E shtune, 20.04.2024, 09:29 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Karriga bosh ne Oslo

E shtune, 11.12.2010, 08:41 PM


KARRIGA BOSH NE OSLO

 

Serbia Bojkoton

 

Nga Frank Shkreli

 

Ceremonite e dorezimit te Cmimeve Nobel per Vitin 2010 do te mbahen Diten e Nobelit, me 10 Dhjetor ne Oslo dhe ne Stockholm. Fituesit e Cmimit Nobel ne fushe te ndryshme kane arrijtur tanime ne Stockholm dhe jane duke u nderuar gjate kesaj jave me ceremoni e programe te ndryshme te cilat do te arrijne kulmin me ndarjen e cmimeve, duke perfshire edhe Cmimin Nobel per Paqe, diten e Premte. Komisioni Nobel i akordoi kete vit Cmimin Nobel per Paqe, disidentit kinez, Zotit Liu Xiaobao per thirrjet e tij te guximshme per berjen e ndryshimeve rrenjesore ne sistemin politik nje-partiak komunist te Kines, nje program ky i emeruar Karta '08, dhe i bazuar ne modelin e Kartes '77 te Zotit Vaclav Havel ne ish-Cekosllovakine komuniste.  

 

Por sic duket fituesi i Cmimit Nobel per Paqe per kete vit,  Liu Xiaobo dhe as familja e tij,  nuk do te jene te pranishem ne Oslo per te marre cmimin prestigjioz nderkombetar.  Kejo per arsyen se Kina komuniste e konsideron dhenjen e Cmimit Nobel per Paqe disidentit Liu, si nje sulm ndaj sistemit te saj politik e juridik dhe nuk do te lejoje ate as ndonje perfaqsues se tij te marre pjese. Pekini tha gjithashtu se nuk do te influencohet nga forcat e jashteme dhe e cilesoi dhenjen e cmimit Zotit Liu si nje "nderhyrje flagrante" ne punet e brendshme te Kines.  Zedhensja e Ministrise se Jashteme te Kines, Jiang Yu  akuzoi rishtas Komisionin Nobel se po "orkestron nje farse anti-kineze" dhe se Kina nuk do te ndryshoje rrugen e saj, si rrjedhim i nderhyrjeve nga jashte, shtoi ajo.

 

Njoftohet gjithashtu ne vigjiljen e ndarjes se cmimeve Nobel, autoritetet kineze kane marre masa te ashpera  kunder perkrahesve te Zotit Liu, perfshire edhe bashkshorten e tije Liu Xia, duke i vene ata ne arrest shtepie dhe duke ndaluar perkrahes te tjere, aktiviste te te drejtave te njeriut, avoketen e akademike kineze qe te mos marrin pjese ne ceremonine e Oslos.

 

 Nuk ka asgje te papritur ne qendrimin kinez tani ne prag te ndarjes se cmimeve Nobel, pasi Pekini kishte shprehur indinjaten e tij te thelle kur Komisioni Nobel njoftoi me heret dhenjen e Cmimit Nobel, disidentit Liu.  Ajo qe eshte deri diku e papritur eshte  fushata nderkombetare  qe ka ndermarre Kina per te ndaluar pjesemarrjen e perfaqsuesve nderkombetare ne kete ceremoni. Sic dihet Komisioni Nobel fton perfaqsues nga te gjitha vendet per te marre pjese ne ceremonine e dorezimit te Cmimit Nobel per Paqe, mirepo Kina po ben c'mos qe numeri i perfaqsuesve nderkombetare te jete sa me i vogel.Megjithese Kina thote se nje numer i madh vendesh nuk do te jene te pranishme ne ceremonine e Oslos, Komisioni Nobel tha se shumica dermuese e vendeve kane pranuar ftesen dhe do te jene te perfaqsuara.

 

Nderkaq eshte interesante por jo e papritur lista e vendeve te cilat nuk do te dergojne perfaqsues ne Oslo. Ato, ne fakt, perbejne listen "Who is Who", d.m.th  te atyre qe sipas organizatave te ndryshme te te drejtave te njeriut jane nder shkelesit me flagrant ne bote te te drejtave te njeriut te shtetasve te tyre, tani dhe ne te kaluaren.  Nuk eshte aspak e cuditshme qe ato jane te prira nga Rusia, Serbia, Venezuela e Kuba e deri tek Arabia Saudite e Irani, Egjipti e Sudani -- e ashtu me radhe -- gjithsejt nja 18 vende.  Sekretari i Komisionit Nobel, Zoti Geir Lundestad u shpreh se keto vende mund te kene arsyet e tyre per te mos marre pjese, por shtoi se eshte e qarte se disa prej tyre influencohen nga Kina. Sic duket, gjeja  qe keto vende kane te perbashket eshte pikerisht qendrimi  i tyre armiqesor ndaj  zbatimit te te drejtave te ndjeriut, si edhe  rolit qe luajne sot te drejtat e njeriut ne marredhenjet nderkomebtare. Mungesa e ketyre vendeve ne nje ceremoni si kejo, ku njihet nderkombetarisht veprimtaria e personave, te cilet vene edhe jeten e tyre ne rrezik ne mbrojtje te te drejtave baze te njeriut te bashkkombesve te vet, nuk eshte nje shenje e mire dhe mbi te gjitha pasqyron edhe mungesen e respektit qe keto vende kane per te drejtat e vet qytetarve te tyre.

 

Serbia sic duket eshte i vetmi vend evropian qe  do te bojktoje ceremonine ne Oslo. Eshte e qarte se Beligradi nuk deshiron te zemeroje Kinen, pasi Kina dhe Rusia kane perkrahur dhe vazhdojne te perkrahin vazhdimisht Beligradin duke kundershtuar Pavaresine e Kosoves dhe duke u bere thirrje e presione vendeve qe nuk e kane njohur ende Kosoven, qe te mos bejne nje gje te tille.  Njoftimi per bojkotimin e Nobelit nga Serbia nuk u prit aspak mire nga Bashkimi Evropian, perkundrazi zedhenes evropiane u shprehen te shokuar nga vendimi serb.  Zedhenesja e Bashkimit Evropian Angele Filote tha se "ne do te prisnim nga nje vend qe aspiron t'i bashkohet Evropes qe te kete plotesisht te njejtat vlera si vlerat e Bashkimit Evropian si edhe te mbroje te drejtat e njeriut si baze themelore te nje shoqerie moderne evropiane."  Edhe grupe te ndryshme brenda Serbise kritikuan vendimin e Beligradit zyrtar. Nje  grup aktivistesh te te drejtave te njeriut u citua nga agjensi lajmesh  te kete thene se udheheqesit serbe "nuk kuptojne asgje nga marredhenjet nderkombetare, pasi jane duke ulur vleren dhe rendesine e te drejtave te njeriut ne favor te shantazheve. "

 

Mirepo, megjithe zhurmen dhe presionin qe po u ben Kina komuniste aleatve te saj, sic eshte Serbia, per te penguar pjesemarrjen e tyre ne kete ceremoni, zedhenes te Komisionit Nobel kane thene se ka mundesi qe Cmimi Nobel per Paqe as te mos dorezohet te Premten, pasi nuk ka gjase se ndonje anetar i familjes se disidentit kinez Liu te marre pjese ne ceremonine e Oslos. Sipas rregullave te Nobelit, cmimi prestigjioz prej 1 milion e  400 mije dollare duhet ti dorezohet vetem personit vet ose nje anetari te aferm te familjes se tij.

 

Keshtu, karriga bosh ne Oslo ku duhej te ulej disidenti kinez Liu Xiaobao, per te marre cmimin e merituar, eshte nje pasyqrim i mos tolerances qe ushtron  jo vetem regjimi komunist kinez por edhe shtetet perkrahese te tij -- sic eshte regjiimi i Beligradit -- ndaj atyre qe mendojne ndryshe. "Karriga bosh do te jete argumenti me i forte i Cmimit te ketij viti", tha Sekretari i Komisionit Nobel, Zoti Lundestad. Une do te shtoja se karriga bosh e Zotit Liu ne Oslo eshte gjithashtu edhe nje simbol tjeter se lufta per sigurimin e  te drejtave te njeriut ane e mbane botes vazhdon.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora