E marte, 23.04.2024, 03:16 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ilir Peraj: Në Menxën e Shoqatës tonë tashmë ushqehen pa pagesë afërsisht

E diele, 12.12.2010, 05:43 PM


80 të varfër

 

Shoqata ndihmon fëmijë të sëmurë me leucemi, fëmijë të ngujuar, ushqime për të varfërit

 

Shoqata ka hapur menca publike për njerëzit në nevojë që ushqehen me vaktin e drekës si edhe azil për rreth 20 të moshuar

 

Nga Albert ZHOLI

 

Në një prej ambienteve të ish uzinës ?Tirana? në Laprakë ka qendrën e vet Shoqata "Nënë Tereza" e Shqiperisë. Në ambientet e saj të bie në sy një menxë, një dhomë fjetje me disa shtretër një klasë me 20 banga dhe me 20 karrige. Ambiente të pastërta ku menxa bie në sy në mënyrë të veçantë. Pikërisht në vaktin e drekës, në këtë menxë pamë të ushqeheshin me radhë shumë njerëz të moshave të ndryshme. Ushqimi ishte falas dhe kjo menxë sipas Drejtorit të Shoqatës Ilir Peraj ka mëse një vit që funksionon.

 

Kur ka filluar të funksionojë shoqata Shoqata "Nënë Tereza" e Shqiperisë?

 

      Shoqata "Nënë Tereza" e Shqiperisë është regjistruar si person juridik pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë më datë 04.09.2003. Shoqata ka si qëllim t'i shërbejë më mirë popullit shqiptar dhe të përmbush me korrektësi pikat e programit të saj për të mbajtur të shenjtë dhe të freskët në mendjen e zemrën e çdo shqiptari figurën e nobelistes shqiptare Nënë Tereza. Ajo do të angazhohet maksimalisht për të gjetur mundësi në bashkepunim me homologet simotra në vend e në botë për të krijuar mundësinë që shumë familje shqiptare dhe në zona të ndryshme të vendit të marrin ndihma, të ndërhyjë me emergjencë në zona të pazhvilluara mire dhe në zona të thella.

 

Ku shtrihet aktualisht kjo shoqatë?

 

Shtrirja e shoqatës "Nënë Tereza" e Shqipërisë shkon në të gjitha qytetet me aktet e bamirqsisë dhe me seli në Tirane (kryesia) dhe zyrat e nëndegëve në Shenavlash, Durrës me n.kryetar z. Bujar DERVISHI e ne Graz të Austrisë me n.kryetar z. Martin MARKU. Një bashkpunim kemi dhe me degën e Teutave Shqiptare ën Botë  Torino të përfaqësuar nga znj. Vitore Stefa Leka. Ajo na ka ndihmuar vazhdimisht.

 

Konkretisht kujt i është gjendur afër dhe kujt i gjendet aktualisht për zbutje problemesh shoqata juaj?

 

Shoqata "Nene Tereza" e Shqipërisë i është gjendur pranë Azilit Shtetëror në Tiranë, fëmijëve të sëmurë me leucemi në spitalin Nënë Tereza, fëmijëve të ngujuar nga familjet në hasmëri si dhe një pjesë të komunitetit nga komuna Bushat, Shkodër me ndihma në ushqime. Aktualisht në Selinë e shoqatës në Tiranë, ish uzina "Tirana" Laprakë si edhe në nëndegën Durrës, shoqata ka hapur menca publike për njerëzit në nevojë që ushqehen me vaktin e drekës ku si edhe azil për rreth 20 të moshuar dhe të pastrehë që trajtohen me strehim-fjetje dhe ngrënie tre vakte ditore. Këto vepra bamirëse kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së individëve që paraqiten pranë qendrës së shoqatës në nivelin e nevojave të tyre themelore.

 

Në menxë apo për ndihmë paraqitet kush dëshiron apo keni njëfarë rregulli si rregullator që konsiston në plotësim kushtesh?

 

Të gjithë personat që paraqiten në qendër regjistrohen në listën e të dhënave dhe pajisen me një kartë anëtarësie që ia paraqesin çdo ditë përpara ngrënies së vaktit personelit të shërbimit. Ushqimi i shërbyer ka cilësi dhe një llojshmëri të ndryshme gjate javës. Ndërkohë që kushtet e gatimit janë të mira dhe personeli është i përkushtuar për të perballuar fluksin e njerëzve në nevojë.

 

Ku konsiston puna juaj në lidhje me shtrirjen jashtë atdheut dhe ku do konsistojë puna juaj tashmë pas liberalizimit të vizave?

 

Me realizimn e nevojave themelore në ushqim dhe strehim dhe me mundësinë që u është dhënë qytetarëve shqiptarë për të lëvizur të lirë në vendet europiane, Shoqata "Nënë Tereza" e Shqipërisë ka marrë përsipër një projekt senzibilizimi me moto "Shqipëria është Europë" mbi zhvillimin e këtij procesi dhe ndihme për qytetarët shqiptarë. Në kuadër të kësaj nisme, pranë qendrës së shoqatës zhvillohen kurse gjuhësh të huaja, përkatësisht në anglisht, italisht, gjermanisht dhe spanjisht. Me anë të këtyre kurseve synohet që qytetarët shqiptarë të pajisen me njohurite bazë të gjuhëve të huaja dhe ide të kulturës europiane në mënyrë që të mos ndihen të huaj dhe të vetëm në shtetet ku do të kenë mundësinë të shkojnë. Nga këto kurse mund të përfitojnë të rinj dhe individe në vështirësi të cilët mund të gjejnë mundësi shfrytezimi të këtyre njohurive brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë.

 

A keni përcaktuar objektiva për vitin e ardhsëm?

 

Për vitin e ardhshëm Shoqata "Nënë Tereza" e Shqipërisë synon të implementojë plotësisht projektet e nisura në gjithë qytetet e Shqipërisë dhe në shtetet e huaja duke çelur zyrat vendore në mënyrë që përfituesit e këtyre projektve të jenë në hapësirë sa më të gjerë gjeografike. Në mbështetje të shërbimeve sociale planizohet zgjerim i mëtejshëm i kapaciteteve të mencës dhe azilit si edhe çelja e kurseve profesionale për target grupe specifike në shtresën e gjerë të individeve në nevojë.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora