.12.2019, 02:28 PM (GMT)

Komente

Tonin Gjuraj: Kosova dhe “Xhihadi” islamik

E merkure, 26.12.2007, 02:17 PM


Nga Tonin Gjuraj, Ambasador i Shqipërisë në Izrael

Vërejmë me keqardhje se po spekulohet me Kosoven në arenën ndërkombëtare. Një shkrim i kohëve të fundit botuar në gazetën “post” i Caroline B. Glick me titull “Islami dhe shteti komb”, shpërndan ide të gabuara për Kosovën. Ajo shkruan mes të tjerave: “Sot SHBA dhe BE po urdhërojnë krijimin e një shteti palestinez dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Pra hiqen paralele mes këtyre dy shteteve. Në të vërtetë nuk ka asgjë të ngjashme mes këtyre dy shteteve, por ama spekullohet vetëm se kanë të përbashkët fenë islame. Izraeli kundërshton një zgjidhje të imponuar, por qeveria izraelite i ka dhënë një mbështetje të fortë parimeve të Grupit të Kontaktit, një prej të cilave thekson miskthimin e Kosovës në gjendjen e para vitit 1999.

Kosova që në vitin 1999 i ka vendosur mirë ipstitucionet e saj shtetërore, nën mandatin e OKB-së. Të pavarura nga Serbia. Perëndimi tashmë e din se Kosova ishte përvetësuar që në vitin 1918 nga ish Jugosllavia. Kundër rezistencës kosovare, duke shkelur të drejtat për të vetëvendosur e për rrjellojë edhe ligjet ndërkombëtare. Kosova, megjithëse përbëhet 92% nga kosovarët, në vitin 1989, autonomia që kishte, iu hoq në mënyrë jokushtetuese nga Serbia. Pas vdekjes së Josif Brox Titos në vitin 1990, situata përkeqësua, duke arritur kulmin e saj në vitin 1998 me genocidin simbol të krimeve kundër njerëzimit. Është pikërisht ky genocid që na shpjegon uniken e çështjes së Kosovës. Për më tepër se një shekull, genocidi dhe dëbimi në masë i njerëzve të pafajshëm, e transformuan Kosovën në një rast unik. Represioni nën regjimin e Millosheviçit u materializua në ekstremitet. Mbi 12.000 civilë u vranë dhe mbi 1.500.000 u zhvendos si rrjedhojë e një spastrimi etnik nga ushtria serbe me 1998-1999. Mbi 3000 sot janë të humbur. Ja pra, Serbia i ka humbur të gjitha pretendimet morale e ligjore për Kosovën. Kur një shtet shfaq diskriminim kaq të hapur kundër një grupi etnik, nën sundimit e tij, e drejta e këtij grupi për vetvendosje, përfshin të drejtën e ndarjes. Kjo është një e drejtë për t’u ndarë nga Serbia, një e drejtë për pavarësi, siç thotë edhe paketa e Ahtisarit. Shqiptarët e Kosovës nuk mund të detyrohen të kthehen nën sundimin e Serbisë. Unë përdor termin “Shqiptarët e Kosovës”, pasi termi “Myslimanët e Kosovës”, siç thotë Glick, ka nën vete një propagandë. Pse të mos thuhej atëherë “Ortodoksët e Serbisë”. Nuk mund të ketë qëllim islamik në çështjen e Kosovës. Është gabim themelor ta barazosh etninë me fenë.

Përsa i përket deklaratës se “myslimanët e Kosovës janë të financuar nga Sauditët dhe se ata kanë lidhje me “xhihadistet globalë”, është thjesht një mashtrim. “Xhihadistët” është fjalë e koduar e përdorur pikërisht nga serbët, jo nga perëndimi. Kosova mbështetet fuqishëm nga Uashintoni, Londra, Parisi, Roma..., ndërsa kryeministri shqiptar Sali Berisha ka deklaruar: “Kosova dhe kosovarët kanë zgjedhur Brukselin”.

Nuk është koinçidencë që Kosova u lirua nga NATO, një strukturë e fuqishme dhe demokratike e shteteve me një popullsi shumica kristiane. Ka një kohëzion social dhe një harmoni fetare në Kosovë. Sot, kryeparlamentari atje, Kolë Berisha, është katolik. Ka edhe një parti Demokratike Kristiane që bën pjesë në përpjekjet për të arritur pavarësinë. Shqiptarët e Kosovës janë shumë më europianë se çdo popull fqinj nga rajoni ballkanik. Të tjera sondazhe e kanë bërë të qartë se pjesa më e madhe e popullsisë kosovare mbështet anëtarësimin në BE dhe NATO. Çdo diskutim mbi shtetin e pavarur të Kosovës, duhet përqëndruar mbi natyrën demokratike. Click gabon kur ajo i kërkon qeverisë së Olmertit “të rishpallin menjëherë dhe me zë të lartë kundërshtimin për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Logjika e saj për kundërshtimin e krijimit të shteteve myslimane, nuk ka logjikë të aplikohet në çështjen e Kosovës, pasi ajo nuk është dhe s’do të jetë shtet mysliman. Përpjekjet për të nxjerrë ndryshime mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, janë të gabuara. Sigurisht që ka ndryshim sub-kulturor, si në të gjitha kombet e tjera, por shqiptarët e të dyja palëve ndajnë të njëjtën kulturë, etnik, histori, gjuhë, tradita, mite dhe legjenda.

Përgjigja më e mirë, gjithsesi, për të gjitha spekullimet, mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, është dhënë nga raporti Greer Fay Cashman në raportin te “Post”, “Strehimi nga nazistët në Shqipëri”, ku theksohet se Shqipëria shpëtoi çdo hebre në token e saj gjatë holokaustit dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve që shpëtuan hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin myslimanë. Brenda këtij konteksti ekzistojnë marrëdhëniet e mrekullueshme ndërmjet shqiptarëve dhe hebrejve. Kështu që nuk ka asnjë fakt për deklarata ngacmuese të bazuara vetëm në trashëgiminë fetare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT