E enjte, 18.04.2024, 10:28 AM (GMT+1)

Mendime

Iliriana Krasniqi: Deputeti i LDD-s Naser Rugova e respekton dhe nderon imamin Shefqet Krasniqi

E premte, 10.12.2010, 10:57 PM


Deputeti i LDD-s Naser Rugova e RESPEKTON dhe nderon imamin Shefqet Krasniqi

 

Nga Iliriana Krasniqi, Prishtinë

 

Lexues të nderuar,

Kohëve të fundit po shpërndahet një videoklip shumë interesant i debatit për mbulesa në shkolla të Kosovës. Sikur edhe shumë miq tjerë, sot edhe unë reagoj ndaj gjunjëzimit të Naser Rugoves para imamit të ashtuquajtur prof.dr. Shefqet Krasniqi që ende punon dhe lobon në parlament për të miratuar kërkesën e tyre për mbulesa në shkolla. Naser Rugova sikur e harroj fyerjen më të rëndë që imami Shefqet Krasniqi i bëri nobelistes shqiptare Nënë Tereza, duke e "quar" në ferr dhe duke e etiketuar si grua që ka ndërruar burra mjaft.

Në këtë debat nuk kishte marrë pjesë ministri i qeverisë Thqai për arsye se nuk dëshironin të debatonin me një imam që fyen nobelisten tonë. Të vetmit mysafir nga parlamenti ishin Ibrahim Makolli AKR dhe Naser Rugova që përballë patën Shefqet Krasniqin i cili në një moment ju tha se "... duhet të bëni dicka për këtë milet... po them milet se kjo fjalë qon peshë më shumë në bisedë. Deputeti i LDD-s dhe AKR dëgjonin me përkushtim fjalët e imamit Krasniqi i cili e kuptoj shumë shpejtë se këta dy janë kafshatë e lehtë për debat. Naser Rugova sikur kërkonte lëmoshë nga imami për të dërguar në parajsë dhe e quante Imamin Krasniqi " profesor të nderuar dhe të respektuar që ka vajza me shami që konsiderohen një pjesë e shoqërisë më brilijante në Kosovë" .

Të debatosh me një imam i cili thuajse është suspenduar nga BIK-u dhe të gjonjëzohesh para tij vetëm se ka një titull prof.dr. nga Mogadishu i Somalisë është pranim dhe përkrahje e fyerjes që i është bërë Nënë Terezës para 2 viteve. Kjo është ftyra e LDDs dhe e AKR-s. Sikur të kishin ndjenja kombëtare këta deputet do të duhet të distancohen nga imami Shefqet Krasniqi dhe kurrë të ulen me atë antishqiptar në një tavolinë. Përcilleni debatin në këtë link dhe do të bindeni. Kjo është Kosova e ardhme europiane.

http://www.youtube.com/watch?v=T0Ok-bT9WKE 



(Vota: 12 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora