E enjte, 25.04.2024, 03:11 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Sulejmani: Suplementët e tradhëtisë dhe demagogjisë shqiptare në Maqedoni!!!

E enjte, 09.12.2010, 10:58 PM


SUPLEMENTËT E TRADHËTISË DHE DEMAGOGJISË

                SHQIPTARE NË FYROM - ( MAQEDONI) !!!

 

Nga Baki Sulejmani

Koordinator për çështje politike në LDSH

Gostivar

 

       Një fjalë e urtë popullore thotë : “ ..peshku qelbën tek koka, e jo te bishti ..”, kjo fjalë që  me urtësinë e paraardhësve tanë u përcoll gjeneratë pas gjenerate, shekuj me radhë jo edhe rastësisht mbijetoi tërë atë histori të bujshme, tërë atë sakrificë dhe krenari nëpër periudha të ndryshme, jo vetëm të proçesit të ndërtimit të shtetit e pushtetit, por ariti të mbijetojë edhe proçeset e shumta të shtypjes, reprezaljeve, gjenocoidit, lirinë e të shprehurit, konsolidimin dhe unjësimin e alfabetit tonë.

      Ka gjëra të cilat panvarësisht sistemeve dhe konjukturave, ngelin të pashlyeshme në klikën dhe mentalitetin e një populli.Edhe kjo urtësi është një nga shembujt e tillë, aftësia e njeriut apo një kombi për të detektuar anomalit e konjukturave apo sistemeve, jo tash, por që më herët ka qenë prezente ndër njerëzimin, ndër çdo qytetërim, dhe mënyra e apostrofimit apo e shprehjes dhe identifikimit të çregullimeve të ndryshme nëpër ato shoqëri jo shpesh herë ka qenë e lejueshme, ngase gjithnjë pushtuesit, kanë mbajtur ashtu siç po mbajnë edhe tash llogari për   komoditetin e tyre, duke shkatuar kriza dhe duke dalë si shpëtues i të njejtave,ashtu që sa here që ndodhnin këto ngjarje, popujt nga pamundësia e të shprehurit përdornin fjalë të urta të këtij tipi , duke asocuar në këtë mënyrë në shkaktarin apo shkaktuesin e robërisë e skllavërisë!

        Perëndia si krijues i njeriut duke dashur që krijesën e vet ta shpëtojë nga sistemet e tilla të padronëve dhe të pushtuesve porositi njerëzimin duke thënë ; “  …Rruaju nga ai që krijon krime nga shkaku, ngase ai mundët të krijojë krime edhe pa shkak, pasi vetë është krijues i shkakut …”! 

         Në kësisoj situatash vetëm  aftësia për ti kuptuar dimensionet e realitetit, mundët të shpëtojë një popull nga iracionaliteti dhe injoranca e sjellsjes së pushtuesit dhe konjukturave vazale të tij. Kjo aftësi në teoritë e ndryshme të mendimit, njihet si situatë sistemore, gjë që të detyron të mendosh edhe për analizën sistemore të fenomeneve pushtuese dhe skllavërrore.

         Dimensioni përcjellës i këtyre analizave imponon edhe nevojën e observacionit realist të situatës politike dhe ekonomike të shqiptarëve në FYROM, edhe ate jo nga tash, por, që nga fiilet e demokratizimit të pjesës së evropës juglindore në fiilim të viteve të 90-ta,për të cilën do të flasim më vonë.

         Politika shqiptare sot për sot në FYROM, lirisht mund të thuhet se nuk përfaqëson  liritë dhe të drejtat e qytetarit shqiptar, aq më pak kërkesat e tyre legjitme . Ajo si duket më shumë luan rolin e  “ kukullave kokëshprazëta “, se sa rolin realo-politik të subjektit të pëzgjedhur etnik. Antagonizmi si dhe animoziteti ndërmjet përzgjedhësve dhe të përzgjedhurve dita ditës ritet  dhe po shëndërohet në mëkat. Nga njëra anë kemi shqiptarët që thërasin për politik kombëtare dhe nga ana tjetër është klasa aktuale politike shqiptare, që siç po duket janë duke e  goditur popullin, më shumë se çdo herë me shurdhërinë e skajshme dhe të mjershme.

         Jo vetëm kaq, politika shqiptare në FYROM, gjithçkait ia ka nis nga e mbrapa, ata aspak nuk llogarisin në sakrficën e një populli të tërë për një jetë reale dhe sovrane. Të gjithë jemi dëshmitarë se ky popull që nga ramja e perdes së kuqe në Ballkan, u vetë organizua në drejtim të zgjedhjes së kauzës për të cilën ëndërruan plot 50 vjet nën sundimin jugosllav.Ata të gjithë determinuan rugëtimin e tyre drejt fitores legjitime për liri dhe pavarësi.Me asnjë politikë të sotshme nuk mund të krahasohet niveli dhe cilësia e pëcaktimit politik të shqiptarëve në FYROM në vitin 1992, kur ata sapo të dalur nga prangat e sistemit monist e titist, ,morën përgjegjësitë e organizuan dhe njëzërit e votuan referendumin e tyre për aotonomi tertoriale, për lirinë dhe autoktonësinë e tyre, për republikën e re shqiptare, për Republikën e Iliridës, si njesi e veçantë teritortiale shqiptare!  

          Ky akt madhor, i nënshkruar nga një popull i tërë, si duket nuk qe frymëzim për asnjë parti politike në FYROM, por përkundrazi pëpjekja e shqiptarëve për të qenë i barabartë në mes të barabartëve, u ngulfat nga vetë klasat politike në vend dhe e njejta u zavendësua me politikën ditore dhe me intereset e klasave klanore e patiake! Kontinuiteti historik dhe politik i shqiptarëve, dita sot nuk has në mirëkuptim, varshmëria e klasave politike nga pushteti unitar sllavoortodoks çdo ditë e më tepër ritet. Jeta e shqipatrit po bëhet objekt i programateve   shtypëse të pushtetit për nevojat e politikës ditore, gjithçka ka kaluar tej kufirit njrëzor, popullata shqiptare po rrënkon nga goditjet dinamike dhe të pa kontrolluara nga askush, proçesi i tjetërsimit vetëm sa ka filluar. Mjaftë indinjuese ishin për shqiptarët e FYROMIT,  edhe kërkesat e atëhershme të politikës ushtarake të UÇK-së, të cilët aspak nuk llogaritën në kontinuitetin e kërkesës legjitime për një republikë shqiptare. Përkundrazi çmimin e kësaj politike sot e shpaguajnë pikërisht ata sëbashku me popullin, edhe të vrarë edhe të varfëruar, edhe të sharë edhe të viktimizuar.Andaj edhe jemi aty ku jemi, të nëpërkëmbur e të robëruar nga unitaria artificiale vrastare sllavomaqedonase. Ky është çmimi i jorealizmit politik, çmimi i mosrespektimit të vullnetit të popullit të vet. Realizëm nuk është të bësh ti, si të thotë sunduesi, por të besh atë që popullit dhe ty, të fle në zemër, kjo është realizëm politik.! Si duket për klasën aktuale politike është mjaftë sfiduese problemi i luftimit me vetëveten, ngase në momentin që këta arijnë që të luftojnë veten, në atë moment do ta kuptojnë edhe relitetin e hidhur të tyre dhe të popullit të vet.

         Realiteti me të cilin duhet të balafaqohen është momenti kur ata të kuptojnë dhe të vetëdijësohen se janë të pushtuar, kurë do ta kuptojnë këtë, atëherë do të kuptojnë se ata nuk kanë pushtet, dhe kurë ta kuptojnë edhe këtë, atëherë do të duhet të kuptojnë edhe ate se nuk bëhet marëveshje me pushtuesin! Dhe në këtë rast përbetimi i tyre gjatë tërë kësaj kohe para popullit për liri e barazi, na del si përbetim i rejshëm – demagogji!

          Përulja dhe nënshtrimi i shqiptarëve karshi një konglomerati artificial serbo-grek, siç është Gruevski dhe pushteti i tijë me xhuxhat e fortë, nuk është gjë tjetër vetëm se verfikim i pardoksiszmit dhe tradhëtisë së nergut shqiptar dhe klasës politke të saj, kundrejt qëllimit dhe nevojës imediate të tyre për shpëtim nga robëria dhe rugëtim drejt lirisë së premtuar nga shumë faktorë që prej kohësh. Sepse, shpirti  arbërror aq duron, sepse, jeta është një hiç, kur ske nderin e vatanin, kur i huaji të bëhet zot në shtëpinë tënde, kurë ndihesh si qeraxhinjë, kurë duhet të lypësh liri me përqindje,  kurë je i mvarur nga të tjerët , je robë  vetëm një robë !Po të ishte sot Fishta ndër ne , do të ndëronte edhe fenë!

            Por, politikës sonë sot i mungon dëshira për t?iu kundërvënë shovenizmit dhe ofenzivës sllavomaqedonase që synon të gllabërojë gjithçka që trumbeton shqip. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe e partive politike shqiptare në FYROM, kurrë në histori nuk kemi bërë kaq lëshime e gabime politike, me pasoja kaq të rënda, si sot! Punët rudhen deri tek të drejtat e minioriteteve , dhe kjo vetëm se i vërteton gënjshtrat vite me radhë.

             Proçesi i sllavizimit të të rinjëve shqiptar nëpër shkolla veç sa ka fiiluar,  tash me detyrim nxënësve shqiptar të shkollave fillore u jepen librat e edukatës së muzikës, pa asnjë këngë shqiptare në të, ata duhet ti mësojnë e këndojnë këngët e folklorit sllavo-bullgar, pikë për pike , ti dijnë e tu këndojnë herojve sllavë, ti dijnë e ti thurin muzikalisht trimërit dhe betejat e tyre ! A ka ma turp, e ma keq se kjo !!! A kemi të drejtë ti pyesim partitë tona , orr zotërinjë dukeni se jeni hileqar e vazalë, mos vallë punoni për kauzën sllavomaqedonase? Mos vallë ju pëlqen kjo situatë e trishtueshme ?

                Nëse jo, atëherë ju lutemi hiqeni qafe atë politikë defanzive dhe futjani punës në drejtim të realizmit politik , në drejtim të jetësimit të idealit për liri e barazi, jetësoni ILIRIDËN, ngase federalizimi apo ILIRIDA nuk është utopi!As bashkimi i shqiptarëve nuk është utopi ! Utopistë janë ata që s?besojnë në relitetin e rri , e ata janë skeptikët e miokët !

                 Me federalizimin dhe Iliridën, sëpaku do të arrijmë të ruajmë kompaktësinë tonë teritoriale,etnike, historike e gjuhësore, sëpaku do të jemi sovran dhe të lire, do të kemi edhe do të ruajmë nderin tonë, dhe do të pëjetësojmë idealin e të gjithë atyre brezave që dhanë më të shtrenjtën, për të qenë të lirë e të bashkuar , e ç?të keqe do të kemi nga kjo?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora