E premte, 29.03.2024, 01:24 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Nëndega e LDK-së: Mbështetje për dy kandidatura deputetësh

E premte, 10.12.2010, 09:05 PM


MBESHTETJE PER DY KANDIDATURA DEPUTETESH

 

NJEREZ TE MENDJES DHE TE VEPRIMIT

 

Më në fund LDK-ja e bëri hapin e duhur, duke nominuar kandidatë për deputetë edhe nga diaspora. Themi, më në fund, sepse hezitimi i deritashëm ka qenë përçmues dhe absurd, duke pasur parasysh masën numerike të mërgimtarëve.

 

Dy kandidimet e bëra nga radhët e Degës të LDK-së për Gjermani, janë pritur mirë nga mërgimtarët e shumtë, kudo që ata ndodhën.

 

Kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës: Anton Kolaj dhe Hafiz Gagica kanë qenë bashkëpuntorë të afërtë  dhe të suksesshëm të Presidentit Rugova, qysh në nismë të viteve `90-a.

 

Zoti Anton Kolaj, duke qenë Nënkryetar i LDK-së, punoi me përkushtim me bashkëkombasit, për zgjimin e ndjenjave dhe të ndërgjegjës kombëtare për liri dhe pavarësi, madje në rrethanat e një pushtimi të egër serbo-sllav. Ai veproi edhe në sektorin delikat të organizimit ushtarak dhe luftarak, për krijimin e Ministrisë të Mbrojtjes dhe të Shërbimit Informativ të Kosovës. Për gjatë kohë ishte krahu i djathtë i dr. Rugovës.

 

Zoti Hafiz Gagica jeton dhe vepron në diasporë që nga vitet `80-a. I rrjeshtuar në krah të Jusuf Gërvallës, arriti të mbajë drejtëpeshimin, duke tërhequr pas vetës edhe shumë mërgimtarë, bashkë me të cilët në vitin 1990 themeloi Degën e LDK-së për Gjermani, në të cilën militonin 16 nëndegë dhe qindra aktiva.

 

I shquar në organizim dhe gjeturi në çdo situatë e rrethanë, zoti Gagica u zgjodh kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së për diasporë.

 

Zoti Gagica, sëbashku me heroin Sali Çekaj ishin iniciatorë dhe organizatorë  të dërgimit të djemëve të Kosovës për ushtrime ushtarake në Shqipëri. Themelues fondesh dhe grumbullues e dërgues ndihmash materiale për  Shqipëri dhe Kosovë.

 

Gjatë luftës, me rastin e pengmarrjes të Presidentit Rugova, nga policia e Millosheviqit, Dega e LDK-së në Gjermani, përkatësisht, kryetari i saj, Hafiz Gagica, i mori të gjitha kompetencat e LDK-së, e cila, në atë kohë, ishte parti - shtet. Pas lirimit dhe daljes në perëndim të dr. Rugovës, zoti Gagica i kushtoi përkujdesje të veçantë, madje deri në kthimin e Tij në Kosovë.

 

Koritja e madhe e LDK-së, e cila nuk gjeti një zyrë diplomatike për zotërinjtë Kolaj dhe Gagica, duket se është kuptuar edhe në Prishtinë. Eshtë kohë e reflektimit për kuadrotë që kanë dhënë gjithëçka për LDK-në dhe për vet Kosovën.

 

Kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës, zotërinjtë Anton Kolaj dhe Hafiz Gagica, kanë moral, etikë dhe përgatitjen e duhur intelektuale, për një përfaqësim dinjitoz të mërgatës dhe të Kosovës në përgjithësi. Ata do të jenë zë i fuqishëm, duke bartur përvojen parlamentare të demokracive perëndimore, në veçanti të asaj gjermane.

 

Për zotërinjtë Anton Kolaj dhe Hafiz Gagica  - urojmë fitore dhe suksese në misionin e tyre fisnnik!

 

NENDEGA E  LDK-SE  PER RHEINLAND PFALZ

Komisioni për Informim

 

Kaiserslautern - Gjermani

   më 08.12.2010



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora