| E merkure, 08.12.2010, 10:36 PM |
Elira Çanga
Aktivitetet e islamikëve në Shqipëri shqetësojnë Departamentin e Shtetit. Kjo është bërë e ditur sipas kablogramit më të fundit të publikuar nga faqja e internetit Wikileaks, që paraqet të gjithë komunikimin e ndihmëssekretarit amerikan për Financimin e Terrorizmit dhe Krimet Financiare, Patrick O’Brien si dhe ambasadorit amerikan në Kuvajt, Richard LeBaron lidhur me përpjekjet për të luftuar terrorizmin si dhe bllokimin e aseteve të grupeve kriminale dhe pastrimin e parave prej tyre tre vjet më parë.
Dokumenti sekret
Dokumenti i klasifikuar nga vetë ambasadori amerikan në Kuvajt, LeBaronm, thekson se më 23 dhe 24 prill të vitit 2007 ndihmëssekretari O’Brien u takua me zyrtarë të qeverisë së Kuvajtit dhe u shprehu atyre shqetësimet e qeverisë amerikane lidhur me shoqatën e Rigjallërimit të Trashëgimisë Islamike, me qendër në Kuvajt dhe sidomos aktivitetet e degëve të saj në Shqipëri, Azerbajxhan, Bangladesh, Bosnje, Kamboxhia, Rusi, Somali, dhe Tajlandë. O’Brien u bëri thirrje autoriteteve në Kuvajt të mbështesnin përpjekjet kundër terrorizmit dhe të lejonin komitetin e sanksioneve të OKB-së 1267 të bllokonte llogaritë bankare të tre personave që dyshoheshin për lidhje me organizatën terroriste Al-Kaeda; Jaber Al-Jalahmah, Hamid Al-Ali dhe Mubarak Al-Bathali, sipas një liste të paraqitur nga SHBA-ja në dhjetor 2006 dhe të miratuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. O’Brien vuri në dukje se SHBA-ja kishte dërguar informata lidhur me aktivitetet e shoqatës islamike për mbështetjen e terrorizmit dhe shqyrtimin e aktivitetit të tetë degëve të saj në Shqipëri, Azerbajxhan, Bangladesh, Bosnja, Cambodia, Rusia,
Informatat e Shqipërisë