Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vitore Stefa Leka: Një vënd që ta quajnë shtëpinë e tyre

| E diele, 30.12.2007, 02:06 PM |


Një vënd që ta quajnë shtëpinë e tyre

Nga Vitore Stefa Leka

“Sado e thjeshtë që mund të jëtë, s’ka si shtëpia jote. “ - Xhon Hauard Pejni

Në fillim erdhi përmbysja e Komunizmit. Pastaj një valë barktisjeje. Ndërsa në vendet afrikane lufta, një luftë që s’pushon më. Luftë civile. Luftë mes shtetesh..Në disa vende afrikane erdhi thatësira, një thatësirë që nuk donte të zbutej. Menjëherë pas thatësirës erdhi zia e bukës. Dhe njerzit e këtyre vendeve bënë të vetmen gjë që mund të bënin- braktisën shtëpitë për të kërkuar ujë, ushqim dhe punë.Dhe kështu filloi "arratisja" drejt Italisë me emërtimin refugjatë. Shqiptarë, rumunë, bullgarë, afrikanë, apo nga vendet arabe. Një shpërthim i dallgëzuar në fillim, pastaj si me valë rrethore..
Arritën me mijëra e mijëra në pikat kufitare dhe në portet e gadishullit Apenin. Shumë ishin shqiptarë. Ky vend vitet e fundit, kishte pranuar tashmë mbi një million refugjatë, prandaj vëndi fqinj nuk pranon më të tjerë me ikjen e viteve. Kthime, bllokime, Policia filloi të tregohej e rreptë. Policët e kufirit, pas viteve të para filluan të vrojtojnë me shkopij gome në dorë. Rrinin dhe rrinë në gadishmëri që asnjë të mos e kaloj kufirin si në vitët 1990-92.
Një nënpunës vëndas i zyrës së emigrimit ishte shumë i drejtpërdrejtë kur përshkroi se për ça’arsye e ndalonin dyndjen në rritje të refugjatëve. “ Nuk paguajnë taksat. Shkatërrojnë rrugët. Presin pemët. Mbarojnë rezervat e ujit. Jo nuk duam të tjerë”.
Skena të tilla tragjike po bëhen shumë të zakonëshme në rrugën drejt Evropës. Njerëzit e shpërngulur zbulojnë se është gjithnjë e më vështirë të gjejnë një vënd të cilin mund ta quajnë shtëpia e tyre..” Ashtu siç është rritur numëri i njërëzve që kërkojnë strehim, po ashtu është shtuar ngurimi nga ana e shteteve për ta siguruar këtë strehim”, -shpjegoi një raport i kohëve të fundit i Amnesty International.
Ata fatlumë që arrijnë të strehoen tashmë në një kamp refugjatësh (ku janë pakësuar ndjeshëm), mund të gjejnë njëfarsoi sigurie, por rrallëherë do t’u duket sikur janë në shtëpi. Shihet një këmbëngulje e kësaj kategorie edhe këtë Vit të Ri. Lënë shtëpitë e tyr, për të gjetur një vend tjetër për ta quajtur shtëpia e tyre. Vallë po e gjenë. Unë shtëpinë e thjeshtë në Berat nuk do ta ndërroja as me një pallat mbretëror në Angli. Nuk edi përse shtëpia e gurtë, më bën më të sigurt, më njerëzore, më afër të vërtetës. Nuk e di.Janë arsyet të tjera që më mbajnë të mbërthyer jashtë ardheut. Këto i mendoj kur shoh dallgët e reja të emigrantëve klandestin që tetntojnë Italinë. Prandaj mendoj se edhe refugjatët e rin të këtij viti dhe ata të vjetrit e 1990 nuk e kanë gjetur strhën e ngrohtë të lënë në atdhe. Të paktën kështu besoj unë... . Ndoshat sepse shikoj
sakrificate panumërta të refugjatëve të rinj...që për mua tashmë kanë kaluar. Nuk e di..Një copë shtëpi...Këtë kërkojnë refugjatët e të gjitha kohrave ..