Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dalip Kryeziu

| E enjte, 03.01.2008, 12:40 PM |


Piktura që ngacmojnë opinionin artdashës dhe profesional
  
Nga Arsim Kajtazi      
 
Piktori Dalip Kryeziu edhe këtë muaj, në vazhdën e aktivitetit të tij intensiv dhe dinamik në fushën e pikturës dhe ekspozimit të saj në përmasa relevante ekspozuese që nga 22 qershori deri më 28 korrik, prezantohet ne Frankfurt, nën patronatin e “Lecia Camera Gruppe” § “Foto-Hoby Ram GmbH”.

Poashtu nga data 27 qershor deri më 10 shtator prezantohet me një personale në Milano nga galeria iternacionale “Grosetti Arte Contemporanea “, që do të jetë për këtë vit të ekspozimeve anëkënd Evropës njëra nga ekspozitat më më peshë në këtë fazë të jetës dhe veprës së këtij piktori ambicioz, të vyeshëm dhe të frytshëm.

Në një ekspozitë personale ku sërish prezantohet me temen e tij aq të kultivuar (me pasion) viteve të fundit, kokën e njeriut me të cilën sajon piktura me një imazh të fortë estetik mbi bazën e një ekspresionizmi abstrakt, që mbështetet edhe në simbolikën e kokës, pozicionit të saj, strukturimit kompozicional, por edhe mishërimit koloristik, duke sajuar kështu një pikturë simbolike eskpresive dhe asbrakte. Per piktorin me nje enregji kreative ekspreimentuese portreti mund te shihet edhe si nje “peizazh dimri”, apo ndonjë stinë tjetër, por edhe ndonjë finese tjetër tematike që mund të sugjerohet edhe përmes titullit të veprës.
Këtë provokacion e bëri edhe në Frankfrurt ne ekspozitën me moton apo titullin gjithpërfshirës “Topografia e jetësores”, që me këtë rast do të provojë organizatori i ekspozitës ta rumbullakësojë përmbajtësisht dhe estetikisht me rastin e qasjes veprës së ekspozuar. Edhe në rastet kur në sfondin e pikturës qëndrojnë shumë koka, apo në ndonjë rast vetëm një, autori provon të zbërthejë fshehtësitë e begata kuptimore dhe psikologjike e ndjenjore të figurës së tij të preferuar, që këtë prirje deri në një masë mëton ta largojë nga një rutinë apo persiatje e kërkimit në një temë që zbërthehet në variante. Sikur don të thotë se fshehtësitë në botën e njëriut, në kokën e njeriut (në universin e tij të brendshëm ku plekset makrokosmosi me mikrokosmosin), ato janë të thella dhe thuaja të paarritshme definitivisht. Kjo edhe e ngacmon krijuesin në hulumtime të vazhdueshme krijuese, për të lënë prapa vetes piktura që po e ngacmojnë opinionin artdashes dhe profesional të vepres së tij.  

Pikërisht për shkak të po këtyre afiniteteve pas Frankfurtit Dalipi do të prezantojë veprën e tij në Milano në këtë verë në një prezantim të galerisë së njohur me renome nderkomëbetare ku kanë frekuentuar emra të njohur të pikturës e artit modern, “Grosetti Arte Contemporanea “, Via di Porta Milano, me të cilën galeri Dalipi u prezantua poashtu denjësisht kohë më parë në Panairin ndërkombëtar të organizuar brenda Bienales së Venecias të Italisë. Duket se domentet që ky krijues ka hulumtuar me mëtim viteve të fundit, veçanërisht në aspekte tematike, stilistike dhe modeluese figurative e koloristike, po japin rezultate te theksuara në aspektin e receptimit dhe të pranimit të këtyre vlerave. Deshmi e kësaj janë ekspozitat që brenda ketij viti vijnë radhas njera pas tjetrës...