E shtune, 20.04.2024, 09:02 AM (GMT+1)

Mendime

Xhafer Leci: Dr. Hysamendin Feraj - punëtor i SHIK-ut apo...

E shtune, 11.12.2010, 08:59 PM


REAGIM PER DEBATIN POLITK NE RTK

 

DR. HYSAMEDIN FERAJ - PUNETOR I SHIK-UT APO...

 

Më 09.12.2010 gazetarja Jeta Xharra, në emisionin "Zgjedhjet 2010", organizoi një debat me përfaqësues të partive politike në RTK. Zakonisht, këto debate përcillën me interes si në Kosovë, ashtu edhe në diasporë. Partitë përkujdesën që të përfaqësohen me kuadro të përzgjedhur, sepse debati është i drejtëpërdrejtë, me pyetje e përgjigje blic.

Zoti Gani Geci, përfaqësues i LDD-së, trajtoi me të drejtë e kompetencë çështjen e sigurisë, pikërisht, atë të krimit të organizuar politik dhe ekonomik në Kosovë. Zoti Geci ka guximin qytetar, është i drejtëpërdrejt dhe u referohet vetëm fakteve, vetëm të vërtetës.

Por, ndërhyrja e dr. Hysamedin Feraj, përfaqësues i "Vetëvendosjes", lidhur me vrasjet politike, duke i cilësuar si "vrasje biznesësh", ishte një rast i papreçedencë, i një vlerësimi paushall dhe shumë provokativ. Aq më keq se këtë marrëzi po e thoshte përballë njeriut me plagë plumbash politikë, Gani Gacit, me ç`rast u vranë truproja i Presidentit Rugova, Besim Dajaku dhe gazetari i "Bota sot", Bekim Kastrati. Ne i jemi mirënjohës zotit Geci, për maturinë e treguar para këti provokimi dhe provokatori, që padyshim meritonte më shumë se sa përgjigje verbale.

Prej gadi 20 vjetësh e kam përcjellur dr. Hysamedin Ferraj në shkrimet e tij kontraverse. Në fillim të viteve 90-a ishte përkrahës i flaktë i LDK-së dhe i dr. Rugovës. Botonte shkrime lavdëruese të "Bota sot". Më vonë ndërroi mendje e padron dhe filloi të sharat për ata që i kishte lavdëruar më parë. Tash botonte shkrimet tek faqja e internetit "Pashtriku.org". Nga kjo kuptohej se ishte një komunist i bindur.

Ma vonë dr. Feraj u bë islamist fanatik. Duket kontradiktore, edhe komunist edhe islamist, kur dihet se komunizmi është armik i Zotit. Ai u sul edhe kundër heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, pse mbrojti krishterimin dhe vrau muslimanët!

Pedagogu i Universitetit të Tiranës, kandidat për deputet i "Vetëvendosjes", dr. Hysamedin Feraj, tani ka marrë mbi supe një barrë të rëndë: Të 950 vrasjet politike, të ekzekutuar pas shpine, kryesisht, në Kosovë, me përjashtim të pak rasteve në Shqipëri, gjatë dhe pas luftës, t`i shpallë si "vrasje biznesi", ordiniere!!! Lind pyetja logjike: Dr. Hysamedin Fereaj është punëtor i SHIK-ut apo pedagog?! Dyshojmë se, zotëria është njeri i SHIK-ut, ashtu siç janë flirtëruar edhe shumë të tjerë në këtë subjekt të ri politik dhe se disa prej tyre njihen mirë si të tillë.

T`i cilësosh "vrasje biznesi" vrasjen e ministrit Ahmet Krasniqi, kolonel Tahir Zemaj, gazetarin Enver Maloku, shkrimtarin dhe këshilltarin Xhemajl Mustafa, bashkëpunëtorët e Rugovës: Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, Ismet Rraci, Ekrem Rexha; gazetarët Besim Dajaku, Bekim Kastrati, Shefki Popova, Bardhyl Ajeti; oficerët e Kosharës Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj dhe qindra luftëtarë e veprimtarë atdhetarë, është çmenduri, është marrëziu, është turp dhe tej turpit.

Një provokim i tillë publik, sikur të bëhej edhe nga një njeri i rrugës, do të ishte turp i madh, e lëre më nga një pedagog universitar. Kjo nuk mund të jetë e rastësishme. Kjo është propagandë e SHIK-ut, për të fshehur gjurmët e krimeve të shekullit. SHIK-u, aq shumë i përfolur, ka nevojë edhe për mbrojtjen e këtij pedagogu demagog.

A e kupton pedagogu grindavec islamist Hysamedin Ferraj se të 950 të ekzekutuarit në pusi, për motive thellësisht politike, kanë familje dhe farefisni, miq e dashamirë të shumtë?! A e kupton ai se sa shumë njerëz ka provokuar dhe lënduar njëkohësisht ky njeri i dyshuar, i kompleksuar dhe i çoroditur?!

Albin Kurti dhe "Vetëvendosja" e tij, e cila ka hyrë në garë për ta udhëhequr Kosovën, me premtimin e luftës kundër të keqes, veç tjerash, edhe të krimit të organizuar politik, duhet të shprehet qartë: distancohet apo pajtohet me zotin Feraj, në cilësimin e bërë për vrasjet politike gjatë dhe pas luftës? Dhe, nëse "Vetëvendosja" ka seriozitetin dhe ndjenjën e përgjegjësisë që pretendon, këtë duhet ta bëjë menjëherë. Pëndryshe, është e një mendjeje me kandidatin e vet për deputet.

Ndërsa zoti Feraj mund të përballet me situata të pakëndshme.

 

Xhafer Leci,

Gjermani

10.12.2010



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora