E merkure, 24.04.2024, 09:54 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Shala: Jemi kombi më i pambrojtur

E shtune, 11.12.2010, 08:58 PM


Jemi kombi më i pambrojtur

 

Ne, kushdo mund të na vrasë, por më së shumti vrasim vetëvetën!

 

Nga Skënder Shala

 

Populli ynë vite me radhë vritët, burgoset, mbytët, digjet, torturohet, dhunohet, shkelmohet, Kindapohet plaqkitët, çfar si bëhet populli tonë të shkret i futët edhe helli!

- Ky ndeshkim na ndodhë çdo kund pa përjashtim, si mbrenda dy shtëteve tona siameze, në kufi, gjatë udhtimit në mërgatë, në banesa, në vend punë e gjithandej. Ky është fati ynë që po na përcjellë den-baba-den. Luaje macë kryet e buallit në muajsh me luajt! Del dreq e merru vesh me këtë punë?- Neve mund të na ndodhë çdo gjë edhe sot e kësajë ditë, dhe askush nuk kërkon llogari, sëpse nuk kemi institucione që na mbrojnë!

Para pak ditë lexova së në kufrin shqipëtar janë vrar 600 vet; burra, gra, femijë moshave të ndryshme, vetëm në kufirin shqipëtar-maqedon janë vra 60 shqiptar, dhe kurgja kurkujë! As kush nuk reagon, asnjë institucion, ndoshta të huajtë thojnë; ,,le ebu së so ba nami, ka mjaft shqiptar mos i prishni mardhanjet fqinjësore, ose ajo puna e fatit te breshkanit me lepurushen ne qubë, e shqiponjet ne qiell“! -Kjo kështu kuptohet! Mos reagimi apo friga thojnë, qënin e keq dhe të lig e trimëron.- Thojnë edhe ,, qëni keq ta bjen ujkun t`orishtë“ (vend i rrethuar ku rrinë delet).

 

Mandej kur s`na vrasin tjeret, vritëmi mesveti edhe pa të keq, në shtëpi, para fëmijve, para familjes, për qellime nga më të ulta matërjale, politike etj. të cilat mund të quhen vetëvrasje! Merrni me mend sa shqipëtar janë vra në këto trembedhjetë vitët e fundit për qellime shumë të ulta! - Si shumë i çuditshëm ky sindrom që na erdhi nga soi i keq!

–Po a e dini kush së sa shqipëtar janë burgjeve në shtetët Europiane, të cilet janë ra viktimë e rrjetit mafioz ndërkombtar. Sot ata janë në meshiren e gardianve dhe të gjykatave të ati vendi? Ata torturohen edhe mbyten, denohen, gjithëçka provohet mbi ta në menyrë të kordinuar ilegale edhe legale.- Ky është fati i jonë. Kur mbetesh si teknollogji tepricë vetëm për shfrytzim, atëhëre të tjertë luajnë më ty.Sigurisht që nga këta ka edhe kriminel ordinar që kanë marrë denimin e merituar për veprat e tyrë nga më të shemtuarat, të cilet na kanë domtuar edhe neve si kommb, por ka edhe të viktimizuar nga padrejtësitë e ndryshmë.

-Mandej është grupi tjetër shumë i madhë i viktimizuar, i mashtruar nga mafitë qofshin ata vendor apo të jashtëm për interesa matërjale. Këta të shkretë nga shkaku i gjendjes sociale janë ra viktimë manipulimeve të rrjetit kriminal për pak pare, por këta janë ata që kapen dhe hajnë denimin e madhë. Kurr skam degjuar që këta të burgosur i ka vizituar kush, as që është intërsuar kush për ta nga institucionet qeveritare madje as nga ato humanitare?!

Keni degjuar ç`përpjekje bëri Zvicra për dy të burgosur në Libi?- Ishtë gati të bëntë luftë për lirimin e tyre. Apo Izraeli për një ushtar, sa luftë bëri atje, janë vrarë me qinra arab, janë rrafshuar pjesë të mëdha qytëtëve.

Fatëkeqësisht një numër i të rinjve shqipëtar kanë mbetur në mëshiren e kohës ku leht mund të manipulihen nga rrjeti mafijoz. Shakaku nga mungesa e një edukate të mirëfillt familjare, por edhe mosintërsimi institucioneve përkatëse për edukim, punsim, të cileve mandej u imponohet aventura nga më të ndryshmet që të marrin çfardo nisme edhe në rrugë të panjohura ilegale për ekzistencë.

Pra këto janë disa nga arsyet që vijnë deri të parregullsit e shumta të përplasjeve negative mbrenda dhe jasht, sidomos në shtëtët e zhvilluara prendimore.

 

Nëqoftse bëjmë krahasime me të tjerët, atëhëre del së diqka e madhe me ne nuk është në rregull.Të gjitha këto defekte, ndodhira, çudira që i përmenda më sipër, burojnë nga paaftësit e qeverive tona, dhe nga papërgjegjësit e tyre për shtëtasit e vetë për të cilet kanë obligim. Kjo tregon së këto qeveri janë të pandërgjegjjëshme dhe nuk janë të intëresuara për të formuar shtët, dhe shifet qartë së dominon vetëm lakmija për të mbajtur pushtët me çdo kusht dhe për të grabitur sa më shumë pasurit e vendit.

-Sa ne e vlersojmë vetëvetën tonë, aq na vlersojnë dhe na llogarisin të tjeret.– Por më parë duhet ta pysim vetëvetën; a kemi institucione të mirfillta apo nuk kemi?- Kjo është pyetja themelore. Dhe nga kjo duhet nxjerrur përgjegjjen, në mënyrë që populli të përcaktohet për fatin e vet.

-Më së shumti me çudit fakti pasiv i rinisë studenteske që pajtohet me këtë gjendje të turpshme, së klasa intelektuale po shifet e ka futur koken si struci në rërë, ose nuk ekziston.

 

-Kur dhe kush do të na mbrojë neve sot e nesër?

-Kur do të vetëdijesohën institucionet tina që të formojnë shtët?

-Kur do të ndërgjegjësohëmi që ta praktikojmë të sillemi me përgjegjësi?

-Kur do të mësohemi të marim përgjegjësi individuale, familjare dhe kombtare?



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora