E marte, 16.04.2024, 09:49 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Premtimet

E enjte, 09.12.2010, 10:59 PM


PREMTIMET

 

Nga Dibran Demaku

 

Në këtë fushatë parazgjedhore elektorale,kur qytetari i thjeshtë i Kosovës,nga ekranet e TV-së i dëgjon gjithë ato premtime të Liderëve të partive te ndryshme,garuese në zgjedhjet qe janë në prak,domosdo do ta pyes veten:-Jeton ai në një Kosovë të varfër,ku më së gjysma e popullatës është e papunë,apo ajo( Kosova) qenka shndërruar në një Eldorado ku qytetarët e saj pas këtyre zgjedhjeve do të jetojnë në një mirëqenie dhe lluks të paparë?!

Premtimet pambulesë të Liderëve të partive të ndryshme, tek qytetarët domosdo që do të sjellin një shije të idhët dhe ata, qytetarët do të ndërrojnë kanalet e TV-së  duke shpresuar se në kanalet tjera do të shohin diçka më të vlerëshme.Por,në këtë kohë të fushatës zgjedhore pothuajse që të gjitha kanalet televizive,si ato nacionale ashut edhe ato lokale  sikur bëjnë gara se cila do të ketë programe dhe debate me këtë temë!Dhe duke ndërruar kanale e duke shikuar e dëgjuar premtimet e Liderëve dhe funksionarëve të partive të ndryshme,ata do të indinjohen në ta,kur do të mësojnë se të gjitha ato premtime bëhen vetëm e vetëm sa për të fituar votën.Dhe për të qenë ironia edhe më e madhe,premtimet më të zjarrta vijnë po nga ata Liderë që për një kohë të gjatë e kanë udhëhequr Kosovën dhe kanë bërë fare pak apo aspak për Kosovën dhe qytetarët e saj!Dikush edhe mund të pyes:Si nuk paskan bërë asgjë?! A nuk i sheh zotrote që gjitha këto rrugë të ndërtuara e të rindërtuara,të gjitha këto objekte të raja shkollore?!Pastaj a nuk i sheh gjithë këto ndërtesa dhe pallate të ndërtuara nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës?! Vërtet shumica e tyre u takojnë funksionarëve të ndryshëm partiakë,por kjo nuk ka rëndësi!E rëndësishme është se Kosova po ndërtohet e rindërtohet! Po ndërron faqe?!

Pastaj kjo është fushatë elektorale dhe në fushata lejohen edhe premtimet më të pabesueshme?! Me rëndësi është që me premtime të joshet elektorati dhe të votojë?!

Dhe premtimet vijnë nga të gjitha anët: Njëri lider premton se nëse e fiton votën e elektoratit dhe vie në pushtet do t`i ngrisë rrogat e punonjësve për 50 për qind! Të nesërmen del tjetri dhe për të ia kaluar të parit premton ngritje pagash për punonjësit 100 për qind! Vetëm që të ndodhë kjo elektorati do të duhej që të votonte për te!Se nga do t`` i marrë gjithë ato para për ngritjen e rrogave të punonjësve për përqindjen që e premton,nuk do të tregojë,ashtu siq nuk do të ketë treguar as lideri tjetër i një dite më parë.(Duke shkruar këta rreshta seq mu kujtua një skeq humoristik i para disa vitesh i cili bënte fjalë po për zgjedhjet: Një lider partie kishte zbritur në fshat dhe u fliste elektoratit se çfarë do të bënte për ta nëse do të fitonte pushtetin: Disave u premtoi punësim,ndersa disa tjerëve u premtoi shtëpia të reja.Shtepi të re i premtoi edhe një njeriu pa asnjë flokë në kokë.Personi qeros ia ktheu: Zoteri kryetar unë nuk kam nevojë për shtëpi,sepse shtëpinë e kam!-Atëherë çfarë dëshiron ti?-e pyeti kryetari apo lideri i partisë?-Unë dua lesh,sepse siq e sheh mua më mungon leshi!-i tha duke ia treguar kokën pa asnjë fije floku.Ndërkaq kryetari apo lideri ia ktheu:-Ti do të fitosh një shtëpi të re nëse unë bëhem kryetar! -Po ai po kërkon lesh zotëri kryetar!ia ktheu shoqeruesi i kryetarit.-Shkruaje shtëpi! ia ktheu kryetari dhe perfundoi:-Edhe ashtu të gjithë kanë per të fituar Lesh?!).

Dikush premton se ka për të hap vende pune për punonjësit e Kosovës edhe në Afrikë?!Mjafton që punëtorët e Kosovës të kenë një vend pune,qoftë ai edhe në Afrikë?!Dikush tjetër premton se sapo të vijë ne pushtet do t` i burgosë të gjithë hajnat e të korruptuarit e pushtetit të mëpatrshëm si dhe do të ua konfiskojë pasurinë?!

Dhe kështu për çdo ditë premtimet e liderëve zgjaten e zgjaten në pambarim...

Dihet botërisht se ai që premton shumë është i destinuar që në një mënyrë apo një tjetër të gënjejë.Sepse prmtimi i parealizuar është i barabartë me gënjeshtrën.Dhe asnjëri prej tyre nuk skuqet!E pse të skuqen? Siq duket e kanë zgjedhur atë formulën:Qëllimi i arsyeton mjetët! Edhe nëse ato mjete kanë të bëjnë me gënjeshtra!

(Një krijues i njohur i letrave shqipe në Kosovë në një bisedë me një krijues të njohur serb në mes tjerash do t`i thotë atij:-Dallimi në mes ne shqiptarëve dhe ju serbëve është ky:Ju serbët kur gënjeni-krenoheni,ndersa ne shqiptarët kur gënjejmë skuqemi!)

Mos vallë me politikanët tanë po ndodhë e njëjta dukuri?!



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora