E shtune, 20.04.2024, 09:46 AM (GMT+1)

Editorial

Valon Kurtishi: Himara, Prizreni, Arsakeikos, Jahja Kemal, Anastasios Janullatos, Naim Tërnava

E premte, 10.12.2010, 11:00 PM


Himara, Prizreni, Arsakeikos, Jahja Kemal, Anastasios Janullatos, Naim Tërnava

 

Nga Valon Kurtishi

 

1. Në Himarë, Boboshticë, Dropull, Gjirokastër, Sarandë apo Korçë ka elemente antikombëtare, bastarde dhe apatride që vetëshpallen dhe deklarohen në regjistrimet konsekutive të popullsisë si greke. Ky numër shfaq tendencë të ritjes enorme kohëve të fundit.

 

Në Gostivar, Prizren, Shkup, Manastir, Ohër, Tetovë ka elemente antikombëtare, bastarde dhe apatride që vetëshpallen dhe deklarohen në regjistrimet konsekutive të popullsisë si turke. Ky numër poashtu shfaq tendencë të ritjes kohëve të fundit.

 

2. Në Himarë, Boboshticë, Dropull apo Korçë ka individë, familje e komunitete të tëra që marin pensione nga Greqia vetëm e vetëm që të vetëdeklarohen si grekë etnikë. Këtyre Greqia u siguron privilegje të ndryshme si udhëtime pa viza, punësim në Greqi, studime falas apo bursa studimi për fëmijët  tyre, udhëtime të ndryshme turistike, pjesëmarje falas në simpoziume të ndryshme, evenimente të ndryshme kulturore, sportive, ture të shtrenjta turistike, kredi të buta, vende të sigurta pune në administratën shqiptare dhe kudo në institucionet shqiptare ku ata të dëshirojnë, shërime falas në spitale të specializuara në raste sëmundjesh etj…etj.

 

Në Gostivar, Prizren, Shkup, Ohër, Manastir ka individë familje, komunitete të tëra që marin pensione nga Turqia vetëm e vetëm që të vetëdeklarohen si turq etnikë. Këtyre Turqia u siguron privilegje të ndryshme si udhëtim pa viza, punësim në Turqi, studime falas apo bursa studimi për fëmijët e tyre udhëtime të ndryshme turistike, pjesëmarje falas në simpoziume të ndryshme, evenimente të ndryshme kulturore, sportive, ture të shtrenjta turistike, kredi të buta, vende të sigurta pune në administratën shqiptare dhe kudo në institucionet shqiptare ku ata të dëshirojnë , shërime falas në spitale të specializuara në raste sëmundjesh etj…etj.

 

3. Në Himarë, Boboshticë, Dropull, Gjirokastër, Sarandë, Korçë ekzistojnë parti politike dhe shoqata të ndryshme “kulturore-humanitare” që mbajnë emra grekë, punojnë për përhapjen e gjuhës, kulturës dhe qëndrimeve politike të shtetit grek , duke kontribuar kështu në ngushtimin e hapësirës kulturore shqiptare, në uljen e numrit të shqiptarëve etnikë. Këto parti ankohen gjithë kohës për diskriminim nga shteti shqiptar. Ankesat e tyre shkojnë deri në OKB, BE, KE dhe në forume tjera ndërkombëtare. Ankesat e pseudominoritetit grek i kanë alfa e omega të veprimtarisë së tyre diplomatike qeveritarët grekë. Këto parti kërcënojnë me bojkotimin e regjistrimit të popullsisë nëse nuk lejohet vazhdimi i asimilimit të shqiptarëve në grekë.

 

Në Gostivar, Prizren, Shkup, Ohër, Manastir ekzistojnë parti politike dhe shoqata të ndryshme “kulturore-humanitare” që mbajnë emra turk, punojnë për përhapjen e gjuhës, kulturës dhe qëndrimeve politike të shtetit turk, duke kontribuar kështu në ngushtimin e hapësirës kulturore shqiptare, në uljen e numrit të shqiptarëve etnikë. Këto parti ankohen gjithë kohës për diskriminim nga shteti i ri i Kosovës dhe nga shqiptarët në FYROM. Ankesat e tyre shkojnë deri në OKB, BE, KE dhe në forume tjera ndërkombëtare. Ankesat e pseudominoritetit turk i kanë alfa e omega të veprimtarisë së tyre diplomatike qeveritarët turq. Këto parti kërcënojnë me bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë dhe në FYROM në pjesët shqiptare nëse nuk lejohet vazhdimi i asimilimit të shqiptarëve në turq.

 

4. Në Himarë, Boboshticë, Dropull apo Korçë, dhe kudo ku bëhen disa dhjetëra shqiptarë të greqizuar nga pensionet greke, gjuha greke zyrtarizohet dhe shpallet me automatizëm gjuhë shtetërore në përdorim zyrtar.

 

Në Gostivar, Prizren, Shkup, Ohër, Manastir dhe kudo ku bëhen disa dhjetëra shqiptarë të turqizuar nga pensionet turke dhe presionet sërbo-maqedonase, gjuha turke zyrtarizohet dhe shpallet me automatizëm gjuhë shtetërore në përdorim zyrtar.

 

5. Në Himarë, Boboshticë, Dropull, Korçë, Tiranë Durrës dhe në të katër anët e Shqipërisë ka banka greke që japin kredi bankare me interes të ulët ose fare pa të vetëm për personat që kur shfaqen në sportelet e tyre paraqesin dokumente se janë grekë etnikë.

Ka pompa greke të benzinës, biznese të ndryshme greke të cilat kërkojnë nga të punësuarit e tyre shqiptarë në të shumtën e rasteve duke i shantazhuar ekonomikisht që të regjistrohen si grekë etnikë. Në Shqipëri ka tre kompani celulare: dy janë greke kurse e treta është turke.

 

Në Gostivar, Prizren, Shkup, Ohër, Manastir dhe në të katër anët e Kosovës, FYROM-it dhe Shqipërisë ka banka turke që japin kredi bankare me interes ose fare pa të vetëm për personat që kur shfaqen në sportelet e tyre paraqesin dokumente se janë turq etnkë. Ka pompa turke të benzinës, biznese të ndryshme turke të cilat kërkojnë nga të punësuarit e tyre shqiptarë në të shumtën e rasteve duke i shantazhuar ekonomikisht që të regjistrohen si turq etnikë. Në Shqipëri ka tre kompani celulare: dy janë greke kurse e treta është turke.

 

6. Në Himarë, Boboshticë, Dropull, Korçë, Tiranë, Durrës ka shkolla private greke, në të cilat fëmijët shqiptarë mësojnë historinë  e tyre kombëtare, gjeografinë kombëtare në greqisht, nga mësues grekë dhe sipas pikëpamjes nacionaliste greke mbi historinë. Ka shkolla greke me emra Omiros, Arsakeikos apo universitete me emrin New York University a College (shkollë amerikane medemek), ku fëmijët dhe studentët shqiptarë mësojnë se Përmeti, Gjirokastra dhe Korça janë pjesë e Vorio-Epirit grek, kurse Shqipëria dhe Italia e kanë sulmuar Greqinë më prill të vitit 1941, se Bizanti ishte shtet mik i shqiptarëve jo okupator dhe se grekët janë të mirë por turko-allvanosët nuk e kuptojnë këtë.

 

Vëllezërit... Thaçi - Erdogan - Tërnava përurojnë xhaminë e ish pushtuesit ''Sulltan Mehmeti''
Vëllezërit... Thaçi - Erdogan - Tërnava përurojnë xhaminë e pushtuesit ''Sulltan Mehmeti''
Në Gostivar, Prizren, Shkup, Ohër, Manastir, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Prishtinë, ka shkolla private turke, në të cilat fëmijët shqiptarë mësojnë historinë e tyre kombëtare, gjeografinë kombëtare në turqisht, nga mësues turq të ardhur në Europë nga Azia, si dhe sipas pikëpamjes nacionaliste turke mbi historinë. Ka shkolla turke me emra Turgut Ozal, Jahja Kemal, Mehmet Akif apo universitete me emrin EPOKA ku fëmijët dhe studentët shqiptarë mësojnë se Sulltan Murati është hero, Skënderbeu është vasal i Napolit, tradhtar dhe hajdut i dhive kurse Turqia do të rikthehet në Ballkan, se Perandoria osmane ishte shtet mik i shqiptarëve jo okupator dhe se turqit janë të mirë por kaurët kokëfortë arnautë nuk e kuptojnë këtë.

 

7. Në Himarë, Boboshticë, Dropull, Korçë, Tiranë Durrës ka shqiptarë ortodoksë të cilët priftërinjtë e tyre i kanë shqiptarë, pseudogrekë dhe grekë. Kreu i kishës së tyre është një patriot grek, Anastas Janullatos i cili kudo ku predikon fjalën e zotit e bën këtë në greqisht dhe sipas skemave greke. Gjithashtu meret edhe me politikë. Çdo delegacion nga Greqia i cili viziton Tiranën apo Shqipërinë e ka doemos të takohet, të bisedojë të puthet e të bekohet, të meret vesh apo konsultohet në lidhje me planet dhe projektet e së ardhmes me Anastas Janullatosin. Çdo libër apo gazetë e Kishës ortodokse “shqiptare” duhet të shtypet përpos në shqip edhe në greqisht, pasi zoti nuk e kupton gjuhën shqipe dhe Jezusit i duhet greqishtja për tu kuptuar me shqiptarët. Kryeprifti kujdeset edhe për solidaritetet ortodokse botërore dhe nuk i heq nga goja fjalët për vëllezërit ortodoksë në Beograd, Athinë e Rusi. Ka priftërinj, historianë, akademikë që kishat ortodokse shqiptare të ndërtuar nga mjeshtër shqiptarë, të porositura nga princër shqiptarë, për nevojat e besimtarëve ortodoksë shqiptarë i quajnë trashëgimi kombëtare greke, në një vijë me qëndrimet zyrtare nacionaliste të historiografisë greke.

 

Në Gostivar, Prizren, Shkup, Tiranë ka shqiptarë myslimanë të cilët hoxhallarët dhe imamët e tyre i kanë shqiptarë, pseudoturq, turq apo edhe ciganë, arabë e zezakë nga Afrika. Krerët e tre komuniteteve të tyre myslimane janë patriotë të mëdhenj të çështjeve kombëtare turke dhe arabe të cilët kudo ku predikojnë fjalën e zotit e bëjnë këtë në shqip, turqisht dhe arabisht dhe sipas skemave turko-arabe. Gjithashtu meren edhe me politikë. Çdo delegacion nga Turqia i cili viziton Tiranën. Shkupin apo Prishtinën e ka doemos të takohet, të bisedojë të puthet e të bekohet, të meret vesh apo konsultohet në lidhje me planet dhe projektet e së ardhmes me Naim Tërnavën, Sulejman Rexhepin dhe Selim Muçën. Çdo libër apo gazetë e Komuniteteve islamike “shqiptare” në Tiranë, Shkup e Prishtinë duhet të shtypet përpos në shqip edhe në turqisht dhe mundësisht arabisht e persisht (iranisht), pasi zoti nuk e kupton gjuhën shqipe dhe Muhametit i duhet turqishtja për tu kuptuar me shqiptarët. Imamët e nderuar kujdesen edhe për solidaritetet islamike botërore apo xhihadet dhe nuk i heqin nga goja fjalët për vëllezërit myslimanë në Stamboll, Palestinë apo Senegal. Sa për vëllezërit myslimanë kurdë që digjen e piqen nga turqit nuk interesohet allahu për ta. Ka hoxhallarë, imamë, historianë, akademikë që xhamitë dhe teqetë shqiptare të ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë, të porositura nga pashallarë shqiptarë për nevojat e besimtarëve myslimanë shqiptarë i quajnë trashëgimi kombëtare turke, në një vijë me qëndrimet zyrtare nacionaliste të historiografisë turke.

 

8. Në Himarë, Boboshticë, Dropull, Korçë, Tiranë Durrës dhe gjithë Shqipërinë, gjithë televizonet shqiptare shfaqin tërë kohës filma grekë, muzikë greke, kulturë greke, duke ndikuar kështu në tkurjen apo ngushtimin e hapësirës kulturore shqiptare, filmit shqiptar, gjuhës shqipe, vetë popullit shqiptar.

 

Në Gostivar, Prizren, Shkup, Tetovë dhe në gjithë Kosovën, Maqedoninë dhe pjesë të Shqipërisë gjithë televizonet shqiptare shfaqin tërë kohës filma turk, muzikë turke, kulturë turke, duke ndikuar kështu në tkurjen apo ngushtimin e hapësirës kulturore shqiptare, filmit shqiptar, gjuhës shqipe, vetë popullit shqiptar.

 

9. Në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Shkup ka historianë shqiptarë që u thonë shqiptarëve se Greqia kur e ka okupuar Shqipërinë e ka pasur si qëllim të zhvillojë ekonomikisht e kulturalisht Shqipërinë e shqiptarët. Se Greqia apo perandoria bizantine kurrë nuk i ka okupuar apo masakruar shqiptarët. Se mund të ketë patur raste të tilla të izoluara por sot jemi miq me grekët dhe se Greqia e sotme është demokratike.

 

Në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Shkup ka historianë shqiptarë që u thonë shqiptarëve se Turqia  kur e ka okupuar Shqipërinë në shekullin e XV ka pasur si qëllim ta zhvillojë ekonomikisht e kulturalisht Shqipërinë e shqiptarët. Se Turqia apo perandoria osmane kurrë nuk i ka okupuar apo masakruar shqiptarët. Se mund të ketë patur raste të tilla të izoluara por sot jemi miq me turqit dhe se Turqia e sotme është demokratike.

 

Nga ana tjetër:

 

Janullatos ''bekon'' Kryeministrin Berisha
Janullatos ''bekon'' Kryeministrin Berisha
1.Në Greqi jetojnë sot reth tre milionë shqiptarë arvanitas të vjetër, çamë ortodoksë, emigrantë të viteve të fundit. Nuk ka asnjë shkollë shqipe, nuk ka asnjë kanal televiziv në gjuhën shqipe, asnjë film shqip nuk shfaqet në ekranet e TV të këtij vendi, asnjë prift nuk predikon shqip në ndonjë kishë të atjeshme, asnjë komunë apo fshat nuk pranon ekzistencën e shqiptarëve si kategori e veçantë e legalizuar etnike dhe askund nuk është zyrtarizuar dhe nuk lejohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.

 

Në Turqi jetojnë reth gjashtë milionë shqiptarë emigrantë të vjetër, shqiptarë të tregtuar dhe deportuar si kafshë në bazë të konventave të ratifikuara zyrtare e marrëveshjeve “xhentëllmene” turko-jugosllave, emigrantë të viteve të fundit. Nuk ka asnjë shkollë shqip, nuk ka asnjë kanal televiziv në gjuhën shqipe, asnjë film shqip nuk shfaqet në ekranet e TV të këtij vendi, asnjë hoxhë apo imam nuk predikon shqip në xhamitë e atjeshme, asnjë komunë apo fshat nuk pranon ekzistencën e shqiptarëve si kategori e veçantë e legalizuar etnike dhe askund nuk është zyrtarizuar dhe nuk lejohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.

 

2.Dallimi i vetëm në gjithë këtë histori është se Boboshtica, Korça, Gjirokastra, Himara, Saranda, Përmeti janë në kufirin tokësor me Greqinë dhe rrezikojnë gllabërimin fizik nga ky shtet terrorist, kurse Prizreni, Gostivari, Shkupi janë gjeografikisht larg dhe nuk mund të gllabërohen politikisht dhe territorialisht nga Turqia. Mbetet të gllabërohet ekonomikisht dhe shpirtërisht.

 

3. Në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë ka politikanë në pozitë dhe opozitë, akademikë, opinionistë, gazetarë, spiunë të kamufluar si gazetarë gjithë bashkë në listën e fshehtë të rrogave të ambasadave turke dhe greke, që u thonë shqiptarëve se grekët dhe turqit i kemi miq. Se Greqia dhe Turqia janë avoketër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE apo NATO sipas rastit. Se Greqia dhe Turqia janë shtete demokratike, mike që nuk veprojnë më si në të kaluarën, se kanë ndryshuar kohërat, raportet, aleancat, metodat e veprimit të shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare etj..etj.

Të gjithëve u besojmë dhe gjithë kjo është në regull. Por ne shohim edhe se:

 

Numri i psuedoturqve dhe pseudogrekëve si dhe i folësve bastardë e apatridë të këtyre gjuhëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni vazhdon të rritet pandalshmërisht. Numri i bizneseve që kontrollohen nga grekë e turq si dhe nga pseudogrekë e psuedoturq vazhdon të ritet në gjithë hapësirën etnike shqiptare. Numri i shkollave e kolegjeve private turke dhe greke njeh vetëm ritje të reja vit pas viti. Pasuria e akumuluar me punën e shqiptarëve të shkretë në duart e bastardëve pseudo-grekë e pseudo-turq është në ritje të vazhdueshme, konstante, të pandalshme. Ndikimi i këtyre apatridëve në çështjet me rëndësi kardinale dhe në vendimarjen shqiptare është duke eklipsuar shqiptarët autoktonë që nuk kanë shtet tjetër përveç Shqipërisë (dhe Kosovës shqiptare) ku të vendosin për fatin e tyre historik, për formën e tyre të qeverisjes, për mënyrën si do ta regullojnë jetën e tyre të përditshme dhe vlerat e tyre jetësore.

 

Në proporcion të drejtë me këtë ritje greko-turke apo turko-greke, numri i bizneseve, njerëzve, shkollave, shqiptarë e shqiptare vazhdon të ulet, të bjerë, të zhduket me ritme të tmershme. Populli ynë vazhdimisht varfërohet, largohet nga vendi, tretet, zhduket kurse pseudopolitikanët tanë të kapur nga agjenturat greko-turke vazhdimisht pasurohen.

 

Të gjithë këto i dimë, i shohim, i ndjejmë dhe i kemi ta qarta. Shtrohet pyetja: Çka bëjnë shqiptarët e vërtetë? Ku janë akademikët shqiptarë? Ku është elita jonë intelektuale? Ku është populli?.



(Vota: 32 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora