E premte, 19.04.2024, 12:11 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Ethet parazgjedhore

E shtune, 11.12.2010, 08:58 PM


ETHET PARAZGJEDHORE

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë po bëhen parapërgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve tona të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen me 12 dhjetor. Të gjitha partite politike janë vënë në levizje për t'I fituar këto zgjedhje të cilat dolën si rezultat I prishjes së Koalicionit shumë të përfolur dhe të ashtuquajtur '' Joparimor'' midis PDK-së dhe LDK-së si dy parti të cilat më herët nuk mund ta duronin njëra-tjetrën. Siç e dime të gjithë, para dy vitesh ndodhi mrekullia e Koalicionit të tyre për të cilin u gëzuam dhe u habitëm të gjithë saqë shpeshherë e bënim pyetjen se vertet a kishte ndodhur një gjë e tillë në realitet ?!

 

   Në vijim të këtij shkrimi nuk po hyjmë andej-këndej , por do të përpiqemi që të themi diçka rreth faktit se sa i  ëmbël qenka pushteti në Kosovë ?!. Disa parti dhe individë , për marrë pushtetin, janë duke i humbur edhe arsyet e tyre normale të mendimit dhe veprimit .Me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, filluan të frikësohen edhe ata të PDK-së të cilët ishin të bindur në fitoren e tyre të plotë dhe në coptimin e mëtejmë të LDK-së.LDK-ja u rrezikua edhe me krijimin e listës ''Ibrahim Rugova''të cilën e udhëheqte djali i zhgënjyer i Dr. Rugoves i cili shpresonte se ''ne shpinë të babait'' do të mund të bëhej ndonjë faktor relevant politik, duke e marrë me vete edhe Bujar Bukoshin ,i  cili vetëm për arsye të tij të njohura pas luftës  e kishte braktisur LDK-në e Ibrahim Rugovës. Atëherë mendonim ''se ishte lodhur në ekzil dhe ishte bindur'' se e kishte kryer misionin e tij , por nuk kishte qenë fare ashtu ngase Bujari kishte pretenduar shumë më tepër.Pra,  i vetëmashtruar dhe i bindur se ishte njëfarë faktori me peshë të madhe, sa ishte gjallë Rugova, e provoi ta formonte një parti me të cilën dështoi shumë keq, duke arritur vetëm 3%të elektoratit. Se sa ishte i dëshpëruar  pas debaklit të pësuar , e ka ditur vetëm zemra e tij, dhe se sa ishte i dashuruar për t'i arritur qëllimet e veta pushtetare , në ngjarjet e kobshme të vitit 2004 ( kur u dogjën kishat dhe shtëpit sërbe ) Bukoshi pa asnjë keqardhje e sulmonte Rugovën që nuk kishte shkuar t'i ndalonte piromanët tanë, në mesin e të cilëve sigurisht se do të ketë pasur edhe sërbë të maskuar dhe të rekrutuar të cilët ia bënin të zezditën Kosovës, me ç'rast , siç e dimë të gjithë , Kosova me plagët e saj nga lufta dhe me buxhetin aq të vogël , ishte e detyruar t'i renovonte ato kisha dhe shtëpia të djegura nga ata që vërtet se nuk e dinin se çka bënin!!! Atëherë binte poshtë e më poshtë edhe imazhi i Kosovësi, cili me aq mundime të mëdha ishte krijuar në botë. Pas atyre ngjarjeve tronditëse dhe trishtuese na krahasonin edhe neve me vandalët serbo-çetnikë. Pra, Bujar Bukoshi ishte njëri nga ata të cilën e thirrën Presidentin Rugova që të shkonte dhe t'i qetësonte turmat e tërbuara , duke u shprehur ironikisht dhe duke iu drejtuar Rugovës se : ''nëse nuk mund të shkojë në këmbë , le të shkojë me veturë , por nëse nuk mundet as me veturë, do t'ia dërgojmë një helikopter !!! Pra ky Bukosh i sotëm është i njejti si atëherë/por me paketim tjetër/ dhe pak më i moshuar dhe i dalur nga përdorimi. Kur e pa se nuk i shkonte siç i kishte paramenduar gjërat dhe nuk e kishte arrituar as cenzusin , shkoi e u fut sërish në LDK për ta fituar bile vendin e deputetit e pastaj të ministrit të shëndetësisë për të cilin ''nuk ishte shkruar'' që ta ushtronte shumë gjatë. Duke e parë se Fatmir Sejdiun e mori lumi pas dhënies së dorëheqjes së tij nga posti i presidentit , Bujari i theu këmbët duke vrapuar për ta marrë timonin e LDK-së , por kësaj radhe duke u përpjekur që ta mashtronte opinionin me të birin e Dr. Rugovës i cili që në fillim i bëri disa gabime, në mesin e të cilave ishte edhe fakti se ai kurrë nuk mund ta zinte vendin e babait. E aq më tepër nga arsyet që i thashë me lart,aq më tepër pasiqë Ukë Rugova nuk ka guxuar t'i harrojë ofendimet ironike që ia kishte bërë Bukoshi babait të tij legjendar. Dhe mund t'i tregojmë atij se nëse ka harruar , nuk kemi harruar ne që e kemi dashur dhe e kemi adhuruar babain e tij i cili ishte i lidhur me ne, miqtë e tij ndërkombëtarë , para së gjithash me SHBA-të dhe Unionin Evropian të cilët nuk i lëshonte kurrë nga goja.

 

  Në të gjitha këto lëvizje kaq të shpejta , planet e dikujt-dikujt i prishi Isa Mustafa i cili  e rrënoi përfundimisht edhe Fatmir Sejdiun. Në këtë rast u pa se personaliteti poliedrik politik nuk mund të formohet brenda natës. Edhe pse dikush u përpoq t'a quante komunist , Isa Mustafa shumë shpejtë u ngjit në majen e piramidës së LDK-së për t'ia kthyer asaj autoritetin e humbur nga Fatmir Sejdiu dhe Eqrem Kryeziu.

 

Isa Mustafa ,për shkak të personalitetit legjendar të Dr.Rugovës, e thirri djalin e tij që të konkuronte për deputet, por ky i fundit, pa i analizuar si duhet gjërat , ishte prekur keq dhe në shenjë proteste ishte futur në AAK. Pra , Isa Mustafa si ujk i moçëm në politikë  dhe I bindur në fitoren e tij, vendosi që LDK-ja të shkonte e vetmuar dhe pa djalin e Rugovës  ,të cilin e shihte si peron të manipuluar nga dikush tjetër.Pra dinaku Bujar Bukoshi edhe pse po thotë se është prapë në LDK, është shkrirë i tëri në AAK, me ç'rast do ta pësojë edhe një humbje tjetër të radhës.Me fjalë të tjera, që në start i mbeti në fyt pretendimi për t'u bërë Kryetar i LDK-së..

 

Një figurë tjetër tragjike e etheve parazgjedhore u bë edhe Nexhat Daci , i cili derisa peshqit e mëdhenj janë në liri ,u dënua me 18 muaj burg për një protezë dhëmbësh dhe një palë syze. Vërtet në fillim kemi ndier keqardhje por më vonë jemi pajtuar se nëse ka vepruar ashtu, është bërë mirë që është dënuar, që të merret vesh se keqbërësit duhet të dënohen qoftë edhe për shuma të vogla të parave të keqpërdorura. Ky do të jetë mësim për të gjithë, e sidomos për ata që po thuhet se kanë vjedhur miliona , e të cilëve pas ndëshkimit të Dacit nuk do tu zihet vendi vend.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora