E enjte, 28.03.2024, 05:11 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

SHBA, dyshime për rrjetin e Al Kaedës në Shqipëri

E merkure, 08.12.2010, 09:36 PM


Elira Çanga

 

Aktivitetet e islamikëve në Shqipëri shqetësojnë Departamentin e Shtetit. Kjo është bërë e ditur sipas kablogramit më të fundit të publikuar nga faqja e internetit Wikileaks, që paraqet të gjithë komunikimin e ndihmëssekretarit amerikan për Financimin e Terrorizmit dhe Krimet Financiare, Patrick O’Brien si dhe ambasadorit amerikan në Kuvajt, Richard LeBaron lidhur me përpjekjet për të luftuar terrorizmin si dhe bllokimin e aseteve të grupeve kriminale dhe pastrimin e parave prej tyre tre vjet më parë.

 

Dokumenti sekret

 

Dokumenti i klasifikuar nga vetë ambasadori amerikan në Kuvajt, LeBaronm, thekson se më 23 dhe 24 prill të vitit 2007 ndihmëssekretari O’Brien u takua me zyrtarë të qeverisë së Kuvajtit dhe u shprehu atyre shqetësimet e qeverisë amerikane lidhur me shoqatën e Rigjallërimit të Trashëgimisë Islamike, me qendër në Kuvajt dhe sidomos aktivitetet e degëve të saj në Shqipëri, Azerbajxhan, Bangladesh, Bosnje, Kamboxhia, Rusi, Somali, dhe Tajlandë. O’Brien u bëri thirrje autoriteteve në Kuvajt të mbështesnin përpjekjet kundër terrorizmit dhe të lejonin komitetin e sanksioneve të OKB-së 1267 të bllokonte llogaritë bankare të tre personave që dyshoheshin për lidhje me organizatën terroriste Al-Kaeda; Jaber Al-Jalahmah, Hamid Al-Ali dhe Mubarak Al-Bathali, sipas një liste të paraqitur nga SHBA-ja në dhjetor 2006 dhe të miratuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. O’Brien vuri në dukje se SHBA-ja kishte dërguar informata lidhur me aktivitetet e shoqatës islamike për mbështetjen e terrorizmit dhe shqyrtimin e aktivitetit të tetë degëve të saj në Shqipëri, Azerbajxhan, Bangladesh, Bosnja, Cambodia, Rusia,

Somalia dhe Tailanda. O’Brien theksoi se nga këto vende kanë marrë masa kundër aktiviteteve të kësaj shoqate, ndërsa shtoi se qeveria amerikane po merr informata nga qeveritë e vendeve ku janë degët e shoqatës dhe do t’ia kalojë ato Kuvajtit.

 

Informatat e Shqipërisë

 

Po sipas kablogramit, nga Shqipëria kanë mbërritur këto të dhëna: Zyra e shoqatës islamike në fjalë në Shqipëri është mbyllur që në vitin 2005, ndërkohë që të gjitha degët e shoqatave të bamirësisë në vend ishin mbyllur në atë kohë si pasojë e një vendimi politik. E gjitha puna e organizatave të bamirësisë tashmë kalon dhe kontrollohet nga Komiteti i Besimeve Fetare në Tiranë. Ndërkohë, nga Kosova kanë mbërritur informacione të tilla: I gjithë aktiviteti bamirës në Kosovë, duhet të marrë miratimin e komandës së forcave europiane. Qeveria kishte marrë disa informata, po ato ndryshonin nga të dhënat e informatave të qeverisë amerikane. Gjithashtu në kablogramin e publikuar dje theksohet se Departamenti i shtetit kërkon sqarime se pse Kosova dhe Indonezia, nuk janë në listën e vendeve që mund të raportojnë lidhur me këtë, për sa kohë që kanë pasur degë të shoqatës islamike.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora