E premte, 19.04.2024, 07:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Libër i ri nga poeti Halil Haxhosaj

E diele, 12.12.2010, 08:17 PM


Libër i ri nga poeti  Halil  Haxhosaj:

 

“PUHIZË SHPIRTI”-haiku

 

Nga Tahir Bezhani

 

Këtë fillim dhjetor doli nga shtypi libri më i ri i krijuesit të mirënjohur gjakovar,Halil Haxhosaj,me titull”Puhizë shpirti”,haiku.

 

Libri u shtyp në shtypshkronjën “Litografia” në Gjakovë në botimin e ndërmarrjes shërbyese “Jeta e re” në Prishtinë,nën përkujdesjen e redaktorit,kritikut të mirënjohur te letrave shqipe,z.Ali Jasiqi.

 

Libri”Puhizë shpirti”është  përcjell me një shkrim të kujdesshëm,të veçantë dhe meritor nga recensenti z.Nuri Plaku,i cili pos tjerash jep edhe këtë vlerësim:

 

“Edhe ky haik është një himn i vërtetë letrar për dashurinë e atdheun,për bukuritë e pafundme të trojeve shqiptare,për natyrën e mbi të gjitha për njeriun dhe jetën e tij të përditshme,të bukur e plot pasione”

 

Ky konstatim i z.Plaku,sa i fuqishëm e i sakt,është po aq edhe mendim i shumë të tjerëve nga se z.Haxhosaj,tani më si një krijues me kredibilitet edhe jashtë vendit,ka zënë vend të denjë e meritor në letërsinë shqipe ku analizat për veprën e tij  artistike,meritojnë një respekt dhe përkujdesje si kjo e z.Plaku.

Aspektet ideore e artistike janë të theksuara kudo në veprat e z.Haxhosaj,andaj me të drejtë mund të themi se guximshëm e me sukses po lëvron të gjitha gjinitë letrare,si poezinë,romanin,dramën,tregimin e posaçërisht kritiken letrare. Tani ka depërtuar thellë me travargëshin japan ku në mënyrë karakteristike nxjerr boten e brendshme shpirtërore  para lexuesit të nderuar,duke të përkëdhelur vërtetë me një puhizë të këndshme zemre.

 

Libri i sapo botuar”Puhizë shpirti”është i ndarë në pesë cikle dhe secili nga këto cikle poetike ka një gamë të gjerë poetike në thellësi e gjërsi që le hapur mundësinë e interpretimit të gjithanshëm në aspektin estetiko-letrarë por edhe atë letraro-filozofik. Kjo formë trajtimi mundësohet posaçërisht me trevargëshet ku shpreh ndjenjat e thella ndaj bukurive natyrore, pastaj aty ku me mjeshtri vargu skalitë historinë e gjeografinë kombëtare.

 

Mund të shprehem lirshëm se këtij krijuesi brilant,i pasionuar në artin letrarë,me vlera  e cilësi krijuese të dëshmuara kohë të gjatë, lexuesi duhet t’ia ketë lakmi. Në këtë aspekt,me plot te drejtë,gëzohemi kur ky autor boton vepra nga se pa mëdyshje do jetë një pasuri për bibliotekat tona shkollore dhe ato universitare .

 

Libri së shpejti do jetë në vendet e destinuara për shitjen e librave me një çmim të volitshëm.

 

Autorin e përgëzoj për botimin e librit dhe i uroj shëndet e suksese te reja.

 

Gjakovë,

10.dhjetor,2010



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora