E premte, 19.04.2024, 06:30 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Deputetët injorantë të parlamentit të Dardanisë

E shtune, 11.12.2010, 08:59 PM


DEPUTETET INJORANTË TË PARLAMENTIT TË DARDANISË

 

Nga Selim Mustafë HASANAJ

 

*Ibrahim Makolli,nënkryetar i AKR-së së Behgjet Pacollit dhe kolegu i tij Naser Rugova,nënkryetar i LDD-së, po të kishin vetem pak njerëzi,bashkëndjesi e ndërgjegje kombëtare shqiptare, nuk do shkonin fare në atë studio dhe atë debat antishqiptar, sepse asht dijtë se aty do të bahej propagandë antishqiptare

 

Nji mik imi, para dy tri ditve, më kishte dergue përmes e-mail nji videoinçizim të njifarë televisioni, që po u thirrka "TV VALI", për të cilin kurrë ma parë nuk kam dëgjue. Më lutej të shikoja se çka flasin deputetët e Parlamentit të Dardanisë, Ibrahim Makolli dhe Naser Rugova për vendimin administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për ndalimin e bartjes së mbulesave nga nxanëset dhe studentet nëpër shkolla dhe universitete. Me sa mbaj mend, ky ndalim ka ndodhë diku në fillim të këtij viti shkollor 2010/2011 dhe me atë rast ka pasë reagime nga ekstremi islamist, bile edhe asht organizue dhe mbajtë nji protestë dhe asht sulmue ashpër Ministri i ASHT Dr. Enver Hoxhaj.

 

Tue qenë TV "VALI" si duket nji televizion në sherbim të BIK-ut dhe islamistve ekstremistë të Dardanisë, e nëse e kam gabim shpresoj se komentuesit e mundshëm të këtij shkrimi nuk do ma marrin për të madhe këtë fakt, sepse tek e fundit ky shkrim nuk i kushtohet faktit nëse paska apo nuk paska në Dardani nji TV islame, por  asht nji letër e hapun dhe kritikë e ashpër per dy njerëzit e zgjedhun të popullit e të shtetit të Dardanisë si deputetë të Kuvendit, të cilët, në studion e këtij televisioni, jo vetem se nuk e arsyetuen votbesimin, por ata dolën kundër këtij votbesimi, dolën kundër vullnetit të popullit, kundër KUSHTETUTËS së shtetit të Dardanisë, tue sulmue me perfiditet e cinizëm këte KUSHTETUTË, sepse edhe njeni edhe tjetri drejtpërdrejt shprehen mospajtimin e tyne me vendimet e marra nga Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë. Mënyra se si ata i arsyetonin mendimet e tyne dhe si e sulmonin vendimin e ministrit Enver Hoxhaj, ministër i Arsimit të Republikës së shtetit të Dardanisë, ishte jo vetem perfide dhe e poshtër, por ata dëshmuen se janë llum njerëzor, janë injorantë, që as ABC-në e atdhetarisë, të kuptimit të shtetit të mvetësishëm, të shtetit që ka bazë popullin kompakt etnik me nji gjuhë dhe kulturë, nuk e merrnin vesh. Ibrahim Makolli, ish aktivist i KMDLNJ - së së Dardanisë, e tashti për tre vjet deputet i Kuvendit të Dardanisë dhe nënkryetar i partisë AKR të Behxhet Pacollit, diskutimin e tij e filloj tue u thirrë në ligjet për të Drejtat e Njeriut e tue u bazue e tuj i keqshpjegue këto ligje, u jepte të drejtë jo vetëm reagimeve të islamistëve ekstremistë të Dardanisë, që protestuen nëper rrugët e kryeqendres tonë, Prishtinës, ku barten parulla dhe pamkarte me përmbajtje thjeshtë antishqiptare, ku valviten flamujt e shteteve arabe si dhe atë turk, e kërkohej jo vetem dorheqja e ministrit Hoxhaj, por kërkohej edhe koka e tij. Pra Ibrahim Makolli tha se ai mendon se shtetit të Dardanisë (sipas tij i Kosovës) nuk i humbë imazhi te ndërkombëtarët nëse femnat mbulohen. Ky deputet tha haptas se ai vetë nuk e ka per çka ta mshehë se ai asht ai që asht dhe se ai ka fenë, besimin e vetë musliman, islam dhe se drejtpërdrejtë i përkrah synimet e vazhdueshme antishqiptare të islamizimit të popullit shqiptar, që në realitet do të thotë të zhbërjes së kulturës e traditës shumëshekullore shqiptare, zhbërjes sonë kombëtare që tashmë është projekt i riaktualizuem nga neotomanët e Turqisë së sotshme, projekt që mendojnë t'a realizojnë me "kolonën e pestë", veglat e tyre-"kuaj Troje" nga bshkësitë islame në territoret e etnikumit shqiptar, me Naim Tërnavët, Sulejman Rexhepët, Selim Muçët, Shefqet Krasniqët etj, etj.

 

 Nuk e dëgjova asnjiherë të fliste diçka për kombin, për kulturen, për gjuhën dhe për traditen e kombit që ai i përket. Fliste dhe i bante qefin antinjerëzorit ma të lig që kanë trojet tona, Shefqet Krasniqit, i cili edhe aty e tregoi shpirtin e tij prej  langoj, kulturën e tij sllavoortodokse që asht ngjizë me melmesa arabo-turke, sepse ky përbindësh, sikur iu duken pak ato që pat folë para nji viti për Nanen e njerëzimit, Nanën Terezë, ky edhe në këte studio tha: "Tereza asht simbol (në thojza) i popullit shqiptar.", pikëpamje këto antishqiptare që shkojnë në favor të tezave panturke dhe panislame për shkatërrimin e kombit shqiptar përmes mënjanimit të simboleve të mëdhaja kombëtare siç janë figurat historike të Gjergj Kastriotit, Nanës Tereze etj. 

 

Ibrahim Makolli dhe kolegu i tij Naser Rugova, po të kishin vetem pak njerëzi,bashkëndjesi e ndërgjegje kombëtare shqiptare, nuk do shkonin fare në atë studio dhe atë debat antishqiptar, sepse asht dijtë se aty do të bahej propagandë antishqiptare, por meqë shkuen, posa shëmtia Shefqet Krasniqi e shtie në thojza emnin e Nanës Terezë, këta dy deputet të popullit duhej të ngriheshin e të linin studion në shenjë proteste.

 Këta, pra Ibrahim Makolli dhe Naser Rugosa, po të kishin ndjenjë kombtare, do kërkonin përgjegjësi te Myftiu Naim Tërnava për shprehjet aq poshtruese të Shefqet Krasniqit, këtij arabo - turku, që  mban, fatkeqësisht, mbiemnin e nji prej fiseve ma të njoftuna shqiptare.

 

Por jo,jo..., deputetët liliputë dhe analfabet të Kuvendit të Dardanisë, Ibrahim Makolli dhe Naser Rugova, që të dy nënkryetarë të partive opozitare AKR, gjegjësisht LDD, jo vetëm se nuk u skuqen prej poshtnimit që i bani Shefqet Krasniqi ndjenjës kombëtare, por këta deputetë e thirrnin me temena (respekt) "Profesor i nderuem", imam Shefqet Krasniqin.

 

Shefqet Krasniqi merr i pari fjalën aty; ai shtjellon me njimijë rrena arsyetimin pse femna duhet me u mbulue. Thotë se mbulesa e femnes vjen nga femna e parë Hava (sipas muslimanëve), Eva simbas botës së  civilizueme. E dëgjoja këtë  antishqiptar dhe sadoqë më mbulonte mundimi, më kaplonin djersët, çuditesha se si Naser Rugova (që e ka bukur për qef lavdimin se asht i mençem si pretendon se asht), nuk i thonte Shefqet Krasniqit se Hava asht mbulue, por asht mbulue aty ku duhet me u mbulue dhe mbulohet secila femen e botes pa dallim besimi dhe kombësie, kulture dhe tradite por, shami, ferexhe e higjab nuk ka pasë. Çuditesha se si as Naser Rugova as Ibrahim Makolli nuk kujtoheshin, as nuk kishin guxim t'i thonin shemtimit Shefqet Krasniqi se edhe fiset ma të egra të xhunglave të Azisë, Afrikes dhe Amazones shkojnë të zdeshun, por organin gjenital e mbulojnë. Nuk kishin guxim qytetar t'i thonin Shefqet Krasniqit se femna organin gjenital nuk e ka as në ftyrë, as mbas kreje, as në ballë, as në faqe e në flokë, që po u dashka ta mbulojë me mbulesë. Më vinte keq për mjeranët Ibrahim Makolli dhe Naser Rugova se si lejonin që imami antishqiptar, spiuni arabo-turk Shefqet Krasniqi, t'u mbante fjalim ("ders"arabo turk)me përralla bajate se gjoja mbulesa asht FARS - ligj i Zotit. Për  t'i bindë dhe trullosë jo vetëm të pranishmit, rininë djem e vajza që ishin në auditorium të TV "VALI", sepse tek e fundit këta ishin, po sikur imami Shefqet Krasniqi, nji llum antishqiptar, i shpërlamë në tru, por edhe deputetet Ibrahim Makolli dhe Naser Rugova, imami Sh. Krasniqi krahasonte mbulesen e femnave të besimit islam me shamijat e vajzave dhe grave të jahudive, të krishtenve, të romakve, të grekëve antikë, me shamija e shalla të grave dhe vajzave të trojeve tona si Rugova, Drenica, Llapi, Malësia. Fliste ky rrencak me fëtyrë shtrigani e shpirt satani dhe Naser Rugova e Ibrahim Makolli, që të dy deputë të Parlamentit të Dardanisë (Kosovës), miratonin fjalët e imamit me luhatje kreje sikur kali kur ha taxhi apo kur i hyjnë mizat në hundë.

 

Nuk patën guximin qytetar këta dy nënkryetarë të partive dardane t'i thonin imam Shefqetit se mbasi, sipas teje, qenka ntë njejtat si mbulesa, kjo që po flasim këtu si shamijat e grave dhe vajzave tona të trojeve tona etnike, atëhere na do përdorim ato, do provojmë t'u thomi grave dhe vajzave t'i kthehen kohnave të vjetra, të ringrehin vekun dhe të bajnë pelhurë, të qendisin shalla e shamija me lule e me shqipen dykrenare e t'i venë në krye ashtu sikur i kanë vu deri jo fort moti nanat dhe motrat tona, por kurrë, apsolutisht kurrë jo, shamija me model dhe formë të kulturës arabe.

Luhatnin kryet si kuajt me miza në hundë deputetet Ibrahim Makolli dhe Naser Rugova.

 

Imami Shefqet tha se në Francë asht ndalue përdorimi i mbulesave të grave, por sa përqind muslimanë ka në Francë. Muslimanët janë minoritet në shtetet e Evropes Prendimore. Pse nuk u kujtuen deputetet Makolli e Naser Rugova t'i thonin këtij imami, "Mirë, o efendi, po çka hamamin po do Arabia Saudite, që edhe në qytetin ma verior të Europës, në Troms të Norvegjisë, desht të ndertojë xhami. Kujt do i duhej kjo?! Arushave polare apo fokave e pingvinve!" Nuk paten guxim qytetar t'i thonin këtij imami se mbulesa, ndërtimi i xhamive në trojet shqiptare dhe besa edhe gjithandej nëpër Europë, nuk asht pse kanë nevojë për to besimtaret, por asht qellimi politik, asht vazhdimësi e luftës së arabit Muhamet për ta islamizue krejt njerëzimin. Dallimi asht se arabi Muhamet përdori shpatën, ndersa sheikët me fustana e pa brekë të Arabistanit dhe këlyshet e osmanllinjëve Davudogllu, Erdogan, dhe Gul po përdorin petrodollarin, me të cilin po ndertojnë xhamija dhe po i mbulojnë femnat me ferxhe e shamija. Nuk kishin guxim t'i thonin jo vetem imam Shefqetit, por popullit dhe botës se krejt kjo asht tendencë për shuemjen dhe shfarosjen e kombit ma të vjeter në Evropë, kombit shqiptar.

Ibrahim Makolli mburrej se ishte aktivist mbi dy dekada per lirinë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa asnjiherë nuk pati kurajo qytetare t'i thonte imam Shefqetit, pse ai personalisht dhe edhe feja e tij islame-muslimane nuk pranon të drejta të tjerëve, pse kjo fe vetem kerkon të drejta per vete?!

 

Naser Rugosa, që me mburrje nganjiherë e perdor DR. para emnit të vet, edhe në këte studio nuk harroj të thonte se asht stomatolog dhe se personalisht mendon se krejt Kosova asht në Prishtinë, andaj aty asht dashtë të ishte edhe Katedralja e jo në Prizren, por s'e mendon se karshi saj duhet të ndertohet edhe nji xhami e madhe dhe nji qender islamike.

 

Tash do të dal pak nga tema dhe t'i them Naser Rugovës: O Naser, ia paska pasë ndje zemra bacës Ali Rrustit (babës tand) se çka do të bahesh ti, pandaj të ka pagzue me emnin Naser. E bajsh me marre këtë emen.

Ti more Naser, kur po ke nevojë për reklama politike, po ndryshon edhe ngjyren e zanit për ta përshtatë e per të ia perngja Shejtit të Dardanisë, Dr. Ibrahim Rugovës, të cilin faktikisht e ke djalë axhe, por para surrattit të shemtimit Shefqet Krasniqi flitshe me temena dhe e thirrshe "profesor i nderuem" këtë imam hamam. Ti thue se ndjeve kenaqësi para këtij publiku të mrekullueshem, ia kujtove vetes (jo ne, sepse as që na intereson), se si ajo Besiana e mbulueme me mbulesë paska shkrue nji poezi të mirë. M'u dhimse, o Naser, m'u dhimse, se unë personalisht kam pasë shpresa se ti do baheshe pinjoll i dejë i derës së Sadri Elezit të famshëm të Rugovës Kreshnike. Familja e derës së Sadri Elezit të famshëm, pra familja jote o Naser Rugova, u përket atyre familjeve të shumëta të Kosovës e Shqipnisë që vetëm para njiqind e sa vitesh ishin të krishten dhe që krejt në fund të periudhës së sundimit otoman të vendeve tona, Malsisë së Rugovës etj, e "pranuen" fenë islame fe kjo që kurrë nuk ka qenë e dukshme dhe që kurrë nuk ka pasqyrye gja as tek rugovasit, Rugovët e Cercës e as te shqiptarët në përgjithësi... Ibrahim Rugova ynë i madh për këtë ka qenë i vetëdijshëm se ai ka qenë e mbetët memorje e kujtesës historike, intelektual par exelence që i dha kuptim jetës së kombit tonë, e jo si ti o Naser, jo si ti që je një mediokër dhe që për një post deputeti të pamerituem tregon se je në gjendje t'a shkatërrosh kombin,kulturën,historinë e traditën shqiptare, tuj i shërbye e tuj iu nënshtrue mendimeve kriminele të njeriu kriminel si Imami Shefqet Krasniqi dhe shtabet e tyne antishqiptare e antievropiane. Me këtë rast e vërejta përfundimisht se populli shqiptar nuk ka nevojë për deputet si ti e as si kolegu yt, keqinterpretuesi i mjerë i të drejtave njerëzore. Asnjani prej jush nuk e kupton se cila asht domethanja e të drejtave njerëzore, nuk e kuptoni se cila asht domethanja e mbrojtjes së traditave e kulturës shqiptare por e "kuptoni" se në emër të të "drejtave të njeriut" duhet ba lëshime një kulture të huej, asaj turko-arabe, dhe agjentëve të saj si Shefqet Krasniqi?! Ti vazhdo t'i lexosh e  pelqejsh vargjet e Besianës muslimanes. Ndoshta do i renditish mirë muhabetet me te. "Qymyler", thonë turqit. Dhe Ti,Naser Rugova, andrro per ta ndertue qendren islamike karshi Katedrales së Dardanisë shqiptare, sepse kështu do i dalish hakut vëllaut tand, Dr. Ibrahim Rugova, me namin dhe vepren e të cilit ti shërbehesh dhe ban karrierë.

 

Më ke zhgënjye thellë në shpirt. Të flas kështu publikisht, ashtu si do të të fliste edhe vëllaj yt (miku im i madh), z. Ismail.

 

Të kishe pasë vetem pak burrni, si kanë pasë Sadri Elezi, Rrustë Sadria, Ukë Rrusti e Ibrahim Uka, ti do mendoje mirë dhe kurrë nuk do shkoje në atë TV antishqiptare e t'i baje LEPE njeriut ma të lig në fjalë dhe vepra, çfarë asht imami Shefqet Krasniqi. Mbasi shkove, si asnjiherë nuk e rrudhe mbrapa (mendermethanë per lexuesin jo per ty) dhe me e kundershtue imam Shefqetin, as kur e futi Nanen Tereze në thojza, as kur ai me piskamë dhe kerrcnim thotë RREEEEEENNNNNEEEEN ma të madhe të vitit: në Kosovë jetojnë 99.99.99.99% muslimanë. Je deputet, o Naser, a nuk e pyetë veten se ku i gjete ata shqiptarë që të votuen?. Në mes tyne edhe unë.

 

Ibrahim Makolli për mue nuk asht befasi, nuk asht sepse nuk e njoh, derisa nuk e njoh besoj se mjaftojnë ato që i thash.

 

Turpi qoftë me ju të dyve.

 

Selim Mustafë Hasanaj

 

Sarpsborg

 

Norvegji

 

11.12.2010

 

 

***

 

Kreu i BIK, Tërnava, pra edhe miku i tij Shefqet Krasniqi, e njohin si kryehero heroin e turkososmanëve,Sulltan Muratin, kryearmikun e kombit shqiptar,  e jo njeriun tonë, "kaurrin" shqiptar Gjergj Kastriotin, pra këta janë demontues të historisë së kombit për interesa neootomane-panturke, qëllime këto antishqiptare që do të duhej të nënvizoheshin e të kritikoheshin ashpër nga dy kuazideputet të kombit shqiptar të Parlamentit të Dardanisë që morën pjesë në debatin e panevojshëm për "çështjen" e shamive,që ka synim shfytyrimin e rinisë dhe kombit shqiptar përmes veshjeve tradicionale të një kulture e tradite të huej siç është ajo turko-islamike-arabe. Protestat për "shamitë" janë në esencë kryengritje e sponsorizuar e panislamizmit botëror në krye me neootomanët turq dhe botën arabe, duke hapur tema, çështje,brenga e preokupime inekzistente tek një pjesë e shqiptarëve të besimit islam, të cilët do të duhej që të ngriteshin në protesta pikërisht kundër gjuhës kriminele antishqiptare të Naim Tërnavës e Shefqet Krasniqit e të tjerëve si ata, të cilët janë duke bërë atentat ndaj historisë së kombit dhe ndaj të gjitha figurave-simboleve të mëdha të kombit që e përbëjnë shtyllën dhe kurrizin e etnisë sonë,Gjergj Kastriotit, Nanës Tereze etj., këto shenja tona të shenjta që si dje ashtu edhe sot na bëjnë të njohur si komb në botë, pra edhe këta njerëz të tjetërsuar e shfytyruar që me fenë e tyre i janë vënë në shërbim me mish e shpirt antishqiptarizmit botëror,turqizimit dhe muslimanizimit në përgjithësi. 

 

Debat - Mbulesa në Institucione Shkollore:

 



(Vota: 25 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora